Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DR. IBRAHIM RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U LUHATUR KURRË TË GJITHA STUHIVE NGADO QË ATO FRYNIN, 15 VITE NË FRONT MË ARMIKUN NUK ISHIN TË PAKËTA DHE TË LEHËTA

Shko poshtë

DR. IBRAHIM RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U LUHATUR KURRË TË GJITHA STUHIVE NGADO QË ATO FRYNIN, 15 VITE NË FRONT MË ARMIKUN NUK ISHIN TË PAKËTA DHE TË LEHËTA Empty DR. IBRAHIM RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U LUHATUR KURRË TË GJITHA STUHIVE NGADO QË ATO FRYNIN, 15 VITE NË FRONT MË ARMIKUN NUK ISHIN TË PAKËTA DHE TË LEHËTA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:01 pm

DR. IBRAHIM RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U LUHATUR KURRË TË GJITHA STUHIVE NGADO QË ATO FRYNIN, 15 VITE NË FRONT MË ARMIKUN NUK ISHIN TË PAKËTA DHE TË LEHËTA


Askush deri më sot, nga kundërshtarët e jashtëm dhe të brendshëm nuk mundi ta venë në mes kulle dhe çekani, presidentin Ibrahim Rugova, vigan, diplomat dhe politikan largpamës.





DR. IBRAHIM RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U LUHATUR KURRË TË GJITHA STUHIVE NGADO QË ATO FRYNIN, 15 VITE NË FRONT MË ARMIKUN NUK ISHIN TË PAKËTA DHE TË LEHËTA U1_leci-rugova
Nga e majta:Ramë Dreshaj, dr. I. Rugova,Avdyl Muçiqi, Veli Fazliu dhe Xhafer Leci Leonberg-Gjermani, 1993
Tani kemi zgjedhjet e 23 tetorit 2004 dhe nuk dëshiroj të përmend emra njerëzish, sepse populli i di vet se kush janë më të merituarit. Disa “orë” dhe horra, ora e ligë i marrtë dhe partiza tjera qesharake, që siç u krijuan ashtu edhe do shuhen. U formuan nga liderthë sa për ta turpëruar vetën dhe gënjyer popullin. Gjatë regjimit titoist disa “liderë” shqiptarë bënin jetë luksoze dhe të njëjtit edhe sot ëndërrojnë Jugosllavinë titoiste, duke shpresuar se mos po kthehet regjimi fantazëm serbosllav. Disa nga “bosat” e atëhershëm komunistë, por edhe prindërit e tyre dikur ruanin Jugosllavinë që të mos shkatërrohej. Edhe tash po shpurthin në forma të ndryshme dhe po formojnë partiza, me qëllim që ta marrin pushtetin në Kosovë me qëllim të largimit të dr. Rugovës nga skena politike, por enveristë-titoistët kanë harruar se janë vonuar, madje janë vonuar tepër. Kur në vitet 1989/90/91 dr. Rugova u ipte intervista gazetarëve dhe agjencive të ndryshme të botës për krimet që bëheshin ndaj shqiptarëve të Kosovës, shumë sish që sot krekosen apo më mirë të them krrokasin, ishin futur në “birë të minit” dhe s’u dëgjohej zëri për së gjalli madje edhe Rrahman Morina në një rast më 1990 e pati „hëngër“ kur pati thënë se kishin gabuar që nuk e kishin burgosur dr. Rugovën. Ju kujtohet apo jo, kjo deklaratë publike e sahanlëpirësit Rrahman Morina. Mund të mos e kemi mbajtur mend, sepse si duket edhe ato pak mend që kishit ju kanë tretur. Të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet që bëhen populli i din dhe mos harroni se gjyqi i popullit është shumë i rëndë dhe askush heret a vonë nuk mund t’i shpëtojë. Sa për dr. Rugovën s’kenë pse të merakosen, sepse ai ka ditur, dinë dhe do të dijë të mbrohet nga intrtigantë dhe arrogantë të tillë. Të prirë nga dr. Rugova shqiptarëve nuk do t’u ndodh ashtu sikur na ka ndodhur që nga Kongresi i Berlinit më 1878 e këndej, kur shqiptarët dilnin në grupe dhe programe, platforma e kërkesa të ndryshme sa që as diplomatët europinë nuk i binin në fije se çka kërkonin dhe çka donin shqiptarët, gjë që shkaktonte huti të të huajt, prandaj edhe kërkesat nuk mirreshin seriozisht. Pra për çështje madhore, për formimin e shtetit nuk mund të bisedohet me grupe minore, as me njerëz që me shpesh i ndërrojnë bindjet politike se sa rrobat e trupit. Pra, duhet mbajtur zgjedhjet, ashtu siç janë mbajtur, janë krijuar istitucionet shtetërore, kuvendi, qeveria, është zgjedhur presidenti, në rastin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili edhe e ka legjimitetin të flasë në emër të popullit. Në mungesë të organizimit të mirëfillt shtetëror në vitet e sipërpermendura kërkesat për pavarësinë e Shqipërisë e humbnin kuptimin. Kështu gati ndodhi kah mesi i viteve 90-ta edhe me Kosovën, por falë vigjilencës së dr. Rugovës, dr.Fehmi Aganit, dr. Mark Krasniqit etj. punët rrodhën drejt. Kur vinin delegacoine të huaja për bisedime në Prishtinë, pasi e takonin presidentin Rugova, dikush u thoshhte atyre se nuk ka biseda të plota me shqiptarët nëse nuk e keni takuar Qosjen dhe Demaçin, për të cilët populli e dinte se kënd përfaqësonin ata. Sot atyre gati sa nuk u dëgjohet më zëri, sepse e kanë zënë vetëvten peng me hilet politike që bënë ndaj Rugovës. Dr. Rugova me shokë diti dhe po dinë të kërkojë dhe mbrojë interesat kombëtare. Më në fund diplomatët e huaj kuptuan se më të vërtetë në Kosovë ka një lider të sinqertë, i zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli me të cilin patjetër duhet bisduar. Disa që thonë se Rugova i ka mësuar përmendësh disa fjalë, të cilat i përsërit gjithmonë. Ata nuk marrin vesh asgjë në politikë, sepse nuk mund të bësh politikë duke i ndërruar fjalët dhe kërkesat çdo ditë në stilin dje kërkon diellin dhe sot kërkon të bie shi. Ata që ndërrojnë dhe manipulojnë me opsionet dhe kërkesat politike të 2 milionë shqiptarëve të Kosovës për pavarësi nuk kanë vend në politikë dhe as në diplomaci. Edhe ata që thonë se Rugova ështe mendjemadh, se nuk del të bisedojë me popull, as kjo shpifje s`është e vërtetë. Aty ku ka patur siguri ai ka shkuar. Dr. Rugova përherë kur ka ardhur në diasporë si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Amerikë është takuar me bashkatdhetarët dhe ka biseduar plotësisht i lirë me ta, sikur edhe vetë të ishte mërgimtar e jo president i mbi dy milionë shqiptarëve. Pra, le të fitojnë ata që nuk e mashtruan dhe varfëruan popullin shqiptar në këto pesë vitet e fundit.
Xhafer Leci, Gjermani ( Bota sot dt. 9.10.2004, f.16)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi