Fatmira Hajdari: Azemi u vra nga 140 vete
Faqja 1 e 1

,

Nga Klodiana Lala
Në të majtë, pak metra sapo hyn në bllokun e vilave gjermane, “fle” vila e kafenjtë dykatëshe e ish-deputetit të PD, Azem Hajdari, që u ekzekutua si sot 11 vjet më parë. Është qetësi e madhe. Fatmira Hajdari, gruaja e liderit të demokracisë ka hapur dyert e pret miqtë dhe të njohurit në këtë përvjetor. Ka kaluar më shumë se një dekadë, por në sytë e saj shihen ende lot. Dhimbja për humbjen e njeriut të dashur është e madhe. “Ka qenë mjaft e vështirë për ne në këto vite që Azemi ka munguar. Unë jam e fortë, aq sa është një grua, por nuk jam e fortë aq sa është një burrë. Por tani që fëmijët kanë dalë në jetë, jam e qetë se amanetet e tij i kam plotësuar”, - thotë gjyqtarja. Ende e kujton kafen e fundit me Azemin para selisë së PD-së, vetëm një orë para se ai të vritej. “Në vrasjen e Azemit morën pjesë 140 veta. Asnjëherë s’e kam besuar se Izet Haxhia ka qenë pjesë e tyre, ai ishte mik i familjes sonë. Sa për Haklajt, di të them se nuk kemi pasur kurrë probleme, por hyri në mes politika”, - rrëfen më tej gruaja në një intervistë për “G.SH”.
Si e kujtoni takimin e fundit me bashkëshortin tuaj, 11 vjet më parë?
Kanë kaluar goxha vite. 11 vjet nuk janë pak, madje janë shumë. Neve na duken si 11 ditë, jo 11 vite. Duhet ta pranojmë se në këto vite që Azemi nuk hyn dhe nuk del në shtëpi, nuk është pranë nesh, nuk është pranë fëmijëve, nuk e njeh Azemin e vogël, për ne ka qenë mjaft e vështirë. Gjithçka ka ndryshuar pas 11 vitesh. Sa herë që i shikoj fëmijët që janë rritur, gjithmonë mendoj tani të ishte Azemi, ta shihte që Kiri mbushi 25 vjeç, që Rudina mbaroi universitetin dhe ka filluar punë, ta shihte dhe Azemin (djalin) që s’e ka njohur fare, por e ka lënë në barkun tim. Ja që nuk është dhe nuk mundi që t’i rrisë dhe shijojë fëmijët e tij. Mungesa e tij do jetë e madhe në jetën tonë. Ai është i pranishëm mes nesh.
Si e keni përjetuar këtë periudhë kaq të gjatë pa praninë e tij?
Siç e thashë dhe më parë, është e vështirë, sepse në atë kohë Kiri nuk ishte as 14 vjeç, Rudina veçse dhjetë, Azemi lindi pas dy muajsh. Të rrisja dhe një fëmijë ishte e rëndë. Në atë kohë kur nuk flija as natën, dhe as ditën. Sa herë qante djali, unë isha zgjuar, se gjumi s’më merrte. Ja ikën vitet, dhimbja e pranishme në çdo kohë, mungesa e tij po ashtu e pranishme, por fëmijët u rritën, i ndoqa në shkolla, i ndoqa në jetë dhe jemi deri këtu. Kiri merret me administrimin e lokalit, merret me një punë dhe ndihmon sadopak në vend të babës së tij familjen. Rudina nisi punë në Ministrinë e Jashtme, sapo u kthye nga studimet në Neë York. Tani do ndihmojmë Azemin. Sa herë shkojmë të varri, fëmijët i tregojnë se, shih sa jemi rritur, kemi bërë këtë e kemi bërë atë. Kujtojnë që po i flasin Azemit.
Sa e vështirë është të jesh nënë dhe baba për fëmijët tuaj?
Me gjithë ato preokupime, halle, mundime, sakrifica, natyrisht që për mua ka qenë e vështirë të jem nënë dhe baba për fëmijët e mi. Sepse, unë jam e fortë aq sa është një grua, por nuk jam e fortë aq sa është një burrë. Di të them që amanetet e tij i kam kryer.
Çfarë ju tha mëngjesin e 12 shtatorit?
Koincidencë, nesër është e shtunë dhe është data 12, dhe Azemi është vrarë po ditë të shtunë. E mbaj mend me atë shpejtësinë e tij duke u bërë gati, duke veshur kostumin. Më kujtohet si tani, e kam përcjellë deri aty te muri ndarës (tregon me dorë nga dera e jashtme e shtëpisë). Më përqafoi dhe më tha do të marr në telefon, sepse ne komunikonim gjatë gjithë kohës. Unë isha në shtëpi, se ishte e shtunë, isha dhe shtatzënë. Qëndrova me ankthin se kur do më marrë. Shikoja lajmet në televizion, sepse siç dihet, ishte kohë e tensionuar. Azemi ishte në rrezik. Situatat në të cilat ndodhej dhe lëvizjet që bënte e tregonin një gjë të tillë. Preokupimet e tij ishin të pashtershme. Donte të bënte diçka të re që Shqipëria të ndryshonte. Tani ka kaluar shumë kohë, që nga ’90-ta gjërat kanë ndryshuar. Unë nuk mund të flas për Azemin, mund të flasin të tjerët që e kanë njohur. Mua më takon të flas në anën familjare, si bashkëshorte, si nënë. Nuk kam çfarë t’i kujtoj asaj nate, ajo është natë e zezë për mua dhe për ata që e kanë dashur e respektuar. Kujtoj që kur është kthyer Azemi nga Fieri, unë nuk isha mirë. E kam telefonuar vetë dhe më tha që jam mirë dhe kam arritur para PD-së. I kam kërkuar të pijë kafe. Më tha: ‘Fatmira më prit dhe pak dhe do të nis shoferin’. Kafen e fundit ai e piu me mua dhe fëmijët. Deshi zoti ta shihja për herë të fundit.
Sa orë para se të vritej?
Vetëm një orë përpara se të vritej. E pimë para PD-së. Ishte një errësirë, të krijonte një ankth të madh. Më tha të ikja me fëmijët se do vinte më vonë, se kishte pak punë në zyrë. Rrugët ishin në terr të plotë. Drita nuk kishte gjëkundi. Po prisnim Azemin që të hanim darkë, por nuk u kthye më.
Vutë re ndonjë shqetësim tek ai në momentin që u ndatë?
Atë ditë ishte i emocionuar, sepse kishte bërë takimin në Fier dhe kishte dalë mirë. Njerëzit i ishin sulur dhe e kishin përqafuar. Pati dhe mitingje në Durrës, Kavajë, etj. Madje, çuditej me dashurinë e njerëzve. Më tha vetëm se kasetën e mitingut do ta çonte në Shkodër dhe se kishte pak punë në zyrë.
Si e morët vesh ngjarjen?
Nga një telefonatë që më ka bërë një person që sot nuk jeton më. Më thotë: “Ke dëgjuar ç’ka ngjarë”? Unë isha mësuar, se shpesh merrja lajme nga Azemi. Në fakt, tek Azemi kishte vënë re kohët e fundit që diçka nuk shkonte. Ishte i tensionuar, kërcënime kishte, pasi mua shpesh nuk më merrte në makinë. Sepse, ne zakonisht iknim bashkë në punë, ai në zyrat e parlamentit, unë në ministri. Dhe, ai diçka dinte se gjërat nuk ishin mirë. Pothuajse të gjithë e dinin, dhe në atë kohë Perikli Teta (ish-ministri i Brendshëm) më kishte njoftuar se Azemi ishte në rrezik, duhet të ruhej, si dhe ta njoftonte kur të largohej. Të gjithë kanë qenë të informuar dhe kanë pasur dijeni që Azemi po sulmohej për t’u vrarë.
Për çfarë arsyeje?
Ritmet e tij, mitingjet. Dukej se diçka po ndryshonte. Ndofta ndokush nuk e duronte këtë fakt. Ishte dhe lufta në Kosovë, ai luftonte për Kosovën. Në lidhje me vrasjen e Azemit janë të ndërthurura shumë, shumë gjëra, unë nuk mund t’i sqaroj. Azemi u vra për vendin dhe çështjen kombëtare.
I keni njohur autorët e vrasjes?
Në Tropojë kam vajtur shumë e re, që 15 vjeçe dhe s’i kam njohur të tërë.
Po vëllezërit Haxhiaj?
Po, Izetin e kam njohur. Ishte me grupin e shoqërimit të Doktorit (kryeministrit Sali Berisha), që në vitin 1990. Kur është plagosur Azemi në parlament, ai vinte në shtëpi e mbante Azemin në krah se në atë kohë ishte me paterica. Ai ka qenë i vetmi njeri që kishte hyrje-dalje me ne. Ka ngrënë në shtëpinë tonë. Ka qenë personi më i njohur nga ana ime. Nuk e di rolin e tij në ngjarje. Nuk e kam besuar kurrë që ai ka marrë pjesë në vrasje, sepse hynte e dilte në shtëpinë tonë.
A mendoni se është zbardhur tërësisht e vërteta e ngjarjes?
Gjithkush e di se vrasja e Azemit është bërë për motive politike. Ai u sulmua katër herë brenda një viti dhe ishte vënë në shënjestër për t’u vrarë. Që në ’90-ën është sulmuar për motive politike. Po të mos ishte në politikë, nuk do të vritej, do ishte me mua.
Si gjyqtare, si pjesë e sistemit të Drejtësisë, çfarë mendoni se është bërë gabim në hetimin e dosjes?
Njeriu familjar e ka të vështirë të hyjë në analizën e një hetimi. Hetimi për Azemin ka qenë voluminoz, siç është dosja “Gërdeci”. Në atë kohë kanë ardhur prokurorë të huaj dhe nuk kanë mundur ta nxjerrin një përfundim. Është një çështje e ndërlikuar dhe e implikuar me politikën. Shumë e vështirë për t’u zgjidhur. Çështje të tilla nuk janë zgjidhur as në Amerikë.
Marrëdhëniet tuaja me familjen Haklaj?
Nuk kemi pasur kurrë probleme me familjen Haklaj apo ndonjë konflikt. Gjithçka nisi nga politika. Tropojanët janë mikpritës dhe dashamirës. Unë nuk mund të them asgjë se kush e vrau Azemin. Në vrasjen e Azemit kanë marrë pjesë 140 veta, nuk ka qenë vetëm familja Haklaj. Në vrasjen e tim shoqi kanë qenë të implikuara strukturat e shtetit. Një person i vetëm nuk do kishte mundur ta vriste kurrë.
Dosja penale e Hamdi Haklajt ju ra ju ta gjykonit. Si u ndjetë kur dosja erdhi në tavolinën e punës?
Me ra në short. Hoqa dorë menjëherë. Kërkova dorëheqjen. Nuk mund ta gjykoja atë dosje. Nuk urrej askënd, ndaj s’mund të them asgjë. Sa për vrasjen, nuk mund t’i vë gishtin askujt, sepse kanë qenë të implikuar shumë veta.
Po Jaho Mulosmanin, e njihni?
Nëse më kujtohet, kemi qenë në një takim në Dardhë të Tropojës, që Jaho ka qenë shoqërues i Azemit, unë kam qenë me dy fëmijët. Me Jahon nuk kemi pasur asnjëherë probleme.
Marrëdhëniet tuaja me familjen kryeministrore, kryeministrin Berisha?
Për mua mbetet Sali Berisha. Një mik dhe një dashamirës që ka punuar me Azemin. Për mua mbeten të tërë shokë dhe miq të Azemit, qofshin të djathtë apo të majtë.
Na rrëfeni diçka rreth jetës tuaj?
Nëse unë do të shkruaja një roman, do të ishte i tëri dhimbje, çdo njeri do qante. Më parë, ishim si gjithë familjet shqiptare, me atë qetësinë tonë.

Gazeta Shqiptare
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përkujtim i familjes Azemi-Plotë gjashtë muaj pa të shtrenjtin tonë Gani Azemi..!
» Remzi Azemi:Tubim komemorativ për mikun, bashkëpunëtorin, shokun dhe veprimtarin e palodhur të kauzes sonë kombëtare, z.Gani Azemi
» Adnan Abrashi: I pyeti 100 vetë, bëri si diti vetë?!
» Fatmira Leka Sulmina:Une, gjurmet dhe era
» Fatmira Endrra Dhe Lote:Lule, moj Oarda

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi