Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtatorja e Klintonit vendoset në Prishtinë

Shko poshtë

Shtatorja e Klintonit vendoset në Prishtinë Empty Shtatorja e Klintonit vendoset në Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 9:48 pm

Shtatorja e Klintonit vendoset në Prishtinë


Pas një muaji në Prishtinë do të vendoset shtatorja e ish presidentit amerikan, Bill Clinton.


Shtatorja e Klintonit vendoset në Prishtinë KLINTOON
Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton ishte pritur si hero në Kosovë.


Shtatorja e ish-presidentit amerikan Bill klinton së shpejti vendoset në sheshin e kryeqytetit tonë, në sheshin i cili mbanë po të njëjtin emër. Në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë sot kanë filluar punimet në ndërtimin e bazamentit për vëndosjen e shtatores së ish presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Bill Clinton. Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës’, thotë se shtatorja do të vendoset pas një muaji. Ndërkaq qytetarët e vlerësojnë lartë këtë ngjarje në kryeqytet. Sot edhe zyrtarisht kanë nisë punimet në ndërtimin e bazamentit për vendosjen e shtatores së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton.
Shtatorja do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, në Prishtinë. Kryetari i shoqatës ‘Miqtë e Amerikës” Agim Hoxha tha se i kanë bërë ftesë zyrtare ish presidentit Clinton që të jetë i pranishëm me rastin e inaugurimit të shtatores. Sipas tij, ardhja në Kosovë e ish presidentit Clinton do të ishte një nder shumë i madh për vendin tonë.
"Përgjigjja e parë ka qenë se e ka agjendë e stërngarkuar. Ne kemi bërë edhe disa propozime të tjera, pasi që shtatorja vendoset për të, nëse ai është i gatshëm, Qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës do ta mirëpresë këtë deri në muajin e ardhshëm. Ne jemi në pritje të vendimit të tij dhe populli i Kosovës do të ishte dakord, nëse ai vjen në Kosovë, vjen si qytetarë i vullnetit të mirë me një bagazh të stërngarkuar politik dhe besoj që Kosova do të përfitonte shumë nga vizita e tij", ka deklaruar Hoxha.
Edhe qytetarët e vlerësojnë nismën për vendosjen e shtatores së presidentit Bill Clinton. Ai do të mbet përherë mik i Kosovës dhe i popullit të saj, thonë qytetarët, duke shtuar se ky gjest është shumë i qëlluar me që ai është një ndër njerëzit më të merituar për krejt këtë liri që e gëzojmë. Për kombin shqiptar është Amerika dhe Clinotn-i, kanë qenë gjithmonë për shqiptarë dhe kombi shqiptar i Kosovës, e pret shumë mirë vendosjen e kësaj shtatoreje, thonë qytetarët.
Sipas kryetarit të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, shtatorja e ish presidentit Clinton pritet të vendoset pas një muaji. Ajo është e lartë gjashtë metra - tre metra shtatorja dhe tre bazamenti i saj. Vendosja e shtatores bëhet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Me këtë rast në ditën e zbulimit të shtatores pritet të merr pjesë edhe vet ish-presidenti amerikan Bill Klinton.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi