Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 10:56 pm



Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë U1_SkenderHoxha
KOLONIZIMI I DUSHKAJËS ME SLLAVË


SIPAS BURIMEVE SERBE


DHE INFORMATORËVE NË TERREN





SHKRUAN PROF. SKËNDER R. HOXHA





PAK FJALË PËR KRAHINËN E DUSHKAJËS





RELIEVI, PËRKUFIZIMI, LASHTËSIA


DHE POPULLATA E DUSHKAJËS





Krahina Dushkajës shtrihet në pjesën lindore të Dukagjinit Qendror, e cila karakterizohet me numër të madh kodrash, sukash, fushëgropash dhe luginash të gjera të mbuluara me pyje të vogla e të mëdha me dushk, për çka ky rajon herët e vonë u quajt D u s h k a j ë. 1) Si i tillë, konfiguracioni i rajonit të Dushkajës në mënyrë komplekse paraqet një veçanti trajtash tektonike dhe morfologjike. Duke shkruar për këtë formacion bimor, gjeografi serb, Jovan Cvijiq, kishte thënë se: “S’ka asnjë fushëgropë në Gadishullin Ballkanik, për të cilën ky formacion vegjetativ të jetë aq karakteristik sa (Dushkaja – vërejtja jonë) për Metohinë”2)


Gjatë hulumtimeve tona , e sidomos pas bisedimeve e konsultimeve me pleq të kësaj treve, kemi ardhur te formulimi se regjioni etnogjeografik i Dushkajës përfshin 26 katunde të komunave Gjakovë e Deçan, nga të cilat: Bardhaniqi, Beci, Bërdesana, Cërmjani, Doblibarja, Gërgoci, Jabllanica, Janoshi, Kralani, Llugaxhia, Marmulli, Meqja, Palabardhi, (Radoniqi e Rakoci, të cilat janë përmbytur në Liqenin Akumulues “Radoniqi”)3), Rakovina, Rashkoci, Sapoti, Vraniqi, Zhabeli dhe Zhdrella – për qendër administrative, arsimore e kulturore kanë Gjakovën, kurse Dashinoci, Mazniku, Ratishi i Epër, Ratishi i Ulët dhe Vranoci i Vogël – Deçanin. Mirëpo, në kuadër të kësaj krahine, janë edhe katër vendbanime të cilat në pikëpamje administrative janë si paralagje: 1. Velikobarja – si paralagje e Bardhaniqit, 2. Kodralia, 3. Netici – si paralagje të Rashkocit dhe 4.Rezina – si paralagje e Bërdesanës. Këto katër vendbanime, nga ajo që dëgjohet në traditë, kanë shumë atribute të katundeve në vete, sepse gjithandej thuhet: “Po shkoj në Kodrali, në Velikobare, …” etj. Ndërkaq, për Kodralinë, ndonjëherë thuhet Kodralia e Rashkocit, kur e kërkon puna për ta dalluar nga Kodralia e Pozharit, e cila gjendet në krahinë të Rekës.


Kufij natyrorë të kësaj krahine janë: Drini i Bardhë – në lindje, Bistrica e Deçanit (Lumbardha) – në veri, rrjedha e poshtme e lumit Erenik – në jug dhe krahina e Rekës – në perëndim.


Pjesa lindore e Dushkajës i takon pellgut të Drinit të Bardhë, duke u shtrirë në anën e djathtë të rrjedhës së mesme të tij, ndërsa kah veriu dhe verilindja, për kufi natyror, ka po ashtu anën e djathtë të rrjedhës së poshtme të Bistricës së Deçanit, e cila e ndan Dushkajën nga krahina e Lugut të Baranit në këtë krah. Duke e kundruar më tej, nga aspekti i përkufizimit, Dushkaja, në anën perëndimore ka krahinën e Rekës e për të vazhduar kah jugu me Fushat e Trakaniqit, Fushat e Gjakovës dhe anën e majtë të rrjedhes së poshtme të lumit Erenik, gjer te gryka e derdhjes së tij në Drinin e Bardhë, afër katundit Marmull.


Në qendër të Dushkajës, në mes të territoreve të katundeve Gërgoc, Radoniq, Zhdrellë, Rashkoc, Cërmjan e Rakovinë, gjendet një kodër e lartë e quajtur Suka e Cërmjanit, e cila paraqet një fragment të vargut serpentin (Suka e Koznikut, e Cërmjanit, e Babajlloçit dhe Suka e Hereçit), që rajonit të Dushkajës, të thuash, i vë përmes një kufi natyral horizontal në drejtimin lindje – perëndim. Suka e Cërmjanit, përafërsisht, është në mes të Dushkajës, e cila kërkon studim të thukët e të gjithanshëm nga fusha të ndryshme diturake, ngase përreth majës së saj gjenden fragmente gërmadhash të mureve të një kalaje të dikurshme, mbase të kohës ilire? Për ekzistimin e këtij lokaliteti të lashtë dëshmon edhe një legjendë që ruhet në traditën popullore të atjeshme, si dhe disa mikrotoponime që gjallojnë në këtë oronim kompleks të tipit të fortifikuar, ndonjë prej të cilave do t’i zëmë ngoje më vonë.


Gjatë punës sime në terren (të filluar para 35 vjetësh) për vjeljen e toponimisë, nëpër katundet periferike dhe ato të brendisë së territorit të Dushkajës, ku pata biseda të shumta me njerëz moshash të ndryshme, analfabetë e të shkolluar, profesionesh të ndryshme dhe përkatësish të ndryshme konfesionale, kam hetuar se këtë krah të atdheut tonë nuk e ka përthekuar syri as dora e shkencëtarëve, veçmas të shkencës së onomastikës, me përjashtim të katundeve Bec, Cërmjan e Rashkoc që janë afër qendrës komunale, Gjakovës dhe afër rrugëve, paksa, të mira, por që edhe për to pak është bërë në këtë drejtim. Kjo rrethanë rezulton se për Dushkajën kemi fare pak apo hiç burime të shkruara paraprake të kësaj fusha, gjë që është një zbrazësirë për shkencën, por edhe një vështirësi për interesimet tona.


Sipas pohimeve të pleqve (informatorëve), respektivisht nga të dhënat në terren, një numër i madh i katundeve të Dushkajës janë shumë të vjetra. Këtë e tumirin edhe defterët mesjetarë të administratës sllave e osmane, e sidomos: “Decanske hrisovulje” të vitit 1330 dhe “Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës” të vitit 1485, si dhe disa harta të vjetra. Në defterin e parë gjeta të shënuara katundet: Jabllanicë, Ratishë, Rakoc, Rashkoc, Zhdrellë, Meqe, Sapot, Cërmjan, Rakovinë, Kralan, Bec dhe Radoniq 4), ndërsa në të dytin: Palabardhin, Janoshin, Vraniqin, Kralanin, Cërmjanin, Becin, Rashkocin, Radoniqin, Rakocin dhe Rakovinën 5), ku për disa prej tyre nuk jemi krejt të sigurt se me vërtetësi janë trajta të mëhershme të katundeve të sotme. Mirëpo, ka mundësi që në këta defterë të jenë të shënuara edhe katunte të tjera të kësaj krahine, por që të mos jenë transkriptuar e transliteruar mirë, gjë që na e vështirëson identifikimin e tyre. Sidoqoftë, këto burime shkrimore janë të rëndësishme dhe dëshmojnë për vjetërsinë e këtyre vendbanimeve të Dushkajës edhe shumë para kohës së shkruarjes së defterëve të sipërpërmendur.


Në një shkrim ku bëhet fjalë për Dushkajën dhe lashtësinë e saj, thuhet: “Sipas hartave të vjetra nga libri “Kosova në hartat e vjetra gjeografike”, gjurmimeve arkeologjike, defterëve turkë dhe dokumenteve të tjera të periudhës osmane, supozohet se rajoni i Dushkajës i takon një lashtësie të largët. Këtë e argumentojnë më së miri shënimet nga hartat e vjetra mbi Dardaninë – Kosovën.


Në hartën “Gastaldi, Carta dei Paesi Danu­bja­ni”, e vitit 1517, në të cilën është përfshirë edhe ra­jo­ni i Du­shkajës së sotme, tërë këtij rajoni i është dhë­në ka­ra­kter malor, që paraqitet me maja të rru­m­bu­­­llakta dhe drunj gjetherënës. Në mesin e shumë ve­n­d­ba­ni­meve të tjera të asaj kohe shënohet edhe vend­ba­ni­mi Barda­gi(Bardani), ku sot është fshati Bar­dhaniq i kë­tij rajoni.


Në harta dhe shënime të mëvonshme, shënohen edhe vendbanime dhe toponime të tjera. Kështu në hartën “Generál Karte Von Zeneral Evropa” (Vien, 1900 dhe 1904), territori i Kosovës është përfshirë në katër pjesë, ku njëra prej tyre është Prizreni (pje­­sa JP), ku shënohen këto vendbanime dhe to­po­­nime të Dushkajës: Cerneljan (Cërmjani i so­tëm), Jab­llanica, Janosh, Luka Maze, Luka Ve­g­le (si duket ësh­të fja­la për toponimet: Suka e Ma­dhe dhe Suka e Vogël, ko­drina në afërsi të fshatit Cër­­mjan), Me­qe, ... Rash­ko­vce (Rashkoc).


Në hartën “General Karte Von Bosnien der He­r­­c­e­go­­vina, von Serbien und Montenegro  M  12 Pri­­shti­na” (pjesa lindore) shënohen këto vend­bani­me: He­rec (Hereq), Janos (si duket fshati Ja­nosh).


Në hartën “Ubersichts – Balat... L, 12 – Scu­ta­ri”, për­­me­ndet toponimi Luka Sermijanit (Suka e Cër­mjanit).


Në hartën “Kieperet, General Karte von den Eu­ro­­paischen Turkei”..., viti 1853, përmendet vend­ba­­­nimi Kraljana (fshati Kralan i këtij rajoni).


Lashtësinë e këtyre vendbanimeve e argu­me­n­to­jnë edhe gjurmimet arkeologjike të bëra nga En­ti Ar­­ke­o­lo­gjik i Kosovës, në pranverën e vitit 1982, në Sukë të Cërmjanit, ku është konstatuar ve­n­dba­ni­mi i kohës iliroromake.” (shih, 80  vjet pune të shko­llës fillore të Cërmjanit, Cërmjan 1995, f. Cool.


Popullata e Dushkajës tradicionalisht ka jetuar, po edhe sot kryesisht jeton, nga bujqësia e blegtoria, por në këto tri – katër deceniet e fundit po i jepet rëndësi arsimit, punësimit, emancipimit dhe transformimit të gjithmbarshëm të katundit. Në këtë trevë, me shqiptarët autoktonë, kanë jetuar një kohë edhe serbë e malazezë kolonistë, romë endacakë (gjithandej këta të fundit i quajnë gabelë e maxhupë), si dhe, sipas gjurmëve në toponimi, kam gjetur se në një anë të Dushkajës, për një kohë, të kenë jetuar edhe pak çerkezë etj., por ka edhe shumë vendbanime që në vazhdimësi kanë qenë të banuara etnikisht vetëm nga pjesëtarët e kombit shqiptar.6)


Në këtë libër do të paraqesim nga një historik të shkurtër për secilin katund të Dushkajës, lëndën toponimike të vjelë në terren gjatë tridhjetë vjetëve, natyrisht, të punuar kohë pas kohe. Do të hedhim sadopak dritë mbi disa emërtime të vendbanimeve, të mikrotoponimeve e të makrotoponimeve, të oronimeve, të hidronimeve etj. të kësaj treve, në rrafshin etimologjik, leksikor, kuptimor dhe gjuhësor të tyre, për çka mendojmë se kjo punë do të jetë një kontribut i rëndësishëm për njohjen dhe studimin e toponimisë së këtij krahu, e mbase edhe për fusha të tjera studimore. Ndonëse pjesa më e madhe e mikrotoponimeve dhe makrotoponimeve, oronimeve, ojkonimeve, hidronimeve etj., të Dushkajës janë me prejardhje të gurrës shqipe, etimologjikisht apo në trajtë të mirëfilltë, një pjesë e tyre janë gjuhësisht të përziera, pra me origjinë të gjuhëve sllave, turke, latine, greke, apo të gjuhëve të tjera. Por, “kjo është edhe krejt e qartë nëse kemi parasysh se gjatë periodave të ndryshme, për shkaqe historike, ekonomike, edhe në Kosovë janë bërë dyndje, shtegtime dhe lëvizje të tjera të popujve të ndryshëm, të cilët kanë jetuar, madje disa prej tyre edhe sot jetojnë në kontakt ose në simbiozë"7). Për këtë arsye ngjan që një fjalë e shqipes të shkruhet në bazën e patronimeve a toponimeve jo si duhet, (gabimisht) me alfabete të gjuhëve të hershme të shkruara Cool, dukuri kjo e cila me të madhe është e shprehur edhe në toponimi, e sidomos në toponimet ekstraktike.


(autori)











VALËT KOLONIZUESE TË DUSHKAJËS ME SLLAVË





Pas pushtimit malazias të këtyre viseve në vitin 1913, popullsia kishte pasur trysni për ndërrimin e fesë, ku kishin pësuar disa persona dhe ishin shkatërruar disa shtëpi.


Në vijim të këtij shkrimi po paraqesim të dhëna lidhur me kolonizimin me sllavë të vendbanimeve të krahinës së Dushkajës, sipas burimeve serbe dhe kujtimeve të informatorëve në terren.





1. Bardhaniqi





Në lokalitetin e Bardhaniqit, në vendet mbi fshat, Te Qarri Aruqit e në ndonjë vend tjetër, sipas Milovan Obradoviqit, janë vendosur 11 shtëpi kolone malazeze e serbe që mbanin këta emra kryefamiljarësh:







Selo Bardonjić







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Bubanja Vaso


Bubanja Milorad


Bubanja Milonja


Bubanja Vukman


Bracanović Đuro


Mojašević Radoje


Petrović Golub


Rakočević Živko





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Vukanović Savo


Vukanović Ilija


Vukanović Milan9)








Sipas një burimi arkivor, në periudhën prej vitit 1932-1933 në lokalitetin Bardhaniqi-Llugaxhia u kolonizuan 26 familje kolone me 116 anëtarë. Mirëpo, sipas informatorit kolonët janë vendosur kryesisht në vendin Kryqi i Rakocit, që një pjesë i takon edhe territorit të këtij fshati. Aty ishin vendosur 42 shtëpi kolonë sllavë. Kolonët janë shpërngulur në vitin 1941. Popullata shqiptare i kishte përcjellë ata. Në vitin 1947 disa kolonë janë kthyer edhe në Bardhaniq, ku kanë qëndruar deri në vitin 1972, e mëpastaj janë shpërngulur në Pejë e gjetiu.





2. Beci





Njëri ndër katundet më të mëdha të Dushkajës është edhe Beci, i cili shtrihet nja pesë kilometra larg Gjakovës, në krahun verilindor të saj. Këtë qytet e ka edhe si qendër administrative, arsimore e kulturore. Ky vendbanim shtrihet në një fushëgropë përmes së cilës bie një lumë i vogël që e quajnë Përroni. Kodrat përreth katundit Bec ishin të mveshura me pyje, mirëpo me zhvillimet që bëhen në bujqësinë e kësaj ane, pjesa më e madhe e tyre janë çelur dhe shndërruar në tokë pune, e që kryesisht janë vreshta.


Katundi Bec përkufizohet me katundet: Sapot – në perëndim, Zhdrellë dhe Rashkoc – në veriperëndim dhe veri, Cërmjan – verilindje, Meqe – lindje, Doblibare e Vraniq – juglindje dhe me Lugun e Bunarit – në jug dhe jugperëndim.


Ky katund ndahet në dy pjesë: Beci i Epër dhe Beci i Poshtëm. Ndërkaq, banorët e këtushëm janë të fisit Berishë, me përjashtim të një familjeje të fisit Thaç dhe një familje e fisit Krasniqe. Popullata shqiptare janë të dy konfesioneve: disa të besimit islam e disa të besimit katolik. Në Bec jetojnë shqiptarët (pjesa dërrmuese), por ka edhe disa serbë e malazias (kolonë) dhe të tjerë.


Në vendin e quajtur Livadhet e Mëdha ka gjurmë të qeramikës, tullave, gypave të botës etj. që dëshmohet se ishte i banuar mjaft herët. Po ashtu edhe në pjesën e epërme të fshatit, janë gjetur disa pjesë të qelqit karakteristik me dimensione të mëdha. Ekziston Lisi i Malokut, shumë i vjetër.


Në dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 me emrin Beçi me 14 shtëpi, 7 beqarë e 3 të veja.


Në territorin e këtij vendbanini shqiptar, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, u kolonizuan 82 familje kolone serbe e malazeze të sjellë këtu nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nga Serbia. Më poshtë emrat e atyre kryefamiljarëve:





Selo Bec





SRCG (Nga RS e M të Zi):







Adžić Radisav


Babović Stevan


Babović Vukašin


Babović Milivoje


Babović Đoko


Vulić Milisav


Vulić Milivoje


Vulić Radisav


Vulić Mirko


Vulić Milan


Vulić Aleksandar


Vulić Dragomir


Vulić Jovan


Vulić Stevan


Vujović Milan


Vujović Plana


Vukićević Đurđa


Gojković Savo


Delević Vučić


Durković Radovan


Dabetić Miloš


Doknić Miro


Đekić Milisav


Zindović Petar


Jevrić Jovo


Jovović Vidosava


Jovović Vuksan


Jovović Vukašin


Kočanović Marija


Lekić Minja


Lekić Jakov


Lukovac Živko


Lazović Risto


Maraš Luka


Mićunović Lazar


Misković Savo


Milošević Milonja


Petković Svetozar


Fatić Zarija


Fatić Miloš


Fatić Ivan


Fatić Nikola


Fatić Staniša


Fatić Bogić


Šoškić Puniša


Šoškić Radovan





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Drapić Jovan


Dutina Spasoje


Janjić Danilo


Kosjerina Vojislav


Kosjerina Maksim


Kosjerina Tomica


Lučić Krsto


Lučić Dušan


Lučić Jovo


Lopur Gavro


Lakić Jovan


Ostojić Rarinka


Peško Radosav


Pendo Nikola


Tovarišić Miljan


Čorović Trifko


Šaranović Bajo


Ivković Gojko


Turanjanin Gavro


Turanjanin Anđelko


Turanjanin Gašo





SRS (Nga RS e Serbisë):





Aranđelović Ljubomir


Aranđelović Aksentije


Aranđelović Vladimir


Amanović Gojko


Bogdanović Dragomir


Dobrosavljević Tanasije


Dimitrije Vidosav


Mitić Antonije


Mitić David


Petrović Jovan


Mitić Božur


Stanković Vladimir


Stanković Cvetko


Stojković Milan


Stanisavljević Jovan 10)





Në një dokument arkivor, në mes informative të shumta, thuhet se në fshatrat e Becit të rrethit të Gjokovës, më 29 dhe 30.VIII.1928, Komisioni Agrar ka bërë matjen e tokave gjatë ditës dhe gjatë natës dhe i ka kufizuar 1.165 ha., në territorin e të cilit janë përfshirë 25 fshatra me 8.000 banorë.11)


Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, kishte 23 banorë serbë, 33 malazez, 1 jugosllav, 13 romë dhe 35 egjiptianë.12)


Në vitin 1999, para sulmeve të agresorit ushtarako-policor serb, fshati kishte rreth 120 shtëpi shqiptare me rreth 1100 banorë shqiptarë dhe 8 familje kolone malazeze e serbe. Pleqtë - informatorët: Bajram Dervishi (1922), Hasan Alia (1934), Ukë Zymeri (1912) dhe Fazli Ahmeti (1917), të gjithë nga Beci.13) , më patën thënë se “katundi Bec është vendbanim i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur kështu.”






vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Re: Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:01 pm

3. Bërdesana





Bërdesana është një ndër katundet e rajonit të Dushkajës, e që për qendër administravive, arsimore e kulturore ka Gjakovën. Territori i këtij katundi me një sipërfaqe prej 1.051 ha, 65 ari, 90m., shtrihet në anën ë djathtë të Drinit të bardhë dhe arrin gjer në periferi të Gjakovës, në krah të perëndimit. Kufizohet: Me Drinin e Bardhë – në lindje, Doblibaren e Dushkajës – në veri, Marmullin – në jug dhe me fushat e Lugut të Bunarit, e të Gjakovës – në perëndim.


Katundi Bërdesanë thuhet se është i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur kështu, ndonëse informatorët nuk dinë ndonjë të dhënë rreth prejardhjes së emrit të katundit. Ndërkaq, banorët më të vjetër të katundit Bërdesanë janë ata të familjes së sotme që mbajnë patronimin (llagapin) Milici, të ardhur këtu nga një vend i quajtur Xhuxhë (Shqipëri)14).


Në bazë të disa dëshmive arkeologjike të kulturës materiale dhe të mikrotoponimeve të ruajtura shihet se ky lokalitet është vendbanim i vjetër, vendbanim antik.15) Në lokalitetin Trojet, tani është kisha katolike e ndërtuar më 1980 – ’90, ka gurë, rrasa varresh që nuk dihet se të kujt janë. Supozohet se janë varreza të shqiptarëve (të besimit mysliman), që ndoshta mund të jenë luftëtarë të varrosur në luftë kundër Turqisë.16) Në veri të fshatit ekzistojnë mikrotop. Kodra Sarajit dhe Livadhi Sarajit. Në traditën tonë se “kur është punuar (lëvruan) ndonjëherë në këto vende, kanë gjetur në dhe material të ndryshëm ndërtimor”, por ruhet edhe kujtimi i përcjellë nëpër breza se “Aty, dikur ka pasë saraje”. Në të mirë të kësaj na duket se flasin edhe mikrotoponimet e këtij fshati: Lugi Pash’s, Mahalla Begit etj. Ekzistojnë edhe Vorret e Kqija, të cilat quhen kështu, sepse janë të dëmtuara nga dhëmbi i kohës. Janë të vjetra dhe nuk dihet se kush është varrosur në to. Ndërkaq, një e dhënë tjetër tregon se: “Në Mahallën e Begit, në veri të fshatit, te vendi i quajtur Kodra e Thatë, ka pasur shtëpi dhe janë gjetur gurë të vegjël të mullirit dhe qeramidhe. Në këtë mahallë ka edhe gjurmë të mullinjve të vjetër.”17)


Në dokumentet e shkruara e hasim si vendbanim në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës, nga viti 1582, ishte i përfshirë në Nahijen e Pejës me 80 kryefamiljarë.


Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqi të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar është don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon edhe fshati Bradosani me 5 shtëpi e 15 anëtarë.


Me këtë emër është i regjistruar në sallnamet e vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).18)

Në territor të Bërdesanës, sikurse gati në të gjitha vendbanimet e Dukagjinit, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 24 familje kolone serbe e malazeze. Sipas këtij burimi të shkruar kryefamiljarët e këtyre familjeve kolone ishin:







Selo Brdosan







SRS (Nga RS e Serbisë)





Biočanin Milutin


Bogdanović Arso


Vasović Novica


Đokić Svetodvid


Živković Mileta


Jovanović Jovan


Jeremić Milovan


Milosavljević Milosav


Nikolić Dušan


Petrović Blagoje


Stajčić Taso


Stanojević Radomir


Cvetković Milivoje


Cekić Dragutin


Čičarević Luka





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Kurilić Kosta


Peško Savo


Perotić Radosav


Crnogorac Milovan


Pribišić Luka





SRCG (Nga RS e M të Zi):





Radović Novica


Radović Vukota


Maslovarić Mato


Čulafić Dragiša 19)





Me 13 prill 1941, nga pushteti jugosllav, para tërheqjes nga ky vendbanim, janë marrë 11 banorë dhe janë ekzekutuar në Xhaminë e Rogovës.





4. Cërmjani





Cërmjani është katundi më i madh i krahinës së Dushkajës. Ka konfiguracion karakteristik dhe përkufizohet: Në veri – me territorin e Gërgocit e të Kralanit (me Gërgocin – te Gur’t e Hajatit, ndërsa me Kralanin – me Prrue të Shushic’s) dhe me një pjesë të territorit të Rakovinës (kah verilindja); Në lindje – me Jaz te Begit (të moçmin), i cili quhet Marosh (ishte Jaz i Mullinit) dhe me Fusha të Kramavikut; Në juglindje – me toka të Çifllakut, por Cërmjani ka toka (kullosa) edhe andej Drinit (në Anadrini), informatorët thonë – rreth 40 hektarë; Në jug – me Meqen, për Përrua, i cili derdhet në Dri të Bardhë, ndërmjet territoreve të këtyre dy katundeve. (Për këtë përrua na thanë se është i Cërmjanit.); Në jugperëndim – me Becin; Në perëndim – me Rashkocin.


Kur ishim në Cërmjan për të vjelë lëndën toponimike të territorit të këtij katundi, më 19.X.1995, informatorët e këtushëm më thanë se banorët e parë të Cërmjanit të sotëm janë familja Kida, të fisit Morinë, thonë të ardhur nga Brototini i Rahovecit, pastaj Kurhask’t (së pari në Skifjan e Netic), Puka, Shala, e kështu me radhë. Një variant tjetër i traditës thotë se banorët më të hershëm të Cërmjanit janë Kurtajt e Mahallës së Fush’s, të fisit Thaç. Për prejardhjen e patronimit të familjes Kida, gjithashtu në traditë thuhet se “kur ishin kan’ nda familja e tyre, i kanë thënë njëri-tjetrit: “kidaj!”…” Për katundin e tyre ata thonë se është i vendbanim i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur kështu. Nuk gjetëm të jetë ruajtur diçka në traditë të këtushme rreth prejardhjes së emrit të katundit. Me atë rast shënuam edhe infrastrukturën e Cërmjanit: Në fshat ishte Skolla fillore “Vëllazërimi”, Zyra e Vendit, Shtëpia e kulturës, Ambulanca shëndetësore, posta, postkomanda e policisë, reparti i vreshtarisë “Ereniku”, 10 shitore të konsumit të gjerë, etj.20)


Burime të ndryshme tentojnë që vendbanimin e Cërmjanit ta paraqesin si vazhdimësi të popullatës që , dikur, kishte braktisur kështjellën në Sukë dhe “Pas largimit nga kështjella në Sukë, popullata vendoset në pjesët rreth saj, në pjesën jugore. Aty ka gjurmë të shumta të kulturës materiale. Në këtë lokalitet janë gjetur gjurmët e dy kishave. Janë gjetur edhe gërmadha të vendbanimit, mbeturina të tjegullave, tullave, gurë të gdhendur, guri i mullirit etj.21)


Cermjani në dokumentet e shkruara përmendet në krisobulën e Deçanit të vitit 1330 me emrin Çrmnjem. Në këtë krisobulë të këtij viti është regjistruar edhe toponimi Muha, i cili sot është lagje e këtij fshati, në të cilën ishin të vendosur kolonët sllavë në mes të dy luftërave botërore. Ndërsa, në defterin kadastral osman të vitit 1485 të Sanxhakut të Shkodrës me emrin Çërmil, i cili i takon Pejës dhe kishte 67 shtëpi, 18 beqarë dhe 8 të veja.22)


Me emrin Gjermjan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1894 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore në këtë vendbanim u kolonizuan 37 familje kolone familje kolone nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegocina, ku kryefamiljarët mbanin këta emra:





Selo Crmljan







SRS (Nga RS e Serbisë):





Aranđelović Luka


Aranđelović Stanko


Grujičić Živko


Jovanović Stanoje


Janković Vidosav


Janjić Đuro


Rajačić Jovan


Ristić Jefto


Marinković Mile





SRCG (Nga RS e M të Zi):





Babović Petar


Babović Bogić


Vulić Todor


Vuković Luka


Ilić Petar


Živković Jovo


Jeknić Nikola


Lekić Milisav


Radonjić Vukman


Fatić Mihailo


Fatić Milan


Fatić Simo


Čampar Todor





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Grča Nikola


Grča Andrija


Derikučka Stanko


Derikučka Dušan


Domazetović Milan


Đurica Danilo


Ivković Vukašin


Đurđević Stojanka


Rikalo Simo


Rikalo Stojan


Rikalo Savo


Rikalo Danilo


Rikalo Anđelko


Čomić Radoš


Šarić Arsen 23)





Kolonët ishin të vendosur në lokalitetin Muha, te Pozhart, në Rrashtina etj.


Fushatën gjenocidale ndaj shqiptarëve të kohës së pushtetit malazez dhe veprimet kriminale të çetnilut Savë Batarja i kishte përjetuar, sikurse edhe shumë vendbanime të tjera, edhe Cërmjani, ku ishin masakruar dhe djegur shtëpitë. Për këtë, në një dokument shkruan: “Organizata Crna Ruka në Cërmjan të Gjakovës i ka therur 60 burra. Aty u therr me bajonetë një plakë 120 vjeçe. Me mizori u vazhdua në Isniq, Deçan, Maznik, Gërkoc, Bardhaniq, Radoniq, Ratkocer, Ratishë, Dashinoc, Gllogjan, Gramaçel, Shaptej, Dujakë, Skivjan, Beleg. Asnjë shtëpi nuk ka mbetur pa u djegur”.24)


Sipas të dhënave statistikore Cërmjani: Në vitin 1879 kishte 50 shtëpi shqiptare; në vitin 1918 – 65 familje me 926 banorë shqipatrë; sipas regjistrimit të vitit 1921 – 64 shtëpi me 564 banorë; në vitin 1948 – 128 shtëpi me 922 banorë; në vitin 1953 – 130 shtëpi me 961 banorë; në vitin 1961 – 178 shtëpi me 1147 banorë (1053 shqiptarë, 24 serbë, 67 malazez, 3 të tjerë); në vitin 1971 – 176 shtëpi me 1382 banorë (1332 shqiptarë, 8 serbë, 37 malazez, 5 të tjerë); në vitin 1981 – 201 shtëpi me 1719 banorë (1667 shqiptarë, 1 serb, 35 malazez, 7 myslimanë, 9 të tjerë).


Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, ky vendbanim kishte 2 serbë dhe 43 malazez. Popullata shqiptare e kishte bojkotuar regjistrimin.






vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Re: Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:07 pm

5. Dashinoci





Katundi Dashinoc bën pjesë në krahinën e D u s h k a j ë s dhe territori i tij shtrihet në pjesën veriperëndimore të kësaj krahine. Ndërkaq, për qendër administrative, arsimore dhe kulturore, e ka Deçanin, larg të cilit është nja 10 kilometra (në anën lindore të tij). Dashinoci përkufizohet: Ratishin e Ulët (j.), Bardhaniqin dhe Maznikun (l.), Velikobaren – paralagje e Bardhaniqit (jl.), Broliqin e Kotradiqin (v.) dhe Lumbardhin (p.).


Katundi DASHINOC (serbokro. Dashinovac), thonë pleqtë (më tej: informatorët), është shumë i vjetër dhe se gjithhërë është quajtur kështu. Lidhur me të kaluaren e e hershme të katundit të tyre, në traditë të këtushme ruhet kujtimi: Dikur moti Dashinoci kishte pasur vetëm tri shtëpi, të gjithë shqiptarë, të besimit të krishterë. Paska qenë atëherë një banor me emrin Noc, për të cilin thonë se paska pasur qejf në mysafirë dhe se ata i ka gostitur duke iu therë nga një dash, e për këtë i ka mbetur edhe emri i katundit, pra nga DASHI i NOCIT.25) Kjo që thonë informatorët ka mbështetje logjike dhe, na thotë mendja, se pikërisht në këtë burim duhet kërkuar dhe nxjerrë etimologjinë e trajtës së mirëfilltë të emrit të katundit Dashinoc. Sido që ta marrim: qoftë shqip – D a s h i n o c, qoftë serbokroatisht – D a s h i n o v a c, apo edhe të merren në shqyrtim trajtat (e mundshme) të zgjeruara: D a s h i i N o c i t (antrop. shtaze + antrop. njeriu) ose D a s h i e N o c i (dy antrop. (emra) njerëzish), s’do mend se bazë e këtij toponimi është antroponimi D a s h-.


Antroponimet, patronimet dhe toponimet me bazën d a s h kanë shtrirje të gjerë, për çka mund të konsiderojmë se janë pasardhëse të trajtave të mirëfillta ilire “me rrënjorët mbase –d a s – d a z-, d a x – (d a s h-) e deri te këto shqiptare dhe te të popujve të tjerë me rrënjën d a s h-.” 26)


Për etimologjinë e toponimit Dashinoc na thotë mendja se ai mund të ketë prejardhjen edhe nga një sintezë e emrit dhe mbiemrit të ndonjë banori të kryehershëm: Dash Noci, sepse baza DASH sot gjallëron te antroponimet shqiptare D a s h i për meshkuj dhe D a s h e j a për femra, antroponime të marra prej emrave të botës shtazore.27) Duke folur për antroponimet me bazën d a s h, studiues të kësaj fushe diturake pohojnë se antroponime të tilla sot më tepër përdoren nëpër vise të izoluara malore, ndër malësorë, por që janë si rezultat i përdorimit të tyre tradicional te ilirët dhe më vonë, gjatë mesjetës, te shqiptarët gjallërojnë edhe sot në bazën e patronimeve të shumta nëpër Kosovë dhe më gjerë. Prandaj, rrënjori i njëjtë qëndron edhe te emri i fshatit të anës së Gjakovës (Deçanit –S.R.H.) D a s h i n o c (D a š i n o v a c), e, ndoshta edhe në hidronimin D e s h t i c a, që është emri i një lumi të krahinës së Hasit, kah Gjakova.28)


Nga sa u tha më lart, me një bindje bukur të sigurt, po përfundojmë se toponimi DASHINOC është toponim kompozitor i krijuar nga antroponimet: D a s h dhe N o c, me rrjedhojë nga gurra e shqipes.


Në vendin Te Kroni i Binakut, në një zabel, thuhet se ka qenë një kishë e vjetër, ku edhe sot ka shenja gurësh. Në vendin Lugu i Bunarit, flitet se aty ka qenë një mulli që ka bluar me katër gurë. Nëpër këtë vendbanim ka kaluar edhe rruga e njohur tregtare që lidhte viset e ndryshme shqiptare.29)


Në defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582, është i regjistruar si vendbanim me emrin Dodashinofc, me 16 shtëpi dhe 8 beqarë.30)


Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqit, të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe në Has misionar është don Pal Vukani, dhe këtij misioni i takon edhe fshati Dascinozzi me 5 shtëpi e 7 anëtarë.31)


Me këtë emër është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1897 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Në këtë vendbanim autokton shqiptar në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 81 familje malazeze:





Selo Dašinovac







SRCG (Nga RS e M. Të Zi):





Asanović Jovan


Bjelanović Radomir


Bjelanović Veličko


Bjelanović Milutin


Bagaš Miljan


Bulatović Milinko


Bulatović Gavre


Bojić Savo


Bojičić Radoje


Bojičić Božo


Bojičić Mirko


Babović Tomica


Vuković Spasoje


Vulić Vučeta


Vulić Ljubomir


Vulić Radun


Vlahović Marija


Dabetić Simo


Vulević Vukajlo


Vešović Mitar


Vukičević Marko


Gojković Ilija


Đurišić Marija


Živaljević Andrija


Živaljević Radun


Živaljević Milija


Ivanović Vuko


Ivanović Veliša


Ivanović Miloš


Kruščić Radisav


Knežević Stanko


Lakićević Mihailo


Lakićević Jovan


Marković Radun


Marković Jovan


Marković Nikola


Mićović Aleksandar


Martinović Mihailo


Mirčić Mileta


Nikić Božidar


Ognjanović Vukman


Petrović Golub


Perišić Petar


Perović Radoje


Radunović Batrić


Radunović Vidak


Radunović Miličko


Radunović Dragić


Radunović Novo


Radunović Mileta


Račić Radivoje


Rakočević Bogić


Rakočević Miraš


Rakočević Mito


Rakočević Radivoje


Rakočević Mitar


Rakočević Tuto


Radošević Staniša


Raketić Milan


Raketić Drago


Semeder Ilija


Semeder Savo


Semeder Mile


Stojanović Marko


Selić Milinko


Spalević Milovan


Rakočević Mihailo


Čelebić Luka


Čelebić Ilija


Ugrenović Bogdan


Šuković Bogdan


Šuković Matija


Šuković Otaš


Šćepanović Spasoje


Šćepanović Miloš


Šćepanović Jokan


Šćepanović Novelja


Šćepanović Bogdan


Stijović Gavro


Stijović Milun


Stijović Miloš 32)


Sipas një të dhëne, kolonëve të ardhur, pushteti, përveç pronave tokësore të dhëna, e kishte detyruar një kohë popullatën vendëse shqiptare që t’i mbante nëpër shtëpi dhe me ushqime, derisa ua kanë ndërtuar shtëpitë. Kolonët nga popullata kishin marrë edhe ushqimin e gatshëm nëpër ara, si: misrin, fasulen etj. Kështu populli kishte rënë në varfëri të madhe saqë kishte qenë i detyruar të lypë ushqim nga fshatrat e tjera dhe nga miqtë. Kolonët ishin shpërngulur në vitin 1941, por ishin kthyer prapë në vitin1946-47. Shtëpitë e tyre të shkatërruara popullata kishte qenë e detyruar t’ua ndërtojë me shpenzime të veta, duke bartur lëndë druri nga alpet shqiptare, kishte prerë qerpiçë etj.





6. Doblibarja





Katundi Doblibare i përket rajonit të Dushkajës. Shtrihet në perëndim të rrjedhës së djathtë të Drinit të Bardhë dhe në lindje të Gjakovës, komune së cilës i takon. Ky katund kufizohet: Me Meqen – në verilindje, Vraniqin – në veri, Bërdesanën – në jug dhe Drinin e Bardhë – në lindje.


Në bazë të disa gjurmëve arkeologjike mund të thuhet se në këtë lokalitet ka ekzistuar vendbanimi i lashtë ilir, përkatësisht antik. Në juglindje të fshatit është ruajtur toponimi Qereminet, ku thuhet se dikur kishin qenë troje e sot janë ara. Aty janë gjetur qypa të ndryshëm, qeramidhe si dhe elemente të tjera që dëshmojnë për një vendbanim të mëhershëm. Aty është gjetur edhe skeleti i njeriut në themele. Mbi bazë të këtyre gjurmëve në lokalitetin Qeremine, Doblibarja bën pjesë në “vendbanimet rrafshinore të periudhës romake”33)


Në dokumentet e shkruara e gjejmë me emrin Dobrilepara, i varur nga Peja, në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582 dhe kishte 18 shtëpi e 6 beqarë. Është karakteristike se në këtë defter, banorët janë me antroponimi shqiptare.


Ndërkaq, në regjistrat e Kishës së Zymit, të cilët janë ruajtur që nga viti 1842 e deri në vitin 1918 është i regjistruar ky vendbanim.


Për herë të parë të regjistruar e gjejmë me emrin Doblibare në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Fshati është djegur më 1908 nga ushtria osmane.34)


Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 28 familje kolone nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina. Emrat e kryefamiljarëve të atyre familjeve po i japim më poshtë:





Selo Doblibare







SRS (Nga RS e Serbisë):






vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Re: Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:09 pm

Vidanović Vasilije


Đorđević Ilija


Đokić Svetovid


Luković Milorad


Milosavljević Milan


Mijatović Novica


Miletić Milutin


Obradović Živojin


Obradović Obren


Petrović Miladin


Petrović Radosav


Ristić Jefta


Sinđelić Dragoljub


Stojanović Bogdan


Stojanović Radisav


Stojanović Milovan


Smiljković Milorad





SRCG (Nga RS e M të Zi):





Vuković Jovan


Zogović Radonja


Vojvodić Ilija


Vujović Ilinka


Popović Blažo


Popović Todor


Čulafić Novo


Čulafić Milenko





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Vukasović Obren


Nožica Luka


Zubac Dušan 35)








Në vitin 1932, nga ky fshat 30 banorë i ankohen Mbretit, ku theksojnë se janë 30 shtëpi me 800 anëtarë, i kanë kundërshtuar nëpunësit agrarë që pronat dhe shtëpitë mos t’u merren dhe se për ato paguajnë tatim. Luten që toka t’u kthehet ose t’u jepet tjetra.


Nga ky fshat ka të shpërngulur në Amerikë, Australi dhe në shumë shtete të Evropës. Ndërsa shpërngulja e fundit e kolonit serb, prej këtij fshati, është bërë në vitin 1972.


Të dhëna statistikore për këtë fshat tregojnë se: Në vitin 1879 kishte 20 shtëpi shqiptare; në vitin 1912 – 24 shtëpi; në vitin 1918 Doblibarja kishte 34 familje me 447 banorë shqiptarë; sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1921 – 21 shtëpi me 350 banorë; në vitin 1948 – 54 shtëpi me 504 banorë; në vitin 1953 – 51 shtëpi me 537 banorë; në vitin 1961 – 62 shtëpi me 634 banorë (595 shqiptarë, 39 serbë); në vitin 1971 – 79 shtëpi me 789 banorë (778 shqiptarë, 5 serbë, 6 të tjerë; në vitin 1981 – 89 shtëpi me 963 banorë (960 shqiptarë, 3 serbë).


Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin të regjistruar 5 serbë.


Doblibarja është katund i vjetër dhe se gjithmonë është quajtur kështu, rrëfejnë informatorët. Për qendër administrative, arsimore dhe kulturore ka Gjakovën, ndërsa objekti më i rëndësishëm i infrastrukturës në Doblibare është Shkolla e plotë fillore.





7. Gërgoci





Fshati Gërgoc është njëri ndër fshatrat më të mëdha të krahinës së Dushkajës dhe shtrihet nja 15 kilometra në veri të Gjakovës. Për qendër administrative, arsimore e kulturore ka Gjakovën.


Gërgoci përkufizohet me territoret e fshatrave të tjera përreth: në veri – me fshatrat Bardhaniq dhe Zhabel, në verilindje – me Jabllanicën, në lindje me Kralanin dhe Rakovinën, në jug – me Cërmjanin dhe Rashkocin, përkatësisht me Neticin, në jugperëndim – me Radoniqin dhe në perëndim – me Rakocin.


Banorët më të vjetër të këtij vendbanimi janë ata të familjes së rrahmanëve të Mahallës së Epër, për të cilët thuhet se janë këtu qysh para sundimit turk, e që kanë afërsi me disa familje të Bushatit të Shkodrës. E gjithë popullata e këtushme janë të fisit Thaç, ndërsa katolikët e Trojeve janë të fisit Berishë, të barkut Kuq.


Sipas shënimeve të regjitrimit të popullsisë së Kosovës, të vitit 1971, katundi Gërgoc kishte 349 banorë, të gjithë të kombësisë shqiptare, e që janë të përqendruar në tri lagje (mahallë): Mahalla Epër, Mahalla Gjonit, Shtraza dhe Trojet. Mahallën e Epër, ndryshe, vendësit e quajnë edhe Gjolla, sipas rrethanës se, dikur, në lëndinën në mes të kësaj lagjeje, iu qitnin kafshëve kripë.


Siç përmendem edhe më sipër, banorët e këtij fshati janë të kombësisë shqiptare, të besimit mysliman, me përjashtim të atyre të lagjes Trojet të cilët janë të konfesionit katolik. Lagjja Trojet nuk është në kompleksin e lagjeve të fshatit, është nja 1 kilometër larg, në perëndim të fshatit, por është lagje e tij. Konsiderohet se në lokalitetin Troje të ketë qenë vendbanim i moçëm.36)


Me emrin Gurgofc është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Në vitin 1918 në këtë vendbanim janë vrarë dy xhandarë serbë. Për këtë shkak, xhandarmëria ka djegur tërë fshatin, ka vrarë një banor dhe një e ka plagosur.


Ndërkaq, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, regjimi i atëhershëm, në lokalitetet Troje, Gjashtë Shtëpitë, e në ndonjë vend tjëtër të territorit të Gërgocit, kishte kolonizuar 16 familje serbe e malazeze, të ardhur nga Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ku sipas një burimi kryefamiljarët e atyre familjeve ishin:





Selo Grgoc







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Ivanović Pavle


Labović Radisav


Radulović Lazar


Rondović Vaso


Brakočević Vukota





SRS (Nga RS e Serbisë):





Jovanović Sveta


Stojanović Nuška


Stanković Nikola


Stanković Ranđel


Stojadinović Mirko





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Glavan Đuro


Pribišić Ilija


Popara Lazar


Popara Novica


Vulanović Đuro


Vulanović Vlado 37)


Ata kolonë ishin larguar në vitin 1941. Disa janë kthyer prapë në vitin 1947. Kolonët kishin marrë tokën e Tahiralive dhe tokën mere të katundit.


Gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe në prill të vitit 1941, ajo dogji disa shtëpi të këtij fshati.





8. Jabllanica





Katundi Jabllanicë gjendet në krahun verior të Dushkajës. Territori i saj ka kofiguracin relievor kodrinor e malor, por edhe me fusha të gjera, të rrafshta e pjellore që shtrihen në anën e djathtë të Lumbardhës (Bistricës së Deçanit) si dhe në të dy anët e Përronit i cili, në drejtim perëndim-lindje, gjarpëron nëpër luginën e Jabllanicës.


Jabllanica kryesisht është e rrethuar me male. Në lindje, verilindje dhe veri, Lumbardha e Deçanit e ndan nga krahina etnogjeografike Lugu i Baranit; në veriperëndim përkufizohet me Llugaxhinë, në perëndim me Zhabelin, në jug me Gërgocin dhe në juglindje me territorin e katundit Kralan të Dushkajës.


Gjatë administrimeve Jabllanica ishte herë me komune të Baranit (Rrethi i Pejës), herë me komune të Cërmjanit, të Becit, Gërgocit (të Gjakovës) etj., deri me një ndarje të mëvonshme ku si kufi natyror në mes të komunës së Pejës dhe asaj të Gjakovës (në atë krah) merret Lumbardha (Bistrica) e Deçanit, ku Jabllanica definitivisht sistemohet në komunën e Gjakovës, komune së cilës i takon edhe sot.


Pleqtë më të moshuar të këtij fshati thonë se Jabllanica është katund i moçëm. Mirëpo, nuk dinë të jetë ruajtur në traditë të tyre ndonjë legjendë apo e dhënë tjetër rreth emrit të katundit që do të hedhte dritë në këtë drejtim.38)


Se Jabllanica është vendbanim i lashtë kujtojmë se dëshmojnë edhe mikrotoponimet Vorret e Malit t’Ahmatit (Mali i Ahmatit quhet një lëndinë në verilindje të katundit) dhe Vorret n’Mal t’Vntveshtve (Mali Vneshtve mban emrin një mal në veri të Jabllanicës). Në të dy këto lokalitete varrezat shtrihen në sipërfaqe relativisht të mëdha. Nuk mund të numërohen, sepse gati janë bërë rrafsh me tokë, janë para zhdukjes së tërësishme. Me sa dihet, deri më tash, këto dy parë varre të moçme nuk janë gjurmuar as studiuar nga arkeologët.


Për këto varre askush në Jabllanicë, po as në rrethinë, nuk di të tregojë se të cilës kohë janë, madje edhe në vitet shtatëdhjetë, kur kemi pas biseduar me pleq të atëhershëm të këtij katundi, për këto varre nuk kanë ditur të thonë asgjë tjetër përveç asaj se “janë vorre të moçme”.39)


Si emërtim vendbanimi Jabllanica gjendet edhe në disa burime të vjetra shkrimore, gjegjësisht në defterë sllavë e osmanë të kohës së mesjetës. Kështu, në “Decanske Hrisovulje” (Krisobulat e Deçanit), të vitit 1330, trajtën Jabllanica 40) e gjejmë të shënuar në disa vende, në funksion - emër katundi. Ndërsa në Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1485, janë të regjistruara katundet: Jabllaniça, Jabllanica e Madhe (Byjyk), në dy vende, Jabllanica e Vogël (Kyçyk) etj. Ne kujtojmë se aty ku është shënuar fshati Jabllaniça 41), që varej nga Peja, timar i Hasanit e Hysejnit; i biri i Kasëmit, është fjala për Jabllanicën e sotme të Dushkajës. Mirëpo, mendimi ynë mund të bëhet i lëkundshëm kur kihen parasysh faktet se: në këtë defter turk emërvendi Jabllanicë është i shënuar në disa vende dhe se transkriptuesi e transliteruesi nuk ka dhënë ndonjë shënim sqarues, për çka zbehet qartësia.


Sipas këtij defteri të vjetër, prej më shumë se 500 vjetësh, Jabllanbica kishte 10 shtëpi, 2 beqarë e 2 të veja. Përveç taksave nga prodhimet bujqësore e blegtorale, fshati paguante detyrimet prej 312 ispenxhe. Emrat e kryefamiljarëve të Jabllanicës së atëhershme, kryesisht ishin sllavë, apo të përzier. Mirëpo, do theksuar se emrat vetjakë sllavë që mbanin shqiptarët e mesjetës, në të gjitha viset që përfshin ky defter, nuk përcaktojnë përkatësinë kombëtare të tyre, por tregojnë qartas se sa thellë kishte depërtuar procesi i sllavizimit të popullsisë shqiptare, i cili kishte filluar mjaft herët, në kohën e sundimit mesjetar serb.


Nga vala kolonizuese e kohës ndërmjet dy luftërave botërore Jabllanica nuk kishte mbetur e papërfshirë. Kështu, në afërsi të Mëhallës së Lugjve dhe në vendin e quajtur Kodra e Canit, ishin vendosur disa kolonë sebë e malazez. Zbatuesit e kolonizimit të trojeve shqiptare, sipas Dr. M. Obradoviqit, në Jabllanicë (atëherë komuna e Becit, rrethi i Gjakovës), kishin sjellë këto familje kolone:





Selo Jablanica




vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Re: Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:10 pm

SRS (Nga RS e Serbisë):





Dojčinović Bogosav


Radovanović Živojin


Filipović Milivoje


Cvetković Dušan





SRCG (Nga RS e M të Zi):





Đeković Novo


Đurović Vukajlo


Đurović Petar


Đurišić Mato


Zečević Božina


Ivančević Krsto


Ljubić Četko


Rakočević Đoko


Čađenović Risto


Čučković Ilija


Uk Ilić Marko 42)








9. Janoshi





Janoshi shtrihet rreth 10 km. në veri të Gjakovës. Është vendbanim fushor i tipit të dendur dhe ka sipërfaqe prej: 254 ha, 89 arë, 31 m. Janoshi për qendër administrative, arsimore, kulturore ka Gjakovën, ndërsa i takon krahinës së Dushkajës. Territori i tij përkufizohet: me Sapotin (vl.), Palabardhin (vp.), Trakaniqin (jl.), Lugun e Bunarit (l.) dhe Novosellën (j.). Thuhet se katundi Janosh është i moçëm.


Thonë, gjithashtu, se në kohë të vjetra, në një lëndinë të Janoshit (mere), është gjetur një gur në të cilin ishte e shkruar fjala JANA, por thuhet se aty ishin gjetur edhe themele të kishës.43) Kështu, sipas kësaj që ruhet në traditë të janoshit, emri i këtij vendbanimi mund të ketë prejardhje nga fjala Jana (?).


Në dokumentet e shkruara si vendbanim përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1485, me emrin Jednosh, varet nga Peja, me 28 shtëpi, 4 beqarë e dy të veja.44)


Në periudhat e mëvonshme nuk e kemi gjetur në dokumentet e shkruara. Disa nga banorët e tanishëm, siç janë Gecët, ndër më të vjetrit në fshat, thuhet se kanë ardhur nga fshati Palc i Tropojës para shumë vitesh. Këtu kanë gjetur disa banorë shqiptarë, të cilët në atë kohë shpërngulen. Më pastaj vijnë edhe banorë të tjerë.45)


Në këtë vendbanim është ruajtur toponimi - Orizet, që dikur thuhet se aty ka qenë i mbjellë orizi.


Me këtë emër është i shënuar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Popullata në vitin 1913 i kishte bërë rezistencë pushtetit malazez dhe e kishte kundërshtuar ndërrimin e fesë me dhunë. Mirëpo, pushteti malazias, ata të cilët e kundërshtonin, i vritnin, siç i ndodhi Luigj Palit dhe 50 shqiptarëve të tjerë më 20 shkurt në fshatin Janosh.46)


Në këtë vendbanim shqiptar, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, u kolonizuan 22 familje kolone malazeze, 21 prej të cilave nga Mali i Zi e 1 nga Bosnja e Hercegovina, kryefamiljarët e të cilave kishin këta emra:





Selo Janoš







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Ajković Pavle


Avdijević Marko


Bulajić Rade


Bulajić Lazar


Vukotić Dušan


Vukotić Milan


Gagović Stoja


Durković Kosa


Guberinić Račo


Dekić Mileta


Dekić Milutin


Zarić Doko


Ivanović Veliša


Ivanović Petar


Maslovarić Vojo


Jaksić Jovo


Radulović Duro


Tatar Pero


Stijović Branko


Folić Vladimir


Radulović Savo





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Corlija Krsto 47)





Në një raport nr. 320 C III, datë 8.VIII.1930, dërguar nga Shkupi, të Konsulit të Përgjithshëm të Mbretërisë Shqiptare, dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë, thuhet se: Sipas ligjit toka duhej t’iu jepej atyre të cilët e punojnë, mirëpo, për shqiptarët veprohet në të kundërtën. Toka u merret shqiptarëve, të cilët janë bujq, dhe u jepet atyre të cilët nuk merren me bujqësi. I është marrë toka Sokol Hajdarit nga Janoshi i Gjakovës, i cili ka mbetur në rrugë me 30 anëtarë të familjes dhe i është dhënë sekretarit të Bashkësisë së Gjakovës, malazezit Jovo Joksiq. Edhe 50 familjeve të tjera shqiptare në këtë vend u ndodhi e njëjta gjë e më pastaj iu dha serbëve dhe malazezve. Malazezët në vitin 1941 kanë ikur nga ky fshat, mirëpo, gjatë tërheqjes kanë djegur pothuajse tërë fshatin dhe i vrasin tre persona.





10. Kralani





Kralani është ndër fshatrat më të mëdha të krahinës së Dushkajës. Qendër administrative, arsimore e kukturore ka Gjakovën. Ky katund shtrihet nja 20 kilometra në verilindje të qendrës komunale, Gjakovës.


Në veri, përkufizohet me territorin e Jabllanicës , në lindje me Bistricën e Deçanit, e cila është kufi natyror që ndan Dushkajën me disa katunde të komunës së Klinës dhe me disa të komunës së Pejës. Bistrica e Deçanit derdhet në Drinin e Bardhë mu në krahun lindor të territorit të Kralanit; pastaj, në juglindje, Kralani përkufizohet me Drinin e Bardhë, në jugperëndim me Rakovinën, në perëndim me territoret e Cërmjanit dhe të Gërgocit, ndërsa në veriperëndim me malet e Zhabelit.


Përveç sipërfaqeve të tokave që shtrihen buzë Drinit… dhe Bistricës…, e tërë sipërfaqja tjetër e tokës së këtij katundi ka konfiguracion kodrinor dhe luginor, ku edhe lagjet janë larg njëra – tjetrës, ngase secila gjendet në ndonjërën prej këtyre kodrave.48)


“… në një kodrinë në lagjen e Zeqve, atë vend e quanin Te Kisha, ose Kisha e Zeqve. Aty ekzistojnë varreza shumë të moçme me gurë të mëdhenj të mbetur në dhe. Flitet se rreth atij lokaliteti ka ekzistuar vendbanimi i vjetër që nga koha iliro – dardane, por i pastudiuar. (…)


Në Krisobulën e Deçanit të vitit 1330 është regjistruar vendbanimi me emrin Kralupi, për të cilin nuk jemi të sigurt të jetë fjala për Kralanin e sotëm të Dushkajës. Në këtë krisobulë është i regjistruar edhe vendbanimi në feudin e Deçanit me emrin Vardishane me 12 shtëpi. (…) Në dokumentet osmane nuk e kemi hasur emrin e vendbanimit Kralan. Si duket ishte i braktisur, por lagjja e tij e afërt Vardishta ishte e banuar dhe përmendet në dokumentet mesjetare.


Me emrin Krelan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Beglerët në këtë lokalitet shpesh i kanë ndërruar çifçinjtë. Një kohë ka pasur edhe çifçinj serbë, raje, që kanë jetuar nga Zabeli i Halitve e deri te Kodra e Dushkut. Ata i kishin shtëpitë nga thuprat dhe brenda një nate kanë ikur. Mirëpo, Jastrebovi, rreth vitit 1879 nuk i regjistron këta, por thekson se në Kralan jetojnë 20 shtëpi shqiptare. Si duket këta kanë jetuar pas vitit 1900 dhe si duket ishin vllehë?


Gjatë periudhës famëkeqe të kolonizimit të Kosovës, në lokalitetet Vardishtë, Kodra e Mollës e pjesë të tjera të territorit të Kralanit u vendosën 37 familje malazeze e serbe, si:





Selo Kraljane







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Adžić Novica


Adžić Mato


Adžić Stanoje


Bijelić Nikola


Davidović Jovan


Davidović Radomir


Đeković Novo


Đeković Gavro


Zečević Novak


Ljubić Mihailo


Jeknić Mihailo


Jeknić Spasoje


Milić Vučić


Milačić Milić


Milačić Radovan


Milošević Vidosava


Milošević Stanisava


Lakušić Milun


Lakušić Batrić


Karadzić Novak


Orović Stanoje


Pavličić Krsto


Radević Radivoje


Rakočević Miloš


Đurišić Mate





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Vukanović Risto


Porobić Danilo


Porobić Nikola


Sirovina Nikola


Turnjanin Mijo


Perišić Aleksa


Tamidžić Marko





SRS (Nga RS e Serbisë):





Nikolić Svetozar


Nikolić Stojan


Stojanović Denko


Stevanović Danilo





SRH (Nga RS e Kroacisë):





Radić Jovan 49)





Pushteti agrar kolonëve iu dha tokën më të mirë të popullatës vendëse dhe tokën utrinë. Ata i vendosi në shtëpitë shqiptare derisa ua ndërtoi shtëpitë pushteti dhe banorët shqiptarë. Malazeztë kanë qëndruar në këtë vendbanim deri në vitet 1958/59, kur i fundit e lëshon këtë lokalitet.


Kralani kishte pësuar mjaft nga ushtria malazeze në vitin 1913. Ndërsa, pas Masakrës së Jabllanicës (fshat fqinjë) më 9 korrik 1921, ushtria, xhandarmëria, çetat dhe vullnetarët serbo-malazez ia mësyjnë Kralanit, krejtësisht të braktisur, vrajnë kryeplakun Sali Brahimin 60 vjeçar, plaçkitën dhe dogjën fshatin.





11. Llugaxhia





Llugaxhia është katund i vogël i krahinës së Dushkajës dhe shtrihet buzë Bistricës Lumbardhës) së Deçanit, rreth 28 kilometra larg Gjakovës, komune së cilës i takon. Kufizohet: në veri – me Bistricën e Deçanit, në lindje e juglindje - më tërritoret e Jabllanicës, në jug – me Zhabelin, kurse në perëndim – me territorin e Maznikut të Dushkajës dhe me malet e Buçanit. (Buçani i përket komunës së Pejës, ndërsa ka mal në territorin e Dushkajës.)


Territori i këtij katundi ka konfiguracion kodrinor, por në brigjet e Bistricës së Deçanit, përsëgjati, shtrihen toka pjellore që shkojnë prej perëndimit kah lindja.


Thuhet se ky fshat është i vjetër mbi 300 vjet. Emri Llugaxhi, si toponim, e ka prejardhjen prej fj. l l u g ë, që nënkupton se dikur ka qenë llugë, e pastaj është çelur dhe kthyer në tokë pune. Sipas informatorëve, kjo kishte ndodhur kur para 300 vjetësh, nga Berisha e Shqipërisë, kishte ardhur një Nikë Vishaj, që sipas traditës ky ishte banori i parë i Llugaxhisë.50)


Fshati është i ndarë me një kufi natyror – Bistricën (Lumbardhën) e Deçanit, e mbi këtë bazë është i ndarë edhe administrativisht, ku pjesa që quhet Llugaxhi, është në territor të Dushkajës dhe i takon komunës së Gjakovës, ndërsa pjesa tjetër që quhet Ledinaxhi, është në territor të Lugut të Baranit dhe i takon Komunës së Pejës.


Toka ishte e zotërive, të cilën e punonin çifçinjtë shqiptarë.


Edhe ky vendbanim, relativisht i vogël, nuk iu shpëtoi krimeve të çetnikut Miliq Krsta, ku bandat e tij kishin kishin vrarë Kamer Sylën me pesë të tjerë në Llugaxhi.Gjithashtu, në Llugaxhi, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, pushteti agrar vendosi 11 familje kolone malazeze e serbe:





Selo Lugađija







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Jelić Bajo


Lašić Milonja


Mujović Boško


Mujović Mihailo


Mujović Dunja


Tapušković Milovan


Nikolić Milunka


Šćepanović Miličko


Šćepanović Stanica




vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Re: Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:13 pm

SRS (Nga RS e Serbisë):





Cvetković Stamen


Cvetković Avram 51)





12. Marmulli





Nja 7 kilometra në lindje të Gjakovës, në një kodër, shtrihet katundi Marmull, me një sipërfaqe prej: 817 ha, 69 arë, 63 m. Territori i Marmullit kufizohet me: Drinin e Bardhë – në lindje, Bishtazhinin dhe lumin Erenik – në jug, Bërdesanën – në veri, dhe me fushat e Gjakovës – në perëndim. Për qendër administrative, arsimore dhe kulturore ka Gjakovën. Ky katund i përket rajonit të Dushkajës dhe me territorin e tij përkufizohet Dushkaja me rajone të tjera të Kosovës, në krahun jugor dhe juglindor.


Ndonëse nuk dinë ndonjë të dhënë apo legjendë rreth prejardhjes së emrit të këtij katundi, informatorët thonë se Marmulli gjithmonë është quajtur kështu dhe se është vendbanim i vjetër. Mbase, këtë të fundit e dëshmojnë edhe varret e shumta që gjenden në këtë lokalitet.52)


Vendbanimi parahistorik, pastaj antik, dëshmohet në lokalitetin Pozheget në ngastrën e këtij fshati, afër Urës së Terzive, që është mjaft i dëmtuar.53) Në hyrje të fshatit, në anën jugore, në kodër, në të dy anët e rrugës, ekzistojnë varreza të vjetra me rrasa të mëdha që nuk dihet se të cilës periudhë janë. Në vendin Rrafshi, në lindje, te Ura e Jakës, të quajtur Qereminja, janë zbuluar copa të qeramidheve, tullave, gurëve etj. që dëshmohet se aty ishte vendbanimi i mëparshëm, përkatësisht Marmulli i vjetër.54)


Thuhet se popullata e këtij vendbanimi për shkak të luftërave, sëmundjeve apo dyndjeve dhe lëvizjeve të mëdha të popullsisë gjatë historisë ishte shpërngulur nga ky vendbanim, por pas një kohe, prapë kthehet në troje të veta dhe e rithemelon.


Në këtë vendbanim shqiptar, në pjesën jugore, të quajtur Marmulli i vjetër, dhe në pjesën e shtrirë kah Marmulli i Ri dhe Gjakova, duke filluar nga viti 1928 e deri në vitin 1936 u kolonizuan 107 familje me 744 banorë.55) Rreth kolonizimit të Marmullit të Dushkajës, sipas Dr. M. Obradoviqit, jepen të dhëna për 79 familje malazeze e serbe kolone në këtë lokalitet, me këta emra kryefamiljarësh:




Selo Marmule







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Bogdanović Živojin


Božović Vuksan


Božović Milorad


Božović Petar


Božović Miljan


Vukotić Risto


Vukanić Mirko


Đurđevac Filip


Đukić Radomir


Ivanović Spasoje


Jankotić Radovan


Kontić Rade


Kontić Jagos


Kontić Dušan


Kalezić Stana


Korać Milan


Korać Radenko


Kastratović Pavić


Kapetanović Peko


Mijušković Milisav


Marković Dragutin


Musić Grujica


Musić vojislav


Milović Đorđije


Marojević Radojica


Mušikić Spasoje


Mušikić Milutin


Lazović Đorde


Nezević Jovan


Vučinić Božidar


Nikolić Nikola


Popović Božo


Popović Novak


Novović Milić


Popović Tomo


Prelević Vaso


Obradović Ljubo


Obradović Đuro


Popović Nikola


Nikolić Velika


Popović Božidar


Pajović Milija


Nikolić Marko


Nikolić Pavle


Raičković Vaso


Raičković Boško


Raičković Vuko


Raičković Ilija


Raičković Sanda


Raičković Milosav


Radulović Dušan


Radulović Milivoje


Radović Drago


Radević Mihailo


Raković Golub


Ruljić Milovan


Radosavljević Stevan


Radosavljević Marko


Radovanović Blagoje


Stevanović Risto


Todorović Jovanka


Šaković Božidar


Šaković Jela


Šaković Dimitrije


Šaković Đuro


Šćekić Risto


Šćekić Živko


Šekularać Rako


Šekularać Radule


Šćekić Radenko


Šćekić Milinko





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Nikolić Ilija





SRS (Nga RS e Serbisë):





Vasović Desimirka


Đordević Mitra


Kuštrimović Tomo


Spasojević Slavko


Tokić Spasenija


Krstić Vlajko


Nikolić Dušan 56)


Më 13 prill 1941 nga pushteti i atëhershëm, edhe pse ish-Mbretëria Jugosllave kishte kapitulluar, në Xhaminë e Rogovës janë vrarë 11 banorë të këtij katundi.


Shumë banorë nga ky vendbanim, sidomos gjatë kohës së Jugosllavisë socialiste, janë shpërngulur në Kroaci, Sllovendi, Çeki, Sllovaki e gjetiu.





13. Mazniku





Katundi Maznik i krahinës së Dushkajës është vendbanim i moçëm dhe gjithmonë është quajtur me këtë emër. Për qendër administrative, arsimore e kulturore e ka Deçanin dhe shtrihet nja 10 kilometra në në lindje të tij. Deçani është jashtë krahinës së Dushkajës. Mazniku përkufizohet me territoret e këtyre katundeve të Dushkajës: në lindje – me Zhabelin Plak e në juglindje me Zhabelin e Ri, në verilindje – me Llugaxhinë, në veri – me male të Buqanit (katund ky i Lugur të Baranit) të cilat janë në territor të Dushkajës, në veriperëndim – me Vranocin e Vogël, në perëndim – me Dashinocin, në jugperëndim – me Velikobaren dhe në jug – me Bardhaniqin.


Toponimi Trojet, në jugperëndim të fshatit, mbase do të ketë qenë vendbanim i moçëm, kurse në krahun jugor të katundit gjenden varrezat të cilat i quajnë Vorret e Hasallakit, ku në to ka shumë pllaka mermeri e shkrime të ndryshme. Ndërkaq, në mikrotop. Seishta e Dakut, ekzistojnë disa gjurmë që dëshmojnë për një vendbanim të dikurshëm aty. Në këto vende, deri më tash, nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.


Në dokumentet e shkruara e hasim në defterin e Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1582, i varur nga Peja, me 11 shtëpi dhe 6 beqarë.57)


Me emrin Maznik është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Gjatë sundimit osman është djegur një kullë e fshatit, ndërsa në vitin 1921, nga xhandarmëria malazezo-serbe janë djegur gjashtë kulla të njohura shqiptare dhe disa shtëpi të tjera si dhe është plaçkitur tërë fshati e sidomos bagëtia e tij. Në prill të vitit 1945 nga një brigadë malazeze merren 25 burra të fshatit dhe i dërgojnë në Pejë, një vritet, ndërsa tre të tjerë vdesin më vonë nga torturat.58)


Në territor të katundit Maznik, i cili atëherë i takonte komunës së Irzniqit, pushteti kolonizues serb, në periudhën ndërmjet dy luftave botërore, pat kolonizuar 44 familje të sjella nga mali i Zi. Emrat e kryefamiljarëve të atyre familjeve po i paraqesim në vijim:





Selo Maznik







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Bakić Milija


Bulatović Novica


Božović Ilija


Božović Miličko


Bošković Nikola


Banjević Đoko


Bjelović Simo


Bjelović Risto


Bjelović Krsto


Vlahović Mirko


Vlahović Atanasko


Vlahović Puniša


Vujisić Ščepan


Vujisić Milan


Vujisić Živko


Vujisić Batrić


Dabanović Đuro


DabanovićVelika


Živaljević Milovan


Živaljević Milonja


Zečević Jovan


Jovović Akim


Jovović Blažo


Ivanović Ljubomir


Janković Nikola


Janković Vasilije


Milošević Radomir


Popović Blažo


Puletić Janko


Puletić Mileta


Puletić Jovan


Radmanović Bajo


Raković Petar


Raketić Milan


Radulović Andrija


Radenović Savo


Stanić Radovan


Savović Simo


Savović Mitar


Selić Milovan


Selić Milinko


Stanković Stanko


Stašević Spasoje


Čirović Veliša 59)





Kolonët ishin të vendosur kryesisht në vendin Podina. Ata, në vitin 1941 janë larguar, por në vitin 1947 janë kthyer 4 familje.




vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Re: Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:14 pm

14. Meqja





Meqja është katund i krahinës së Dushkajës dhe shtrihet në një terren gjeofizik të thyer (kodra e lugina) nja 7 kilometra në verilindje të Gjakovës. Për qendër administravive, arsimore e kulturore ka Gjakovën.


Përkufizimi gjeografik i këtij fshati duket kështu: në lindje – me Drinin e Bardhë, në jug – me katundin Doblibare të Dushkajës, në jugperëndim – me Vraniqin e Becin, ndërsa në veri dhe verilindje – me tokat e Cërmjanit, gjer në Dri.


Ndërkaq, Meqja ka tri lagje: Mahalla Poshtër, Mahalla Epër dhe Lugi Meqes. Banorët e këtij katundi janë të fiseve: Krasniqe, Berishë (Mertur) dhe Mirditë.


Nuk e kemi hasur në dokumentet osmane, ndoshta ishte i braktisur apo është regjistruar me ndonjë emër tjetër.


Me emrin Menqa është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).60)


Në territor të këtij vendbanimi me popullatë shqiptare autoktone, në periudhën e kolonizimit, u kolonizuan 34 familje që këtu i kishin sjellë nga Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi. Më poshtë emrat e kryefamiljarëve të familjeve kolone dhe vendet nga kanë ardhur:





Selo Meće







SRS (Nga RS e Serbisë):





Virijević Ilija


Andrić Jevđenije


Vračarević Ranko


Dragičević Uroš


Đurović Spasoje


Jović Đorde


Jovanović Radonja


Kostić Stojan


Kitanović Stojan


Kozić Velimir


Mitić Milić


Milović Ananije


Milević Svetomir


Milojković Svetozar


Milisić Stanoje


Miletić Uroš


Nedeljković Đorđe


Nikolić Aleksa


Krstić Anđelko


Paunović Aleksandar


Pantelić Ranko


Petrović Krsman


Ristić Anđelko


Radojević Jezdimir


Stojanović Radisav


Čolović Vojislav





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Bjelica Vaso


Ilić Blagoje


Lojpur Gavro


Ilić Aleksandar





SRCG (Nga RS e M të Zi):





Ivanović Vojin


Vukićević Savo


Kadić Velimir


Stanišić Miloš 61)


Shënime statistikore për katundin Meqe të Dushkajës tregojnë se: Sipas udhëpërshkruesit J. Miler në vitin 1838 kishte 5 shtëpi me 35 banorë shqiptarë; rreth vitit 1840 – 23 banorë 62), (…) ; në vitin 1981 – 37 shtëpi me 286 banorë (280 shqiptarë, 6 serbë).





15. Palabardhi





Katundi Palabardh i përket krahinës së Dushkajës. Për qendër administrative, arsimore e kulturore ka Gjakovën dhe shtrihet nja 12 km. në veriperëndim të saj. Ka sipërfaqe prej: 237 ha, 15 arë, 17 m.Territori i katundit Palabardh kryesisht shtrihet në fusha të gjera e të rrafshta, i rrethuar me male e shpatina në krahun veriperëndimor – verior e verilindor dhe përkufizohet: në lindje e juglindje me Janoshin , në verilindje me Sapotin e me Zhdrellën , në veri me territorin e katundit Radoniq (i përmbytur në Liqenin “Radoniqi”), në veriperëndim me lokalitetin Bitesh (gjysma e lokalitetit Bitesh po i takuaka Palabardhit, (pjesë kjo që mund të jetë në territor të Dushkajës, pohojnë, me pasiguri, informatorët), e gjysma është e Novosellës së Epërme të komunës së Gjakovës. Ndërkaq, si vendbanim Biteshi është formuar vonë, me ardhjen e kolonistëve malazez, të cilët nuk janë më aty. Sot këtu ka disa banorë shqiptarë, të besimit katolik, të ardhur nga Novosella.), në perëndim me Novosellën e Epërme dhe në jugperëndim me Novosellën e Ulët.


Në vendin e quajtur Livadhi Murat Ag’s janë vërejtur disa gjurmë të kulturës materiale – qeramikës, që mund të supozohet se aty kishte pasur edhe më parë banorë. Informatorët më thanë se katundi Palabardh është i moçëm. Gjithmonë është quajtur kështu, me këtë emër, shqip.


Ky vendbanim për herë të parë del të përmendet në defterët e kadastrave osmane të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 dhe të vitit 1497, varej nga Peja, nga shtesat e Aliut, të birit të Sinan Beut, që është regjistruar në kazanë e Pejës me trajtën e fshehur të kalkuar sllave – Bjelopavliq, marrë nga forma më e vjetër e shqipes – Palabardi. Administrata osmane, trajtat e kalkuara sllave, si zakonisht, në regjistrimet e para të vendbanimeve të shekullit XV, që i bëri, i kishte marrë nga administrata dhe kisha sllave.


Në vitin 1485 dhe 1497 ky vendbanim kishte vetëm 5 shtëpi, 1 beqar dhe 150 ispenxhe. Banorët e atëhershëm të Palabardhit, sipas Defterit, ishin:


Pavli, i biri i Gjorgjit (Gjergjit) Dimitër Prishliç (kupto: i ardhur)


Gjura, i vëllai i tij Dabzhiv Prishliç (kupto: i ardhur)


Gjura, i biri i Niglit (Nikelit) Leka, i biri i Prishliçit 63)


Natyrisht se këto të dhëna antroponimike të këtyre kryefamiljarëve janë marrë nga administrata mesjetare serbe, meqë këta të fundit cilësohen si ardhacakë në këtë vendbanim dhe, më vonë, ky apelativ serb, me kohë, u shndërrua në patronimin Doshliq. Po të kishin ardhur pas vendosjes së administratës osmane, ata do të cilësoheshin dhe shënoheshin me fjalën osmane “muhaxhir” (muhacir). (…)


Siç duket, ky vendbanim qe i braktisur deri në shek. XVII-XVIII, kur del të përmendet si mikrotoponim në një dokument osman si Palabardhi, por i ribanuar sërish në shek XIX po ashtu në trajtën Palabardi. Pra, më nuk shfaqet trajta e kalkuar sllave Belopavliq.64)


Në një dokument arkivor kishtar të vitit 1890, dorëshkrimi i Don Tomës, Palabardhi kishte një familje shqiptare krishtere me 30 anëtarë dhe një familje tjetër shqiptare e fesë islame.


Në popull flitet se në këtë vendbanim ka ekzistuar një kishë e vjetër, mirëpo nuk dihet vendi se ku ka qenë.


Në vitin 1913 për shkak të kundërshtimit të ndërrimit të fesë, me dhunë nga pushteti malazez, popullata dy-tri vjet shpërngulet në fshatin Brekoc, përveç një shtëpie.65)


Sipas një burimi, në këtë vendbanim, në vitin 1934 dhe 1936 u kolonizuan katër familje sllave me 24 anëtarë.66) Por, ato shumë shpejt shpërngulen. Ndërkaq, në një burim shkrimor kemi gjetur se në Palabardh të jetë kolonizuar një familje e ardhur nga Mali i Zi, shih:





Selo Palibarda







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Maslovarić Miloš 67)


Sipas Rezultateve të Para të regjistrimit të Popullsisë së Kosovës të vitit 1981 (31.III.1981), Palabardhi kishte 389 banorë, të gjithë shqiptarë.68)





16. Radoniqi





Radoniqi është një ndër fshatrat e Dushkajës që shtrihej nja 10 km. në veri të Gjakovës, qendër administrative, arsimore dhe kulturore të cilës i takonte. Territori i këtij katundi kufizohet me fshatrat e po kësaj komune: Zhdrellën dhe Janishin në jug, Neticin e Cërmjanin në lindje, me Gërgocin në verilindje, Rakocin në veri, ndërsa në perëndim me Palabardhin, Gramaçelin dhe Shaptejn. (Dy fshatrat e fundit janë të komunës së Dëçanit.)


Thuhet se fshati Radoniq është i vjetër. Në Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, gjeta fshatin RADOSHA, që varej nga Peja; timar i Jajabash Zekirjasë, të birit të Jahjasë, 69) që mbase kemi të bëjmë me fshatin RADONIQ i sotëm, sado që S. Pulaha nuk jep ndonjë shpjegim të hollësishëm rreth këtij toponimi.


Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar është don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon edhe fshati Radonichi me 1 shtëpi e 1 anëtar 70). Me këtë emër është i regjistruar si vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1894 (1314 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në këtë vendbanim të banuar me popullatë shqiptare, prej vitit 1931 – 1035 u kolonizuan 64 familje kolone malazeze e serbe. Më poshtë po paraqesim emrat e kryefamiljarëve të atyre familjeve kolone:







Selo Radonjić







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Asanović Nikola


Bandović Miro


Bojović Marija


Boričić Jelena


Vukić Radosav


Vukić Đukan


Vukašinović Radovan


Vukašinović Radisav


Vukičević Luka


Vukičević Milovan


Gogić Miruša


Gogić Ščepan


Gogić Ivan


Dragović Milovan


Dragović Marko


Deletić Miloš


Dubak Milun


Dukić Jefto


Đukić Svetislav


Ivanović Mihailo


Ivanović Bogdan


Ivanović Andrija


Ivanović Miraš


Zečević Radosava


Jukić Milutin


Jukić Vukašin


Jukić Blažo


Jukić Drago


Jelić Ivan


Jelić Akso


Kolenović Dragutin


Leposavić Leposava


Mimović Radomir


Matović Radule


Matović Miličko


Mitrović Aleksa


Mitrović Drago


Maslovarić Radosav


Mihailović Gospava


Maslovarić Miloš


Račić Jovan


Račić Aleksandar


Račić Miladin


Račić Milić


Račić Ilija


Račić Stana


Račić Puniša


Račić Veličko


Radević Miraš


Čukić Vukota


Čukić Radonja


Ščekić Radonja





SRS – SRCG (Nga RS e Serbisë – RS e M të Zi):





Vukotić Mitar


Vukotić Stojan


Krivokapić Joko


Đurđevac Božo


Đurđevac Radivoje





SRS (Nga RS e Serbisë):





Dimović Borisav


Stevanović Milić


Stamenković Stavro


Cvetković Ante





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Setenčić Jovo


Popović Lazar


Zirojević Blagoje 71)





Gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe në prill të vitit 1941, me kapitullimin e Mbretërisë Jugosllave, ajo dogji disa shtëpi të këtij fshati.72)






vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Re: Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:16 pm

17. Rakoci


Rakoci shtrihej në të njëjtën fushëgropë ku ishte edhe fshati Radoniq, dhe pjesa më e madhe e tokave të tij gjithashtu u përmbytën në liqenin akumulues të Hidrosistemit “Radoniq”. Shtrihet nja 15 km. në veri të Gjakovës, komunës së cilës i takon. Territori i Rakocit kufizohet: në jug me fshatin Radoniq, në lindje me Gërgocin, në veri me Bardhaniqin, në perëndoim me Ratishën e Poshtme dhe Gllogjanin dhe në jugperëndim me Shaptejn. Këto tri fshatrat e fundit janë të komunës së Deçanit.


Në Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, gjendet i shënuar edhe fshati RAKOVAC, timar i Mustafait, i biri i Çeribashit, varet nga Peja.73) Sipas këtij defteri, fshati Rakovac në atë kohë kishte 27 shtëpi, 5 beqarë dhe 6 të veja.74)


Me emrin Rakofc është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Për prejardhjen e emrit të katundit po u ruaka një legjendë ku: Thuhet se këtu kanë ardhur dy vëllezër: Koci, nga i cili është krijuar Rakoci dhe Tishi, nga i cili është krijuar Ratishi.75)(Ratishi është katund në kufi me Rakocin, në krahun perëndimor të tij – sqarim yni.). Në një kodër të vogël, në një pyll me drunj bungu të mëdhenj (në veri të shtëpisë së Kapllan Mulës), gjenden varreza të vjetra, të orientuara në drejtimin perëndim – lindje.76)


Në vendin Kodra dhe Trulli i Buklek’s, thuhet se janë shtëpitë e para të ndërtuara në këtë katund.77)


Në këtë vendbanim, në Lugun e Kshtenjës, në Orize etj., kryesisht në tokat shqiptare, pushteti agrar në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore kolonizoi 37 familje kolone malazeze e serbe. (…) Po prezantojmë emrat e kryefamiljarëve të tyre dhe vendin nga kah kishin ardhur:





Selo Rakoc







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Bandović Vojin


Bukumirović Mladen


Bracanović Mitar


Bracanović Đuro


Vukić Gavro


Gogić Bogić


Đurišić Mato


Đurišić Savo


Klajić Ljubomir


Kovačević Savo


Mihailović Marko


Milošević Milić


Milutinović Jovan


Nikolić Savo


Nikolić Tomica


Obradović Milutin


Popović Mileta


Popović Petar


Popović Todora


Rajković Vukašin


Roganović Đuro


Roganović Savo


Radić Marko


Radić Stojan


Rajičević Dušan


Trešnjar Jovan


Šoškić Jovan


Ščepanović Stanko





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Drapo Obren


Milić Savo





SRS (Nga RS e Serbisë):





Jovanović Rafailo


Stojadinović Stojan


Stojadinović Milivoje


Stojanović Ilinka


Milošević Dragutin





SRH (Nga RS e Kroacisë):





Marović Lazo


Rajačić Luka 78)


Përkitazi me këtë fshat, kolonja, vejusha Janja, grua e M. Zonjiq nga fshati Rakoc, komuna e Cërmjanit, rrethi i Gjakovës, më 6.IX.1932 i ankohet mbretit Aleksandër, ku thotë se: ka marrë 9 ha tokë, të cilën e ka punuar së pari me meditës, kurse tani e punon vetë dhe se ka ndërtuar shtëpinë. Nuk ka mundur të vendoset në afatin ligjor, sepse djalin e ka pasur në ushtri. Thekson se një kohë ka jetuar vetëm ne mesin e shqiptarëve, ndërsa kolonët tjerë tani janë duke ardhur, si dhe ka pensionistë dhe nëpunës të cilët e kanë marrë tokën nga shteti dhe të njëjtën nuk e punojnë, por e japin në qesim, e madje edhe po e shesin. Ministria e Bujqësisë i përgjigjet mbretit, se ajo nuk është vendosur dhe nuk e ka punuar tokën. Atë e kanë punuar shqiptarët dhe kanë ndërtuar një kasollë. E ka pronën në Andrijevicë.79)


Në vitin 1998 fshati e kishte vetëm një shtëpi. Agresori serb edhe atë shtëpi e dogji në tërësi.





18. Rakovina





Katundi Rakovinë (dëgjohet edhe Rokovinë) shtrihet në krahun lindor të krahinës së Dushkajës. Ka konfiguracion kodrinor, ku pjesa më e madhe e tokave nuk ujiten. Thonë se dikur territori i Rakovinës ka qenë vreshta. Rakovina përkufizohet: në veri me Kralanin, në lindje me Drinin e Bardhë, në jug me lluga të Kramovikut, ndërsa në jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim me territore të Cërmjanit.


Rreth etimologjisë së emrit të katundit R a k o v i n ë jemi marrë edhe më herët, ku kemi ardhur te bindja se në këtë toponim të jetë strukur hipokoristiku Rak, të cilit iu ka dhënë prapashtesa sllave (o) –vin (-ë), 80) e më tej e kemi afruar edhe me trajtën toponimike R i l k o v i n a të mesjetës.81)


Na duket me interes të përmendim se në lokalitetin e quajtur Kafjan të këtij vendbanimi, në pjesën veriore malore të fshatit, gjatë disa hulumtimeve, në vitin 2001, janë zbuluar disa grumbuj tumash ilire të kohës së bronzit dhe të hekurit. Po ashtu, kur është ndërtuar ura mbi lumin Drini i Bardhë, në vitin1979, janë zbuluar disa skelete njerëzish dhe gurë mulliri.82)


Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h), është i regjistruar me këtë emër.


Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u vendos një familje kolone. Ndërsa, shumica e kolonëve ishte vendosur në vendin Muha, në mes të Rakovinës dhe Cërmjanit.








19. Rashkoci





Rashkoci shtrihet në trevën e Dushkajës, rreth 12 km. në verilindje të Gjakovës, në një shpat të vogël. Është vendbanim i tipit të dendur. Të tri lagjet që e përbëjnë Rashkocin shtrihen në tri kodra.


Vëllazëritë: (Agajt (Jahjaga), Nelmehmet’t, Halilsyl’t, Musukshin’t (këta të fundit të dalë këtu nga Cërmjani fqinjë).


Në vendin Udha e Ulic’s, në jug, në fund të fshatit, janë gjetur tjegulla dhe tulla të dimenzioneve të mëdha, Ndërsa, në livadhin e quajtur Rrahnim është zbuluar një dhomë e vjetër me oxhak. Në vendin e quajtur Llugë, afër fshatit, ekzistojnë gurë të mëdhenj që i kanë pozicionet e varreve katolike.83)


Si vendbanim, për herë të parë në dokumentet e shkruara përmendet me emrin Raškovac në krisobulën e Manastirit të Deçanit të vitit 1330.84) Me emrin Rashkovaç është regjistruar ne defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, me 11 shtëpi, 5 beqarë dhe 3 të veja.85)


Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqi të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar është don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon e dhe fshati Rascozzi me 3 shtëpi e 5 anëtarë.86)


Thuhet se banorët e tashëm kur kanë ardhur, para 350 vjetëve, e kanë gjetur një banor të krishterë.


Sikurse edhe në shumë vendbanime të tjera edhe këtu i kishin vendosur disa familje kolone serbe e malazeze. Kolonët, 31 familje serbe e malazeze u vendosën në lagjen Netic të këtij katundi. Emrat e kryefamiljarëve të atyre familjeve kolone:




Selo Netec (Netic)







SRS (Nga RS e Serbisë):





Anđelović Toma


Vučetić Sreten


Đorđević Josif


Jovanović Vasilije


Jovanović Manasije


Jović Vojislav


Janković Vladimir


Krstić Trajko


Mitrović Miladin


Mitrović Svetozar


Mitić Krsto


Milenković Stojan


Milenković Čedomir


Mlađenović Uroš


Medan Milenko


Đorđević Ilija


Novaković Vasilije


Novaković Milan


Nikolić Arso


Stanković Milivoje


Stanković Jovan


Stanković Milan


Stamenković Vučko


Stanojević Tomo


Cvetković Todosije





SRCG (Nga RS e M të Zi):





Rajović Jovan


Cicmil Đorde


Fiković Miladin





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Greda Miho


Dragović Mihailo


Đordan Danilo 87)





Për kolonët e këtushëm thuhet se kishin filluar t’i shesin ato pasuri që ua kishte dhënë pushteti agrar dhe të shpërngulen. Familja e fundit kolone që ishte shpërngulur nga fshati ishte në vitin 1972. Kolonët kishin qenë të vendosur edhe në lagjen e Musukshinve, prej vitit 1930, ku ua kishin marrë tokën shqiptarëve deri në prak të shtëpisë. Më vonë, atë ua shesin dhe vetë shpërngulen.


Në territor të Kodralisë, (lagje e Rashkocit), në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 14 familje kolone serbe:




Selo Kodralija







SRS (Nga RS e Serbisë):







Dedić Todor


Janković Jelena


Miličković Đuro


Marinković Miloš


Krstić Budimir


Petrović Danilo


Petrović Novica


Stoiljković Milovan


Stanojević Stoimir


Stanković Miladin


Filipović Mile


Vučković Blagoje





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Bratić Ilija


Micić Dragutin 88)








20. Ratishi i Epër (Qëndresë e Epër)





Katundi Ratishi i Epër i Dushkajës shtrihet nja 1o kilometra në lindje të Deçanit. Për qendër administrative, arsimore, kulturore e ka Deçanin. Gjatë hulumtimeve tona që bëmë në këtë katund na thanë se Ratishi është katund i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur me këtë emër. Në traditë të këtushme nuk ndajnë vjetërsinë e vendbanimit me atë të Ratishit të Ulët. Pra, është fjala për një vendbanim të dikurshëm, i cili, për shkak të territorit të madh, në një luginë përgjatë dy brigjeve të Përronit dhe me malet e shumta në pjesët bregore e kodrinore që e rrethojnë, dikush ndërton shtëpi në pjesën e sipërme të luginës, ku formohet Ratishi i Epërm, dikush në anën e poshtme të luginës, ku formohet Ratishi i Ulët. Me kalimin e kohës, natyrisht edhe me shtimin e vëllazërive dhe barqeve, edhe në traditë bëhet një lloj ndarjeje në pikëpamje të emërtimit, në dy katunde, gjë që reflektohet edhe në administratë, ku ekzistojnë si dy katunde në vete.


Rreth prejardhjes së emrit të katundit, në traditë të Ratishit shënova të ruhet një legjendë: “Thonë se një njeri këtu, dikur, kishte mbajtur tubë të madhe delesh. Ai mbante edhe desh të mirë. Sipas kësaj rrethane, atë njeri e kishin quajtur Ramë Dashi (pra, sipas dashit), e sipas Ramë Dashit, thotë legjenda, ka mbetur emri i katundit Ratishë.”89)


Në Krisobulën e Deçanit të vitit 1330 gjetëm trajtën Ratishevci (vlasi) 90), (mbase Ratishi i sotëm i komunës së Deçanit ?). Në trajtën Ratiscia e gjejmë në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, në mes tjerash, shkruan se në Zym dhe në Has misionar është don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon edhe fshati Ratiscia me 8 shtëpi dhe Ratiscia Gornja me 4 shtëpi e 8 anëtarë besimtarë të krishterë.91)


Në vitin 1879, konsulli rus, Jastrebovi, i regjistron 20 shtëpi, të gjitha shqiptare me emrin Ratisha.





Edhe në katundin Ratishë i Epër regjimi serbosllav kishte sjellë për një kohë kolonistë malazez të cilët ishin të vendosur në vendin e quajtur Polc (në krahun verior) po edhe në vise të tjera kodrinore të katundit. Bazuar në një burim shkrimor, po paraqesim emrat e kryefamiljarëve të atyre 16 familjeve kolone:





Selo Gornji Ratiš





SRCG (RS e M. të Zi):





AleksićBlažo


Babović Božina


Vlahović Vidak


Vlahović Jole


Vlahović Novo


Vlahović Ivan


Lazarević Novica


Ognjenović Leposava


Otašević Aleksa


Perović Miličko


Popović Milić


Popović Petar


Tomović Milonja


Stamatović Blažo


Čupić Petar


Šoškić Radeta 92)


Në kujtesë të informatorëve kanë mbetur edhe përjetime të hidhura nga e kaluara. “Ratishën e kish pas djegur edhe turki. Masandej, në kohë të ish-Jugosllavisë, regjimi i atëhershëm kish pas sjellë në stacion të policisë në Ratishë të Poshtme rreth 300 – 350 çetnikë për të bërë tortura e masakra këtu. Në krye të atyre çetnikëve ish kanë njëfarë Mirk Shqepanoviqi, i cili kishte qenë edhe pilot. Popullata e këtushme iu kish pas bërë rezistencë të armatosur. Në atë kohë, çetnikët kishin pasë djegur disa shtëpi, ku ishte vrarë Selman Azemi i Ratishit të Epër, Selim Zenuni i Ratishit të Ulët, po edhe ndonjë tjetër…” - (thonë informatorët nga të dy Ratishat).


Në fund të herës (sipas informatorëve) në territorin e Rahishit të Epër, nga kolonët malazez të ardhur këtu në kohë të ish-Jugosllavisë, kishin mbetur nja 6 – 7 shtëpi me disa pleq e plaka.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Re: Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:18 pm

21. Ratishi i Poshtëm (Qëndresë e Poshtme)





Ratishi i Poshtëm i takon krahinës së Dushkajës, ndërsa për qendër administrative, arsimore e kulturore ka Deçanin. I shtrirë në një luginë të rrethuar prej malesh, me lumin Përroni që bie përsëgjati luginës, ku fusha pjellore është në të dy krahët e rrjedhës së tij, territori i këtij katundi përkufizohet: në lindje me territoret e katundit Rakoc të përmbytur (tash Liqeni i Radoniqit), në jug me Gllogjanin (Gllogjanin e Rekës), kufiri i krahinës së Dushkajës me krahinën e Rekës në këtë anë, në veri me territore të Dashinocit, në verilindje me toka të Bardhaniqit të Dushkajës.


Gjithnjë sipas traditës thonë se: “ Ratishi është katund i moçëm dhe emri i Ratishit mendohet të ketë mbetur sipas një lloj plepi, apo shelgu, që e kanë quajtur R a k i t:ë –a , e që dikur kishte pasur shumë këtu” (?)...


Me emrin Ratisha-i Zir është i regjistruar si vendbanim në sallnamet e Vilajetit të


Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Po ashtu në traditë të Ratishit thonë se fshati i tyre ishte djegur në kohë të Turqisë dhe në kohë të Malit të Zi, ndonëse nuk dinë vitet e sakta.


Okupatori serbo-malazez edhe në Ratishë të Poshtme kishte sjellë kolonistë, me qëllim të përzierjes së strukturës së popullatës etnike shqiptare:





Selo Donji Ratiš





SRCG (Nga RS e M. të Zi)





Brnović Nikola


Bojić Blažo


Bracanović Nikola


Vukadinović Radovan


Vukadinović Živko


Vojvodić Dušan


Babović Stoja


Darmanović Đoko


Đurović Velimir


Đokić Milutin


Đokić Vidak


Ivanović Sćepan


Ivanović Milić .


Ičević Krsto


Ičević Đurda


Đukić Jevrosima


Krcunović Petko


Klikovac Nikola


Milović Mirko


Milović Đoko


Milonjić Božidar


Martinović Nikica


Martinović Jovan


Popović Milan


Pejović Savo


Pejović Blažo


Pavićević Pavle


Prlja Đuro


Pešić Ilija


Radulović Marko


Radulović Boško


Radulović Đuro


Radulović Radule


Radulović Mileta


Rakočević Živko


Rakočević Novak


Stamatović Blažo


Šaban Ilija


Šaban Jovan


Šaranović Novak


Čulafić Nastadin


Rakočević Novak





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Čungalj Dušan 93)





22. Vraniqi





Në pjesën juglindore të rajonit të Dushkajës, nja 7 kilometra në lindje të Gjakovës, shtrihet katundi Vraniq. Është vendbanim i ndarë në lagje të tipit të grumbulluar. Ky katund i takon komunës së Gjakovës dhe kufizohet me: Doblibaren në juglindje; Meqen në verilindje dhe lindje; me territorin e katundit Bec në veri dhe veriperëndim; Lugun e Bunarit në perëndim dhe Bërdesanën e Dushkajës në jug.


Thuhet se katundi Vraniq është i vjetër dhe se në krye të herës kishte pasur vetëm 3 shtëpi. Për të ndriçuar prejardhjen e emrit të këtij katundi, nga informatorët nuk mësuam të jetë ruajtur ndonjë e dhënë, por, thonë se “nuk mbajmë mend të jetë quajur ndryshe.”


Në vendin Ara e Vad’s, në lindje të fshatit, gjatë lëvrimit të tokës janë gjetur vula, vathë, zixhirë, qeramikë e ndryshme, qeremide etj., që dëshmohet se ajo pjesë ishte e banuar edhe më parë. Edhe në Kodrën e Çerkezit, janë gjetur qerepë të baltës.


Në dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, që varej nga Peja, me 12 shtëpi, 8 beqarë e 6 të veja.94) Ky vendbanim është i regjistruar me emrin Vraniqi, i varur nga Peja, në defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582 dhe kishte 12 shtëpi dhe 2 bashtina.95)


Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqi të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar është don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon edhe fshati Vranichi me 4 shtëpi e 7 anëtarë.96) Ky vendbanim përmendet edhe në evidencat e kishës së Zymit, të cilat janë të ruajtura që nga viti 1842.97)


Me emrin Vraniq është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Sipas një burimi shkrimor, në territor të Vraniqit, të këtij vendbanimi shqiptar, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, pushteti i atëhershëm jugosllav kolonizoi 32 familje serbe, malazeze etj., dhe ja si shkruan:




Selo Vranić







SRCG (Nga RS e M të Zi):





Zindović Jovan


Ognjenović Andrija


Pejović Dušan


Prašćević Dušan


Raković Milan


Raković Radovan


Simonović Miloš


Simonović Miladin





SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Bošković Đuro


Vujović Spiro


Masleša Sćepan


Masleša Filip


Peško Vaso


Perišić Mijo


Perišić Radisav


Popadić Mirko


Popadić Krstinija


Semiz Obren





SRH (Nga RS e Kroacisë):





Grubić Budimir





SRS (Nga RS e Serbisë):





Burgić Vladislav


Vukanić Miladin


Vučinić Obren


Zbiljić Mihailo
Zekić Milisav



Jeftović Jezdimir


Pavlović Stanislav


Pantić Radoš


Radojičić Nikola


Stević Petko


Stojanović Stojan


Čolić Rafailo


Čalović Dimitrije 98)


Serbët dhe malazeztë këtu janë të ardhur vonë, janë kolonë të instaluar për qëllime politike, për të ndryshuar përqindjen e popullatës shqiptare autoktone.





23. Vranoci i Vogël





Vranoci i vogël shtrihet në krahun veriperëndimor të Dushkajës. Në perëndin – veriperëndim - veri – e verilindje të territorit të këtij katundi është ana e djathtë e rrjedhës së mesme të Lumbardhës (Bistricës) së Deçanit, e cila ndan, këndej, Dushkajën nga krahina e Lugut të Baranit. Në perëndim, Vranoci i Vogël vazhdon të përkufizohet me malet e Kotradiqit të L. të Baranit, në jugperëndim me territorin e Maznikut të Dushkajës e në juglindje e lindje – me malet e Buqanit të L. të Baranit.(Buqani, Vranoci e Kotradiqi të Lugut të Baranit, kanë disa prona, kryesisht male, edhe në territor të Dushkajës – sqarim yni). Përballë Vranocit të Vogël, në anën tjetër të Lumbardhës, është Vranoci. I thonë ndonjëherë Vranoci i Madh, vetëm kur duan ta dallojnë nga Vranoci i Vogël.


Dy Vranocat, që ne kemi në shqyrtim, për nga vjetërsia, duhet të jenë të të njëjtës kohë. Moti, të dy Vranocat i kishin pasur tri mahallë: Bajraktart, Sylrexht dhe Baiqt. Baiqt kishin qenë dy vëllezër, të parët e Vranocit të Vogël. Kur janë nda, njëri kishte ndenjur aty e tjetri kishte dalë në Vranoc të L. të Baranit, prej të cilit atje është formuar një lagje e madhe.99)


Siç flitet në popull, fshati Vranoc i Vogël daton që nga koha ilire. Thuhet se banorët e sotëm janë vendosur para 700 vjetëve dhe i kanë gjetur shtëpitë me bosa dheu të ndërtuara më parë nga popullata vendase shqiptare. Prej atëherë ky vend quhet Bosonishta. Këtë e dëshmojnë edhe themelet e shtëpive me bosa dheu.100)


Gjatë pushtimit të të huajve, ky vendbanim pësoi mjaft e sidomos pas pushtimit në vitin 1912 nga pushteti malazez e pastaj serb e jugosllav.


Në vendin e quajtur Podi Vranocit, në juglindje të territorit të këtij katundi, për një kohë, kishin jetuar disa familje malazeze, të cilat, për qëllime politiko-kolonizuese, i kishin sjellë këtu si kolonistë. Ndërkaq, sipas regjistrave të familjeve kolone, kryefamiljarët e atyre familjeve mbanin këta emra:





Selo Mali Vranovac







SRCG (Nga RS e M. të Zi):





Bakić Pava


Vuković Milun


Dabetić Ljubomir


Korać Jovan


Lalić Staniša


Lalić Gavro


Lakićević Cvetko


Lakićević Mileta


Milošević Ljubo


Milošević Miraš


Radović Jovan


Petrović Petar


Jeremić Milosava 101)





Disa nga këto familje thuhet se i kishin sjellë këtu para Luftës së Dytë Botërore, e disa pas saj. Këta kolonë, kohë pas kohe, vetë e kishin lëshuar Vranocin e Vogël.


Kështu, sipas Rezultateve të Regjistrimit të Popullsisë së Kosovës, të vitit 1981, Vranoci i vogël kishte 144 banorë, prej tyre 138 shqiptarë e 6 malazezë. Kjo strukturë e popullatës, me kalimin e kohës, prapë do të ndryshojë.





24. Zhabeli





Katundi Zhabel i Dushkajë shtrihet nja 20 kilometra në veri të Gjakovës, komune së cilës i takon. Territori i Zhabelit përkufizohet me këto katunde të Dushkajës: në lindje – me Jabllanicën, në jug – me Gërgocin, në perëndim – me Bardhaniqin, në veriperëndim – me Maznikun dhe në veri, kah vendbanimi Zhabeli Plak – përkufizohet me malet e Llugaxhisë.


E tërë fusha pjellore e këtij fshati shtrihet në të dy anët e Përronit. Në krahun Jugor të tij, prej lindjes kah perëndimi, shtrihen vargmalet e Shtrazës e të Shullanit, ndërsa nga krahu verior ato të Carragores (Qarragojës), që e rrethojnë tërë fushën e këtij fshati. Pra, territori i Zhabelit ka formën e zgjatur, në një fushëgropë, përbri dy brigjeve të Përronit.


… Banorët e këtij katundi më herët kanë jetuar në lokalitetin e Zhabelit Plak dhe në vendin në mes të këtyre dy Zhabeleve – në Kodrën e Malsorëve. Aty vërehen disa pusa, pemë dhe dëshmi të tjera të vendbanimit të dikurshëm. Thuhet se aty bie një sëmundje nga e cila popullata në masë të madhe dëmtohet, përkatësisht vdesin dhe varrosen në vendin që sot quhet Vorret e Hasallakut. Disa shpërngulen në lokalitetin e ri që quhet Zhabel.102)


Në dokumentet e shkruara e gjejmë në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, ku në mes tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar është don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon edhe fshati Sabelli me 3 shtëpi e 3 anëtarë.103)


Me emrin Zabel është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Ndërkaq, me qëllim të ndërrimit të struturës nacionale, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, pushteti jugosllav vendosi këtu 8 familje kolone serbe e malazeze, të sjellë nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Mali i Zi:





Selo Žabelj







SRBiH (Nga RS e B dhe H):


Biskup Kosta


Milić Spasoje


Radmanović Bajo





SRCG (Nga RS e M të Zi):


Milašinović Mate


Milošević Bajo


Milošević Miličko


Ognjenović Boško


Paunović Risto 104)





Kolonët kishin ndenjur këtu një kohë të shkurtër dhe ishin vendosur në fushat dhe malet përreth.








27. Zhdrella





Katundi Zhdrellë i Dushkajës është katund i vogël dhe gjendet në një grykë, nja tetë kilometra në veri të Gjakovës. Gjakovën, Zhdrella e ka për qendër arsimore, kulturore e administrative. Pleqtë e këtij katundi, me të cilët bisedova, mendojnë se katundi Zhdrellë nuk është aq i moçëm, apo, mbase, për ndonjë kohë do të ketë qenë i braktisur (?).


Zhdrella përkufizohet: me Radoniqin (v), Sapotin (p), Becin (j), dhe me territorin e mahallës Netic të katundit Rashkoc (l).


Mungojnë burime që hedhin dritë në historikun e katundit Zhdrellë.


Me emrin Izdrella është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).


Në lokalitetin e familjes Bibaj janë gjetur qeremide të vjetra, eshtra të njerëzve të dimensioneve të mëdha, ndërsa te familja Idrizi është gjetur një qyp i madh.


Zhdrella është katund i vogël. Banorët janë të gjithë shqiptarë, e as pleqtë105) nuk mbajnë mend të kenë jetur më parë pjesëtarë të kombeve e kombësive të tjera.


Mirëpo, në këtë vendbanim shqiptar, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 7 familje të sjella këtu nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilat i kishin vendosur në vendin Rrashina. Emrat e kryefamiljarëve të atyre familjeve kolone po i paraqesim më poshtë:





Selo Ždrelo







SRBiH (Nga RS e B dhe H):





Keševlj Gašo


Keševlj Mirko


Keševlj Vladimir


Kešelj Milan


Kešelj Branko


Zec Vlado


Tamindžić Arsen 106)


Familjet – vëllazëritë në Zhdrellë janë: Idrizi, Sylaj, Malota, Turkaj, Bibaj, Bezera, Prenaj, Mehmeti etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Empty Re: Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi