Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria në 10 vendet e para në botë për lehtësira ndaj biznesit

Shko poshtë

Shqipëria në 10 vendet e para në botë për lehtësira ndaj biznesit Empty Shqipëria në 10 vendet e para në botë për lehtësira ndaj biznesit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 2:18 pm

Shqipëria në 10 vendet e para në botë për lehtësira ndaj biznesit

Instituti Fraser publikon raportin vjetor për lirinë ekonomike në të cilin Shqipëria renditet në vendin e 65-të.

Shqipëria ka ruajtur edhe gjatë këtij viti pozitën e saj pozitive për liritë ekonomike, duke u renditur në vendin e 65-të në botë mes 141 vendeve të përfshira në studim. Sipas raportit vjetor të Institutit Fraser me qendër në Kanada, Shqipëria pritet të përmirësojë renditjen përsa i përket indeksit të lirisë ekonomike si rezultat i masave të ndërmarra nga qeveria kundër ndikimit të krizës globale. "Shqipëria përbën një rast interesant studimi", thuhet në raport, i cili e vë theksin në përmirësimin e dukshëm që vendi ka bërë në fushat nëpërmjet të cilave matet liria ekonomike. Përsa i përket madhësisë së qeverisjes, shpenzimeve, taksave dhe sipërmarrjeve, Shqipëria renditet mjaft lart, duke zënë vendin e 8-të. Ajo gjithashtu shënon rekorde pozitive edhe në sektorin monetar, duke u renditur në vendin e 7-të. Por, pavarësisht renditjes tepër të lartë në disa fusha, renditja e përgjithshme e Shqipërisë është në vendin e 65, për shkak të problematikave të vërejtura në fusha të caktuara si ajo e pronës. Raporti i këtij viti përfshin gjithashtu studime të reja që analizojnë ndikimin e mundshëm të krizës financiare globale në nivelin e lirisë ekonomike. Raporti rendit Hong Kongun në vendin e parë, i ndjekur nga Singapori e më pas Zelanda e Re. Sërish, Zimbabve ka nivelin më të ulët të lirisë ekonomike midis 141 vendeve të përfshira në studim, e ndjekur nga Mianmari, Angola dhe Venezuela. Raporti vjetor i lirisë ekonomike në botë i rishikuar nga ekspertë është përgatitur nga Instituti Fraser në Kanada, në bashkëpunim me institutet e pavarura në 75 shtete dhe territore të globit. Ky raport përdor 42 njësi matjeje të ndryshme për të krijuar një indeks që i rendit vendet e mbarë botës në bazë të politikave që inkurajojnë lirinë ekonomike. Gurët e themelit të lirisë ekonomike janë: liria e zgjedhjes personale, shkëmbimi vullnetar, liria për të konkurruar dhe garantimi i pronës private. Liria ekonomike është matur në pesë fusha të ndryshme: madhësia e qeverisjes; struktura ligjore dhe garantimi i të drejtave të pronës; gjendja e sektorit monetar; liria e tregtisë ndërkombëtare dhe rregullimi ligjor i kredisë, tregut të punës dhe biznesit. Studimi tregon se, individët që jetojnë në shtete me nivel të lartë të lirisë ekonomike, gëzojnë nivel më të lartë të mirëqenies, më shumë liri individuale dhe më shumë jetëgjatësi. Raporti i këtij viti përmban gjithashtu kërkime të reja që tregojnë ndikimin e lirisë ekonomike në reduktimin e varfërisë. Sipas konkluzioneve të raportit, liria ekonomike përbën një nga themelet kryesore të ndërtimit të kombeve më të zhvilluara në botë. Shtetet me nivele të lartë të lirisë ekonomike janë ato, në të cilët njerëzit gëzojnë standarde të larta të jetesës dhe lirive personale. Ndërsa vendet në fund të indeksit përballen me situatën e kundërt; qytetarët e tyre janë shpesh të zhytur në varfëri, të qeverisur nga regjime totalitare dhe kanë pak ose aspak të drejta ose liri individuale. Në indeksin kryesor të këtij viti, Hong Kongu mban renditjen më të lartë për lirinë ekonomike, 8.97 nga 10 pikë maksimale. Vendet e tjera kryesuese janë: Singapor 8.66 pikë, Zelandë e Re 8.30 pikë, Zvicra 8.19 pikë, Kili 8.14 pikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 8.06 pikë, Irlandë 7.98 pikë, Kanada 7.91 pikë, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia 7.89 pikë, dhe Estonia 7.81 pikë. "Pavarësisht se një krize bankare mund të jetë shumë e dhimbshme, me ligjet dhe masat e duhura të vendosura nga qeveria ajo mund të ndreqet. Në fakt, në këtë rast ligjet e dobëta të kombinuara me krijimin e shumë likuiditeteve, patën një rol vendimtar në krijimin e krizës aktuale", tha Fred McMahon, drejtor i Qendrës për Studime Globalizimi në Institutin Fraser.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi