Zef Ndrecaj: Principata Dukagjinase - Kanuni i Lekë Dukagjinit
Faqja 1 e 1
Zef Ndrecaj: Principata Dukagjinase - Kanuni i Lekë Dukagjinit
Zef Ndrecaj: Principata Dukagjinase - Kanuni i Lekë Dukagjinit
Lekë Dukagjini - Pikturë nga Llemadeo |
Mbretëria Bardhylit ,Glaukut,Aerulit,Teutes dhe Agronit ,Baleut dhe Gencit.
167-395 me nënshtrimin e mbretit Genc fillon pushtimi Romak dhe me pas ai Bizantin.
Perandor ne liten Romake me origjinë Shqiptare :Aureliani, Deoklicjani,Konstatini i madh etj..
Aty kah shekulli i pestë Gadishulli Ballkanik nënshtrohet me zjarr dhe Hekur nga invadimet barbare te Viziogoteve, Gotëve,Hunëve, Ostrogotave dhe Avarëve.
Nga fundi i shekullit VII ne veri te gadishullit Ballkanik duken Sllavet ,(Bullgaret;Kroatet,Serbet etj ) te cilët me vonë synuan edhe Adriatikun.
Perandoria Shqiptare luftoi me te madhe këto invadime si edhe invadimet Normane (Italiane) te cilat tentonin marrjen e bregdetit. Luftërat Normane për pushtimin e bregdetit sidomos Durrësit dhe Vlorës u zhvillua ne shekullin e X ku pësuan sidomos fiset e përafërta Ilire siç janë Thraket,Epirotet, Dalmatet dhe Maqedonet.
Shteti i par Shqiptar me qendër Krujën ishte ai i Princit Pragon(1190-1199),pastaj i biri Gjoni(1119-1208),dhe me pas Dhimitri (1208-1216).
Gjatë shekujve XIII-XV duken emrat kryesor te Principatave Shqiptare:Arjaniteve,Muzakajve,Topijave ,Balshajve,Kastrioteve ,Dukagjinasve ,Shkurrajave, Gropave, Shpatajve si dhe disa përqendrime Kontësh dhe Baronësh Shqiptar.
Me 21 .02. 1272 Karl Topija shpallet mbret i gjitha Principatave Shqiptare(Rex Albaniae).
Ndërsa me 1346 edhe Car Stefan Dushani shpalli veten mbret jo vetëm te Serbeve, por edhe Grekëve dhe Shqiptareve.
Dinastia e Balshajve kishte ber epërsi mbi shumë territore Shqiptare sidomos ajo mbante Shkodrën,Vlorën, Beratin dhe Gjirokastrën.
Principata Dukagjinase Lek Dukagjini
Kanuni
Shek.VII Përmenden për herë të parë Dukagjinët e Arbërisë. Mendohet se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku në kufirin e rrethinave të Pukës me Mirditën, afër fshatit Dardhë, ku kanë qenë të vendosur fillimisht të parët e Principatës së Dukagjinëve.
1202-4 Dukagjinët pushtuan Zadrimën dhe u shtrinë shumë shpejt në Shqipërinë e veriut me kryeqendër Lezhën. Por me e perafert sote qendron e dhena se Dukagjinët dhe mbiemri Dukagjin u formua nga përngjitja e titullit Dukë me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, që do të thoshte Djali i Gjinit.
1356 Kur osmanët shkelin për herë të parë në Ballkan, Principata e Dukagjinëve është zgjeruar në Shqipërinë veri-lindore dhe kishte një qendër të dytë në Fand, krahinë e Mirditës së sotme.
1389 Beteja e Fushëkosovës. Thyhet nga osmanët koalicioni ballkanas, në të cilin bënte pjesë edhe Principata e Dukagjinëve.
1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i përmendur për urtësi, vihet në krye të Principatës së Dukagjinëve me kryeqendër Ulpianën (qytet i themeluar prej tij), ku mbretëron së bashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, i shquar për trimëri.
1410 lind në Ulpiana princi trashëgimtar i Pal Dukagjinit, Lekë Dukagjini, formimi kulturor i të cilit mendohet të jetë bërë në qendra të zhvilluara të kohës, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe një vëlla, Palin, me zgjuarsi të jashtëzakonshme dhe një motër, Roza, me bukuri të rrallë e shumë krenare dhe, një tjetër me emrin Maria, që do të bëhet gruaja e Gjon Muzakës së Beratit.
1432 Pal Dukagjini me të vëllanë, Nikollën, mbështesin së bashku me Topiajt Aranit Komnenin, në kryengritjen e tij të suksesshme kundër forcave osmane. Dihet qe motra e Aranit Komnenit ishte gruaja e Pal Dukagjinit, e ëma e Lekës.
1444 Pal dhe Nikollë Dukagjini janë pjesëmarrës të Besëlidhjes së Skënderbeut në Lezhë. Ata mbështesin Lidhjen me 5 000 ushtarë nga 15 000 që kishte gjithsej Skënderbeu. Pali shoqëron Skënderbeun në Krujë.
1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjesë edhe trupat e Principatës së Dukagjinëve nën komandën e Tanush Topisë. Pali, së bashku me princër të tjerë, do të presë në Krujë Skënderbeun për ta përshëndetur për fitoren.
1445 Në dasmën e Mamicës, së motrës së Skënderbeut në Muzakinë, shfaqet për herë të parë princi Lekë Dukagjini. Dueli i tij me Lekë Zakarinë për dorën e princeshës së bukur Jerina Dushmani.
1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij në krye të Principatës së Dukagjinëve e zë i biri, Lekë Dukagjini.
1447 Nikollë Dukagjini, i nxitur nga njerëzit e Skënderbeut, pushton përkohësisht Shatin, ndërkohë që Deja ishte ra nen sundimin venedikas. Skënderbeu i shpall luftë Venedikut.
1447 Lekë Dukagjini martohet me Teodorën, motrën më të vogël të Gjon Muzakës së Beratit. Nuk patën fëmijë.
1447-8 Skënderbeu rrethon Dejën, Shkodrën dhe Durrësin, qytete në zotërim të venedikasve. Përkrah Skënderbeut është Nikollë Dukagjini.
1448 Paqja e Skëndebeut me Venedikasit. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë.
1454 Breksamus, diplomat i Lekë Dukagjinit, përfaqëson Skënderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatësh për Lekën prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra më e zhvilluar tregtare e kulturore e Principatës së Dukagjinëve, ndërkohë që kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkatërruar nga themelet para Prizrenit.
1458 Lekë Dukagjini pushton kështjellën e Shatit që ishte në zotërim të venedikasve. Skënderbeu ndërhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
1458-81 Lekë Dukagjini ndërton disa kështjella në thellësi të trojeve të principatës së vet, forcon pushtetin vendor të malësorëve, shtetas të tij, që jetonin brez pas brezi në gjendje të lirë dhe institucionalizon përmes praktikave gjyqësore një sistem juridiko-popullor, që do të trashëgohet përmes fjalëve të urta të thëna nga ai, si një vepër fondamentale e kulturës humaniste shqiptare. Kjo vepër, e ruajtur në një shqipe kaq të bukur, që u mblodh nga Shtjefën Gjeçovi në kapërcyellin e shek.XIX-XX, është Kanuni i Lekë Dukagjinit .
1465 në betejën e Sfetigradit Lekë Dukagjini shpëton prej vdekjes Skënderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojnë 13 mijë forca shqiptare përkrah Skënderbeut kundër Ballaban Pashës.
1468 në Shkodër thyhen trupat osmane prej ushtrisë shqiptare pa pjesëmarrjen e Skënderbeut. Mendohet se kjo fitore është arritur nën drejtimin e Lekë Dukagjinit.
1468 Vdes Skënderbeu. Lekë Dukagjini është ndër kryetrimat shqiptarë që iu ndodh pranë deri në çastet e fundit të jetës.
1477 Leka në mbrojtje të Krujës, ku duhet të ketë mbetur i plagosur, pasi u përfol se mbet i vrarë.
1479 Venecianët nënshkruajnë pushtimin e Shqipërisë prej turqve, por Lekë Dukagjini vazhdon rezistencën kështjellave që kishte ngritur thellësive të maleve të principatës së tij.
1481 Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës, duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij.
1481 mendohet vdekja e Lekë Dukagjinit, pinjolli më i fundit i Principatës së Dukagjinëve. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna thotë se iku duke bekuar lirinë e viseve shqiptare dhe duke mallkuar robërimin e tyre, derisa të zotët të kthehen në trojet e veta.
Kjo profeci e Lekë Dukagjinit, materializuar në Kanunin që mban emrin e tij, ka vepruar mrekullisht ndër banorët e Principatës së Dukagjinëve, të cilët kanë ruajtur gjuhën e tyre shqipe, traditat e të parëve, besimin fetar të kishës (me disa përjashtime nga ajo Rome) dhe lirinë për tu vetadministruar dhe deri në ditët e sotme.
Nga shum studiues Skënderbeu u identifikua me princin dragua si i mbinatyreshem , ndërsa te Lekë Dukagjini u pa princi engjëll, dhe princi ma fisnik që u shfaq me guxim dhe urtësi për të ruajtur traditen autoktone te Shqiptaris.
Thelb i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, por edhe e drejta Zakonore qe deri ateher mbretëronte ne Popullin Arberor dhe që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.
Ky fenomen homerik e ka legjendarizuar emrin e Lekë Dukagjinit duke e kthyer atë në një mit të vërtetë, aq sa studiuesit e kanë pasur të vështirë ta pranojnë si një realitet historik. Prandaj disa syresh kanë vazhduar ta përflasin Lekë Dukagjinin, së bashku me Kanunin e tij, ashtu si është përfolur e verbuar Homeri, së bashku me Iliadën e Odisenë e tij (Sa për ngjashmëri edhe Lekë Dukagjinit i është sajuar një vëlla i verbër). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike për Lekë Dukagjinin, mund të hidhet dritë për kohën dhe rrethanat kur u ngjizën fjalët e urta të Kanunit të tij. Historianët e kanë përfolur që në krye Lekë Dukagjinin Shqiptaret paten një përsonazh antagonist të Skëndebeut dhe u perpoqen për ta intriguar jetëshkrimin e heroit të vetëm shqiptar, që njohu Evropa në përballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin të fajësonin Evropën perëndimore, që nuk arriti të krijonte një koalicion antiosman në Ballkan.
Ata nuk guxuan të gjykonin, veçanërisht, Republikën e Venedikut, që jo vetëm nuk u qëndroi aleate shqiptarëve kur mbanin mbi supet e tyre një perandori të tërë të egërsuar kundër Evropës, por e shrytëzoi rezistencën e tyre për interesat e veta komercialiste, duke i përçarë princërit shqiptarë me intriga, duke i kundërvënë ata duke i shpallur armiq të Republikës dhe të Krishtërimit. Dhe Leka mund të përafrohej, ndoshta, me Dukën e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili nuk ishte vetëm një burrë jashtëzakonisht i kulturuar dhe i mençur, por edhe strategu i madh i kohës së vet, që diti të mbronte zotërimet e tij prej katilëve që e rrethonin. Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij të çmuara e tregojnë duke lexuar një nga dorëshkrimet e tij. Eshtë i veshur me parzmore dhe tërë pajimet luftarake... Pallatin e tij nisën ta ndërtonin si kështjellë mbi një shkëmb thuajse të pakalueshëm dhe vetëm më pas, kur fituan siguri, lejuan ti jepnin atij pamjen e butë dhe të stërholluar, që e bënë një nga monumentet më të bukura arkitektonike të botës (K.Clark:107 ).
Ne sot nuk jemi në gjendje as të restaurojmë një kështjellë a pallat princëror të Lekë Dukagjinit, aq më pak, të mund ta vlerësojmë atë që nuk ekziston me superlativa: më i bukuri në botë, në mesdhe apo rajon, sepse në atë kohë kështjella e qytete të lulëzuara (shqiptare) me pallate e monumente u zhduknë nga faqja e dheut mbetnë si hieje të bukurisë dhe shkëlqimit të vjetër (F.S.Noli:591-592).
Në kohën kur Gjeçovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, së bashku me autorin që e kishte dhënë atë, ishin të shenjtëruar prej të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Në popull nuk mbeti i përfolur emri i Lekë Dukagjinit, përkundrazi, ai u heroizua. Fakti që një sundimtar ishte kthyer në një hero të vërtetë, popullor e kombëtar, mund të shpjegohet sipas një teorie që thotë se masat popullore (malësorët), duke i pranuar sundimtarët dhe kalorësit si heronj të tyre, ata vetë identifikoheshin me vlerat e prijësit dhe të fisnikërisë ose, të paktën, sepse atyre u duhej ta strukturonin botën e tyre nëpër mjet modelesh që u jepte grupi sundues (P.Burke:169). Në kohën kur Gjeçovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, së bashku me autorin që e kishte dhënë atë, ishin të shenjtëruar prej të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Në popull nuk mbeti i përfolur emri i Lekë Dukagjinit, përkundrazi, ai u heroizua
Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një vepër monumentale (A.Budaçovi-Kryeziu:22), kontribut në thesarin e kulturës botërore (C. Von Schwerini Dritës 1939:502) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar një personalitet fisnik i kohes (E.Durham:116) e Hero Kombëtar (J.Hahn:114) i popullit të vet. Shumë shkrimtarë dhe artistë i kanë kushtuar vepra, në mes të të cilëve Dritëro Agolli (Mundja e Lekë Dukagjinit, poezi, 1969), Henrik Lacaj (Dy princa për një vashë, dramë historike vënë në skenë me regjinë e vetë autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit Rozafat të Shkodrës më 1937, ku rolin e Lekë Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaçi), arbëreshi Anton Santori (Alessio Ducagini, melodramë, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar më 1983), piktori Naxhi Bakalli (Kuvendi i Dukagjinit, tablo murale 4x3.2m në Muzeun Historik të Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjëll Berisha (Rrënjët e Dukagjinit, vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota (Lekë Dukagjini, portret, koleksion privat në Shkodër), skulptori Sotir Kosta (Lekë Dukagjini, portret në bronz-GKA Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Skënderbeut në Krujë, 1982) etj.
Pra Kanuni i Lekë Dukagjinit është vërtetë monumenti më i rëndësishëm i kulturës shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Evropiane, që ka gjalluar prej gjashtë shekujsh dhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e popullit, në gjuhën e të cilit është krijuar.
Lekë Dukagjini e pasoi veprën e tij, duke u prirë shqiptarëve në fazën më të vështirë të rezistencës së tyre antiosmane, deri në fund të jetës së vet (1481).
Me të drejtë kronistë e historianë, duke filluar nga Tivarasi, Frëngu, Barleti e Muzaka, bashkëkohës të tyre, e deri te Gegaj e Noli të shek.XX, kanë ndriçuar bëmat e Gjergj Kastriotit dhe nëpër to kanë përmendur edhe Lekë Dukagjinin, ashtu sikundër disa princër të tjerë të kohës.
Përmbledhje
Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një vepër monumentale (A.Buda), kontribut në thesarin e kulturës botërore (Schwerin) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar një personalitet fisnik (Durham) e Hero Kombëtar (Hahn) i popullit të vet.
Shënimet mbi këto u nxirren :
Kuvendi i Arbrit Vinqens Malaj
Kanuni Shtjefen Gjeqovi
Lahuta e malësisë Gjergj Fishta
Faqe Internetesh.
U përmblodh dhe u shkrua nga
Zef Ndrecaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi