Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrustem Rugova: Unë nuk e caktova statusin e dëshmorëve

Shko poshtë

Rrustem Rugova: Unë nuk e caktova statusin e dëshmorëve Empty Rrustem Rugova: Unë nuk e caktova statusin e dëshmorëve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 17, 2009 12:24 am

Unë nuk e caktova statusin e dëshmorëve

Më erdhi keq kur me shumë vonesë më lajmruan se në vebsajtin e zemrës shqiptare Halit Elshani kishte shkruar me mllef kundër meje e kundër librit tim - Varret e Përbashkëta / Mizoritë serbe e qendresa shqiptare në Rrethin e Istogut 1912/1999. Nuk e kuptova gjithë atë mllefn të z. Halit Elshani, të cilin në fakt edhe pse është istogas, nga jam edhe unë, nuk e njoh mirë. E di vetëm se ka punuar në arsim të Prishtinës dhe atje ka pasë një aferë rreth tij, nëse ai insiston rasti mund të bëhet edhe publik, si ka qenë publik edhe atëherë. Unë nuk jam përzier në punët e tij si është përzier ai tash rreth meje, e as që synoj e as që kam qëllim të gërryej nëpër biografitë e njerëzve. Por, saktësisht e di se ndër emrat , mdi dy mijë sish, që kam përmendur në librin tim, nuk ka mundur të gjejë vend Halit Elshani, së pakut jo në mesin e atyre njerëzve që I kanë bërë rrezistencë pushtetit okupues serb e malazez gjatë gati një shekulli. Unë mund të kem lënë anash pa e përmendur ndonjë të merituar tjetër, por Halit Elshani sigurisht se nuk e ka gjetur vendin në librin tim, nëse dikush ka dëshmi tjera, unë i kërkoj falje që më parë opinionit. Kur e kemi mbajtur sesionin e të Djathtës shqiptare në Istog, në motelin Trofta, një seminariste nga Bruksesli, disidente e njohur nga Shqipëria, kampasë vërejtje se në ëprogramet e këtijsesioni ishte radhitur edhe kumtesa e z. Halit Elshani. Ajo * Haliti e di për kënd është fjala* insistone që ai njeri të përjashtohet nga ai session, por ne, këshilli organizativ në krye me dr. Muhamet Shatrin e zbutem situatën, duke ia botuar temën Elshanit, në botimet a tij sesioni, por pa e lexuar aty publikisht. Poashtu, edhe në sesionin e sivjetëm të së Djtathës shqiptare që është mbajtur më 27 korrik në Shkup * unë për shkaqe shendetësore nuk mora pjesë* Elshani paska dashtë që aty për paraqitet me këtë vështrim negative për mua dhe librin tim për Istogun, por nuk e paskan lejuar. Pse ky njeri është ngrefosur kundër meje, unë nuk po kuptoj.

Por më së rëndi më erdhi kur Elshani kishte shkruar sikur unë qëllimisht I paskam ndarë e vecuar dëshmorët e Komunës së Istogut. Këtë unë nukdo ta bëja me asnjë kusht. Asesi dhe kurrë. Në librin tim, pas shumë përpjekjesh, kam arrijtur të dokumentoj se janë gjithsej 46 dëshmorë të kësaj komune. Emrat e këtyre dëshmorëve janë të shënuar në lapidarian kryesor të dëshmorëve që është ngritur në qendër të Istogut. Dhe në librin tim këta dëshmorë përmenden që të gjithë, madje me të dhënat themelore, viti ilindjes, viti I rënies, vendi I rënies, pak biografi , etj, shënime këto që janë marrë nga libri> Të pavdekshmit e Dukagjinit> botim I Zonës së Tretë të TMK të Pejës, viti 2002. Në këto dy dokumente bazë, jam mbështetur kur kam klasifikuar emrat e dëshmorëve, prej qindra martirëve të tjerë që kanë rënë gjatë luftës 1998/99 në këtë komunë. Unë në asnjë mënyrë nuk kam mundur të caktoj e të ndajë se kush ka rënë si dëshmorë, e kush si martir. Pra, këtë punë e kanë bërë institucionet komunale dhe fundja, cështja e dëshmorëve të luftës për lrinë e Kosovës, rregullohet me ligj. Këtë e kam thënë në libër.

Pastaj Elshani më akuzon sikur unë qëllimisht ipaskam lënë anash dëshmorët dhe martirët e familjes Elshani nga Saradrani, Dasami, nga e kam vendlindjen Haliti. Ai këty e ka bërë gënjeshtrën më të madhe. Në librin tim , faqe 234 shkruian, citoi> Masakra të tmerrshme kanë ndodhur edhe në Saradran ku është rrahur për vdekje popullata civile, ku shumë veta janë vrarë, e madje një të ri serbët e kanë captuar me sharrë motorike… Halit Elshani , në kumtesën e tij të paraqitur në Sesionin e gjashtë të së Djathtës Shqiptare në mbrojjtje të Shqipërisë etnike * që është mbajtur pikërisht në Istog, në verën e vitit 2007, ka shkruar ndër të tjera është për këtë masakër. Nuk është rastësi pse serbët më 7 maj të vitit 1999 kanë vrarë disa anëtarë të familjes elshani> tre djem të Adem Elshanit nga Ozrimi – Xhevdetin, Dautin dhe Isufin, tre djem të Ramës nga Staradrani – Hasanin, NImanin dhe Muharremin, , tre djem të Dautit – Myhedinin, Shemsedinin Nexhmedin dhe Evdylin e Imerit, Në masakrën e saradranit, si ka shkruar Halit Elshani, janë vrarë edhe Dina I Bajram Metës, dhe Xhaferi me motër.

Këtu pastaj pason komenti im- ku thëm se edhe kjo masaakër e ka historinë e vet, për shkak se shumë burra të Staradranit, Ozrimit dhe të Trubuhovcit gjithmonë kanë marrë pjesë në radhët e kryengrtitësve shqiptar. është fjala për pjesëmarrjen e këtyre burrave në mbrojtje të Shqipërisë etnike , bashkë me Kosovën, kur shqiptarët kanë mbrojtur kufijtë veriperendimor të Kosovës andej kah kufijtë e etnisës sonë me Malin e Zi e Serbinë në veri.

Edhe dicka. Unë në vitin 1996, mbasi I pari në Rilindjen e atëhershme kam shkruar bashkë me gazetarin Daut Blakaj një fejton për masakrat komuniste në Komunën e Istogut. Për shkak të interesimit të madh të opinionit për ato masakra që deri më atëherë kanë qenë temë tabu, në vitin 1997 e botova pjesën e parë të librit tim Varret e përbashkëta- mizoritë serbe e qendresa shqiptare në Rrethin e Istogut 1912-1945. Kam qenë I vetëdijshëm se mund të kem harruar ndonjë emër nga ata që kanë pësuar në ato masakra. Ka qëlluar që në mësin e të masakruarve që I kam shënuar unë qëllimisht nuk e paskam përmendur Bajram Metën e Grabovcëqve . Ratin e parë që e kam pasë në ndonjë shkrim timin në Rilindje, apo në Bota sot, janë ato shkrime, e tash edhe në botimin e plotësuar të librit tim, Bajram Metën e kam shënuar në faqen 162. Ndërkohë kam plotësuar atë listë të atyre që kanë pësuar nga masakrat komuniste edhe me emra të tjerë, si është emir I Ramiz Ferrit, Brahim Cetës, etj.

Lidhur me listën e të vrarëve, të zhdukurve, të plagosurve dhe të burgosurve nga kjo komunë, them se janë shfrytëzuar për librin tim të tri burimet, lista e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Lista e LDK-së dhe një listë e botuar në gazetën locale, Gurrat e Bardha. Unë nuk kam mundur ti ndërrojë ato lista, si nuk kam pasë të drejtë ta ndryshojë as listën e dëshorëve, sepse atë e bëjnë innstitucionet, në bazë të veprës së dëshmorëve .

Me shumë keqardhje I hyra kësaj pune, që e konsideroj më shumë sqaruese për opinionin dhe familjarët e dëshmorëve e të të rënëve, që e meritojnë lavdinë e përmotshme të të gjithë ne të gjallëve.

Unë nuk e kam ndërmend dhe nuk dëshiroj që të vazhdojë më kjo polemikë. Unë e konsideroj të mbyllur, pos nëse nuk do të jem I detyruar .

Me nderime, Rrustem Rugova
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi