Mazllum Saneja: Poet i epokës
Faqja 1 e 1
Mazllum Saneja: Poet i epokës
POET I EPOKES
Nga Mazllum SANEJA
Kur u lind Çesllav Milloshi (më 1911 në Shetejnjama, nënprefekturë e Kiedanit në Lituani) u regjistrua në librin e ofiqarit me alfabet rus, sepse Principata e dikurshme e Madhe e Lituanisë ishte atëherë provincë e Perandorisë Ruse.Asokohe perandori rus sundonte pjesën më të madhe të Polonisë, ku një pjesë e mbante nen sundimin e vet Gjermania dhe një pjesë Austria.
Në veprën e tij „Evropa e Lindjes“ që u botua në shumë gjuhë të botës me një titull tjetër „Evropa tjetër“, Çesllav Milloshi përpiqej që t’i thoshte diçka njerëzve të Evropes Perëndimore për vendet dhe njerëzit e Lindjes,që në të vërtetë i përkasin Evropes, që edhe sot e gjithë diten nuk dinë as nuk dëshirojne t’i kuptojnë.
Ja, kjo ishte dhe është ajo vendlindja e poetit, Lituania. Në shtetin e përbashkët polak-lituan, ajo që është konsideruar si aristokraci ishte polake, derisa gjuha polake ishte gjuhë e kulturës. Në qytete gjuha e folur ishte polonishtja, gjermanishtja, hebraishtja, ukrainishtja. Stërgjyshërit e poetit qysh në shekullin XVI e flisnin polonishten.
Çesllav Milloshi studioi në Vilnë, në Universitetin e famshëm „Stefan Batori“, që ishte njëri nga universitetet më të lashta në këtë pjesë të Evropes. Asokohe Polonia ishte e rindërtuar,nderkaq, e rindërtuar dhe e pavarur ishte edhe Lituania, po rrethi i Vilnes i takonte Polonisë. Në Lituani, ndërkaq, u lind edhe prijësi dhe rindërtuesi i shtetit të Polonisë, Juzef Pilsudski. Asokohe Vilna përjetonte një lulëzim të jashtëzakonshëm, e veçmas Universiteti i Vilnës. Nuk duhet harruar se, në këtë universitet studiuan poetët e mëdhenj polak të shekullit XIX: Adam Mickieviç, Jul Sllovacki,Juzef Krashevski,Vincenti Pol e shumë të tjerë.
Ndërkaq, në mes të dy luftërave, në Vilnë, veprimtarinë e vet letrare e zhvilluan grupi mjaft i talentuar i poetëve të rinj, ku shquhet Çesllav Milloshi. Ishte kjo një kohë e lulëzimit të bujshëm e avangardes poetike si Çesllav Milloshi, Juzef Çehoviçi, Jezhi Zagurski e ndonjë tjetër.
Çesllav Milloshi kohën e okupimit e kaloi në Varshavë, duke marr pjesë në lëvizjen e rezistences.Asokohe ilegalisht botoi antologjinë „Poezitë e pavarura“. Gjithnjë shkruante. Asokohe ai boton vëllimin poetik „Shpëtimi“(1945) dhe, me këtë vëllim do të rradhitet ndër poetët e parë më të mirë polak. Është pritur se vëllimi poetik „Shpëtimi“ do të ngërthej poezitë me motive politike dhe antiluftarake. Ndërkaq, poeti nuk shtroi këtu vetëm këtë tematikë .Këtu duhet vënë në spikamë se poeti u rrit dhe u edukua në një mjedis, ku kultivohej mirëkuptimi dhe toleranca.Çesllav
Milloshi – dëshironte qysh në vitet e luftës t’i kundërvihej urrejtjes. Kështu më 1943 krijoi ciklin e poezive lirike „Bota“, njëra nga veprat poetike me mahnitëse në poezinë polake.
Tmerret e luftës dhe urrejtjen, Çesllav Milloshi i mposhti me liriken e vet të butë dhe magjepsëse dhe dashurinë.Errësiren e okupimit të këtyre poezive e mposhtin idila arkadike e fëmijërisë së lumtur dhe peizazhet e bukura të natyres lituane. Çesllav Milloshi , sipas programit nuk deshi të shkruajë lirikë luftarake në kohen e luftës. Disfatat në luftë që pësonin polakët në muajt e parë, lënë gjurma në shpirtin e shqetësuar të poetit. Tragjeditë e luftës sa vinin e shumezoheshin. Kështu ndodhi që para festës së Pashkëve, më 1943, fillon kryengritja e Hebrenjve në geton e Varshaves. I gjithë ky imazh i tmerrshëm do të përfundojë me masakrën e tmerrshme, derisa getoja e dikurshme mbeti një grumbull i gërmadhave. Poeti do t’i kushtojë një poezi tronditëse kësaj tragjedie të jetuar. Është kjo poezia „Campo die Fiori“, ku djegien e Xhordano Brunos në turrë drush në Fushën e Luleve në Romë, poeti e krahason me shkatërrimin dhe asgjësimin e Hebrenjve të rebeluar në zemër të Varshaves, i cili me hidhërim vështron indiferencën e njerëzve të rëndomt kundruall vdekjes së huaj.
Ndërkaq, një vit më vonë, në gusht të vitit 1944, shpërthen kryengritja e Varshavës, ku një rini e tërë heroike polake do të bien në luftë karshi një makinerie të armatosur gjermane, ku Varshava do të shndërrohej në një gërmadhë të madhe. Karshi kësaj tragjedie Çesllav Milloshi pacifist nuk mund të hesht. Atëherë ai do të shkruaje poezinë programatike:“Shpëtimi“ :
Ty që nuk munda të shpëtojë
Dëgjomë
Çfarë është poezia që nuk shpëton
Popujt as njerëzit ?
Poezinë e mirë që e dëshirova duke mos ditur
Se vonë e kuptova aktin e saj shpëtimtar,
Vetëm kjo është shpëtimi.
Atëherë do t përfundojë edhe ciklin e poezive tronditëse „Zëra të njerëzve të mjerë“ që është një dëshmi e hidhur e atyre viteve të vdekjes dhe krenarisë, po edhe të një dobsie dhe pafuqie njerëzore. Dhe me të drejtë shkruan kritika letrare polake se, vëllimi i parë poetik „Shpëtimi“ deri më sot mbetet një nga monumentët më të ndritura të artit poetik.
Ndërkaq, në vitet e pasluftes, Çesllav Milloshi ishte në shërbime diplomatike të Polonisë së re deri më 1949 në Vashington, pastaj deri më 1951 në Paris. Më vonë, Çesllav Milloshi ndërpren marrdhëniet me qeverinë e vet dhe, kalon në emigracion. Një kohë ishte i angazhuar gjallërisht në luftë kundër stalinizmit, shkroi polemika dhe pamflete të ndryshme. Librat më të rëndësishëm nga kjo fushë janë romanet „Mendja e robëruar“ (1953) dhe „Pushtimi i pushtetit“(1953). Këtu vlen të theksojmë se, kalimi në emigracion i solli Çesllav Milloshit ndërlikime të mëdha , sepse qarqet intelektuale të Evropës Perëndimore e priten me një mosbesim ekspresiv , madje dhe me urrejtje, duke e konsideruar kinse si agjent të Stalinit dhe renegat.Kështu me vonë derisa ishte në Francë (1948-1956) tërhiqet krejtësisht në vetmi dhe, i përkushtohet letërsise. Nuk deshi të vë kontakt as me formacionin nacionalist të emigracionit polak. Në këtë periudhe ai shkruan veprat: „Lugina e Isses“)1955), „Traktati poetik“(1957), „Vendlindja e Evropes“ dhe vëllimin poetik „Mbreti Popiel“ si dhe përkthen veprat e Simon Veil-it (1958). Me kalimin e tij në Shtetet e bashkuara të Amerikës(1960), do të vendoset në qytetin Berkeley, në anën perëndimore të Kontinentit të Amerikes, ku në Universitetin e Berkelejit do të ligjërojë letërsitë sllave .Në të vërtetë, këtu në Berkeley do të shkruajë dhe botoj veprat më të rëndësishme, që do t’i sjellin Çesllav Milloshit shpërblimet më prestigjioze në fushën e letërsisë, deri te Çmimi Nobel (1980).
Derisa fama e tij si shkrimtar bëhej gjithnjë më e zëshme në botën e jashtme e veçmas në Amerikë, në atdheun e vet, në Poloni konsiderohej si shkrimtar i ndaluar përplot tridhjetë vite.
Së këndejmi, kur në Poloni filluan kohë të reja, të rinjt zunë të rishtypnin dhe të botonin tëë gjitha veprat e Çesllav Milloshit si dhe, librat e shkrimtarëve të tjerë polak të ndalauar si të Vitold Gombroviçit, Jezhi Andzhejevskit, Tadeush Konvickit , Marian Brandisit etj.
Ndërkaq, lexuesit tonë do t’i bjerë në sy se, në poezinë e poetit nuk ka elemente te surrealizmit.Vërtet poezia polake as ne mes dy luftërave nuk pati surrealizmin e vet. Kritika letrare polake , Çesllav Milloshin e radhit në të ashtuquajturën „avangarda e dytë“, për ndryshim nga e para,avangarda e Krakovit, ku përfaqësuesi më i theksuar ishte Juljan Pshibosh.
Qysh kur ishte në Vilnë, do t’i vihej me ngulmë gabimeve moderniste të moshatarëve të vet, të cilët guxonin ta quanin vetveten poetë pa kurrëfarë vizioni dhe pa asnjë çikë prirje poetike.Që kur ishte nxënës, Çesllav Milloshi ishte i mbërthyer me mendimet e gnostikëve dhe manikejëve të hershëm krishterë. Duke kërkuar përgjigje në pyetjen e filozofisë gnostike „prej nga buron e keqja“. Ai tashmë , në vitet e pjekura do të studiojë mendimin dhe vepren jo vetëm të mendimtarëve të lashtë, po edhe të Dostojevskit, Shestovit dhe të Simon Veilit. E gjithë kjo do të lë gjurmë dhe, do të ndikojë drejtpërdrejt në gjuhën e tij, vargun, poetikën dhe mendimin.
Njohësit e poezisë së Çesllav Milloshit do të mund ta vlerësojnë ndikimin e fuqishëm të letërsisë amerikane në gjuhen dhe stilin e Çesllav Milloshit . Jo një herë ai do të flasë me një antuziazem të veçant për Uollt Uitmenin, kur për herë të parë zuri ta lexojë, ku më vonë me një dashuri dhe besnikëri do të perkthej të gjitha veprat e tij në polonisht.
Sot në shkencën polake të letërsisë mjaft shkruhet mbi poetiken e Çesllav Milloshit dhe, kërkohen rrënjët dhe fillimet e botëkuptimëve të tij. Për poezinë tij është shkruar se, është edhe klasike, edhe romantike e edhe simbolike.Në tërë poezinë e Çesllav Milloshit zënë vend poezitë e fuqishme refleksive , që kur i shkroi në vitet e hershme rinore. Po, poezitë e reja më të fuqishme filozofike, metafizike ai i shkruan i tërhequr tërësisht në vetmi, larg atdheut, kur ka mundur të bisedojë me natyren dhe librat.
Poezia e Çesllav Milloshit vetëm në vështrim të parë është e thjeshtë, e lehtë dhe e kuptueshme. Në të vërtetë, në këtë thjeshtësirë iluzore fshihet një begati e papërshkrueshme poetike.Mirëpo, ajo që i bie në sy lexuesit, është niveli i ngritur i poezisë së Çesllav Milloshit, sepse në poezinë e tij gjejmë tërë dramen, tërë tragjiken e shekullit njëzet, përplot tronditje dhe drithma të mëdha, të cilat i di historia.
Çesllav Milloshi si poet i epokes – ky profet i kataklizmave të medha historike, dëshmitar dhe, nga shumë pikëpamje - që mund të themi – vëzhgues i vitëve të stuhishme të luftës dhe okupacionit, analitik dhe moralist i paepur dhe i papërkulshëm i vitëve të bujshme të stalinizmit, që mund të themi si një tërësi sub ëspecie e historisë, si një „vazhdimësi e gjatë“ e qytetërimit si qytetërim i tërë planetit.
Njëri prej njohësve më të mirë të artit poetik të Çesllav Milloshit është padyshim eseisti dhe kritiku i madh letrar Jezhi Kvjatovski, i cili me të drejtë shkruan:“Në poezinë e Çesllav Milloshit është i pakrahasueshëm dramatizmi dhe tragjika, që rrjedh nga antinomitë e saja të brendëshme: ndërmjet ndjenjës së detyrës ndaj shoqërisë, ndërmjet klerkizmit dhe angazhimit, ndërmjet ëndrrës mbi lumturinë dhe bindja që atë ëndërr duhet pridhur, ndërmjet dallgëve të fuqishme të ngashërimit, forca e së cilës ndihet në çdo varg të poetit dhe, bindja që këtë ngashërim duhet frenuar…“ Pastaj, të kujtojmë vargjet nga vepra poetike „Kur lind dhe perëndon dielli“ :
Duke kaluar rrugës u takova në këtë
Dhe m’u duk si fati i zbuluar njerëzor.
Po nuk pati emër
Dhe më është kujtuar një tjetër çast i tillë
Për të cilin kërkova fjalë
Derisa i gjeta pas njëzet viteve.
Tani do të filloj përsëri
Dhe do të përpiqem në zgjëndërr
Dhe në ëndërr,
veçse këtë herë, ashtu mendoj
se stop do të thotë koha e pakryer.
(U takova në këtë)
Lexuesi i vëmendshëm e ka vështirë të lirohet nga fuqia e tonit profetizues të poezisë „Oeconomia divina“, në të cilën poeti jep vizionin e shkatërrimit të botës, që tashmë ka ndodhur:
Nuk mendova se do të jetoj në një kohë të veçant
Kur Zoti i lartësive dhe rrufeve shkëmbore ,
Zoti mbi njësitë ushtarake, kirios Sabaoth,
Aq fort i poshtëroi njerëzit
Duke lejuar të bënin çfarë dëshironin,
Të lëshonin konkluzione, duke mos folur asgjë“
(Oeconomia Divina)
A nuk është kjo një sintezë e madhe e epokës sonë, e shprehur me gjuhën e katastrofizmit, të analizës së zbrazëtisë dhe të paarsyeshmërisë të qytetërimit bashkëkohës. Vetëm se duhet thelluar në njohjën e poemës së madhe „Kur lind dhe perëndon dielli“. Tërë jetën është dashur ta përjetojë, që kjo poemë të formohej në imagjinatën e poetit , që jo rastësisht ishte e frymëzuar nga psalmet, që më vonë do t’i perkthej me aq përkushtim në polonisht.
Sikundër në shumë vepra të tjera, Çesllav Milloshi edhe në veprën poetike „Kur lind dhe perëndon dielli’ është një novator, që shemb format ekzistuese dhe, sjell forma dhe ide te reja. Kështu në këtë poemë, e cila është si një dëshmi lirike , në të cilën janë të krijuara suazat kompozicionale të poemës . Po, Çesllav Milloshi, nuk shërbehet vetëm me vargje, po edhe me prozë, shpjegime si dhe me citate të futura në vargje. Në tërësi vepra poetike e poetit të mahnit me rezultatet novatore poetike.
Duke qenë vite të tëra në emigracion, Çesllav Milloshi do të botojë një sërë veprash në poezi, prozë dhe eseistikë si veprat „Kontinentet“, „Evropa e dytë“, „Toka Ulro“ apo „Kopshti i shkencës“, që është një autobiografi intelektuale e poetit. Veçmas do të veçoja nga libri „Kontinentet“, vëllimin poetik „Esse“, që sikur të mos ekzistonin këto poezi, opusi poetik i poetit do të ishte vërtet i varfër, sepse ky vëllim poetik është një ndërlidhje e mrekullueshme e lirizmit dhe e mendimeve , që me fjalë të shprehet vëzhgimi tërë gjakim si një poezi e vërtetë.
Ndërkaq, vepra poetike „Himni për perlen“ është përplot hulumtime , që poeti i bëri në vitet e hershme .E botuar tetë vite më pas veprës poetike „Kur lind dhe perëndon dielli“, kjo vepër në vështrim të parë, është si një përmbledhje e formave të ndryshme të dëshmisë poetike, që sjell më vete poezitë antologjike çfarë janë : „Pylli magjik“, „Studimi i vetmisë“, „Rënie“, „Provë“, „Dëshmi“, Admirim“, „Duke kaluar rrugës së Dekartit“, „Lumejt“ janë krijimet më të arrirë poetike të këtij poeti. Vërtet vepra poetike „Himni për perlen“ lexohet si një libër i drejtë i llojllojshmërisë, që lexuesit i sjell një surprizë të veçant. Në këtë vepër poetike poeti ia arrin me sukses të pajtoj Metafiziken me Etiken dhe Politiken, duke qëndruar në një radhë me poetët metafizik si Shazinjskin dhe Leshmjanin. Vepra poetike „Himni për perlen“ sjell shumë poezi të reja, mendime dhe dije të reja, iu ofron lexuesve emocione të papërshkrueshme dhe, zbulime të vërteta, sikundër e bën këtë në fund të poezisë „Duke kaluar rrugës së Dekartit“:
„Dhe nga mëkatet e mia të rënda
më së miri një e mbaj mend:
se si njëherë duke kaluar shtekut malor
pranë përroit
Hodha gurin e madh në gjarprin e ujit
Të mbështjellur në bar.
Dhe ajo që më ngjau në jetë ishte
dënimi i drejtë
i cili herët apo vonë e godet
atë që shkel ligjin.“
Për fund është e udhës të vëmë në spikamë se Çesllav Milloshi në vitet e pleqërisë së thellë shkroi dhe botoi veprën poetike „Poezitë e fundit“(2003) e cila lexohet si një testament i poetit, si një katarzë shpirtërore, si një porosi e tij që të ruhen dhe, të mbrohen vlerat humaniste dhe universale çfarë janë : e Vërteta, e Mira, e Bukura dhe Drejtësia.
Si poet i epokës dhe moralist i saj, Çesllav Milloshi përkon me Norvidin, si poet profet me Mickieviçin, sepse si krijues i rallë i pati të gjitha vetitë e profetit dhe të bardit kombëtar të popullit të vet, i cili ia ktheu poezisë statusin e saj të lartë, e ndryshoi rolin e poetit në shoqëri, në një shoqëri, e cila vetëdishëm apo pavetëdishëm, poetë të tillë gjakon, poetë të tillë pret.
Si përfundim, me të drejtë mund të themi se Çesllav Milloshi zë një vend nderi dhe prestigji në radhën e poetëve të mëdhenj të gjuhës polake, në radhën e poetëve të medhenj të epokës sonë…
Varshavë,
fundi i tetorit 2007
Nga Mazllum SANEJA
Kur u lind Çesllav Milloshi (më 1911 në Shetejnjama, nënprefekturë e Kiedanit në Lituani) u regjistrua në librin e ofiqarit me alfabet rus, sepse Principata e dikurshme e Madhe e Lituanisë ishte atëherë provincë e Perandorisë Ruse.Asokohe perandori rus sundonte pjesën më të madhe të Polonisë, ku një pjesë e mbante nen sundimin e vet Gjermania dhe një pjesë Austria.
Në veprën e tij „Evropa e Lindjes“ që u botua në shumë gjuhë të botës me një titull tjetër „Evropa tjetër“, Çesllav Milloshi përpiqej që t’i thoshte diçka njerëzve të Evropes Perëndimore për vendet dhe njerëzit e Lindjes,që në të vërtetë i përkasin Evropes, që edhe sot e gjithë diten nuk dinë as nuk dëshirojne t’i kuptojnë.
Ja, kjo ishte dhe është ajo vendlindja e poetit, Lituania. Në shtetin e përbashkët polak-lituan, ajo që është konsideruar si aristokraci ishte polake, derisa gjuha polake ishte gjuhë e kulturës. Në qytete gjuha e folur ishte polonishtja, gjermanishtja, hebraishtja, ukrainishtja. Stërgjyshërit e poetit qysh në shekullin XVI e flisnin polonishten.
Çesllav Milloshi |

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mazllum Saneja: Të përballosh kohën tënde
» Mazllum Saneja: Ditari im (I)
» Mazllum Saneja: Bota e ndjeshme e Arianit Hoxhës
» Poezi të reja nga Mazllum Saneja
» Mazllum Saneja: Fjala si frymëzim poetik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi