Halit Bogaj: Riza Bllaca
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Riza Bllaca
RIZA BLLACA/ 1918- 1988/
RIZA BLLACA/ 1918- 1988/
Nga Halit Bogaj
Riza Bllaca është këngëtari ynë më i madh popullor i cili na la një trashëgimi shumë të pasur të traditës sonë folklorike, e që shpeshherë është quajtur edhe’’Homeri shqiptar’’.Me emrin e tij janë të lidhura shumë këngë të fuqishme të cilat këndohen edhe sot me një përkushtim të madh.Riza Bllaca është ndër ata këngëtarë madhështorë të popullit tonë i cili është i shquar për aftësitë e tij të jashtëzakonshme krijuese dhe interpretuese, i cili nuk ishte vetëm bartës i drejtëpërdrejtë i trashëgimisë sonë muzikore.Ai mbase ka mbetur më i madhi i cili ka kënduar i vetmuar, duke treguar aftësi të dyfishta nga këngëtarë të tjerë duet, ngase ishte në gjendje që të riprodhonte i vetmuar/pa i ndihmuar askush/ me mijra vargje të ndryshme .Ta kujtojmë vetëm Oso Kukën dhe të bindemi për aftësitë e tij fenomenale i cili i vetmuar e këndon një pjesë të madhe të Lahutës së Malcis së Gjergj Fishtës.Falë meritave të tij dhe mbamendjes së gjatë, Riza Bllaca na dhuroi aq shumë vepra muzikore të cilat shpesh mund të konsiderohen edhe si kryevepra të llojit të veçantë.Ai këndoi edhe disa këngë epike të ciklit të kreshnikëve por edhe disa nga fusha e erotikës shqiptare, si edhe balada të moçme me elemente mitike.’’Riza Bllaca meriton tretman shumë më të madh nga studjues të ndryshëm ngase ai vërtet ishte’’Një mbret i folklorit shqiptar’’të cilin e kultivoi edhe në ditët më të vështira të ekzistencës sonë kombëtare kur ishim të rrezikuar nga armiqtë tanë të cilët donin ta zhbënin popullin tonë. Pra në ato kohra aq të vështira për ekzistencën tonë jetoi dhe veproi doajeni Riza Bllaca i cili ishte ndër rapsodët më të shquar të historisë së folklorit tonë burimor ku bënin pjesë edhe disa të tjerë më të vjetër se ai, siç ishin edhe babai i Sali Krasniqit/Bajram Sadiku / nga i cili ishte mësuar të këndonte Riza Bllaca dhe Sali Krasniqi.Riza Bllaca ishte njëri ndër interpretuesit tanë më të shkathtë të këngës sonë legjendare të ciklit të kreshnikëve, ashtu si edhe Sefë Mleçani i cili ishte shumë i njohur për këtë lloj këngësh deficitare tek ne por të kultivuar nga këta këngëtarë të shquar, në mesin e të cilëve bënin pjesë , , gjithashtu edhe Salihu dhe Ferizi dhe disa të tjerë..Në këtë lloj këngësh dalin në dritë edhe përshkrimet e hollësishme ambientale të cilat janë shumë karakteristike, por edhe portretizimi origjinal i personazheve kryesore të këngëve të kënduara dhe përgjithësisht të traditës etnike shqiptare. Bashkë me këngën kreshnike ai kishte kultivuar me shumë sukses edhe parodinë e kësaj kënge, që në ndonjë rast arrinte derinë kufij të më të lartë artistik të paraqitjes tragjikomike të situatave humoristike, duke ruajtur të paprekur strukturën e tërësishme epike të këngës.Ai dinte ta emociononte deri në skajshmëritë më të mëdha shpirtin subtil të dëgjuesit dhe të na bënte kurreshtarë për çdo këngë të kënduar nga ai.Motivet e këngëve të tij ishin

Riza Bllaca |
të llojllojshme dhe shquheshin me dhebshurinë e brendshme ndaj personazheve të sakrifikuara në baladat e shumta të cilat këndoheshin me një viruozitet të paparë..Sidomos janë të veçanta momentet lirike që e emocionojnë së tepërmi dëgjuesin e dëvotshëm të këngëve të këtij rapsodi të mirënjohur i cili i ka kaluar kufijtë rëndomtë duke u bërë një personalitet shumëdimensional i vokacionit të tij jetësor të cilin e përsosi deri në vdekje dhe i qëndroi besnik me dinjitet të plotë.Riza Bllaca këndoi me kujdes të madh edhe këngët historike të cilave ua ruajti realitetin e tyre patriotik.Ai në këngët e veta të bukura e çmon shumë lart virtytin njerëzor.Na kujtohet se me çfarë theksesh heroike dhe emocionale merr vendim Oso Kuka për t’u hakmarrë për vrasjen e Avdisë kur e dëgjon vajtimin e motrës së tij.Ato çaste na mbesin në kujtesë të përhershme dhe na japin forcë të madhe për t’u ndihmuar të gjithë atyre që kanë nevojë për t’u çliruar nga armiku.Vajtimi i Avdisë është ndër pjesët më të dhemshme dhe më të bukura të këngëve të Riza Bllacësi cili ka mbetur edhe si kryevepra e tij .Aty del madhështore edhe figura legjendare e Oso Kukës i cili i thërret luftëtarët e vetë për ta marrë hakun e Avdisë por edhe për ta kthyer nderin e humbur të Shqipërisë.Në këngën e tij shquhet çdoherë virtyti njerëzor, qëndresa, trimëria, besa e burrëria e heronjve. ‘’Edhe përmasat hiperbolike në situata të caktuara ai i përdor në funksionin e mirëfilltë poetik, e jo për të krijuar figura tipike legjendare, pa depërtuar thellë në shpirtin e shqetësuar njerëzor. Edhe në këngën historike të kënduar nga ai para heroit, trimit, atdhetarit, është njeriu dhe bota e pasur shpirtërore, virtytet që e stolisin karakterin e atij që e ka merituar të jetë hero i këngës.Me afsh të veçantë Rizah Bllaca i ka kënduar edhe këngët lirike të dashurisë, si ato të traditës së veçantë fshatare, ashtu edhe ato me përhapje më të gjerë, madje edhe të këngës qytetare. Në repertorin e tij të këngëve lirike kanë zënë vend edhe disa krijime karakteristike për simbolikën patriotike, por edhe këngët e krijuara nga bejtexhinjtë e ndryshëm, ku ka mbizotëruar fryma orientale. Rapsodi shpesh ka kënduar edhe disa këngë lirike me karakteristikë të dollive, të cilat i ka përdorur si një përfundim epilogjik në mbyllje të gazmendeve e ahengjeve të organizuara për dasma e gëzime familjare. mënyrë të veçantë në forrnimin e këngëtarit në moshë fare të re. Rizahu u frymëzua edhe me ide patriotike e mësoi që ta dojë Shqipërinë, të cilën në këngë çdoherë e madhëroi me emra të veçantë të trajtave toske e gege të gjuhës shqipe. Rizah BlIaca pra, ishte i madh dhe i virtytshëm edhe në situata të vështira, sepse trimëria dhe sinqeriteti ishin bërë pjesë të pandashme të jetës së tij.Për Rizah Bllacën dhe për këngën e tij kanë folur dhe kanë shkruar shumë njerëz, dashamirë të këngës dhe studiues të artit popullor.. Rizahu dinte dhe këndonte kaq shumë vargje, duke qenë në gjendje që t'i rikrijonte shpesh aty për aty sipas disponimit të momentit dhe atmosferës që krijohej nga radhët e dëgjuesve. Duke e dashur sëtepërmi Shqipërinë, siç u tha edhe më lart, ai e këndoi me pasion të madh edhe vjershën e Vaso Pashë Shkodranit 0 moj Shqypni, të cilën e kishte mësuar shumë shpejt përmendësh/.
Riza Bllaca i këndoi edhe këto këngë: Muji lirion shokët, Martesa e Halilit, Halili vret Felipe Maxharin, Halili merr dy nuse, Dergja e Hysen Agës,Gjergj Elez Alia, Maretesa e zogut/parodi., Ura e shenjtë, Aga Ymeri,Arif Sinani,Miftar Hasani, Ku po shkon qaj zog i zi, Hasan Aga e çika potureshë, Arshik Ekremi,Selman Lita, Fryni era na u çel Taraba, Kanga e Hsimes, Kanga e Salih Sylës, N’ derë të stanit kush po kanë, Çou more Rexhe, Prej zamanit të Erzelit, Lulëzoi fusha. Lulëzoi mali, Demë Ahmeti, Brahim Pasha, 24 pashallarë, O moj Shkodër, moj mizore, Tee gavazë po rrinë në derë, Çanak Kalaja, Bec Sinani, Emin Halalçi, Ilaz Aga, Halit Gashi, Halil Hamza, etj.
P.S.Një pjesë e këtij punimi ësnhhtë marrë nga Parathënia e librit kushtuar Riza Bllacës/në botimin e Insritutit albanologjik/, në mënyrë që lexuesit e ‘’Zemrës shqiptare’’të njihen në mënyrë sa më profesionale me jetën dhe veprën e këtij rapsodi tonë të madh.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi