Xun Çetta:Të nderuar/a kudo qe jeni,punoni e veproni
Faqja 1 e 1
Xun Çetta:Të nderuar/a kudo qe jeni,punoni e veproni
Të nderuar/a kudo qe jeni,punoni e veproni
Ftoj qe të ndihmojmë kush si dimë,sa mundemi dhe vetëm te sigurt se nuk po i sjellim të keqe organizimit te përbashkët në protestë si dhe Kosovës në tërësi. Shpresojmë dhe urojmë qe me ndihmën tonë,protestat pa dallim sa zgjasin,ato te kalojnë paqësore dhe pa dhunë.
Ju përshëndet dhe uron suksese Xuni
Vendimi sot më 12.09.09-
E nisim javën me demonstratë
Në konferencën e sotme për shtyp, Albin Kurti dhe Avni Zogiani, në emër të 23 organizatave që u bënë bashkë për demonstratën kundër protokolleve EULEX-Serbi, njoftuan që kjo demonstratë do të mbahet dy ditë më herët,pra, të hënën, me 14 shtator 2009, në orën 12:00. Marshi protestues fillon nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.
Me këtë rast, Albini sqaroi që “nuk bën që të fillojë java, të fillojë
dita e parë e punës, të ngjajë e hëna sikur të mos kishte ngjarë asgjë të
premten. Është interesi i krerëve institucionalë që ta normalizojnë dëmin
e Protokollit: meqë nuk e kundërshtuan sinqerisht, ata duan ta paraqesin
tash protokollin si jo edhe aq të rëndësishëm.” “Ne nuk mund të jemi
assesi të përfaqësuar me kundërshtimin tradicionalisht gjithnjë e më të
butë të institucioneve cili në fund shndërrohet në pranim.” – shtoi ai.
Po ashtu, Albini theksoi që “krerët institucionalë thanë që ata janë palë
jashtë këtij aranzhmani teknik, mirëpo, Kosova është përbrenda këtij
aranzhmani. Institucionet u anashkaluan porse Kosova pësoi. Kjo është
dëshmi se ata brengosen për veten e tyre ama jo edhe për Kosovën. Nuk mund të jenë njerëzit në krye të institucioneve të Kosovës më të rëndësishme se Kosova, se qytetarët e Kosovës e se shteti i Kosovës.
Protokolli i bashkëpunimit policor EULEX-Serbi është përfitim i trefishtë
i Serbisë. Së pari, Serbia fiton informata shumë të vlefshme të natyrës
policore. Së dyti, forcohet Rezoluta 1244 dhe bëhet një hap i madh në
zbatimin e 6 Pikëshit. Së treti, eliminohet pengesa kryesore e Serbsë
drejt liberalizimit të vizave.
Pas këtij Protokolli do të vijnë së paku edhe dy protokolle të tjera: ai
për gjyqësinë dhe ai për doganat. E gjithë kjo është veçse implementim i planit famëkeq 6 pikësh të Ban Ki-moon-it. E, ky plan, siç e dimë, është
vetëm një emërtim tjetër për planin e ish ministrit serb për Kosovën
Slobodan Samarxhiq për ndarjen funskionale të Kosovës.
Ne nuk jemi kundër BE-së por kundër EULEX-it e protokolleve të tij që i
shtojnë dhe i trashin lidhjet e varësisë së Kosovës me Serbinë. Ne e duam të drejtën e Kosovës për anëtarësim në BE e jo misionet policore të BE-së në Kosovë të cilat thirren në sundimin e ligjit por kanë imunitet prej
ligjit, thirren në transparencë por funksionojnë edhe në bazë të
dokumenteve sekrete, thirren në llogaridhënie por nuk i japin përgjegjësi
asnjë institucioni të Kosovës, thirren në demokraci por mbajnë fuqi
ekzekutive arbitrare. Në anën tjetër, Avni Zogiani potencoi që “politikanët e kosovës janë të korruptuar andaj edhe të shantazhuar dhe për pasojë nuk na i mbrojnë interesat. Ky është shpjegimi pse këta politikanë thonë se nuk e njohin Protokollin por njëkohësisht pohojnë se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me EULEX-in, duke e bërë kësisoj absurd kundërshtimin e tyre edhe ashtu vetëm verbal.” Në fund Avniu shtoi që EULEX-i nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur por e njeh Serbinë si palë që duhet të pyetet për Kosovën”. Albin Kurti dhe Avni Zogiani, në emër të 23 subjekteve shoqërore që janë bashkorganizatorë të kësaj demonstrate kundër protokolleve EULEX-Serbi kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë dhe për sovranitet, iu bënë thirrje qytetarëve që masivisht t’i bashkohen demonstratës që mbahet të hënën, me 14 shtator 2009, duke filluar në orën 12:00, e duke u nisur nga vendgrumbullimi – Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.
23 bashkë organizatoret e demonstratës së 14 shtatorit:
Njerëz në lëvizje,gjeneratë me shpjegim të ri,komunitet që refuzon të i nënshtrohet,protokolit e të ngjashme,pra të gjithë bashkë drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi