Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Refuzimi si Demokraci

Shko poshtë

Refuzimi si Demokraci Empty Refuzimi si Demokraci

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:38 pm

Refuzimi si Demokraci

Donik Sallova


Pa-aftësia kundërshtuese apo imponueshëm refuzuese e protokolit të EULEX-it nga ana e institucioneve të Kosovës, e sidomos mungesa e reagimit protestues demokratik e shoqërise tonë lidhur me këtë çështje, çon në krijimin e dilemës se a është e aftë shoqëria jonë për të menduar dhe vepruar për interesin e vet, apo ajo tashmë i është dorëzuar “miqëve ndërkombëtarë”, duke mos qenë e aftë për të refuzuar imponueshëm propozime/protokolle që e cenojnë konceptualisht qenien e saj politike. Mungesa e kundërshtimit/refuzimit qytetar ndaj këtij veprimi të europianëve (përjashto reagimin e lëvizjes “Vetëvendosje), protestimi krejt minimalist kundër “gjashtë pikave të Ban Ki Mun-it”, si dhe pranimi i do “kompromiseve të dhimbshme” të bëra nga klasa jonë politike në Vienë, të lë bindjen se shoqëria kosovare e ka humbur aftësinë refuzuese demokratike që e karakterizonte në periudhën e viteve ’90, kur masivisht duke e refuzuar shtetin serb, po e bënte atë të pa-qenë apo qenësisht të dhunshëm në Kosovë. Refuzimi ndaj jo-demokratikes është vetëdije automatike e shoqërive moderne liberale, ndërsa një vetëdije e tillë gati nuk manifestohet sot nga shoqëria jonë.
Bashkësia ndërkombëtare demokratike duhet ta kuptoj se platforma nacionale/politike e shqiptarëve të Kosovës e filluar në vitet ’90 ( e udhëhequr palëkundshëm nga Rugova), synonte “Lirinë/Pavarësinë/Demokracinë”, ndërsa kjo platformë ende nuk është realizuar. Ne sot, mund të konsiderojmë që me gjithë mungesat, Kosova është e lirë dhe e pavarur, por, çdo imponim që cenon vullnetin dhe interesin e saj e cenon edhe një nga shtyllat e platformës nacionale, vullnetin e saj demokratik për të refuzuar e për të vendosur vet. Europa (BE) nuk duhet t’ia suspendoj Kosovës parimet me të cilat ajo vetë pretendon se funksionon, në fakt ajo duhet të jetë shtytëse e shprehjes së vullnetit demokratik të shoqërisë kosovare, edhe atëharë kur ky vullnet është refuzues. Europa nuk guxon të pretendoj që duke qenë mbështetëse e lirisë së Kosovës, e ka fituar të drejtën për t’i imponuar asaj vendime të papranueshme dhe në kundërshtim me interesat e saj. Madje, ajo çuditet nga refuzimi që liderët politikë të Kosovës i bënë këtij farë protokolli të saj bashkëpunues me Serbinë, e në fakt mohues për Kosovën. Europa sikur pretendon se liria dhe pavarësia e Kosovës është kapital i saj, dhe se populli i Kosovës është duke jetuar me “qera” në vendin e vet, prandaj propozimet e saj (Europës) janë të pa-refuzueshme. Por, si ka ardhur deri te kjo gjendje dekadente demokratike shoqëria kosovare dhe a mund të kalohet kjo situatë proto-totalitare europianiste?!
Cenimi i interesave të shqiptarëve përmes vendimeve/protokoleve/kongreseve nga ana e Europës nuk është diçka që nuk ka ndodhur edhe më parë, por jo diçka që domosdoshmërisht duhet vazhduar. Europa (BE) duke u friguar se i kishte bërë mëkat të madh Serbisë, që kishte përkrahur lirinë e Kosovës, vazhdimisht shprehej skeptike e edhe kundër pavarësisë eventuale të Kosovës. E një gjë të tillë e vazhdoi deri në momentin kur SHBA-të e shprehën qartë mbështetjen e tyre ndaj pavarësisë potenciale të Kosovës, ndërsa prolongimit të zgjidhjes së statusit po i vinte fundi. BE dhe OKB nuk e lanë edhe lehtësisht Kosovën të pavarësohej, madje OKB dhe disa shtete europiane e pengojnë edhe sot realizimin e sovranitetit ndërkombëtar të saj. BE-OKB e shfrytëzuan procesin e negociatave në Vienë ( pas vdekjes së Rugovës), që të ndikojnë substancialisht në pavarësinë e Kosovës, duke e ndërtuar një shtet multi-etnik krejt të kundërt me aspiratat nacionale të shumicës në Kosovë, të shprehura në aktet historike/politike në vitet ’90 e të rikonfirmuara me rezolutë nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2005, për Kosovën shtet demokratik të kombit shqiptar e me të drejta për pakicat kombëtare.
Përfundimisht, populli i Kosovës duhet kuptuar që liria, pavarësia dhe sovraniteti i tyre bëhet i qenë vetëm atëherë, kur ai e ka aftësinë/fuqinë për të refuzuar imponimet që e cenojnë interesin e tyre. Shoqëria kosovare duhet të jetë më aktive në rikthimin e potencës refuzuese demokratike që ajo e kishte në të kaluarën, sidomos në vitet ’90. Angazhimi i shoqërise sonë për demokraci, pra për aftësi refuzuese e vendosëse, është i baraz-vlefshëm me “luftën” për liri dhe pavarësi, përkatësisht është synim për të realizuar platformën tonë nacionale për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Vetëm në këtë mënyrë ne bëhemi sovran e po aq liridashës sa popujt demokratik të Europës dhe dëshmojmë se nëse na janë korruptuar elitat dhe politikanët, nuk jemi korruptuar të tërë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi