Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prishtinë: Kompletohet gjyqësori

Shko poshtë

Prishtinë: Kompletohet gjyqësori Empty Prishtinë: Kompletohet gjyqësori

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:36 pm

Prishtinë: Kompletohet gjyqësori

Bota sot
Gjatë takimit të parë mes dy krerëve të gjykatave më të rëndësishme të vendit, janë shkëmbyer mendime rreth bashkëpunimit më të madh ndërinstitucional mes tyre për raste të ndryshme, sidomos ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.


Prishtinë: Kompletohet gjyqësori HAXHIMUSA
Hasani-Haxhimusa në konferencën për media



Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani bëri të ditur se prej 4 gushtit nga rasti i parë i procedimit të lëndëve në këtë institucion janë pranuar gjithsejtë 37 lëndë të cilat kanë të bëjnë kryesisht me shkeljen e të drejtave të njeriut, ndërsa theksoi se sipas afateve ligjore përgjigja për rastin e parë do të jepet më 21 shtator, për të kaluar mandej në fazat shqyrtuese dhe atë të gjykimeve. Këto deklarime të kryegjyqtarit Hasani janë bërë të martën pas një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa.
Gjatë takimit të parë mes dy krerëve të gjykatave më të rëndësishme të vendit, janë shkëmbyer mendime rreth bashkëpunimit më të madh ndërinstitucional mes tyre për raste të ndryshme, sidomos ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Në këtë rast, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani bëri të ditur se prej 4 gushtit nga rasti i parë i procedimit të lëndëve në këtë institucion janë pranuar gjithsejtë 37 lëndë shumica e të cilave individuale dhe të cilat kanë të bëjnë kryesisht me shkeljen e të drejtave të njeriut.
Hasani: Deri më sot kemi 37 raste
"Gjithsejt deri më sot janë 37 raste. Rasti i parë që ne kemi procesuar lëndën është më 4 gusht dhe përgjigjja sipas afateve ligjore për lëndën e parë vjen me 21 shtator. Në ndërkohë kemi marrë edhe dy përgjigje tjera, domethënë në proces janë dhjetë dhe ne presim afatin përfundimtar me 21 shtator, në mënyrë që të fillojë faza e dytë që quhet faza e kolegjeve shqyrtuese dhe pastaj edhe faza e gjykimeve", ka thënë Hasani.
Kësaj radhe, ai nuk dha detajet e rasteve, por kohë më parë ka deklaruar për pranimin edhe të një kërkese e cila ka natyrë politike.
Më herët Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do ta padisë presidentin Fatmir Sejdiu në Gjykatën Kushtuese të Kosovës për shkelje të Kushtetutës, për rastet që kanë të bëjnë me zhvillimet para caktimit të datës së zgjedhjeve lokale dhe shtyrjen e afatit nga Sejdiu.
Ndërkaq, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa tha se janë duke u shikuar rrethanat dhe shkëmbyer mendimet për të parë se cilat janë pikat ku mund të bashkëpunojnë gjykatat, në mënyrë që të ketë një sundim sa më të mirë të ligjit.
Haxhimusa: Rastet që kanë të bëjmë me shkeljet e të drejtave të njeriut
"Fjala është për rastet që kanë të bëjmë me shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut në procedura të ndryshme gjyqësore, e të cilat mund të jenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese. Pa hezitim ne i kemi shpalos të gjitha interesat që i kanë qytetarët tonë që duhet të realizohen nëpërmjet këtyre dy institucioneve", ka thënë Haxhimusa.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si organi më i lartë gjyqësor në vend, ka filluar të shqyrtojë lëndë të cilat nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje në nivelet më të ulëta gjyqësore.
Për shqyrtimin e lëndëve që dorëzohen në Gjykatën Kushtuese, gjykata paraprakisht i dorëzon një shkresë palës kundërshtare, e cila duhet të kthejë përgjigje brenda 45 ditëve dhe pastaj gjykata procedon procedura të brendshme gjyqësore për mbajtjen e seancave, ku secila lëndë do të duhej të shqyrtohet në kolegje të veçanta dhe në mënyrë transparente.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi