Sabile Keçmezi-Basha: Anatomia e dashurisë
Faqja 1 e 1

Anatomia e dashurisë
(Sabile Keçmezi-Basha, Anatomia iubirii/Anatomia e dashurisë, Editura Universal Cartfil, Bukuresht, shtator 2009)
Lidhjet e përzemërta mes dy gjuhësh, popujsh e vendesh krijohen edhe nëpërmjet letërsisë. Vepra më e re e Sabile Keçmezi-Bashës që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht, strukturohet në tre cikle (Malli për Itakën, Formula e Pagëzimit dhe Ujëvara e Kohës). Atë e dinamizojnë edhe dy medalione estetike të Ramadan Musliut dhe Monika Mureshanit. Shpërngulja e vargut të saj në veri të Danubit është një kontribut i ri për afirmimin e Kosovës letrare në gjuhën rumune. Itaka e Sabile Bashës është Kosova, atdheu i sakrificës, tempulli i kryengritjes. Muza kosovare shkruan për rezistencën fenomenale të kombit shqiptar. Ajo hukat dëshirat duke i zgjuar nga letargjia. Shkruan për kohën shtatzënë me shputë të grisur në brigjet e pritjes. Citon Kavafisin duke e përkujtuar Kosovën: “Kur ta gjesh, më në fund, Itakën të varfër/ mos mendo se të ka mashtruar/ sepse je bërë i mençur, ke rrojtur një jetë të vrullshme”. Ky është kuptimi i Itakës, kur “vijnë e shkojnë festat në lagjen time”, kur “motra qëndis flamurin/ për ditën e madhe”.
Duke shkruar për forcën e fjalëve dhe funksionin e tyre terapeutik, poetesha rumune Carmen Firan parashtron pyetjen: Si mund ta gjejmë metaforën për t’i anashkaluar përkufizimet, për t’u çliruar nga frika, duke u pajtuar shpirtërisht me vetveten? Cili është roli i metaforës shëruese në jetën e përditshme dhe si mund ta bëjmë pronë inspirimesh të frytshme? Fjalët e Sabile Bashës janë perla lirike që të joshin përmes gërshetimit të ndjeshmërisë dhe bukurisë, përmes elegancës me të cilën na fton në një aventurë ekzistenciale të veçantë dhe të guximshme, atë për të qenë ilaç i vetvetes përmes fjalëve dhe imagjinatës. Vargjet e muzës kosovare janë metafora që sfidojnë pritjen. Pritja e saj rikthehet në krijime që e magjepsin lexuesin që në lekturim të parë. Herë/herë të mahnit poezia ironike e shqetsimeve të ditëpërditshme, herë/herë fjalët e saj shkëlqejnë përmes nurit të mençurisë që e shërojnë unin tonë në kërkim të Itakës me fytyrë purpuri në natën e gjatë, në kërkim të bukurisë. (Baki Ymeri)
Poema të qëndisura me dantella të pritjes
Në bazë të parathënies kuptojmë se Sabile Keçmezi-Basha u bashkangjitet përkthimeve nga poezia femërore shqipe, në këtë rast nga Kosova. E themi këtë duke patur parasysh vetëm përkthimet e Baki Ymerit, ngase kanë dalë në rikëndim të tij edhe emra tejmatanë hapsirës etnike shqiptare, sidomos nga Amerika, Italia, Gjermania e gjetiu. Duke i përmbledhur në një numër të rëndësishëm rastesh autoresh të gjuhës shqipe, këta mund të karakterizohen edhe përnga „kromatizmi” i një „pikture” interesante „ngjyrash” që raportojnë elemente të traditës apo gjeografisë, historisë, mitologjisë, dokeve apo zakoneve, me një fjalë, të mënyrës për të dëshmuar se shqiptarët janë njerëz të besës dhe qëndresës, të prekur nganjëherë edhe nga presionet e gjeneruara nga konfrontimet dramatike të shkatërrimeve paradhjetëvjeçare që i pat shkaktuar barbaria jugosllave, tashmë e mbetur si një njollë e zezë në hartën e historisë.
Pa e diskutuar/ analizuar nga pikëshikimi kualitativ i hierarkizimit të poemave të Sabile Keçmezi-Bashës në peizazhin e lirikës femërore shqipe, po ndalemi te disa aspekte, të vlefshme konceptualisht, jo vetëm të vëllimit në fjalë, por edhe të inspirimeve tjera të kësaj autore me vlera të veçanta letrare. Po qe se i referohemi aspektit linguistik apo/ edhe bagazhit kulturor destinuar kësaj mënyre për të shkruar, jemi megjithatë larg teorisë së „solipsizmit gjuhësor” dhe „taborit” të atyre që e përkrahim këtë tip kriteriumesh, pamundësinë e përkthimit (ta citojmë vetëm Rilken, sipas së cilës, „çdo gjë që na ndodh mbetet e pashpjeguar”), por jo fort larg pyetjesh të tipit: Duke lexuar një tekst që përmban aspekte të këtilla, depërtojmë, përveç poezisë, edhe në territorin e estetikës apo të njëfarë lloj tipi të sociologjisë së receptimit? Me siguri, nuk vendosemi, ndoshta, mbi një teren kaq të rreptë, siç vizonte në kohën e tij Josepf Jurti, me Rezeptionssociologjinë e tij, por kemi parasysh edhe ato që ka thënë ky autor, pra, se horizonti i pritjes së lexuesit nuk është i përbërë vetëm nga norma estetike, por edhe nga kriteriume vlerësimesh nga spektri historik i një populli fisnik.
Duke u referuar disa shembujve nga „Anatomia e dashurisë”, deshifrojmë vlera të mirëfillta shqiptare që duhet ti dijë edhe opinioni i huaj: „Për çdo ditë tkurret lëkura e atdheut/ Në të cilën shalohet kalë i Konstandinit” (Tkurrja e gjeografisë), me referime edhe te legjenda e Konstandinit dhe Doruntinës, një nga të njohurat në arenën e gjuhës shqipe (prej nga fillon edhe një poem tjetër (Ç’u bë me Doruntinën), apo: „Atë ditë/ ma përgjakën vargun/ Pranverën ma ngjyrosën në mjegull/ Gjergj Elez Alia/ Me nëntë plagë/ Nuk ik nga lufta// Atë ditë marsi/ Frymëzimin ma kanë vrarë” . Këtu është shfrytëzuar në konstrukcion ideatik emri i një luftëtari të famshëm nga tradita shqiptare, Gjergj Elez Alia, ai që ka ndenjur nëntë vjet i ndarë nga bota, i përkujdesur dit/e/natë nga motra e tij. Pastaj, përballë një kërcënimi vdekjeprurës, nuk qe dorëzuar pa e i bërë ballë Bajlozit të Zi, armikut që zhdukte çdo gjë përrreth tij, duke tentuar ta marrë motrën e Gjergjit për grua.
Heroi e përballon dhe fiton, por, i kthyer te motra e tij, përqafohet me të dhe vdesin së bashku, duke qenë të varrosur në një vend të paharruar nga të afërmit e tyre. Sa i përket „marsit”, mund t’i referohemi marsit të vitit 1981, kur shpërthyen demostratat masive të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, marsit të Rambujesë apo marsit të vitit 1999, kur NATO shpalli luftë kundër luftës për ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë. Apo, për shembull, po qe se ndalemi te titulli i një poemi (Kulla dhe lejleku), mendimi mund të na shpie nga “besa” (fjala e nderit të shpitarëve), apo te „kulla e izolimit”, një fortifikatë në të cilin vetëizoloheshin burrat që, nga një motiv apo tjetri, hynin në rrotën e ahmarrjes, të „kryengritjes së gjakut”, e cila sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit ka rregulluar shekuj me rradhë jetën e komunitetit shqiptar, sidomos në trojet e veriut, nga vjente edhe vetë Leka.
Përmes këtyre shembujve, deshëm vetëm të nënvizojmë faktin se lexuesi ynë e përvetëson historinë shqiptare edhe përmes lekturimeve të këtilla, përmes deshifrimit të disa shëmbëlltyrave të konturuara në një varg apo grup fjalësh, gjë që mundëson njohjen dhe kuptimin e „tjetrit”, të bagazhit kultutor/ historik/ bashkëkohor, të cilit i raportohet. Sipas seleksionit të realizuar nga Baki Ymeri, Sabile Keçmezi-Basha, pa tentuar të merret me krahasime, por duke e „ftuar” mitin dhe historinë në poezi, i afrohet, për shembull, Rozi Theoharit. Desha ta shtoj në këtë kontekst këtë, edhepse Anatomia e dashurisë ngërthen një numër të përkufizuar poezishë të kësaj gjinie, por autorja din të realizojë për mrekulli përfytyrime jashtëzakonisht të bukura në lirikën e dashurisë.
Malli për Itakën dhe vjeshta në trotoaret e historisë
Duke qenë në instancë të fundit një antologji me poezitë e zgjedhura nga ana e përkthyesit, mund të flasim edhe për tema tjera, por, ajo që na josh vëmendjen, na shtyn të krijojmë përshtypjen se Itaka është „shëmbëlltyra” më prezente në këtë vëllim antologjik, pa e qitur në harresë faktin se para një viti, më 2008, autorja boton një vëllim vargjesh me titullin Malli për Itakën. Itaka është një fjalë të cilën Sabile Keçmezi-Basha dëshrion ta „dhurrojë” me „valenca” të shumëfishta (në rradhë të parë atdheu i dëshiruar me shekuj, simbol i bekuar i një populli, por edhe i sakrificës), me një peshë semantike të gjerë: për të „meriton të vdesësh/ dhe të jetosh”, është „i lodhur, „nënë”, „njerkë”, „ëndërr e kuqe/ për pelegrinë”. Itaka për të cilën shkruan Sabile Keçmezi-Basha është Kosova që „çdo ditë më mëshiron”, është „dhembja më e madhe se dhembja” apo madje vendi ku „dhembja/ që e ka plagosur” dhe ku „Penelopat e janë plakur/ në pritjen e gjatë/ në rrugëkryq të moteve.”
Koha, duke e matur me shkallë „të pritjes”: „troket në brigjet e pritjes/ koha shtatzënë/ duke ndrydhë me shputë të grisur/ vijë-vragat e rrugës” (Trokitje); „kohë shterpe” apo „epileptike”, madje e personifikuar („Koha mbrëmë ishte epileptike/ qeshte e qante/ lakuriqësohej në foltore/ mbetej pa dhëmbë e dhëmballë (Kohë epileptike). Ndoshta vendimtare për mënyrën në të cilën e sheh autorja pritjen, presioni i kohës mbi flatrat e shpresës, afrimi i gjakuar me „Itakën” (me të gjitha konotacionet e përmendura) mund të jetë poezia Megjithatë shkruhet historia, nga e cila citojmë: “Edhe në këtë fillim shekull/ Përsëri shkruhet historia/ Qëndisen flamujt e rinj/ Në lëkurën e motit”, të kohës që “ përsëri/ zvarritet ndër rrasa të zverdhura/ me samar të fryrë”. Përndryshe, edhe fjala „histori”, nganjëherë pranë „kohës” apo „pritjes” (me „buçitjet”, „brigjet”, „gurët” e saj etj.), për shembëll, shfrytëzohet me vend nga autorja në sintagma të ndryshme si: „nata ec duke çaluar/ mbi trotoarin e historisë”; apo: „një fragment vjeshte/ nga trotoaret e historisë/ u strehua në albumin tim/ pranvera iku me trokun e kalit” etj.
Së fundi, po ndalemi mbi një „breg” tjetër poetik të cilin autorja din ta prarojë – atë të poezisë së dashurisë. Dashuria është një dhunti e „qëndisur” në vargje, qoftë me nyanca atdhetare („gjendet një vend në botë ku frymon dashuria/ e përgjasoj me monumente, ato shndërrohen në gurë/ e mbyll në mua dhe nuk vdes kurrë”), qoftë në konsonancë me tema tjera nga „Anatomia e dashurisë” – historia, legjenda/ miti etj.: „çfarëdo që të ngjajë pastaj dashuri/ mos më prek se të ngrijnë duart/ në pranverën time zgjohet murimi/ gurë mbi gurë e ndërtoj trupin/ mbi trup shkëlqen Ura e Shenjtë” (Mos më prek). Dhe, jo në rendin e fundit, mund të përkujtojmë këtu edhe dy poema tjera të dashurisë kushtuar prindërve, së bashku me lidhjen e fuqishme që e ndjen vajza me gjirin familjar (Anatomia e dashurisë dhe Për nënën). Janë, me siguri, pjesë e aspekteve që mund të sesizohen në poezinë e Sabile Keçmezi-Bashës. Kështu pra, ja dhe një vepër e re që na e dhurron kjo shqiptare e frymëzuar e Kosovës, tashmë e denjë për t’u admiruar edhe nga lexusit rumunë. (Marius Chelaru)
BIBLIOGRAFI
Sabile Keçmezi Basha u lind më 24 prill 1954 në Koretin të Dardanës (Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Dardanë. Më 1977 kreu Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Degën e Historisë. Kreu magjistraturën (1980) dhe doktoratën (1984) në Universitetin e Kosovës. Shkroi një mori shkrimesh shkencore, publicistike, trajtesa, shqyrtime etj. Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ishte redaktore përgjegjëse për hapësirën etnike shqiptare në revistën “Bota shqiptare”, që botohej në Tiranë (1991-1993). Qysh nga fëmijëria shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit të Kosovës. Aktualisht merret me probleme të historisë më të re. Që nga viti 1978 punon në Institutin e Historisë së Kosovës, ndërsa që nga viti 2005 është Ambasadore e Paqes. Bibliografi shkencore: Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë më 1945-1966 (1987), Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1947 (1993), Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1947 (2000), Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981- 1989, (2003). Bibliografi letrare: Nusja e gurtë (poezi, “Rilindja”, 1989), Kohë epileptike (poezi, ”Jeta e Re”, 1996), Dy lule ka mami (poezi, 1993), Ēndërrat e trishta (poezi, 2000), Hadi (dramë, 2005), Malli për Itakën (poezi, 2008), Nata pa kornizë (roman, 2008), Anatamonia iubirii / Anatomia e dashurisë (2009).

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabile Keçmezi-Basha: Vdekja e babait
» Cikël poetik nga: Sabile Keçmezi - Basha
» Cikël poetik nga Sabile Keçmezi-Basha
» Sabile Keçmezi-Basha: Natë kombi
» Sabile Keçmezi-Basha: Amaneti i babait

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi