Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neokonservatorët amerikanë po rikthehen

Shko poshtë

Neokonservatorët amerikanë po rikthehen Empty Neokonservatorët amerikanë po rikthehen

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 11:00 pm

Neokonservatorët amerikanë po rikthehen

“Il Foglio”
Analizë e “National Affairs”

Bota neokonservatore amerikane, e cila shumë herë është dhënë e groposur, në të vërtetë tani po jeton një fazë fermentimi intelektual, në këtë pjesë të parë të periudhës “Obama”. Pinjollët e asaj bashkësie intelektualësh liberalë e të majtë, që në fund të viteve ‘60 u spostuan në pozicione konservatore, sepse kishin humbur besimin në programet sociale të drejtuara nga shteti, por edhe pse urrente një antiamerikanizëm nga lëvizjet e së majtës së re, tani janë kthyer në qendër të vëmendjes me një seri iniciativash editoriale dhe politike që të kujtojnë vitet e arta të tyre. Norman Podhoretz, një nga kolonat kulturore të lëvizjes, ka publikuar një libër - “why are jews liberal” (përse janë liberalë hebrenjtë?) - për të shpjeguar sesi ka mundësi, në këtë botë sot, që pjesa më e madhe e botës hebraike amerikane vazhdon të votojë majtas, duke parë që është thyer tashmë si paradigma e faktit që konservatorët janë kundërshtarë të hebrenjve dhe të Izraelit; pra janë liberalë filosemitë dhe filosionistë.
Revista “luftarake” Commentary, e drejtuar prej më shumë se 30 vjetësh nga Podhoretz, kohët e fundit po rinovohet në thelb, kjo falë edhe drejtimit më trendy të djalit të tij John, kurse krahu neokonservator, i cili është i interesuar më shumë për politikën e jashtme, ka bërë të mundur daljen mbi ujë në Uashington të një qendre të re studimesh, “Foreign Policy Initiative”. Rrjeti i think-tankeve, i themeluar nga Bill Kristol dhe Bob Kagan, sapo i ka drejtuar një letër të hapur presidentit Barack Obama, për të mbështetur angazhimin në Afganistan të Shtëpisë së Bardhë dhe gjeneralëve të saj dhe për datat 21-22 shtator ka thirrur një konferencë të madhe mbi “freedom agenda” (agjenda e lirisë) të George W. Bush në periudhën “Obama” me titull: “Të përparojmë dhe të mbrojmë lirinë”.
Iniciativa më interesante është ajo e një reviste të re, që u është dedikuar tërësisht problemeve strategjike dhe atyre të planifikimit të politikës së brendshme amerikane. Revista e re quhet “National Affairs” dhe po lind nga hiri i revistës më influente që kanë pasur neokonservatorët që prej vitit ‘60: “la Policy Review”, e themeluar nga ikonat e demokracisë si Irving Kristol, Nathan Glazer, Daniel Bell, si dhe nga ambasadori i OKB-së, senatori demokrat i Nju-Jorkut, Daniel Patrick Moynihan. David Brooks, në “New York Times”, ka ripërmendur në një shkrim të posaçëm, se ideja origjinale e “Policy Review”, e mbyllur në 2005-n, kur Kristol doli në pension, ishte të kapërcente përballjen e madhe midis socializmit dhe kapitalizmit dhe të koncentroheshin për të prodhuar zgjidhje politike më pak ideologjike e më shumë të centruara në matjen e kostove dhe benefiteve. Nga kolonat e “Policy Review” kanë dalë ide që kanë transformuar shoqërinë amerikane: qysh nga recetat liberiste dhe formulat e uljes së taksave të Milton Friedman, deri tek “Walfare state” e Bill Klinton, që vazhdojnë me propozimet që të shtonin “fonde për shkollën” për të garantuar të drejtën e edukimit dhe që mbarojnë me idenë e një politike revolucionare “anti-krim në qytet”, të ushtruara nga Rudy Giuliani në Nju-Jork.
Revista e re “National affairs” po lind po me të njëjtin objektiv, ka shpjeguar filozofi i politikave dhe i bioetikës Yuval Levin, i cili edhe e drejton këtë tribunë: të bëhemi një laborator idesh për të ardhmen e Amerikës, të marrin një hapësirë intelektuale ku shkenca dhe planifikimi politik të kryqëzohen me çeshtjet morale dhe kulturore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi