Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Peraj: Egoizmi me shumë lloje

Shko poshtë

Shaban Peraj: Egoizmi me shumë lloje Empty Shaban Peraj: Egoizmi me shumë lloje

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:36 pm


Shaban Peraj: Egoizmi me shumë lloje U1_shaban-peraj
Egoizmi me shumë lloje

Shkruan: Shaban Peraj

Ekstremizëm mund të ketë në çdo ide, në çdo mendim. Ajo që në këto momente e bënë vrasës ektremizmin është mënyra se si vepron këto ditë kryesocialisti në detyrë Edi Rama duke kërkuar “thjeshtësinë, virtytin”,dhe duke e kërkuar atë në veshjen dhe pamjen e jashtme të mjerë e të hallakatur, në një postiqe të vjetër, në një poçe të thyer si dhe ata që e kërkojnë në kësulën e një frengu a në një veshje dekolte! Ky endacak po mundohet sot t’i bie kryq e tërthorë Shqipërisë së lodhur këto dy muajt e fundit nga politika ekstreme, që kërkon të gjejë një dhuratë që sapo të marrë fund ka për t’u përplasur për guri e për t’u thyer. Duke vepruar kështu, uni i tij fryhet e bëhet një demon që e gëlltit të zotin. Mbetja vetëm si egoist është shprehje e shikimit të tij, por edhe e mosnjohjes së parimeve demokratike për të ecur përpara, ndaj ka vendosur të rrotullohet me sy mbyllur në të njëjtin vend. Duke menduar vazhdimisht për llogari të vetvetës dhe jo për ata socialistë ndaj të cilëve mbanë përgjegjësinë edhe po të ecë me vite duke kapërcyer maje e gropa, nuk mund të bëjë para as edhe një hap. Punët që ai i paralajmëron se do t’i bëjë duke ngritur sipas tij “shqiparët në protesta popullore”, (se cilët jan ata shqiptarë nuk na e thotë), nuk premtojnë vlerë dhe nuk marrin miratim në audiencën shqiptare. Ai për këtë është i vetëdijshëm, ndaj edhe vrapon për t’u ngulur thikën e për t’i copëtuar sa më shumë tani kur shqiptarët kanë nevojë për një bashkim më të madh se kërkesat e çmenura të Ramës. Kjo për te është një ngushëllim dhe vetmashtrim, kurse çdo sakrificë e atyre që e ndjekin është një punë e pamend. Ngaqë egoizmi është një atribut djallëzor, nuk duhet të kihet dyshim se ata që kapën pas tij, ai ka për t’i çuar po në at përfundim ku shkoi djalli.Djalli u ngrit ta mbrojë vetën pavarësisht nga faji i madh që kish bërë, pra edhe ra në një disfatë të amshuar.Disa herë vërehet që Rama me vetëdije, vullnet dhe vendosmëri ushtron ndikim të madh asfiksues mbi fuqinë moralo-shpirtërore të njerëzve për rreth. Ç’e do se duket e pamunur të shpëtojnë nga një perversitet i tillë, i vetmuar në shoqërinë ku jeton bie shpesh në kundërshti me grupet që ndjekin interesa të ngushta dhe përplaset me to, nga ku me të gjitha qëndrimet mbetet si i huaj.
Djalli po numëron e derdhë justifikime nga ku i duket se është krenari për të vepruar kështu siç vepron, i dalë në shesh me anë të pasurisë dhe pushtetit, i fryer e i zmadhuar me anë të bukurisë, por që këto pretendime nuk janë pasuri personale e tij, çdo pretendim në këtë çështje është një pretekst ndaj ndëshkimit që do t’i bëjë antarësia socialiste. Më në fund, edhe gjërat më të dobishme në duar të një shpirti të harbuar bëhen si një re sterrë e zezë dhe ai nis të hedhë përreth gjyle e bomba. Dituria në duar të njerëzve të tillë kthehet në një dritë të rreme, në një faqe ankthi që shpërndan vetëm urrejtje, në një dallkauk keqndjellës që i nënvleftëson të tjerët. Gjendja shpirtërore e tij me prirje për t’ua treguar të tjerëve në çdo rast, është shprehje te ai njeri e një të mete dhe e kompleksit të inferioritetit. Kjo gjendje do të vazhdojë gjer ditën kur me një edukim të mirë shpirtëror të mund t’ua dorëzojë partinë pronarëve të vërtetë. Njëmijë mallkime egoistëve që s’e njohin të drejtën institucionale, siç është rasti me kryetarin në detyrë të Partisë Socialiste, ku jo vetëm se nuk ka miqë të vërtetë por nuk ka as qetësi ndërgjegjeje. Kur figurat e suksesshme, siç pretendon se është Rama, brënda një qeverie lokale kërkojnë pjesën e luanit sipas kapaciteteve dhe sukseseve personale, qeveria paralizohet siç do t’i ndodhë së shpejti, insitucioni kthehet në një monstër njëqindgojëshe. Qeveria ekziston me displinën e vet, pavarësisht nga dëshirat personale, me bazat dhe parimet e veta, me respektimin e parimit dhe komandimit. Përpjekjet e tij për të pretenduar të kundërtën, të bësh sikur nuk di gjë për këta elementë jetësor të bindin se nuk mund të gjejnë derën e ndriçimit. Në raste të tilla opinioni mbi njërëzit duhet formuar sipas asaj se kush sundon në shpirtërat e tyre: e mira apo e keqja. Në rastin konkret duket se dëshira për post e pozitë dhe ndjenja e famës dhe popullaritetit që ndodhen tek ai, nuk kënaqin në një mënyrë legale atë që nuk mund të shpëtojnë vetën prej komplekseve, por që mund të bëhet i rrezikshëm për shoqërinë ku jeton.Dhe kjo nuk vlenë për tjetër veçse për t’u dhënë zemër e guxim armiqve të kombit dhe atdheut e për t’ua nxitur oreksin që të na hidhen sipër.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi