Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi: “Mirë se erdhe EULEX”

Shko poshtë

Adnan Abrashi: “Mirë se erdhe EULEX” Empty Adnan Abrashi: “Mirë se erdhe EULEX”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 11:09 am



Adnan Abrashi: “Mirë se erdhe EULEX” U1_AdnanAbrashi“MIRË SE ERDHE EULEX”

Nga Adnan Abrashi

“Mirë se erdhe EULEX”, ishte dikur ky një titull bombastik të cilën shumë mirë do ta njohin vetëm ata lexues që mbajnë mëndë dhe ndonjëherë rilexojnë edhe gazetat e vjetra. Mu në momentin kur atëbotë i gjithë populli i Kosovës reagonte kundër 6 pikëshit të famshëm të Ban ki Munit, disa gazeta dhe medie tona, përmes editorialeve të porositura dhe analistëve të vet pakurrizor, dilnin në opinion me këso tituj dhe komente patetike. Ata, të paraprirë dhe të imponuar nga disponimi servil i politikanëve dhe politikëbërësve tanë kukulla në pushtet, mundoheshin që me çdo kusht të krijonin në popull një opinion të mbrapsht dhe të devijuar, kinse ky mision Evropian vjen tek ne me qëllime tejet të mirëfillta.
Nga akterë tjerë medial dhe jomedial të krijimit të një disponimi të tillë të imponuar në Kosovë, pa dyshim, duhet të anashkalohet lëvizjen “VETËVENDOSJE”, e cila si analitike e matur dhe vizionare e rrethanave politiko-shoqërorte te ne, kaherë është reshtuar në mbrojtje të interesave popullore. Ajo përmes kundërshtimit të haptë dhe konsekuent të këtyre lojërave të rrezikshme politike të “miqëve tanë”, me kohë alarmoi opinionin për qëllimet konspirative dhe tejet të dëmshme të këtij misioni të proklamuar si “teknik” dhe “këshillënës”, e në të vërtetë, mbikçyrës dhe vendimmarrës, me aso kompetenca që tejkalojnë edhe të drejtat e natyrshme të institucioineve shetformuase vendore kudo në botë.
Pa dyshim, edhe përpos mospranimit dhe reagimit të ashpër institucional dhe popullor në Kosovë, marrëveshja e EULEX-it për bashkëpunimin policor me Serbinë, patjetër do të nënshkruhet. Protokolli në fjalë, apo, quaja ndryshe, “marrëveshje teknike” e bërë kinse në emër të luftimit të kontrabandës dhe krimit të organizuar në rajon, përpos dëmeve të paparapara politike dhe morale që do t’i sjell në të ardhmen Kosovës si shet, sipas mendimit tim, ajo do ta ketë edhe një rrëndësi praktike tjetër specifike: Për shumë fanatikët dhe optimistët ende të flaktë të shtetit, himnit, flamurit dhe kombit kosovar, do të jetë një argument shtesë dhe më i fuqishëm bindës se, Republika e Kosovës, e themeluar sipas principeve të përcaktuara në fantom ” Pakon e Ahtisarit”, as që ka qenë, dhe as që do të jetë ndonjëherë vërtet shtet i pavarur dhe sovran. Ky status “sui generis” i ofruar për ne si zgjidhje nga Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare për Kosovën, është vetëm një karrem të cilën ne me sukses po e kafshojmë. E nga ana tjetër, me një planveprim të detajuar në imtësi, fshihen qëllimet konspirative gjeostrategjike afatgjate më parë të përcaktuar nga ta si synim. Se çfarë janë këto plane, ato gradualisht po demaskohen edhe në praktikë. Me tyli arsyetimi gjoja të krijimit të një shoqërie multietnike në Kosovë, tërësisht favorizohen interesat e serbeve dhe Serbisë.
Ky plan ahtisarian konsiston si fazë tranzistor për Kosovën, dhe ka për qëllim që para asaj pëfundimtare të ndarjes së së saj e cila do të pason më vonë, t’ia mundësoj Serbisë, dominimin në sa më shumë hapësira territoriale në brendi të Kosovës. Ky plan i kamufluar kinse si i bazuar në praktikat demokratike të organizimit territorial të shteteve më të përparuara të botës, ka për qëllim krijimin e sa më shumë komunave të reja etnikisht të pastra serbe që do të jenë të decentralizuara tërësisht nga pushteti qendror. Pra, mundësonë krijimin praktikë të favoreve që edhe juridikisht serbët të jenë të lirë dhe të papenguar të bashkëpunojnë horizontalisht me komunat simotra serbe brenda shtetit të Kosovës dhe vertikalisht ta ruajnë ndikimin politik të shtetit amë Serbisë mbi ta.
Edhe sot e kësaj dite, nuk do ta harroj atë konstatim të mençur të një plaku tonë të urtë popullor, të thënë gjatë viteve ’98, në një mexhlis (tubim) protestues që ato vite ishin në modë dhe mbaheshin anë e këndë Kosove. Nëpër to, populli ynë i stërlodhur nga terrori i paparë shumë vjeçar serb, me ngulëm kërkonte intervenimin ushtarak të NATO –s. Edhe pse për shumicën prej nesh në atë kohë ishte si një diskutim i papranueshëm, ky mixhë pat thënë: “Mos shini ëndrra, me sytë çelë, o djema! NATO-ja do të intervenoj në Kosovë, por vetëm atëherë kur duhet ta shpëtoj Serbinë të zënë ngushtë, e jo Kosovën dhe shqiptarët, si po mendoni ju” !?.
Vërtet, ai moment erdhi dhe NATO- ja intervenoj ushtarakisht në Kosovë. Me këtë intervenim, nga njëra anë, neve na hoqi qafe Serbinë, por, nga ana tjetër, edhe Serbisë iu bë një shërbim i madh: ajo e lodhur nga luftërat dhe mu në momentin e rrezikut të shkatërrimit të saj total, me “marrjen” e iponuar të Kosovës e cila ju ishte bërë si gangrenë në trup, paralelisht ju sigurua eliminimi i brejtjes kolektive të ndërgjegjes historike, se atë pjesë që ata e konsiderojnë si “djep të civilizimit serb”, nuk kanë dashur ta largojnë vetë, por atë ju ka marrë dikush me dhunë.
Vetëm, ta përqendrojmë pak ma ndryshe vëmendjen tonë tek gjendja e shkaktuar “katastrofal” materiale pas bombardimeve të NATO-s në ekonominë e këtij shteti.
Në krahasim me disa fakte nga realiteti, do të shohim se diçka aty logjikisht nuk përputhet. Po ta vrojtojm[ sot atë situatë nga një këndvështrim tjetër, do të shohim se, ta zëmë, pas shkatërrimit shumë të propaganduar të gjitha atyre trafostacioneve dhe hidrocentraleve elektrike nga bombardimet e NATO-së në Serbi, me mbarimin e luftës, populli serb asnjë minutë nuk mbeti pa rrymë, por ne kosovarët ishim ata që 10 vjet reshtur hoqëm “të zitë e ullirit”me këtë problem.
Edhe pse te ne, atëbotë ishte zbarkuar tërë bota e pasur dhe demokratike e cila na përkrahte, Serbia, gjoja si humbëse e luftës, na perceptohej si një shtet i vetmuar dhe kinse i anatemuar nga bashkësia ndërkombëtare. E propaganduar fuqimisht se bombardimet e NATO-s e kishin shkatërruar tërësisht ekonomin e këtij shteti, veçanërisht atë të industrisë ushtarake, për pak muaj pas, ajo me të madhe filloi të shes armë shteteve të tjera dhe sot konsiderohet si njëra ndër prodhueset dhe tregtueset më të mëdha të armatimit në rajon.
A thua, cilat caqe vitale strategjike ushtarake i kanë goditur dhe shkatërruar aeroplanët e NATO-s gjatë bombardimit mbi dymujor dhe të pandërprerë të Serbisë?!!
Në kontest të kësaj logjike, janë edhe shumë shembuj tjerë krahasues që mund të bëhen me këtë rast: ta zëmë, rreth standardit material të popullit në Serbi dhe atij në Kosovë pas lufte; zhvillimit ekonomik; të të ardhurave mesatare për krye të banorit; favorit gjatë përfitimit të shumë ndihmave dhe grandeve marramendëse financiare ndërkombëtare... e, tashti, edhe ai vendim më befasues politik i liberalizimit të vizave për qytetarët e saj.
A thua, a nuk po dalin nga pak si të vërteta metafora e atyre fjalëve të atij plaku tonë të urtë popullor se, NATO-ja do të intervenoj në Kosovë, vetëm atëherë kur duhet të shpëtohet Serbia?!! Ose, mos Zot, ai dyshim edhe më i keq: A po na ngjanë heshtur pushtimi i bardhë i Kosovës nga Serbia...?!
Si të doni merreni këtë punë, por, si po duket, Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, përmes asaj “lodre” të “dhuruar” neve si gjoja shtet “sovran” dhe “pavarësi”, sa herë që do, mendermethënë, “luajnë koçe” me ne si me një fëmijë axhami.
Mos të harroj të them edhe një gjë për fund. Pak sa më spirituoze, ama.
Meqë, protokoli i bashkëpunimit në mes Serbisë dhe EULEX-it, do të nënshkruhet se do të nënshkruhet, neve si qytetarë të thjeshtë na ofrohet edhe një kënaqësi: tani e tutje, sa herë që do të dëgjojmë nga goja e Fatmir Sejdiun, Hashim Thaçit, apo cilindo politikan tjetër se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, më shpesh do të kemi mundësinë që të qeshim me zë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi