Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Uliks Gjonaj, i Kosovës u diplomua në Commando Krav Maga në Nju Jork

Shko poshtë

Uliks Gjonaj, i Kosovës u diplomua në Commando Krav Maga në Nju Jork Empty Uliks Gjonaj, i Kosovës u diplomua në Commando Krav Maga në Nju Jork

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 09, 2009 11:27 pm

Uliks Gjonaj, i Kosovës u diplomua në Commando Krav Maga në Nju Jork

BEQIR SINA, New York



Uliks Gjonaj, i Kosovës u diplomua në Commando Krav Maga në Nju Jork UAAAA
Kommando Krav Maga bënë pjesë në sistemin e mbrotjes trupore Izraelite, sistemin më të ri në botë , duke u çertifikuar në fushën e Sigurisë- i çertifikuar dhe i liçencuar nga Departmenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare

Kommando Krav Maga bënë pjesë në sistemin e mbrotjes trupore Izraelite, sistemin më të ri në botë , duke u çertifikuar në fushën e Sigurisë- i çertifikuar dhe i liçencuar nga Departmenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, si Security Officer dhe Investigative Guard dhe Special Service Protection



NEW YORK CITY : Uliks Gjonaj, i lindur në Planqor të kumunës së Gjakovës 30 vjeqr , ka të kryer fakuletetin si Asistent i Medicines ne Norwalk te USA. Uliksi erdhi në SHBA në vitin 2004, ku pas disa kohësh pranohet në Akademinë e Artit Luftarak. Uliksi është i specializuar për përcjelljet e delegacioneve shtetërore, sidomos në sektorin për mbrojtje të afërt dhe mbrojtje të largët, dhe është shqiptari i dytë në Botë, që është i pranuar në këtë akademi, Elita Martial Arts. Uliksi, më Prill te 2005, ka kaluar disa sisteme të kësaj akademie dhe është çertifikuar dhe graduar nga Gm Frank Galante.




Uliks Gjonaj, gjithashtu është i specializuar në Akademin Luftarake në Texas- SHBA-ës, në sistemin më të ri në botë i quajtur Amerikan Kenpo Karate dhe Kenpo Warrior. Në vitin 2008, ai merrë Diplomen si Instruktor dhe mbronë titullin 2 dan në Amerikan Kenpo Karate.

Kurse në vitin 2009 Uliksi, çertifikohet si Instruktor në sistemin Self-Defence po ashtu në SHBA dhe bëhet antarë i Sportit Amerikan.Në Shkurtë të vitit 2009 Uliksi emërohet si Drejtorë për Zvicër i Federates Interacional të Kempo Karates Botërore.Kurse ne qeshor Certifikohet si Student Master ne Jiu-Jitsu.

Instruktor Uliks Gjonaj mbanë Seminare kudo në botë në këto diciplina:Amerikan Kenpo Karate dhe Kenpo Warrior Mbrojtje nga Armët ( thika , revola, shkopinjët etc.). Vetëmbrojtje -Self Defence p.sh ( gra , fëmijë )Special Training për Security Guard dhe Bodyguard. Special Training për Polici .


Dhe këto ditë në Nju Jork, ai u diplomua si Instruktor në Kommando Krav Maga ne sistemin e mbrotjes trupore Izraelit më të ri në botë , duke u çertifikuar në fushën e Siguris- i çertifikuar dhe i liçencuar nga Departmenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, si Security Officer dhe Investigative Guard dhe Special Service Protection


Uliks Gjonaj, i Kosovës u diplomua në Commando Krav Maga në Nju Jork UA


Gazeta kombëtare Bota Sot, zhvilloi një bisedë me protagonistin e artit luftarak , Uliks Gjonaj,pas diplomimit të tij në Commando Krav Maga:



BOTA SOT : Zoti Gjonaj, me ju kemi biseduar kur ju erdhët në SHBA-ës, por më pas ju u larguat dhe shkuat në Zvicër. Me se jeni marë gjatë kësaj kohe ?


Ulikis Gjonaj : Pas shkuarjes në Zvicër, kur lash dhe SHBA-ës, isha edhe më aktivë në sportin e Karates. kam qenë i angazhuar në shumë aktivitete të tjera .Megjithatë, i kam ruajtur realacionet e mira, Zvicër - SHBA, Kosovë. Kjo ka pasur të bëjë në drejtim të trajnimit të ri . Ku përveçse American Kenpo Karate dhe Kenpo Warrior i Diplomuar në Akademin e Texasit, si Instruktor me 2 Dan jamë instruktor i diplomuar, në "Vetëmbrojtje" -"Self defense", diplomë e mbrojtur, kjo në Nju Jork.

Kam qënë gjatë kësaj kohe edhe në Teksas për kulifikim në "master-". Në Zvicër, tash disa vjet kam hapur akademinë time. Përgatisë klasa dhe marrë pjesë në seminare për përgatitjen e policisë, sigurimit privat dhe shtetrore në Zvicër dhe mbare Evropen. Marrë pjesë në përgatitjen e personave, të cilët kualifikohen për ruajtjen e udhëheqësve politik, personaliteteve të mëdhënjë, njërëzve shumë të njohur të fusha të ndryshme që duhen ruajtur, dhe atyre që njihen si VIP-a.


BOTA SOT : Cili është pikësynimi ?

Uliks Gjonaj : Tani kam si piksynim, dhe po punojë shumë, që të jemë sa më i angazhuara edhe në Kosovë e Shqipëri. Deri tash jam vetëm në fazën e kontakteve institucinale me këto dy shtete. Fillimisht kam pasë një disa takime me Policinë e Kosovës në Vushtri, dhe atë të Tiranës me drejtorin e policisë atje. Por më rëndësishme, është tash pas diplomimit tim në Kommando Krav Maga, të fusë këtë llojë sistemi mbrojtje edhe tek sigurimi e policia e Kosovës dhe e Shqipërisë.


BOTA SOT : Ku keni qënë më i përqendruar gjatë kësaj periudhe ?

Uliks Gjonaj : Pothuajse aktiviteti dhe veprimtaria ime është e përqendruar në Zvicër dhe mbare Evropen. Në të gjitha kantonet e saj duke mnbajtur seminare. Duke trajnuar persona policore dhe të sigurimit privat në Zvicër dhe Evrope.



BOTA SOT : Mirpo përse ju i kushtuat kaq shumë rëndësi këtij diplomimi, të fundit në SHBA- ?



Uliks Gjonaj : Dihet që SHBA-ës, kanë përvojën dhe eksperiencën më të madhe në botë në këtë fushë. Këtu ka struktura të ruajtjes së personaliteteve, të cilat janë shëmbull në të gjithë botën. Ruajtësit e personaliteve në Amerikë, kanë aftësi të jashtëzakonëshme për ruajtjen e personalitetve , Rëndësia që u kushtohet këtu personaliteteve, është diçka e rrallë dhe që nuk e gjenë në asnjë vend të botës . Madje shumë vende të botës sjellin për kulifikim dhe diplomim vitë për vitë , njërëz për t’u përgatitur nga shkolla amerikane se sigurisë së personalieteve.

Këtë diplomim në SHBA-ës, e kam përballuar me të gjitha shpenzimet e mija , vetëm e vetëm që këtë sistem të mundem t’a përcjell edhe në Kosovë e Shqipëri, ku ndihet seriozisht një nevojë e madhe për përgatitjen e rojëve të sigurisë dhe forcave speciale.



BOTA SOT : Çfarë Commando Krav Maga ?


Uliks Gjonaj : Commando Krav Maga, është konsideruar nga shumë ekspertë ndërkombëtarë një nga sistemet e mbrojtjes më shkatërrues në botë. Në Commando Krav Maga, ata që arrijnë të diplomohen arrijnë të mësojnë për të mposhtur sulmuesit (sulmuesit edhe më shumë) të armatosur me thika, armë, shishe, shkopinj, shkopinj bejsbolli etj , përdorues acidesh . Përveç kësaj, në Commando Krav Maga, të kualifikuarit mësojnë se si të dobësoj kundërshtarin tuaj menjëherë, pavarësisht nga madhësia e tij, prejardhja e trajnimit ose nivelin e përvojës. Më e rëndësishmja, është se në Commando Krav Maga, shihen rezultatet të menjëhershme.


Sistemi është i bazuar mbi masat e thjeshtë dhe folje vetvetore që do të shpëtojë jetën tuaj! Efektivitetit të teknikave ka betejë dhe është testuar kohë pasë kohë. Commando Krav Maga, është futur në policinë dhe ushtrinë Izraelite, dhe tash së fundi edhe në SHBA-ës, për njësitë më elite komando dhe forcat e ndërhyrjes së shpejt nëpër botë. Më e rëndësishmja, është se pas diplomimit edhe të trajnimit në mendjen tuaj diçka bëhet edhe më e sigurt se ju do të jeni një fitues, si edhe ju do të jetë në gjendje të trajtojnoni dhe ngrisini lart çdo besim tek nxënësit e tu për të përballuar sfidat të panumërta.


BOTA SOT : Do të thotë kjo sidomos ju tash do të punoni me foract policiore me frocat ushtarake dhe njësit e specializuara në Shqipëri e Kosovë ?



Uliks Gjonaj : Unë si shqiptari i parë i diplomuar në këtë llojë sistetmi të mbrojtjes së personaliteteve VIP-ve, pra në sistemin e ruajtjes Komando Karav Maga, dhe ndjej një kënaqësi të dyfishtë. E para se u diplomova këto ditë në SHBA-ës, dhe e dyta se jam shqiptari parë që marrë këtë lloj diplome në mesin e më se 50 agjentëve të policisë nga vende të ndryshme të botës dhe shumë amerikanë nga FBI dhe policia shtetrore, dhe se këtë dijeni dhe aftësi e eksperiencë çka unë kamë përfitur, në SHBA-ës, do t’a shfrytëzojë për përgatitjen e bashkëatdhetarve të mi, si në Shqipëri dhe Kosovë.



BOTA SOT : Mirpo, si mendon t’a realizosh këtë të fundit ?


Uliks Gjonaj : Me kontaktet që do të provojë të vendosë me institucionet përkatëse, dhe me bashkëpunimin që do të vendosë në mes institucionve të Kosovës dhe Shqipërisë. Dhe pse jo hapjen e dy Akademive një në Prishtinë dhe një në Tiranë, për trajnime të tilla.

Gjithësesi! kjo varet nga insitucionet në Shqipëri dhe Kosovë, nëse ato e shohin të nevojëshme , kjo varet vetëm nga këto dy shtete. Përndryshe unë do të vazhdojë të punojë me Akademinë time në Zvicër. Ky lloj sistemi sot përdoret gjërësisht në SHBA-ës, FBI, Policia shtetrore, marainsat ushtarake, dhe forcat e sigurisë speciale amerikane.



BOTA SOT : A keni provuar të vendosni në mënyrë institucionale kontake me Shqipërinë e Kosovën?



Uliks Gjonaj : Po! Isha gjatë muajit të kaluar – në korrik, në Akademinë e Policisë në Kosovë. Dhe atje kam biseduar me n/Kolonel Driton Zabergjën. Dhe në Shqipëri kam qënë në Drejtoratin e Policisë së Shtetit, dhe kam biseduar me Artur Zoto. Kështu që të dy institucioneve si në Kosovë dhe Shqipëri u kam dorzuar të gjithë dokumentacionin tim, ku duhet të njihen me eksperienëcën dhe diplomimin tim në SHBA-ës. Dhe jamë në pritje të një përgjigjeje prej tyre, lidhur me këtë lloj sistemi të cilin ua kam ofruar dhe ata janë në dijeni se çfarë është Commando Krav Maga.






BOTA SOT : Ju thoni se ka shumë dobësi në sistemin e rujatjes së personaliteteve në Shqipëri dhe në Kosovë. Ku e keni vrejtur ju këtë ?



Uliks Gjonaj : Kam ndjekur me vëmëndje shumë takime dhe vizita të personalitetve shqiptare në Shqipëri e Kosovë, nëpërmjet informacioneve televizive – lajmeve. Takimet, e tyre publike, e sidomos ato gjatë fushatave elektorale, dhe kam vrejtur se nuk ka asnjë lloj sigurie speciale, ashtu si edhe vrehet për shëmbull në SHBA-ës, ose në disa vende të veçanta të botës. Mungojnë shumë elemnte sigurie, mbajtja e rregullave të rujatjes, sidomos kur turmat e njerëzve shpesh herë gjenden shumë afër personaliteteve. Këto janë gabime që ndonjë dashakeqës e shfrytëzon mirë.



BOTA SOT : Megjithse ju mendoni kështu deri tani fatmirësishtë nuk kemi asnjë incident si në Kosovë dhe në Shqipëri. Si e spejogoni ju këtë fakt ?


Uliks Gjonaj : Këtë që thashë më parë e kam konstatuar edhe gjatë bisedave të mija me kolegë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët pranojnë edhe ata vetë se ka shkelje të rregullave, dhe falë fatmirësisë që deri më tani si në Kosovë dhe Shqipëri, nuk ka patur ndonjë incident të kësaj natyre, ku përgjegjësia do të binte mbi rojet e sigurisë së tyre.


Mirpo, mos harro sa qe gjallë i ndjeri President Rugova ka pasur edhe sulme , si dhe janë vrarë personalitet dhe njerëz shumë të rëndësishëm. Tash, çfarë ka ndodhur lind pyetja!? pse nuk ndodhin më. Fatmirësisht dhe falë Zotit, kjo është e mirë, por tash kemi nje familjarizim të ruajtjes së VIP-ve. Rojet dhe njerëzit që caktojnë ata janë të lidhur me njeri tjetrin. Dhe këtu tash nuk ka të bëjë aftësia juaj , eksperienca apo diplomimi e çertifkimi juaj, por ka nepotizëm të theksuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi