Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Te jetosh ne Geto

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Te jetosh ne Geto Empty Faik Krasniqi: Te jetosh ne Geto

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 11:10 am



Faik Krasniqi: Te jetosh ne Geto U1_FaikKrasniqiTE JETOSH NE GETO

Nga Faik Krasniqi

Pas vendimit te Komisionit Europian qe Serbise,Maqedonise dhe M.I.ZI t'ju heqen vizat,ku qytetaret e ketyre shteteve do te levizin lirshem neper shtetet e BE-se prej 01.01.2010.,Republika e Kosoves rrezikon te izolohet ne nje geto,geto d.m.th. paralagje si psh paralagjet e Newyorkit, Bronx,Harlem dhe Brooklyn,ku jetojne shumica afroamerikan,te izoluar nga qendra e Newyork Cityt.
Vendimi i komisionit europian qe vetem 3 shteteve nga 6 shtetet e Ballkanit Perendimor t'ju heqen vizat, eshte nje vendim teper diskriminues,keshtu duke e favorizuar agresorin Serbine e cila zhvilloje 4 luftera te pergjakshme ne ish-Jugosllavi (Slloveni,Kroaci,Bosnje dhe Kosove),ku u vrane mbi 400000 njerez,miliona te debuar etj,kurse ne anen tjeter duke i anashkaluar 3 shtete si Shqiperia,Kosova dhe Bosnja,keto dy te fundit ishin viktime(viktima mbetet prape viktime) e luftes se pergjakshme gjate viteve 90' ne ish-Jugosllavi.
Republika e Kosoves eshte njohur si shtet prej shpalljes se pavaresise se saj me 17 shkurt 2008 nga 61 shtete te botes(anetare te OKB-se),pasaporta e saj eshte njohur nga 55 shtete(por prape nevojitet nje vize),kurse vetem ne 4 shtete qytetaret e saj mund te udhetojne pa viza ne Shqiperi,Turqi,Maqedoni dhe M.I.Zi.Qytetaret e Kosoves ende duhet te vrapojne neper ambasada te huaja me nje krah dokumenta,ku vetem per nje aplikim duhet te paguajne me te gjitha taksat deri ne 500 euro(pa kthim),qe ne te shumten e rasteve ju refuzojne vizat,apo t'ju paguajne seksereve te vizave me mijera euro per tu pajisur me nje vize''schengen''.
Deri sa Komisioni Europian arsyetohet me rastin e Kosoves,Shqiperise dhe Bsonjes ''kinse'' nuk i kane plotesuar kriteret e duhura qe kerkon BE-ja per liberalizim te vizave,me Serbine,Maqedonine dhe Malin e zi nenshkroje marreveshje per liberalizim te vizave pa asnje kusht te vetem,edhe pse keto 3 shtete kane probleme te bollshme ku deri me tash kane treguar qe s'jane aspak demokratike.

1)Serbia, me te kaluaren e saj si agresore,qe zhvilloje 4 luftera te pergjakshme ku u vrane me mijera civile te pafajshem,dhe ushtrim gjenocidi,mosbashkepunimi me Tribunalin e Hages,kontestimin e pavaresise se Kosoves etj.
2)Maqedonia, probleme me Greqine shkaku i emrit te saj,ku Greqia po ju mohon ekzistencen si komb madje perdori veton e saj ne Nato kunder Maqedonise, problemin me (40%)shqiptaret shkaku i moszbatimit te marreveshjes se Ohrit dhe diskriminimin qe po ju bene shqiptareve atje.
3)Mali I Z,i diskriminimin qe po u ben minoriteteve (pu)shteti malazez e sidomos shqiptareve.

Qeveria e Kosoves deri me tash nuk beri asnje reagim zyrtar ndaj ketije vendimi te Komisionit Europian,duke e ditur qe Serbia kete gje do ta shfrytezoje me se miri duke i pajisur qytetaret e Kosoves me pasaporta biometrik, qe ende i ''konsideron''si qytetar te Serbise,dhe keshtu Republika e Kosoves do te futej ne nje qorrsokak,dhe Serbia pajisjen e qytetareve te Kosoves do ta shfrytezonte per propaganden e saj diplomatike neper bote,ne menyre qe t'ja veshtireson punet shtetit te Kosoves(edhe ashtu te qaluar),dhe te na fute ne nje izolim total nga pjesa tjeter e botes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi