Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës

Shko poshtë

Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës Empty Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 2:17 am

Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës U1_BakiYmeri
Shkolla e Shipkovicës
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)


Historia jonë është e përmbushur me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare. Misionarët e saj i kemi gjithandej, që nga jugu i Çamërisë e deri tejmatanë brigjeve të Dardanisë. Tanusha, Prekazi, Sllupçani, Poroji, Drenica, Shipkovica, e qindra qendra shqiptare të martirizuara për liri. Trojet tona janë të mbushura me eshtra martirësh. Në varrezat e Shipkovicës prehen eshtrat e poetit që e persekutuan deri në atë shkallë udbashët e ish-Jugosllavisë, saqë ia shembën edhe shëndetin e shpirtit. Duke vajtur gjurmave të Sadudin Gjurës, kuptojmë se edhe në atë gjendje të traumave të papërshkruara shpirtërore, u nis me shpirtin e tij të shenjtë për në Shqipëri, duke i lënë eshtrat tejmatanë Lerës së Veshallës, për të vajtur përjetë, në botën e engjëjve. Kështu e përshkruajnë ata që e mbajnë mend jetën heroike të Sadudin Gjurës, ndër të cilët edhe la Mixhait, ishnxënës i arsimtarit të parë të Shipkovicës, Murtezan Katzadei. Murtezani ishte veteran i arsimit shqiptar me prejardhje nga Elbasani. Xani pat vepruar në këto troje ndërmjet viteve 1939/1944, duke qenë i dekoruar nga Qeveria Shqiptare me Urdhërin “Naim Frashëri” të Kl. I. E kemi parë në një fotografi të asaj kohe, sëbashku me nxënësit e Sh.F. “Rexhep Voka”, duke mbajtur uniforma shkollare dhe parollat: Rroftë Shkolla Shqipe!, Rroftë Flamuri!, Rroftë Shqipëria!. Në fotografi, mes tridhjetë nxënësve të tij, vërehen edhe Sehadini Rakipit dhe Mixhaiti Ejupit, si dhe shërbëtori i shkollës, la Fazli, i cili, dy vjet më vonë do të bëhet korrieri i Fadil Hoxhës. “Murtezanin e kam patur dy vjet mësues, na thot njëri prej tyre që e mbante mend vjershën e parë, që ua e pat mësuar nxënësve atë vit kur qe kremtuar solemnisht Dita e Flamurit në Shipkovicë (1942).
Kujtimet e bashkëfshatarëve tanë janë të të qarta, bindëse dhe interesante. I emëruar përmes një dekreti nga Qeveria Shqiptare, kryetar i Komunës së Shipkovicës, asokohe ishte Sefedin Kërçova, patriot me përvojë, që nga Kolonia Shqiptare e Bukureshtit. Pas mbarimit të manifestimit dhe gritjes së Flamurit kombëtar, një grup atdhetarësh, në ballë me kryetarin e Komunës, shkojnë te shtëpia e Ajvaz Vokës dhe ia urojnë lindjen e djalit me krisje pushkësh. Këto fakte të vërteta, i konfirmonte para disa vitesh edhe një bashkëfshatar tjetër i këtij katundi të vjetër: Refet Ziberi, shqiptari gjakëmbël që e dhezte cigaren në pisk të ramazanit. Të birin e tij, Mutalipin, e shkatërruan në dajak “milicët” vetëm e vetëm pse kish dashur ti mbrojë shqiptarët në Tetovë. Sefedin Kërçova, përndryshe, njihej për së afërmi me bashkatdhetarët e Shipkovicës, ngase njëri prej tyre (Ajvaz Voka) kishte qenë veprimtar i dalluar i Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit (1928/1941). Para se të vijë të drejtojë komunën dhe të ndihmojë shkollën e Shipkovicës, Sefedin Kërçova kishte botuar në fushë të shqiptarizmës një artikull në shtyp: “Kolonia Muhamedane e Shqiptarëve të Bukureshtit” (“Java”, Tiranë, 1937).
Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës U1_Rinia_demokratike_e_Shipkovices
Rinia demokratike e Shipkovices
Ngjarjet shkojnë e lidhen njëra me tjetrën si në film: E para: Pjesa dërmuese e arsimtarëve të parë të këtyre trojeve shqiptare, vinin nga Shqipëria. Përmes një fotografie që na e ofron zoti Sadush Lisi nga Xhepçishti, kuptojmë se po në atë periudhë, arsimtar i shkollës së parë shqipe të këtij fshati është Vangjel Daka, me prejardhje nga Shkodra. Nxënësit e veshur në kostume kombëtare, porsi në Shipkovicë, po atë vit (1942) mbajnë parrollat Rroftë Shqipëria!, Rroftë Flamuri!, Rroftë Arsimi! E dyta: Në vitin 1942, një kërçovar që u kalit në Bukuresht, vjen nga Tirana e Mbretërisë Shqiptare dhe qeveris Komunën e Shipkovicës, duke patur një qëndrim dinjitoz, pa e kompromituar vetveten (Sefedin Kërçova). Dhe vijnë 59 vjet më vonë, tetovarë, shkupjanë, dibranë, kumanovarë, kërçovarë, e atdhetarë tjerë të ndezur, për të dirigjuar nga ky fshat aksionet ushtarake e diplomatike për desovjetizimin e republikës. Për qëndrimin dhe veprimin e tyre dinjitoz në këtë kështjellë shpirtërore të shqiptarizmit, gjeneratat që vijnë do të shkruajnë fejtone dhe vepra voluminoze.
Dëshmi për këtë janë evenimentet, kujtimet, takimet, dokumentet, vizitat, intervistat, xhirimet, fotografitë. Manifestimet më madhështore, që janë mbajtur në këtë fshat historik, lidhur me ngritjen e Flamurit, janë ato të periudhës së Sefedin Kërçovës dhe Ali Ahmetit. Nuk e dimë në e kanë ameikanizuar apo afrikanizuar standardin e shqiptarëve të Maqedonisë bashkëmendmitarët e Aliut, por e dime se sipas Abraham Linkolnit, demokracia është qeverisje popullore, me popullin dhe për popullin. Në këtë kontekst, ke gjë kundër po qe se ta them të vërtetën se Arbën Xhaferi është më i mençur se ne! Ta dëgjosh e të mos e harrosh kurrë se si e përshkruan parakalimin e ushtrisë dhe ngritjen solemne të Flamurit kombëtar në do lëndina të blerta, përgjatë brigjeve të Shkumbinit, një banor i thjeshtë i kësaj komune (Ylber Memeti). Janë këto ngjarje impresive, që i prarojnë faqet e historisë me shembuj të panumërt të atdhedashurisë.


Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës U1_Studentet
Studentët e Tetovës në solidaritet me Kosovën
Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës U1_Deftese
Dëftesë shkollore e Mbretërisë Shqiptare
28 Nëntor 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi