Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protokolli nënshkruhet këtë muaj, gati dy marrëveshje tjera

Shko poshtë

Protokolli nënshkruhet këtë muaj, gati dy marrëveshje tjera Empty Protokolli nënshkruhet këtë muaj, gati dy marrëveshje tjera

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 12:30 am

Protokolli nënshkruhet këtë muaj, gati dy marrëveshje tjera


Nga Express

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë paralajmërojnë se marrëveshja ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë do të nënshkruhet nga fundi i shtatorit, ndërkohë që janë duke u përgatitur edhe dy marrëveshje të ngjashme, për doganat dhe për gjyqësinë.


Protokolli nënshkruhet këtë muaj, gati dy marrëveshje tjera Visarkryeziu_eulex06-490x320

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se marrëveshja e Beogradit me EULEX-in është në frymën e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, ndërsa ka hedhur poshtë pohimet se nënshkrimi i saj do të thotë njohje direkte e pavarësisë së Kosovës.

Duke folur për të përditshmen beogradase “Blic”, Bogdanoviqi ka thënë se me këtë dokument përkufizohet lufta kundër të gjitha formave të kriminalitetit. Sipas tij, Prishtina e cila e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, është e interesuar që çështjet e krimit të mbeten të pazgjidhura. “Kosova është si një vrimë të zezë e tregtisë me armë, narkotikë dhe me njerëz”.

Ndërsa sekretari shtetëror në këtë ministri, Oliver Ivanoviq, ka thënë se përveç marrëveshjes për Policinë, Beogradi pritet të nënshkruajë edhe dy marrëveshje të tjera teknike me EULEX-in.

Dy marrëveshjet, njëra për doganat dhe tjetra për gjyqësinë, sipas tij, janë duke u përgatitur. “Asnjëra prej marrëveshjeve nuk ka ndonjë domethënie politike, ato janë thjesht teknike”, ka thënë Ivanoviq.

Nga ana tjetër, përfaqësues serbë nga pjesa veriore e Mitrovicës, janë ankuar se Qeveria e Serbisë ka negociuar me EULEX-in në lidhje me protokollin e bashkëpunimit policor, pa i pyetur fare serbët e Kosovës.

Milan Ivanoviq, kryetar i Këshillit Nacional Serb për pjesën veriore të Kosovës, i ka thënë Radio Evropës së Lirë se ky protokoll është i papranueshëm. Sipas tij, në këtë mënyrë, Beogradi zyrtar po i njeh kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi