Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

600 administratorë shqiptar në shtëpi

Shko poshtë

600 administratorë shqiptar në shtëpi Empty 600 administratorë shqiptar në shtëpi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:30 pm

600 administratorë shqiptar në shtëpi




600 administratorë shqiptar në shtëpi NEPUNES
Deputetët në Parlamentin e Maqedonisë, pas një debati të shkurtë i miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për nëpunësit shtetërorë, i fundit nga tre ligjet të cilat i kërkon Brukseli që Maqedonia në vjeshtë të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian.


Shumica prej administratorëve shtetëror të pranuar gjatë këtij viti po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të mos sistemimit nëpër vendet e tyre të punës nëpër institucionet shtetërore.
Kjo bëhet e ditur nga burime brenda sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, ku ekskluzivisht për agjencinë “INA” konfirmohen faktet se gati të gjithë administratorët e pranuar gjatë këtij viti nuk janë të sistemuar nëpër vendet e punës.
Edhe anëtarë të BDI-së, që janë pranuar si terkut partiak konfirmojnë për gazetën se kanë ngelur në shtëpi dhe se nuk dijnë se ku do të sistematizohen nëpër vende të punës. Të gjithë këta kandidatë të pranuar posedojnë vendimet për punë dhe se rrogat për çdo muaj mbërrijnë në kontot e tyre. Në dikasteret që drejtohen nga VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera nuk pranohen administratorët shqiptarë, me arsyetimin të mbingarkesës së administratës së tyre. Dy javë më parë nga Ministria e Kulturës u larguan disa administratorë të rinj, edhe ate me urdhër të zëvendësministrit, Dragan Nedelkoviç.
Nga kabineti i zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi pohojnë se po bëhet procesi i sistematizimit dhe se brenda një periudhe të shkurtër, të gjithë kandidatët e pranuar do të vendosen në vendet e punës nëpër ministri e institucione tjera. Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku ka theksuar se është në procedurë zgjidhja e problemit të sistematizimit të administratorëve të pranuar.
“Momentalisht sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit ka kërkuar prej të gjitha institucioneve shtetërore që të informojnë se sa vende pune kanë në dispozicion dhe pas kësaj do të fillojë sistemimi i administratorëve të rinj, varësisht nga profesionet e tyre që i kanë”, ka theksuar Duraku, duke shtuar se nga muaji i ardhshëm do të hapet konkursi i ri për pranimin e kandidatëve të tjerë në administratë.

Sipas sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit, gjatë vitit 2009 janë pranuar 600 nëpunës shtetëror, ndërsa është paralajmëruar se deri në fund të vitit të pranohen edhe 300-400 administratorë të tjerë.

Miratohet Ligji për nëpunësit shtetrorë

Deputetët në Parlamentin e Maqedonisë, pas një debati të shkurtë i miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për nëpunësit shtetërorë, i fundit nga tre ligjet të cilat i kërkon Brukseli që Maqedonia në vjeshtë të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe rekomandim për fillim të negociatave me BE-në.
Qëllimi i ligjit është të sigurojë administratë shtetërore moderne, profesionale dhe efikase në funksion të realizimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, e liruar nga ndikimet politike. Ndryshimet propozohen në bazë të analizës së kryer për gjendjen e përhershme dhe janë të fokusuar në pesë sfera dhe atë përfshirjen e administratës shtetërore, ridefinimin e kompetencave dhe rolin e Agjencisë për nëpunës shtetërorë (ANSH), punësimin e nëpunësve shtetërorë, mobilitetin dhe avancimin e nëpunësve shtetërorë dhe vendosjen e sistemit të karrierës.ina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi