Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan Çipi: Përsihatje

Shko poshtë

Luan Çipi: Përsihatje Empty Luan Çipi: Përsihatje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 12:44 am



Luan Çipi: Përsihatje U1_LuanCipiPËRSIHATJE

Nga Luan Çipi

Për dashurinë më të madhe ka mëdyshje… Kush duhet më shumë: Vëllai, motra, burri, gruaja, nëna, apo babai. Ja dy variante:

A ka më të dashur se motra për vëllain? Them se jo! Mësuesi im i fëmijërisë, shumë i mençuri Xhevdet Kofina na porosiste: ”Kur të rriteni e të bëheni për martesë do kërkoni të zgjidhni nusen, shoqen tuaj të jetës. Për këtë do pyesni, në radhë të pare, zemrën tuaj. Do t’u duhet të këshilloheni edhe me të tjerë, se është hap i madh në jetë dhe shorti mund t’u çojë te djalli dhe në vend te gjeni bashkëshorten ju vjen bashkësheri. Unë ju them që, më mirë, nënën plakë, njeriun tuaj më të afërt, vetëm për këtë, mos e pyesni. Ajo do preferonte, në radhe të parë, një grua tejet të shëndetshme, të fuqishme, që edhe ta ndihmonte atë, tashmë të lodhur e të stërmunduar, në punët e shumta të shtëpisë, paçka se nusja mund të jetë edhe pak budallaçkë. Të jetë kështu - më mirë akoma, se s’mund të ishte më e zgjuar nga djali i saj dhe, nga ana tjetër, nuk do
tentojë ti heq së vjehrrës kyçet nga brezi. Mos pyetni as babanë: Ai do kënaqet vetëm po qe e sojme, t’i thotë lepe e peqe dhe t’i bëjë hyzmet. Vëllait nuk do ti vijë mirë që ti ta kesh nusen më të bukur nga e tij. Kunatat po, si kunatat- duan të jenë superiore. Motra dhe vetëm motra e do nusen e vëllait pa interes, më të mirën e nuseve dhe që t’u mburret shoqeve të sajë dhe gjithë botës”.

Nga një tjetër kam dëgjuar, se më i dashur edhe se burri është vëllai dhe këtë e shpjegon me ngjarjen e mëposhtëme :

- Oj Mri, oj Mri! Ku, ku, ça na ka gjet!
Po vinte Drandja duke rendur sa i hanin këmbët, duke shkulur flokët e qarë me ulërima…
- Ç’a na ka gjet? - pyeti e shqetësuar Mrija, një nuse e bukur malësore, e sapo martuar me mblesëri, ndërkohë që po kullotte lopën e saj, aty afër shtëpisë së vet.
- Ka dekë Pali, e kanë godit me pushkë! Mrisë gati nuk i ra të fikët. Ajo u befasua nga ky lajm i kobshëm. Vëllain e saj të vetëm e quanin Pal… Shpejt i erdhi ndër mend se dhe burrin e thërritshin Pal. Ta pyes njëherë, mendoi vetëtimthi:
- Po…, cili Pal ka… dekë?
- Pali yt, moj qyqare, burri yt i dashtun, Pal Paruci.
Mrija, sikur u lehtësua nga një barrë e rëndë dhe ashtu, pa dashur, u shpreh me një sinqeritet banal e spontan:
- E, po të më rrojë Duci! Dhe përplasi dorën në një vend të keq. Mua më shkoi mendja ke vëllau i vetëm. Gjysa e së keqes. Vëllaun nuk ma ban ma lokja, po ndo i burrë kanë me ma gjet.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi