Hyrja e NATO-s në Kosovë solli lirinë e shumëpritur
Faqja 1 e 1

Fatmir Sejdiu president i Kosovës
Debate
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka mbajtur sot një fjalë në ceremoninë e ndërrimit të Komandantit të KFOR-it.Po ju përcjellim më poshtë fjalën e plotë të Presidentit Sejdiu:
Në qershor të këtij viti, ne shënuam dhjetëvjetorin e hyrjes triumfale të NATO-s në Kosovë. Ky akt madhor ishte sublimim i luftës së drejtë të Aleancës Veriatlantike për shpëtimin e një populli, të cilit po i kanosej zhbërja fizike, si dhe i përpjekjeve e sakrificave të gjata të shumë brezave të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.
Hyrja e NATO-s në Kosovë solli lirinë e shumëpritur dhe hapi perspektivën e paqes, të stabilitetit dhe të përparimit të gjithanshëm jo vetëm të vendit tonë, por të të gjithë rajonit. Kosova, që nga ajo kohë, ka shënuar rezultatet të shumta si në sferën e sigurisë, ashtu edhe në atë të rindërtimit të vendit. Pa dyshim, në këtë rrëfim të suksesshëm, KFOR-i ka qenë pjesa më pozitive e tërë veprës dhe për këtë kanë merita të gjithë ata prijës e ushtarë që shërbyen dhe po shërbejnë me dinjitet në Kosovë.
Gjatë dhjetë vjetëve të saj në liri, Kosova arriti të rigjenerojë kënaqshëm ekonominë e saj të shkatërruar, të rindërtojë mijëra shtëpi, shkolla dhe objekte të tjera vitale, të cilat ishin rrënuar nga lufta. Po ashtu, si nga qeveritë e mëparshme, po edhe nga Qeveria e tanishme është bërë një punë e palodhshme që të krijohen rrethanat e volitshme për kthimin e të gjithë qytetarëve të Kosovën në vatrat e veta, pa dallim etnie. Ndonëse mbetet ende punë për t’u bërë, askush nuk mund të mohojë se institucionet e Kosovës kanë qenë plotësisht të përkushtuara që ky proces të kryhet me sukses.
Të nderuar të pranishëm,
Sot, kur Republika e Kosovës është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 62 shtete anekënd globit, ne ritheksojmë zotimin tonë të plotë se do të punojmë me të gjitha mundësitë dhe në bashkërendim të përhershëm me vendet mike, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendet e Bashkimit Evropian dhe me të gjithë vendet e tjera të botës demokratike, për ta forcuar shtetin tonë, për ta vendosur rendin dhe sundimin e ligjit në çdo cep të Kosovës. Natyrisht, e dimë që shumë sfida do të dalin para nesh edhe në të ardhmen, por ne jemi të vendosur që të ballafaqohemi me to dhe t’i zgjidhim një nga një, me qëllim që vendi ynë ta shpejtojë udhën e integrimit euroatlantik, të bëhet anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Pjesë e këtij përcaktimi e synimi mbetet për ne edhe rrita e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse Kosova dëshiron të jetë vend që ofron siguri për të gjithë qytetarët e saj, vend që jep ndihmesën e vet në misionet paqësore e humanitare kudo në botë.
Të nderuar komandantë e ushtarë të KFOR-it,
Të dashur pjesëmarrës,
Një vit më parë, në një ceremoni të bukur si kjo e sotmja, ne po e falënderonim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin de Marnhac për punën e suksesshme në Kosovë, si dhe po i dëshironim mirëseardhjen Komandantit të ri, Gjeneralit Giuseppe Emilio Gay. Për mua si President i Republikës së Kosovës, është kënaqësi e jashtëzakonshme që sot mund t’i shpreh Gjeneralit Gay konsideratën time më të lartë për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij udhëheqës të KFOR-it, si dhe nderimin e të gjithë qytetarëve dhe të institucioneve të vendit tim për komandantët dhe ushtarët e NATO-s që kanë shërbyer më parë ose që janë duke shërbyer aktualisht në Kosovë.
Si President i Republikës së Kosovës, kam pasur kënaqësinë e veçantë të bashkëpunoj ngushtë me gjenerallejtënant Giuseppe Emilio Gay. Ne kemi pasur gjithmonë mirëkuptim të plotë për çështjet që kemi diskutuar, si dhe për sfidat me të cilat jemi përballur.
Gjenerali Gay ka kryer me përgjegjësi, me përkushtim dhe me profesionalizëm të lartë detyrën tepër të rëndësishme të komandantit të forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. Ai e mori komandën e KFOR-it pikërisht në vitin e parë të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë dhe ishte këtu, me ne, në të gjitha manifestimet, në përvjetorët dhe në kremtet tona, ashtu siç ishte përherë edhe në ballafaqimet e drejtpërdrejta me sfidat që na dolën përpara gjatë kësaj kohe.
Andaj, duke i vlerësuar cilësitë e tij profesionale e njerëzore, si dhe duke u mbështetur në kompetencat që më jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, unë kam vendosur ta dekorojë gjeneralin Giuseppe Emilio Gay me Medaljen e Artë për Shërbim Ushtarak në Kosovë.
Me këtë rast, duke i dëshiruar shëndet, fat dhe suksese në angazhimet e reja gjeneralit Gay, më lejoni që t’i shpreh mirëseardhjen dhe dëshirën për sukses të plotë në detyrën e re gjeneralit Markus Bentler, me të cilin institucionet e Kosovës do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pasur gjithnjë me komandantët e KFOR-it.
P.S. Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Letër e hapur nga organizatat dhe qytetarët e brengosur për lirinë e fjalës në Kosovë
» Nehat Shaqiri Strategjia e Rugovës solli lirinë dhe krijojë legjendën Adem Jashari
» Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë
» Lajmi i Fundit/ Presidenti Thaçi jep urdhër të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë
» Eshtrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut i solli në Kosovë presidenti Ibrahim Rugova

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi