Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hagë: Dita e fundit rreth seancës dëgjimore për Kosovën

Shko poshtë

Hagë: Dita e fundit rreth seancës dëgjimore për Kosovën Empty Hagë: Dita e fundit rreth seancës dëgjimore për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:08 pm

Hagë: Dita e fundit rreth seancës dëgjimore për Kosovën

Bota sot
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të përmbyllë sot afatin e dorëzimit të kërkesave për pjesëmarrje në seancat dëgjimore për Kosovën.



Hagë: Dita e fundit rreth seancës dëgjimore për Kosovën HAGAAA
Haga
Rusia e ka njoftuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë se do të marrë pjesë në diskutimin publik mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të zhvillohet në muajin dhjetor në këtë gjykatë


Hagë - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të përmbyllë sot afatin e dorëzimit të kërkesave për pjesëmarrje në seancat dëgjimore për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Seancat dëgjimore për rastin e Kosovës, pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti, dhe në to do të marrin pjesë edhe autoritetet e Serbisë por edhe të Kosovës. Në përmbyllje të afatit, Federata Ruse ka paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në mbështetje të kërkesës së Serbisë për, siç thuhet, paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në seancat dëgjimore pritet që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e SHBA së dhe Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetje të autoriteteve në Prishtinë. Një numër vendesh, në mesin e të cilave edhe Kosova, i kanë dorëzuar argumentet e tyre në Gjykatë, për këtë rast, në afatin e përcaktuar në korrik të këtij viti.
Rusia pjesë e diskutimit për Kosovën në GJND

Rusia e ka njoftuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë se do të marrë pjesë në diskutimin publik mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të zhvillohet në muajin dhjetor në këtë gjykatë, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse. Në një njoftim, të cilin e transmeton agjencia Itar-tass, thuhet se, “aktet e njëanshme’ të pushtetit kosovar ‘janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244, dokumentin kryesor mbi të cilin bazohen parametrat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Diskutimi publik në GJND fillon më 1 dhjetor, ndërsa afati për paraqitje skadon të martën (sot). Të drejtën në deklarim, informim dhe komentim do ta kenë të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, pa marrë parasysh nëse më herët kanë depozituar deklarata të shkruara me argumente dhe replika në GJND. Edhe Prishtina zyrtare ka të drejtën që të deklarohet publikisht dhe të argumentojë ndaj deklaratave të kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës. Sipas informatave jozyrtare, të gjitha vendet anëtare të përhershme të Kombeve të Bashkuara do të përfshihen në këtë diskutim publik – që do të thotë se, pritet një ballafaqim i SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Kinës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi