Ndue Dedaj: Mësuesi,ky kalorës i dijes
Faqja 1 e 1
Ndue Dedaj: Mësuesi,ky kalorës i dijes
MESUESI, KY KALORES I DIJES
Qasje mbi një qëndrim të ri ndaj mësuesisë si zeje
Nga Ndue Dedaj
Himni i pashkruar i mësuesit
Rasti që po sjellim për lexuesin është si të ketë dalë nga librat didaktikë të iluministëve francezë, apo "abetaret" e Rilindjes Kombëtare. I thjeshtë në dukje, pa shumë fjalë, por mjaft domethënës… Mjeku i thotë asaj gruaje se do të operohej pas mesit të shtatorit, le të vinte gishtin në një datë, kur ta kishte më për mbarë, pasi deri atëherë, vijoi ai, do të kem disa punë të tjera, do të vete jashtë shtetit për pak ditë etj. Ajo e dëgjoi po nuk po dinte si t‘i thoshte atij, se ajo puna e saj (jo sëmundja, se atë e dinte më mirë ai) në njëfarë mënyre nuk priste. Mjeku vuri re njëlloj pezmi tek e sëmura, një si prishaqejf, por që nuk po e kuptonte psenë. Po ja që "enigmën" e zgjidhi sakaq bashkëshorti i saj: "Doktor, kjo e ka një hall dhe a di ti se cili është halli i saj? Është mësuese e klasës së parë dhe nuk do, kurrsesi, që në ditën e parë të shkollës t‘i lërë nxënësit e vegjël në oborr!... Prandaj, në mundsh, bëja ndërhyrjen më parë se 14 shtatori, kur fillon shkolla. Atëherë kirurgu i spitalit 2 të QSUT-së "Nënë Tereza", vendosi: "Me që është kështu, do ta lëmë për në datën 8 shtator…" Por ky është vetëm një episod i lidhjes së mësuesit me klasën, i përkujdesjes shembullore për secilin nxënës dhe kur ndonjëri nga ata nuk flet e dëgjon, e ti si mësuese e ciklit të ulët, e merr çdo pasdite (për katër vjet) në shtëpinë tënde, bashkë me fëmijët e tu, vetëm për humanizëm, pa pranuar shpërblim. Ani se shembulli yt mbetet gjithnjë anonim, nuk shkruhet për të në gazetë, nuk jepet kronikë në televizion, nuk merr dhe një fletë nderi… Ky është mësuesi. I tillë ka qenë ai gjithherë, ka dhënë frymë nga vetja, pa pritur ndonjë çmim. Ndaj dhe ai doktori, që kishte fituar në olimpiadat e matematikës kur kishte qenë nxënës, nuk kishte si të mos e kuptonte pacienten e tij - mësuese, se ku i dhembte shpirti asaj, këtë messhtatori…
Kur mësuesi ishte një "zotëri"
Edhe një tjetër episod mbi atë kredon misionare të arsimtarit te ne. Një grup arsimtarësh veteranë ishin mbledhur në një kremtim, kur njëri prej tyre, gjithë nostalgji, po rrëfente për ndodhi, miq e kolegë të një gjysmë shekulli më parë. U përfshinë dhe të tjerët në atë "stuhi" kujtimesh, si të kishin ndodhur dje ato për të cilat po flisnin. Ndiheshin mirë tek kujtonin me përnderim një mësues të vjetër shkodran, Kin Baqlin, që e kishin pasur njëlloj udhëheqësi shpirtëror. Kishte dashur të transferohej ai, vit për vit, që nga ‘59-ta, por nuk kishte mundur, pasi nuk e linte biografia, se kishte vëllain të dënuar politik. Dhe kishte ikur nga qyteti i vogël verior vetëm pasi ishte shuar!… Kolegët e tij e kujtonin si një aristokrat të vërtetë dhe pse nuk ishte më kohë aristokratësh, njeri të ditur, që fliste pak, tipik i racës së fisnikëve të dikurshëm. Kur kalonte ai në qytet, ngriheshin në këmbë jo vetëm nxënësit. Kishte pasur mirësinë që në vitin 1967 të sillte dhuratë për bibliotekën e Rrëshenit, një fond të pasur literature kulturore - kishtare, nga ato libra që nga raftet e kishave të Shkodrës po flakeshin drejt e në rrugë. Kujtimet e kolegëve ishin "monografia" më e mirë për mësuesin e vjetër të historisë, me të cilin historia nuk kishte ditur si të sillej… Por nuk ishte vetëm ai mësues i atillë. Pas luftës pati një periudhë kur mësuesi ende ishte zotëri, jo vetëm se vazhdonte të thirrej "zotni mësues". Deri sa nisi revolucionarizimi i shkollës, me punë prodhuese, stërvitje ushtarake etj. Ishte brezi i fundit i mësuesve të shkolluar jashtë, që vinte stoic dhe i përkorë nga vitet ‘30, kohë kur mësuesi kishte qenë një zotëri, ndër të paktit zotërinj të asaj kohe, ashtu si deputeti, inspektori i përgjithshëm, gjyqtari, avokati, prifti, tregtari etj. Vërtet s‘kishte status, po ama e kishte një profil të vetin, paguhej mirë dhe emërimi i tij bëhej nga një instancë e lartë shtetërore. Por ky soj mësuesi, si një specie e "vjetër" sallonesh, po binte me kohën. Deri nga fillimi i viteve ‘70 edhe e dëgjoje ndonjë t‘i drejtohej me "zoti mësues" mësuesit, po që pastaj kafshonte buzën, duke parë anash…
Bjerrja e profilit "klasik" të mësuesit
Një mësues pensionist, në kujtimet e tij, shkruante: "Kurrë nuk do ta harroj ditën e parë të mësimit mes nxënësve të mi, e them pa droje se ka qenë provimi më i vështirë i jetës sime…" Ky është mësuesi tipik i viteve ‘50, që vinte në gjurmë të rilindësve, i cili mbeti gjithë jetën misionar i arsimit. Po erdhi një kohë që mësuesi u përdor nga politika puniste, duke e përhumbur jo pak identitetin e tij. Mësuesi tashmë ishte më shumë njeri i masave dhe më pak elitar. Ai duhej të vishte çizmet dhe të shkonte në aksion për hapjen e kanalit, të lexonte gazetën para brigadës së arave, të mbante protokollin e mbledhjeve të Frontit, të ishte gjithkund si biçim nëpunësi i sekretarëve, kryetarëve, shefave mediokër. Mësuesi u bë më "popullor" se sa duhej, jo vetëm se me përmasat që mori zgjerimi i arsimit, mësuesit u bënë një ushtri, porse ai nuk duhej të ishte më një zotëri, që të dallonte nga masat, por një bir revolucionar i tyre. Vetëm në një situatë të tillë populiste e gjente kurajon kryetari i këshillit të fshatit të hynte në sallën e këshillit pedagogjik dhe të kontrollonte ditarët e mësuesve, duke i detyruar ata të reagonin ndaj tij! Kjo ka qenë ironia e fatit, ndëshkimi kolektiv i mësuesisë, bjerrja e profilit historik të arsimtarit. Ashtu si çdo gusht, në komitetet ekzekutive shihej një situatë absurde, mblidheshin në një sallë të gjithë arsimtarët e rinj, 50-60 veta, disa të ardhur edhe nga rrethe të tjera dhe njëri nga zyrtarët lexonte listën e shkollave ku ishin caktuar. Ky ishte fillimi për një universitar. Një listë e thatë burokratike dhe ti arsimtari i ri, një emër në atë listë! Gjendja u rëndua edhe më nga fundi i viteve ‘80, kur shkollat u mbushën me mësues pa arsim përkatës, dukuri që vazhdon edhe sot.
Patriarkë të arsimit e dijes
Në Shkodër të gjithë përuleshin me nderim kur kalonte "Piacës" ish-drejtori i gjimnazit "28 Nëntori", Lutfi Hoxha, edhe pse kishte vite në pension, apo gjuhëtari e pedagogu i njohur Kol Ashta dhe aradha e tij diturake, që kishte mbijetuar nëpër travlajët e kohëve. Siç nuk ka sot veprimtari publike ku nuk ftohet ish-drejtori i gjimnazit, Mark Vuji, që ish-nxënësit e tij e kanë pagëzuar "patriark i arsimit" të trevës. Një profil mësuesi e intelektuali unik që vinte nga një qytetërim i mëparshëm e që gjallonte deri vonë në mjedisin shqiptar të pasluftës; që herë do të përqasej me një Millosh Gjergj Nikolla, me trup të hajthëm, që mes të ftohtit dimëror, me një kollë që sa vinte e i shtohej, ikte për te nxënësit e tij në Pukë; herë me një Ndrec Ndue Gjokë, që shtegton gjithkund nëpër katundet e Mirditës për të çelur shkolla për vocërrakët, duke bërë kështu epokën e tij në arsimin e vendit. Dy kryemësuesit, si njëri (Migjeni), si tjetri (Ndrec Ndue Gjoka), ishin si meteorët, që vërtet do të shuheshin shpejt, por drita e tyre nuk do të reshte për njëqind vjet... Po a ka mbaruar kjo racë arsimtarësh emblematikë, me një përkushtim "hyjnor" ndaj shkollës? A thua vetëm ata ishin, ata? Jo. Ne mësuesit e sotëm spikasin jo pak nga ata që i kanë për zemër si nxënësit si komuniteti. E dëshmon këtë edhe një dukuri interesante. Nëse komunat, bashkitë, zyrat e tjera të rëndësishme nuk iu lihen edhe aq në duar zonjave, për "çudi" shkollat për t‘i drejtuar, iu besohen më së shumti atyre. Rasti e ka sjellë që vitin e kaluar të ishim në gjimnazin e Lezhës dhe atë të Laçit, që prihen nga dy drejtuese me përgjegjshmëri të lartë për detyrën, njëra e ardhur nga Puka e tjetra nga Mirdita. Dy gjimnazet e sipërthënë e kanë krijuar tashmë profilin e tyre në 40-50 vjet, po drejtueset dhe stafet pedagogjike përpiqen për më tej, pasi modernizimi i shkollës te ne është ende një proces në fillimet. Edhe pa e shprehur me fjalë ato, merret me mend përgjegjësia e një drejtuesi që vjen në krye të punëve në një institucion shkollor me emër, ku më parë kishin drejtuar ata, "patriarkët" e arsimit...
Dilema për me qenë mësues
Pas viteve ‘90, ekonomia e tregut thithi mjaft mësues, i mori nga klasat e i futi në dyqane, të cilët tashmë bënin zanatin e tregtarit. Shkolla sigurisht që pësoi një krisje jo të vogël nga kjo arrati dhe sidomos nga emigrimi i mjaft arsimtarëve. Pati plot që thanë, vetëm në mos gjetshim një punë tjetër, se nuk rrimë një ditë në arsim. Por kjo gjendje duket se po kapërcehet dita-ditës. Falë edhe nismave qeveritare për rritjen e pagës së mësuesve. Kjo është njëra anë, ajo që ka të bëjë me shtetin. Po ana tjetër, që lidhet me vetë njeriun e arsimit? Doemos që përmban shumë sfida e meritime profesionale, por e ka dhe një pjesëz të sajin të "errët", shpërdorimin e profesionit nga disa mësimdhënës. Dikush mund të thotë se nuk e dëmton imazhin e edukuesit në tërësi ai "tipi" i mësuesit/pedagogut të tranzicionit që gjeti ta shiste zanatin duke i këmbyer provimet me para. Apo duke pranuar dhurata të shtrenjta nga nxënësit/studentët e varfër! Orë, telefon, bizhuteri, kostum, sende mundësisht "firmato"… Si jo? U cenua kësisoj shenjtëria e profesionit, ra miti i mësuesit, kulti i tij. Në çastin që humbën kuptimin (e dhurimit) lulet. Se nuk kanë qenë pa gjë ato imazhet fëmijërore: të mësuesit që nuk ha bukë, nuk pi ujë, si të ishte një shenjtor i gjallë. Mbase këndej duhet të nisin gjërat, të ketë një "Urdhër të Mësuesit", si i çdo profesioni, i mjekut, i ushtarakut, i gjyqtarit, i njeriut të fesë, që kanë një betim, më shumë se një pakt me profesionin. Se një marrëdhënie "zyrtare" mësues-nxënës. Fjala është për diçka më sipërore, racionale se etika e mësuesit. Për një ndryshim rrënjësor të qëndrimit të shoqërisë dhe shtetit ndaj mësuesisë si zeje. Mbi katër-pesë herë kanë ndryshuar gradat në Policinë e Shtetit në këto njëzet vjet. Nga ato të vjetrat me toger e kapiten, te të rejat me inspektor e komisar… Por kurrë në këto vite nuk u fol për "gradat" e mësuesisë, ato të thjeshtat e deri për "komisaret" a "gjeneralët" e shkollës e hierarkisë së arsimit, se kush duhet të drejtojë në bazë të meritave profesionale, certifikimeve, krediteve etj. Sot e kësaj ditë vazhdon të mungojë statusi i mësuesit. Kohët e fundit ka një përpjekje për klasifikimin e mësuesve sipas disa titujve, por që ende nuk dimë sa të vlefshëm do të jenë. Në është gjetur mënyra më e mirë për "gradimet" në lëmin e mësuesisë? A do të jenë gjithsesi këto titujt e rinj, "mësues specialist", "mësues mjeshtër" etj., ato që do ta ngrenë prestigjin e mësuesit? Pa thënë se nuk ka ndonjë titull nderi për mësuesit, si dikur "Mësues i merituar"?

G. Shqip
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi