Paulin Palushi: Leter e hapur drejtuar Autoriteteve Bashkiake Shkoder
Faqja 1 e 1
Paulin Palushi: Leter e hapur drejtuar Autoriteteve Bashkiake Shkoder
Paulin Palushi: Leter e hapur drejtuar Autoriteteve Bashkiake Shkoder
Artisti, karikaturisti dhe humoristi i njohur shkodran Shtjefen Palushi |
Per dijeni: Kryebashkiakut, Zotit Lorenc Luca.
Kryeterit te Keshillit Bashiak, Zotit Bardhyl Lohja
Keshillit Bashkiak te qytetit te shkodres
Kryeterit te Keshillit Bashiak, Zotit Bardhyl Lohja
Keshillit Bashkiak te qytetit te shkodres
Te nderuar bashkeqytetar.
Perpiqemi te jemi ne korrent te ngjarjeve qe ndodhin ne qytetin tone te dashur ku u lindem dhe u rritem.
Perpiqemi te jemi ne korrent te ngjarjeve qe ndodhin ne qytetin tone te dashur ku u lindem dhe u rritem.
Se fundi lexova ne median elektronike per festimin e 75-Vjetorit te Artistit Mark Kaftalli. Nje nder artistet e medhenj te kalibrit qe pati “fatin e keq” te jetoje ne Shkodren e persekutuar.
Ne kete ceremoni, Zoti Bardhyl Lohja me humor ishte shprehur:…“Menduam që të jepnim titullin “Qytetar Nderi”, por këtë e japim normalisht pas vdekjes”…
Gje e mire qe qyteti perpiqet qe te evidentoje figurat qe i dhane nder qytetit tone te mocem, megjithese me sa kuptoj (shpresoj te mos jem i gabuar) dhenja e Titullit “Qytetar Nderi” ka kapur shifra inflacioni sa mendoj se shumica ka filluar te mos e marri seriozisht, perveq familjen se “Qytetarit te Nderit”.
Jam vellai i artistit shumplanesh Shtjefen Palushi (Tefa), por keto rrjeshta jam duke i shkruar si artist e koleg qe e njeh krijimtarine e tij.
Megjithese Handikap qe ne moshe te re, kur njerezit me kondicion fizik si te tijin do te kishin shitur cigare ne ndonje kioske te vogel te NTAN, ai kontribon me artin e tij ne arenen kombetare me shum sukses duke qene numri Nje i Karikatures Shqiptare. Megjithese autoritetet e Artit Kombetare i kerkuan disa here qe te vendosej ne Tirane , ai asnjehere nuk e braktisi Shkodren e tij te dashur. Dhe per kete autoritetet e qytetit te tij e vleresuan me ZERO (0) mirenjohje, shperblim i zakonshem ne ate kohe per jo servilet, dhe kjo mirenjohje vazhdon edhe sot (pas vdekjes) sic shprehet Zoti Lohja. Te vetmet mirenjohje (e fundit eshte Urdheri Naim Frasheri i Klasit te Pare) ju dhane Shtjefen Palushit nga Autoritetet Kombetare ne Tirane ku ai nuk jetoi asnje dite, por asnje nuk eshte me propozim te autoriteteve kulturore apo shteterore te qytetit te Shkodres.
Megjithese Mirenjohja e vertete ju dha atij nga populli shkodran ne fshat e ne qytet te cilet “e perdoren” emrin dhe humorin e Tefes si pasaporte per te hyre ne cdo shtepi, zyre, rreth shoqeror ne cdo qoshe te Shqiperise. Mbas kaq vitesh nga vdekja e Tij, une ndiehem keq kur njerezit duan te me prezantojne. Ato per “te lehtesuar punen” thone:…Vellai i Tefes…
Megjithese shumica e njohen Tefen si Karikaturistin me te mire te vendit dhe krijues i humorit “instant” qe vazhdon edhe mbas kaq vitesh te kete rezonance ne tavolinat e familjeve tona apo ne faqet e medias se shkruar e elektronike, Kontributi i tij ne prodhimin e te mirave materiale megjithese me pak i njohur nga publiku i gjere eshte po aq produktiv sa edhe humori i tij.
Si Dizenjuesi kryesor i Kombinatit te Trikotazheve ne Shkoder , beri qe me krijimet e tija, prodhimet e Kombinatit te ishin me te kerkuarat ne tregun shqiptar duke futur me shum art, kolor e drite ne tekstilet shqiptare. Ai ishte krijuesi i pare i suksesshem i fanelave te stampuare per femije dhe njekohesisht futes i guximshem (behet fjale per vitet e egra te censures komuniste) i motiveve te reje duke lene te pa shitura qindra ton stoqe te Kombinateve te Tekstileve te Korces e te Tiranes. Ne nje analize te bere ne ate kohe ne Ministrine e Industrise se Lehte e Ushqimore ne prani te Ministres Vito Kapo, se pse nuk shiten prodhimet e Korces e Tiranes, pergjigja eshte e prere:…”sepse ato nuk kane Tefë”.
Shume kolege te tij, disa edhe Qytetare Nderi te Shkodres, e perdoren njohen me Shtjefen Palushin (Tefa) dhe humorin e tij, ne prezenca skenike apo ne media per te rritur reputacionin dhe popullaritetin e tyre, por pak kam pare duke shkruar per vlerat e tij ne Artin Shqiptar dhe ate S hkodran jo me qe ti shkoje mendja per ti propozuar Autoriteteve Bashkiake qe te rishikohet e vleresohet figura e tij.
Ndoshta per to eshte praktike shprehja “Gjithkush per vehte e Zoti per te gjithe”, por une si vella e koleg I tij, kam gjykuar se eshte me e arsyeshme qe per Tefen te flasin ato qe qendruan me shume “nen mollen” e artit te tij duke e njohur me mire dhe sigurisht duke I ngrene frutet.
Vitet kane kaluar dhe do te kalojne edhe te tjera. Do te harrohemi ne, e do te nderrohen shume Kryetar Bashkie e Keshilla Bashkiake por Shtjefen Palushi (Tefa) dhe figurat e medha qe nxori qyteti mijevjecar do te kujtohen gjithmone nga populli I Shkodres, ai qe jep mirenjohjet e verteta te “Qytetareve te Nderit”.
Keto rrjeshta jane nje rreagim instant i fjales se Zotit Lohja ne pervjetorin e Artistit e Muzikantit te Mrekullueshem, Mark Kaftallit. Eshte detyra e Autoriteteve Artistike e Bashkiake qe te bejne nje analize thelle per Shtjefen Palushin (Tefa) , kete Artist qe i dha gjithcke Shkodres por ajo nuk i dha ASGJE.
Tefa edhe varrin e ka te paguar nuk ju a din per nder autoriteteve.
Tefa edhe varrin e ka te paguar nuk ju a din per nder autoriteteve.
Paulin Palushi
Artist Grafik
Urdheri “Naim Frasheri” i Klasit te Pare
Artist Grafik
Urdheri “Naim Frasheri” i Klasit te Pare
(P.S. Emri i Zotit Lohja eshte perdorur thjeshte per reference.)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi