Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Endri Dibra:Kushti i pashkruar i Ramës

Shko poshtë

Endri Dibra:Kushti i pashkruar i Ramës Empty Endri Dibra:Kushti i pashkruar i Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 9:09 pm

Kushti i pashkruar i Ramës

Endri DIBRA
Presion për interesa personale

Nëse investigon arsyet që e kanë detyruar Ramën të ndërmarrë veprimin e bojkotit të Grupit parlamentar socialist, ato janë krejtësisht të ndryshme nga fjalimet pa bukë të konferencave të përditshme të shtypit. Ato nuk kanë lidhje me standardet e 28 qershorit, ndaj zgjedhjet nuk ndoten aspak nëse lakohen për çdo ditë në gojën e kryetarit të Bashkisë.
Në këto katër vite në krye të PS, Rama e ka radikalizuar situatën politike dy herë dhe të dyja rastet kanë pasur të bëjnë me humbjen e shumicës së Ramës nga vendimmarrja në Këshillin e Rregullimit të Territorit. Afro tre vite më parë ai nisi të radikalizojë gjuhën e tij politike në mënyrë të ngjashme me sjelljet e sotme politike. Ai thoshte se do të përsëriste rebelimin e vitit 1997, se do të kërkonte mosbindje civile, se do të bllokonte procesin e integrimit të vendit, një retorikë, e cila sikurse edhe sot, kishte shumë pak lidhje me sfondin politik.
Në ato ditë Parlamenti kishte miratuar një ligj, i cili kërkonte një riformatim të institucionit të lejeve të ndërtimit, ku i hiqej monopoli i dhënies së këtyre lejeve aparatit të Bashkisë dhe vendimmarrja bëhej e balancuar, ku opozita lokale duhet të kishte tre anëtarë, mazhoranca po tre dhe njëri prej tyre ishte konsensual. Rama nuk e kundërshtoi asnjëherë këtë ligj të atëhershëm në mënyrë publike, pasi kjo do të përbënte për të edhe një diskreditim. Në të vërtetë, ai nisi të artikulonte sikurse edhe sot, ritualin e politikës së presionit dhe kërcënimeve, duke lënë të kuptohej se arsyet ndonëse nuk ishin politike të artikuluara prej tij do të mund të fshihnin qëllimin, që ishin lejet e ndërtimit.
Rasti i radhës i shantazhit politik të Ramës sërish nuk ka aspak lidhje me politikën apo me zgjedhjet, por me interesat personale të Ramës. Në radhë të parë, përmes kësaj strategjie ai po mundohet që të sheshojë zërat kritikë gjithnjë në rritje brenda PS-së dhe të mbajë me pahir vendin e kreut të PS. Bojkoti po shihet si uji i bekuar që mund të lajë të gjitha mëkatet e Ramës. Por presioni në rastin konkret nuk shtrihet vetëm kundër të vetëve në PS.
Deputeti Paloka deklaroi dy ditë më parë se ndonëse Rama ditën del në konferenca shtypi dhe flet për standardet e zgjedhjeve, natën ai kërkon tjetër gjë, ai po kërkon sërish lejet e ndërtimit. Kjo çështje është ndërlikuar sërish për Ramën për faktin se është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të korrupsionit me këto leje, por edhe se PD ka ndryshuar përfaqësuesit e saj në Këshillin e Rregullimit të Territorit.
Rama nuk po kërkon zgjedhje të reja, as nuk po i ndot zgjedhjet, ai thjesht ka zgjedhur mënyrën e tij për të bërë presion që të arrijë pazarin e duhur për interesat e tij personale. Janë të shumtë donatorët që e kanë ushqyer Ramën me para gjatë fushatës së 28 qershorit dhe janë aq të uritur sa nëse nuk i jepen si trofe leje të reja ndërtimi, ata mund të shqyejnë vetë Ramën. Nëse i bllokohet rubineti i korrupsionit të lejeve të ndërtimit, atëherë ai mbetet si peshku pa ujë. Këtu duhen kërkuar arsyet e këtij radikalizmi në dukje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi