SHBA: Sulmi terrorist që tronditi tërë botën
Faqja 1 e 1

Beqir Sina
Amerikanët përkujtojnë 11 shtatorin e vitit 2001
Rreth tre mije njerëz që humbën jetën nga sulmet e 11 shtatorit, ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve të botës. Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptare Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.
Shqiptarët dhe 11 shtatori
Sulmet terroriste te 11 Shtatorit 2001 prekën tërë popujt e botës e ndër ta nuk shpëtuan as shqiptarët. Mon Gjonbalaj, Rrok Camaj dhe Simon Dedvukaj ishin ata që humbën jetën atë dite të kobshme. Mëngjesi i asaj dite i gjeti te tre duke punuar ne WTC kur një aeroplan i drejtuar nga terroristët ra ndërmjet tyre dhe tokës, derisa ata ishin duke punuar më larte se katet e 90-ta të ndërtesës veriore.
Dita e përkujtimit
11 shtatori është dita kur kujtohen afro 3.000 mijë njerëz të pafajshëm që u vranë me 11 shtator dhe që të lutemi për ta, për familjet e tyre, dhe miqtë e tyre. Atyre mijëra viktimave nga rreth 70 shtete, nga të gjitha ngjyrat, racat e fetë, një botë e tërë në miniature. Është dita sot, të kujtohet kjo ditë, dhimbja e tmerri që shkaktoi ajo ditë tek dikush që qe në vend-ngjarje, dikush ishte i shtangur me lot e duke mos besuar tek vetja, për atë që po shikonte në ekranin e televizorit, tek Nju Jork-u, Uashingtoni e Pensilvenia.
11 Shtator 2009 – Më 11 shtator, në të gjitha institucionet shtetërore, flamuri kombëtar amerikan bie në gjysmë shtizë. Ndërsa, në mëngjes fillojnë e mbahen edhe tre minuta zi, ndalet çdo veprimtari gjatë ceremonisë së përkujtimit dhe ndizen qirinjtë e vendosen buqeta me lule të freskëta, në afërsi të Qendrës Tregtare Botërore.
.
Fanfarat e anijeve, sirenat e trenave, sirenat e emergjencës, kambanat e kishave, bandat muzikore të reparteve të zjarrfikësve e policisë janë duke luajtur marshe funebre. Më pas me ekzekutimin e himnit kombëtar Amerikan dhe ngritja e flamurit amerikan, shënojnë në mënyrën më solemne në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 7- vjetorin e sulmeve terroriste mbi simbolet amerikane atë tregtisë e mbrojtjes.
Sot, në datën 11 Shtator 2009, ashtu si ditën e martë më 11 Shtator 2001, ora 08:46 e mëngjesit, u mbushën tetë vite, nga sulmet tragjike terroriste në tokën Amerikane. Sot, pikërisht, kjo orë dhe data 11 shtator 2001, është dita, kur katër avionë të rrëmbyer nga një grup terroristësh, sulmuan dy qendrat simbol të Amerikës, Qendrën Tregtare Botërore"World Trade Center" dhe Ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtës"Pentagonin", ndërsa një avion tjetër, u rrëzua diku në një fshat në Pensllvenia.
Pesha e dhembjes mbi Nju Jorkun metropol
Tetë vjet pas kësaj ngjarje gjithë Amerika dhe bota i ka sytë e mendjen tek 8 vjetori i përkujtimit të kësaj date e cila është shpallë dhe si Dita Kombëtare e Patriotëve. Dhe duke përkujtuar këtë përvjetor, SHBA-s, do të bëjnë që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më. Prandaj do të dëshiroja që me këtë raste të tregojë edhe arsyet se pse Amerika është duke e zhvilluar këtë përkujtimin e një vjetorit të sulmit terroristë edhe me një fushatë globale kundër atyre që qëllimisht vranë njerëzit e pafajshëm. Metropoli i botës Nju Jork-u ka mbi "shpatullat" e tij peshën e dhimbjes, ka peshën e dinjitetit kombëtar ka gjithë Amerikën dhe gjithë botën e qytetëruar. Procesioni memorativ ka filluar edhe ne tre familjet e tre viktimave shqiptare, si çdo ritual gjatë këtyre vjetëve vizitua këtë zonë dhe vendosën kurora lulesh.
Në qytetin e Nju Jorkut, emrat e viktimave u lexuan me zë të lartë në vendin e quajtur “Ground Zero”, ku dikur ngriheshin dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë. Të afërmit e viktimave qëndronin me sy të përlotur dhe mbanin në duar fotografitë e të afërmve. Ata hodhën trëndafila në një basen të ndërtuar aty pranë. Një urë e iprovizuar është ngritur në vendin që thirret këtu "Ground Zero", dhe në dy krahët e urës valëviteshin flamujt e 70 shteteve, që përfaqësonin kombësinë e të gjithëve atyre që humbën jetën atë ditë në këtë vend. Flamuri shqiptar dhe i Kosovës është i pari sipas radhës alfabetike, në kujtim të Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historinë e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët do të kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan.
Nëse do të pyesje çdo qytetar të kësaj bote, se çfarë ndodhi në 11 shtator, ai do të përgjigjet: "u krye akti më terrorist që përjetojë bota". 4 avionë kamikazë sulmuan, dy simbolet gjigande amerikane. Atë të ekonomisë ku rrëzuan dy Kulla Binjake, dhe atë të ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes - Pentagonin. Ndërsa, po atë ditë në të njëjtën kohë në afërsi të një fshati në Pensilvani, u rrëzua një avion, dhe kështu e marta e 11 shtatorit 2001, pa pritur e pakujtuar mori jetën e 2900 njerëzve të pafajshem." Pra, në mëndjen e njerëzve të thjeshtë, 11 shtatori ishte një sulm terrorist, ishte një moment i dhimbshëm në histori, që erdhi e tronditi zemrat e mendjet e qindramiliona njërëzve. Ata avionë, e ata terroristë që shkatërruan dy Kullat Binjake në Nju Jork, apo një pjesë së ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes - Pentagonin në 11 shtator 2001, gjashtë vjet më parë, nuk e bënë këtë për të shkatërruar thjesht dy kulla nga më të lartat në botë, por, për të shkatërruar e sulmuar një qytetërim të tërë. Dhe jo më kot terroristët zgjodhën e goditën kullat e tregtisë botërore, ato ndërtesa që mundësonin prosperitetin dhe tregtinë e mbarë botës, jo më kot u vu në shënjestër Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë, institucionet mbi të cilat është ndërtuar dhe e garantuar siguria e botës së lirë, paqe e demokraci. Ata që i kryen këto akte ishin të motivuar nga urrejtja kundra vendit simbol të demokracisë, paqes në botë - Shteteve të Bashkuar të Amerikës zemren e qytetërimit perendimor.
Terroristët i kanë shpallur luftë mbarë botës së lirë
Me të tilla akte ata që i kryen dhe ata fshihen pas tyre nuk i kanë shpallur luftë vetëm SHBA-së, i kanë shpallur luftë të gjithë atyre popujve e shteteve të cilëve SHBA u garanton sigurinë e lirinë. Të gjithë atyre shteteve aleate në mbarë botën, me të cilat SHBA janë bërë një - duke ndarë kështu prosperitetin dhe zhvillimin. Kjo është një prej pikave më të rëndësishme që edhe ne shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare në Ballkan, e në diasporë, mbarë kombi shqiptarë arritën të tregojnë në 11 shtator 2001, se ne jemi populli më pro-amerikanë në botë. Ne jemi përkrahë SHBA, ashtu siç janë SHBA përkrah nesh, me pavarësinë e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë .
Për kombin shqiptarë, terrorizmi nuk është vetëm një kërcënim për SHBA dhe amerikanët, por për Shqipërinë dhe Kosovën. Udhëheqësit amerikanë u prononcuan në media se 11 shtatori 2001, shënon ditën më të zezë në historine e shtetit 300 vjeçar amerikan. Nëse Perl Harbor ishte një tragjedi në Paqësor, 11 shtatori ishte sulmi i parë terrorist në tokën amerikane. Ishte sulmi i parë në 300 vjet në tokën amerikane, që nuk kish njohur luftë nga jashtë në 300 vjet. SHBA e gjeti veten në 11 shtator si superfuqia e vetme e botës e goditur nga një kontigjent njerëzish të cilët i ushqente urrejtja e madhe ndaj SHBA-se. Ndaj SHBA u krye akti terroristë vepër kjo jo e një personi apo grupi, produkti i një grumbulli njërëzish reth një organizate të quajtur Al Qaida. Oragnizat, që jo vetëm nuk i dënon këto akte, përkundrazi i mbështet ato në masë e në mënyrë të vetedijshme ane mbanë botës.
Kujtimi i tmerreve
Kanë kaluar 8 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Megjithatë vazhdojnë debatet rreth ritmit me të cilin po bëhen rindërtimet në vendin ku ndodhej Qendra Botërore e Tregëtisë dhe nëse një numër i madh njerëzish kanë mbetur të sëmurë për shkak të sulmeve.
Shumica e njujorkezëve e mbajnë mënd fare mirë mëngjesin e pastërt dhe paqësor të 11 shtatorit 2001, por ai imazh u trondit rëndë në orën 8:46 të mëngjesit kur u godit kulla e parë e Qendrës Botërore të Tregëtisë. Anxhela Xhekson shikonte kullën nga zyra e saj aty pranë.“Pashë një të çarë të madhe, njerëzit që hidheshin nga ndërtesa dhe të gjithë ishin të tmerruar. Pjesëtarë të familjes time filluan të më telefononin”.Disa minuta më vonë u godit kulla e dytë. Nëpër rrugë kishte kaos.“Disa njerëz i zuri tmerri, të tjerë qanin, ose përpiqeshin të ndihmonin njerëzit e plagosur nga xhamat e thyer të ndërtesës”, thotë Anxhela.Pas pak orësh pati zhvillime të tjera tronditëse: Njëra prej kullave u shëmb e më pas edhe tjetra.
Ato fotografi janë ngulitur në mëndjen e shumicës së njerzve. Kathlin Kros ishte në apartamentin e saj në lagjen Battery Park City.
“Çdo gjë u mbulua me të bardhë, i gjithë ky jeshillëk i bukur u mbulua nga pluhur i bardhë”.
Për t’u habitur, brënda një jave bursa e New Yorkut u rihap. Më pas, u hapën edhe biznese të tjera. Megjithatë, punonjësit, që u kthyen thonë se edhe pas disa muajsh ajri kishte një shije të helmët.“Ndjehesha sikur të 5 shqisat më ishin sulmuar. Shijen e helmët mund ta ndjeje në çdo drejtim. Ishte e pabesueshme”, thotë banorja e Nju Jorkut, Kesën Xhon.Kesën iu krijuan probleme të frymëmarrjes, madje sot ajo vuan nga astma.“Jam e bindur se qëndrimi im në atë mjedis më ka shkaktuar problemet shëndetsore që kam tani”.Ky është shqetësimi kryesor me të cilin përballen tani autoritetet. Sa njerëz u sëmurën nga tymi helmues pas rrëzimit të dy kullave në Nivelin Zero? Kller Kalladajn drejton grupin 9-11 Shëndeti Tani. Ky grup thonë se numri i të sëmurve është dhjetra mijëra.
“Helmet e pranishme në Qendrën Botërore të Tregëtisë ishin shumë të forta dhe prekën gjithë trupin; përfshirë edhe sistemin nervor. Ekspozimi ndaj këtyre elemtëve helmues ishin shumë serioz”.Megjithatë, shumë njerëz erdhën të banonin këtu sepse u tha që çmimet e shtëpive ishin të arsyeshme.Alison Kasillo erdhi për të banuar në lagjen Battery Park City, 7 muaj pas sulmeve, megjithëse kishte dëgjuar rreth ajrit të helmët.“Zakonisht njujorkezëve u pëlqen të jetojnë në apartament dhe unë e bleva apartamentin tim me çmim shumë të mirë”.Pas një viti, ajo u diagnostikua me një sëmundje të mushkërive, që vështirëson frymëmarrjen.Nuk ka prova që ajri i helmët të ketë shkaktuar gjendjen e saj apo azmën tek Kaesun John, por nuk ka dyshim se sulmet e 11 shtatorit e kanë traumatizuar psikologjikisht këtë qytet. Sidoqoftë të gjithë mezi presin të shikojnë ndërtimin e këtyre kullave, në bazë të këtij plani zyrtar.“Ka arsye që ne banojmë në këtë qytet: Ne jetojmë këtu për kulturën dhe për njerëzit e qytetit. Ekziston një nivel i pranueshëm rreziku për të qënë pjesë e këtij qyteti”. Rindërtimet në Nivelin Zero sapo kanë filluar, madje ato janë shumë mbrapa të shoqëruara nga debate kontradiktore lidhur me koston dhe se kush do të paguajë. Sidoqoftë nesër, në këtë ditë të caktuar si Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Kujtimit, këtu do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore për nder të atyre që humbën jetën.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
8 vjet pas 11 shtatorit 2001
8 vjet pas 11 shtatorit 2001
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, përkujtoi përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, duke u zotuar se Amerika nuk do të hezitojë aspak në ndjekjen e al-Kaidës.
Presidenti Obama vuri një kurorë në Pentagon gjatë ceremonisë që u zvhillua për nder të viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të personelit ushtarak amerikan.
Ai tha se koha nuk e ka shuar dhimbjen dhe humbjen e asaj dite.
Më herët Presidenti Obama mori pjesë në një ceremoni në kopështin jugor të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa zv/Presidenti Xho Bajdën foli gjatë një shërbimi në Nju Jork.
8 vjet më parë, rreth 3 mijë njerëz u vranë në sulmet terroriste me avionë të rrëmbyr.
Dy nga avionët u përplasën në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork, ndërsa një tjetër në Pentagon.
Një avion i katërt u përplas në Shanksvillë të Pensilvanisë, pasi udhëtarët u përleshën me rrëmbyesit për marrjen nën kontroll të avionit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi