Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi dekreton Sali Berishën Kryeministër

Shko poshtë

Topi dekreton Sali Berishën Kryeministër Empty Topi dekreton Sali Berishën Kryeministër

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 09, 2009 11:24 pm

Topi dekreton Sali Berishën Kryeministër

Bota sot, Tiranë
Përmes një dekreti, kreu i shtetit Bamir Topi, në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim shumicës parlamentare, ka dekretuar Sali Berishën, Kryeministër të Republikës së Shqipërisë. Dekreti hyn në fuqi menjëherë.


Topi dekreton Sali Berishën Kryeministër ---berTopi
Dekretimi vjen pak kohë pasi Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit organizativ paraqiti pranë Presidentit të Republikës Bamir Topi një shkrese zyrtare për mandatimin e Berishës si kryeministër.

Tiranë- Presidenti Bamir Topi, me propozim shumicës parlamentare emëroi sot Sali Berishën Kryeministër të Republikës së Shqipërisë.
Përmes një dekreti, kreu i shtetit Bamir Topi, në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim shumicës parlamentare, ka dekretuar Sali Berishën, Kryeministër të Republikës së Shqipërisë. Dekreti hyn në fuqi menjëherë. Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidentit të Shqipërisë thuhet se ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Paraprakisht Partia Demokratike i kishte paraqitur Presidentit të Topi një shkresë zyrtare për mandatimin e Berishës si kryeministër. Vetëm pas këtij hapi, kryeministri do të paraqesë listën e ministrave të rinj dhe do t'ia propozojë për votim Kuvendit bashkë me programin qeverisës. Kryeministri i emëruar duhet të miratohet nga Kuvendi brenda 10 ditëve. Lista e ministrave të rinj do të jetë një tjetër kompetence e Kryeministrit Sali Berisha, i cili, sipas burimeve, është në përfundim të tij. Pas propozimit të listës, ministri emërohet nga Presidenti i Republikës, brenda 7 ditëve. Berisha pritet të përfundojë qeverinë vetëm brenda dy ditëve, ndërkohe që nga kjo përbërje, padyshim pritet që të shfaqen edhe pakënaqësi, të cilat Kryeministri do t'i justifikojë me faktin se nuk ka vend për të gjithë.
Topi dekreton Sali Berishën Kryeministër TOP
Dekreti i Presidentit shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Prej ditësh, Kryeministri Berisha është përfshirë në një proces negociatash të vazhdueshme për formimin e qeverisë së re.
D E K R E TI PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT
Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim shumicës parlamentare,
D e k r e t o j:
Neni 1.Zoti Sali Berisha, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 6243;Tiranë, më 09.09.2009, PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi