Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia:S'ka dhunë ndaj romëve

Shko poshtë

Policia:S'ka dhunë ndaj romëve Empty Policia:S'ka dhunë ndaj romëve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:37 pm

Policia:S'ka dhunë ndaj romëve





Policia:S'ka dhunë ndaj romëve BEKA
Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës


Incidentet që kanë ndodhur në Gjilan gjatë muajit gusht, ku kanë qenë të përfshirë si viktima pjesëtarët e komunitetit rom, nuk kanë prapavijë etnike dhe nuk janë ndonjë valë e sulmeve ndaj romëve. Kështu të paktën thonë autoritetet në Prishtinë.
Në Kosovë nuk ekziston ndonjë valë e organizuar e sulmeve ndaj bashkësisë rome, sepse të dhënat nga terreni flasin të kundërtën.
Kështu thotë Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, pas kërkesës së organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, “Hjumën Rajts Uaç” (Human Rights Ëatch) dhe “Amnesti Interneshënëll” (Amnesty International), ndaj autoriteteve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare që të bashkëpunojnë për, siç thonë ato, ndalimin e valës së sulmeve ndaj bashkësisë rome.
Zëdhënësi Beka thotë se kërkesa e dy organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut u referohet incidenteve, të cilat kanë ndodhur në Gjilan, në gjysmën e parë të muajit gusht të këtij viti...“Policia e Kosovës gjithmonë i merr seriozisht rekomandimet që vijnë nga organizatat ndërkombëtare. Sa i përket këtij raporti të veçantë, i cili me siguri se u adresohet incidenteve që kanë ndodhur në zonën e përgjegjësisë së drejtorisë rajonale të Gjilanit”.
“Në periudhën kohore prej 27 korrik deri më 15 gusht të këtij viti janë raportuar 5 incidente në lagjen ‘Abdullah Presheva’, ku si viktima kanë qenë të përfshirë pjesëtarë nga komuniteti rom”.
“Katër raste janë cilësuar nga policia si prishje e rendit dhe e qetësisë publike dhe lëndim i lehtë trupor, si dhe një rast si vjedhje e rëndë”, tha zëdhënësi Beka.
Zëdhënësi Beka shtoi se policia ka arritur t’i identifikojë personat e dyshuar të përfshirë në 4 incidentet e para dhe lëndët e kompletuara u janë dorëzuar gjykatave kompetente, ndërkaq që për rastin e vjedhjes së rëndë janë duke vazhduar hetimet.
Në anën tjetër, Zylfi Merxha, drejtues i Partisë së Bashkuar Rome dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se nuk ka informacione dhe njohuri lidhur me një valë të sulmeve ndaj bashkësisë rome, ashtu siç kanë theksuar organizatat “Hjumën Rajts Uaç” dhe “Amnesti Interneshënëll”.
“Kurrfarë informacione nuk kam! Hera e parë që po dëgjoj! Nuk jam i njoftuar, nuk mund të them asgjë. Normalisht, nëse ka diçka të tillë, atëherë duhet të ndërmerret diçka lidhur me këtë. Këtë duhet ta bëjë policia, sepse është e paguar për këtë punë”, tha deputeti Merxha.
Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Beka , thotë se rastet e ndodhura në Gjilan nuk paraqesin valë të sulmeve me prapavijë etnike....
“Këto, në fakt, janë krime ordinere. Njësiti ‘Policia në bashkësi’ ka marrë detyra shtesë, duke bërë vizita të vazhdueshme në lagjet ku kanë qenë të raportuara incidentet e tilla”.
“Rastet e raportuara janë raste të izoluara dhe deri tani nuk është vërejtur të kenë ndonjë lidhshmëri në mes vete. Po ashtu, nga ana e prokurorit, asnjë prej tyre nuk është kategorizuar si incident me motiv të mundshëm ndëretnik”, theksoi zëdhënësi Beka.
Por, pavarësisht nga kjo, shtoi zëdhënësi Beka, në lagjen “Abdullah Presheva” në Gjilan, tashmë ka prani të shtuar të njësiteve policore patrulluese dhe njësiteve të tjera të nevojshme, për një qasje proaktive për parandalimin e çfarëdolloj kriminaliteti.
Ndërkaq, sipas tij, në rajonet tjera të Kosovës, nuk ka pasur incidente të ngjashme sikurse në Gjilan....
“Nuk kemi informata sa u përket incidenteve të tjera ku kanë qenë të përfshira si viktima pjesëtarët e komunitetit rom. Mirëpo, policia trajton njësoj të gjitha viktimat e çdo lloji të kriminalitetit, pavarësisht se a janë romë, shqiptarë, serbë ose çfarëdo komuniteti, e që janë shtetas të Republikës së Kosovës”, përfundoi zëdhënësi Beka.
Sidoqoftë, në kërkesën e drejtuar nga “Hjumën Rajts Uaç” dhe “Amnesti Interneshënëll” autoriteteve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, thuhet se sulmet ndaj romëve janë raportuar në muajin gusht të këtij viti dhe se këto dy organizata në bashkëpunim me organizatat vendore për mbrojtjen e romëve, kanë filluar dokumentimin e rasteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi