Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kështu lindi Mllefi dhe Krenaria e Oriana Fallacit

Shko poshtë

Kështu lindi Mllefi dhe Krenaria e Oriana Fallacit Empty Kështu lindi Mllefi dhe Krenaria e Oriana Fallacit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:01 pm

Kështu lindi Mllefi dhe Krenaria e Oriana Fallacit

‘Italia ndahet në emër të Orianës’

Ferruccio de Bortoli rrëfeu dje në një shkrim të posaçëm për Corriere della Sera, në tetëvjetorin e publikimit të esesë së famshme të Oriana Fallacit kujtimet se si pati bindur gazetaren e madhe të thyente heshtjen dhjetëvjeçare. Esseja e Fallacit u publikua nga gazeta “55” vetëm disa ditë më vonë, duke u bërë njëra nga tribunat më të shpejta që i bëri jehonë tezave të guximshme të publicistes italiane.
Dua të jem i sinqertë. Nuk e di nëse Oriana do ta kishte pëlqyer këtë parathënie. Raporti jonë ka qenë gjithmonë intensiv, i furishëm. I ndërprerë disa herë. Dhe asnjëherë i rimarrë para vdekjes së saj. Do të kisha pasur dëshirë t’i qëndroja pranë. Nuk qe e mundur. Faji siç duket qe i imi. Dhe këtë radhë nisin si një rrëfim i pjekur në tetë vite të gjata. Oriana duhet të ishte mbrojtur më shumë. Drejtori i saj, sa për të thënë - pra unë – pati meritën e vogël ta bindte të shkruante, pas 11 shtatorit, me gjithë një heshtje të sajën dhjetëvjeçare, por pati edhe fajin e madh që pas kësaj ndoqi rregullat e “political correct”. “Italia ndahet në emër të Orianës” e titulluam reagimin, një ditë pas publikimit të shkrimit të saj. Një titull korrekt, por i ftohtë, i ndarë.
Me Mllefin dhe Krenarinë, Italia u krodh në një vorbull emocionesh e ndjenjash. Qe si një grusht në stomak kundër paburrërisë së vet. U nda, është e vërtetë. Por u pushtua më pas nga një akt dashuror i mirëfilltë, që e bëri më të bashkuar e të vetëdijshme për identitetin e saj. Oriana qëlloi në zemër, duke na bërë të mendohemi, duke i tronditur edhe ata që nuk ndanin të njëjtin mendim me të. Bile edhe ata që e etiketonin si pak raciste. Shkroi bukur Giuliano Zincone, me 17 tetor të 2001, në “Corriere della Sera”: “Oriana ka thërrmuar piskamën e bonsensit dhe ekumenizmat e përmbajtur, duke nxjerrë mbi ujë shpirtin e ri të kohës. Nuk kanë fort rëndësi korrektësia e argumenteve të saj, por forca e tyre, ajo çka më bëri të mendohesha”. Një shkrimtar, një shkrimtar i madh, krijon emocione, gjen cepat më të fshehta të vetëdijes sonë, na zgjon pasione. Oriana në atë shtator gjaku, me Amerikën e plagosur nga terrorizmi e më botën e frikësuar, na dha një shuplakë të fortë, na vendosi me shpatulla pas muri, bile na shau e na fyeu, por rizgjoi krenarinë tonë, duke e mëkuar me dashurinë e panjollë të një nënë - paçka se ajo nuk qe - për fëmijët e saj.
Ja, Oriana ka qenë nënë e guximit. “Profetët –shkruan Fiamma Nirestein në një recension të bukur të librit – shikojnë gjithçka që është e ndaluar dhe si shkëmbim, si dhuratë qiellore marrin aftësinë për ta mbuluar me poezi. Kështu është teksti i Oriana Fallacit: i vërtetë, poetik dhe i dëshpërueshëm”. “Një shkelm i dhunshëm i lëshuar kundër kështjellës së hipokrizive tona” komenton Angelo Panebianco
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi