Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luljeta Leshanaku - E HËNA NË SHTATË DITË

Shko poshtë

Luljeta Leshanaku - E HËNA NË SHTATË DITË Empty Luljeta Leshanaku - E HËNA NË SHTATË DITË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 2:10 am

Luljeta Leshanaku - E HËNA NË SHTATË DITË



Luljeta Leshanaku - E HËNA NË SHTATË DITË 6333_1036868541954_1832703235_73893_2680863_n



I.
E hëna është një këpucë teke;
me tjetrën, ndoshta po argëtohet qeni i
lidhur tek porta.
Dielli del gjithmonë nga një deriçkë
dhe derdhet si krundet nëpër rrugë- gjithsesi
i panevojshëm.
Burrat që zbresin zallit
me trupin drejt, e duart të lidhura pas shpine
janë nisur për askund.
Ata ngjajnë me thepin e pushkës në vijën
e shënjestrës;
duhet te mbash frymën për t'i fiksuar.
Pështyma e tyre akoma e hidhur nga kafeja
dhe mbi jakat e xhaketave- barriera zbokthi
apo flamuj të bardhë dorëzimi.
Javë të tëra pa rënë një pikë shi. Përroi i
vetëm digjet nga sifilisi.
Një fëmijë i përvidhet së ëmës; nuk do të
shkojë në shkollë.
Është nëntë vjeç, dhe mbledh e zbret me
gishtat e nxirë me arra të njoma
vitet që i kanë mbetur deri në rekrutim.
Përtej dhjetës, ai është i hutuar.
Vizaton rreth vetes një rreth të madh në
pluhur
si një copë lëkurë e shënuar
atje ku do të kryhet një heqje tumori..

II.
Si salmonët, lënë detin dhe i ngjiten grykëderdhjes
se lumit
kur vjen koha e dyzimit,
- dasmorët, bëjnë një hap prapa në histori
ndërsa kthehen te nesërmen, me sytë
përdhe, duke i kërkuar lëkurët,
të zonjës së shtëpisë:
"E imja është krejt e bardhë, me manikur
ne thonj!"
"E imja është e butë, dhe ka një damkë
djegie hekuri në parakrah"
"E imja mban erë sherebel; pa kanavacë e
pa astar!"
"E imja është e magjepsur; mund ta
veshësh nga te dyja anët!"
"Më jep një çfarë të mundesh, pak rëndësi
ka!"
Ja dhe Mustafai, pijaneci…,
me kokën e ngjitur në të djathtë të trupit.
Ai është shenjti i së hënës- fajtor për gjithçka
ndërsa përthith mallkimet e të tjerëve
si një copë pambuk e lagur me alkool,
përmbi plagë.


III.
Para gjumit bota kthehet nën qepallë
si ushtria nën një hark triumfi, e ngopur në
kotësinë e vet,
Në fund të kolonës-plaçka e luftës
-riti i përnatshëm i bashkimit trup me trup,
ajo muzikë rrecka-rrecka
që mjafton sa për të fshehur
motivin për të cilin u zgjuam sot në mëngjes
e aq më tepër, atë, për të cilin duhet të zgjohemi
nesër.
Llamba shuhet për herë të fundit.
dhe gjaku iu rikthye qarkullimit te vogël.


IV.
Kur ime gjyshe erdhi nuse këtu,
shtëpia ishte bosh: vetëm armët varur e
një emër të mirë.
Me kaq pak gjëra, asaj iu desh të ndërtonte
një qytet
të gjejë një palë shpatulla për një kokë.
E filloi duke mbjellë një kajsi para shtëpisë.
Dhe më tej një të dytë. Si një deadline,
apo si dora e vënë para fytyrës
që fryma të kthehej e ngrohtë mbrapsht.
Pastaj prej trupit te saj pikuan fëmijët
shiu nga tenda prej llamarine.
Ata që ranë në tokë të butë u harruan; të
tjerët mbi çimento
ia dolën mbanë.
E ata që mbijetuan,
sot e kësaj dite janë ngurosur në një fotografi
bardhë e zi
me kostumet prej stofi dhe shtegun e qartë
të flokëve me brilantinë
të parehatshëm,
si brenda një jete të marrë hua.


V.
Lodrat e prishura ishin argëtimi im.
Zebra, karroca kineze e akullores me kurdisje,
që im atë m'i solli dhuratë për Vit të Ri,
asgjë nuk vlenin
ishin si torta me kremin e lëpirë fshehtas
në kuzhinë
derisa diçka metalike u thyhej përbrenda
dhe hidheshin tej të panevojshme …
Atëherë ua hapja barqet, ingranazhet mikroskopikë,
bateritë
pa e ditur se kisha bërë hapin tim të parë
drejt të kuptuarit,
si liri nga funksioni.
Kur për herë të parë pashë një pikturë të
vërtetë,
bëra disa hapa mbrapa, instinktivisht, me
thembra,
po zgjidhja pikën e vdekjes,
nga ku mund të hyja në brendinë e gjërave.
Ndërsa me njerëzit ishte tjetër gjë,
ata i ndërtova vetë. Njerëzit i desha,
qëllimisht jo deri në fund. Asnjëri prej tyre
nuk preku tavanin e kaltër me kokë,
si shtëpitë e lëna në mes, me një plasmas
në vend të çatisë
kur sapo ka filluar vjeshta e lagësht e të
kuptuarit.


VI.
Ja, ku është ai burri i ndershëm, burri i
drejtë,
me fytyrën e shkundur mirë nga thërrimet
si një shtroje pikniku.
Soji i tij nuk mbetet kurrë pa punë:
"Kam një vrimë të gatshme në gjoks,
a ka kush ndonjë gozhdë për të ngulur?"
Të njëjtën gjë ka bërë edhe stërgjyshi,
edhe gjyshi, babai..
Ndoshta të njëjtin zanat do të ketë edhe i
biri, për analogji.
Ai që pikërisht tani, i ka ngulur sytë si diçkaje
të pavlerë
Letërsia shqiptare
Kanë thënë
për Luljeta
Leshanakun
(hapu dhe e futu!)
herët e vonë.
"Sa larg do të shkoj?"- e kishte pyetur një
herë i biri
"Aq sa mos ta humbasësh veten nga sytë!"
Mund të kishte qenë një ëndërr, sepse
pema e tij gjenealogjike
u dogj nga rrufeja
dhe një erë e mirë prej uluëeah u përhap
nëpër katund.


VII.
Kundërmim rrënjësh. Shirat kthehen në zgjoin
e vet
si bletët, të gjithë njëherësh, pa hierarki.
Është traditë.
E për të dalluar shirat e freskët nga ata
melankolikë
të mbarsur mbi kodrina gjatë verës,
unë mbyll njërin vesh, njëlloj siç perceptohet
identiteti.
Im ungj më kërkon një fazzoletto për të
fshirë syzet,
e quan kështu, që prej kohës kur ishte për
kurim nga
bronkopneumonia në Firence,
kohë për të cilën ai flet
si për muajin e mjaltit.
Ai tashmë ka dëftesën e notave të mia simestrale
në dorë
gjaku i pulson në tëmtha; çështje për jetë e
vdekje.
Varet prej tij
të përcaktojë
në jam një tullë për shtëpi
apo gur për një kullë bari.
Dhe ajo dorë që pritet të më godasë
është manual përdorimi që lexohet vetëm
një herë
por, ulluqet në pëllëmbë, vijat e tij të fatit,
janë të vetmet që nuk do të më lënë shenjë.
Djalli e marrtë! Më sill një fazzoletto!


VIII.
Nëse ke një lëkurë të zezë,
Buzëqeshja jote duhet të jetë e përkryer.
Ajo s'mund të jetë gjysmake dhe as me
dhëmbët copë-copë.
F. e di këtë. Ajo mban zi për të birin,
Hap dritaren herët, ndez sobën me vajguri
e me një copë telegram të spërdredhur,
pastron oborrin, ushqen pulat, gatuan sa
për dhjetë vetë
fikson karrigen e saj me krahë sfinksi përballë
derës
dhe si çdo ditë kapet si një skifter, fort me
kthetra
pas rregullit
formës,
duke joshur si kuadratet në fushat me grurë
atë pjesë të saj, që fluturon pamëshirshëm
në vijë të drejtë
dhe që nuk e prek tokën.
Ajo i merr përshëndetjet me sy.
Rruga i hapet nga të dyja krahët.
si e diela midis ditëve të javës, e caktuar
për mirënjohje
dhe meditim.


IX.
Në mes je i shpëtuar- thoshin latinët
Mbulesa e qëndisur në mesin e tryezës,
Tryeza në mesin e qilimit.
Qilimi në mesin e dhomës.
Dhoma në mesin e shtëpisë.
Shtëpia në mesin e bllokut.
Blloku në mesin e qytetit.
Qyteti në mesin e hartës.
Harta në mesin e dërrasës së zezë.
Dhe dërrasa e zezë.
Në mesin e hiçit.
Lola është një engjëll. Balli i saj nuk është
rritur që kur ishte tetë vjeç,
për të ruajtur të njëjtën qendër graviteti. Dhe
ajo pëlqen skajet, qoshet
pavarësisht se veten e gjen gjithmonë në
mes të një autobusi
kur njerëzit turren drejt hyrjes dhe daljes.
Fqinjët e mi janë njerëz të pashkollë,
nuk kanë dëgjuar asgjë për estetikën,
dhe zor se kanë lexuar gjë mbi boshtin,
simetrinë dhe të vërtetën absolute.
Por, ata lëshohen instinktivisht drejt mesit
ashtu si koka e burrit lëshohet krejtësisht
në prehrin e gruas,
që me një palë gërshërë, pabesisht, deri
nesër
do ta bëjë atë më të prekshëm se kurrë.


X.
Përgatitjet për dimër nuk janë një zakon
por, shqisë. Flakim nga vetja, makthet tona
të tepërta,
si objektet nga një anije e ngecur në cektinë.
Taedium vitae* është ora lokale që nuk bën
më punë
Përderisa vetëm një erë fasulesh të ziera
na ndan nga fqinjët.
Dhe nga paraardhësit, një ëndërr sipër
stufës.
Mes meje dhe fuqive të mia nuk ka asnjë
ndërmjetës.
era predikon rreth e rrotull me zë hundor
prej profeti te rremë.
Vitet përbrenda rrokullisen me kollotumba,
pjerrësirës së ngrirë,
duke fshehur instinktivisht kokën midis
gjunjëve.
Kufijtë rrudhen. Edhe pse më abstrakt se
kurrë
trupi është atdheu im pa himn.
me të cilin prekem në kllapi, në kufijtë e
ekzistencës
si buzët e nënës mbi ballin e fëmijës me
temperaturë…
kur është fjala
për mbijetesë.



Luljeta Leshanaku,
“...poete liriko-erotike
në rrënojat e shtetit...”


Kanë thënë
për Luljeta
Leshanakun

" Fëmija që pagoi për mëkatet politike
të prindërve të saj në Shqipërinë
e Enver Hoxhës; Luljeta Leshanakun
nje poete e re e cila duket
sikur ka njëqind vjet që shkruan në
një gjuhë që shkruhet vetëm prej
njëqind vjetësh; një poete liriko-erotike
në rrënojat e shtetit. është e
vërteta, dhe po kaq e paparashikueshme
si një oaz pas një mali në
Hënë".
- ELIOT WEINBERGER


"Pra, një nga elementët që e dallon
poezinë e Luljeta Leshanakut nga të
tjerat është mungesa e ndonjë komenti
politik apo social. Larmia e
pashoq e tematikës së poezisë së
saj, që shmang reagimet sempliste
ndaj të kaluarës së tmerrshme dhe
të tashmes dhe të ardhmes të pasigurt,
ndoshta përbën një nga cilësitë
që ju siguron veprave të saj një vend
ndër klasikët bashkëkohorë të letërsisë
botërore. Ajo ju flet intimisht lexuesve,
gjë që përbën tiparin dallues
të poetëve të vërtetë, të aftë të tejkalojnë
çdo kohë e kulturë."
- PETER CONSTANDINE


"Këto poezi impresionuese mbartin
një forcë shumë të ngjashme me
sythet e para të pranverës , një shenjë
të mbijetesës dhe jetës ngulmuese.
Në ketë botë njerëzore
çoroditëse, një përcaktim i tillë i
qartë, provon edhe një herë të
vërtetën tonë të përbashkët. Luljeta
Leshanaku na flet të gjithëve"
- ROBERT CREELEY


"Për lexuesin amerikan, nuk ka asgjë
të huaj tek veçoritë poetike të
poetes shqiptarë Luljeta Lleshanaku.
Ajo është një poete e dashurisë. Por,
këtu ka një ndryshim; ajo bën qartësimin
se çfarë do të thotë të jetosh
në një botë të dhunshme dhe të korruptuar
që depërton në botën private
dhe tradhton çdo intimitet. Vepra
e saj poetike kundërshton të
gjithë "të vërtetën" publike. "Fresco"
është një libër i një inteligjence konstruktive
radikale."
- ALLEN GROSSMAN

Marrë nga Fakebook
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi