Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha uron Barroson: Shqipëria plotëson detyrimet ndaj BE-së

Shko poshtë

Berisha uron Barroson: Shqipëria plotëson detyrimet ndaj BE-së Empty Berisha uron Barroson: Shqipëria plotëson detyrimet ndaj BE-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 17, 2009 3:27 pm

Berisha uron Barroson: Shqipëria plotëson detyrimet ndaj BE-së

Bota sot, Tiranë


Berisha uron Barroson: Shqipëria plotëson detyrimet ndaj BE-së BARROS
Kryeministri Berisha i shprehu urimet më të përzemërta Shkëlqesisë së Tij, Jose Manuel Barroso, me rastin e riemërimit si President i Komisionit Evropian.



Kryeministri Berisha i shprehu urimet më të përzemërta Shkëlqesisë së Tij, Jose Manuel Barroso, me rastin e riemërimit si President i Komisionit Evropian. Përmes një mesazhi urimi, kryeministri ka vlerësuar se përzgjedhja e Barrosos është dëshmi e kontributit të tij për konsolidimin e reformave për një bashkim të fuqishëm dhe efikas mbështetur në lirinë dhe demokracinë e shtetit të së drejtës. "Kam kënaqësinë e veçantë, që, me rastin e rizgjedhjes suaj si President i Komisionit Evropian, t'ju dërgoj, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, përshëndetjet më të përzemërta e miqësore dhe urimet më të mira, për suksese të mëtejshme në misionin tuaj fisnik dhe në detyrat e rëndësishme, që keni përpara. Rizgjedhja në krye të Komisionit Evropian është ripohimi më i shkëlqyer i përkushtimit, rolit dhe kontributit tuaj në konsolidimin e mëtejshëm të reformave, për një Bashkim gjithnjë e më të fortë e efikas, mbështetur në lirinë, demokracinë, shtetin e së drejtës e në respektimin e të drejtave të njeriut, gjithnjë e më pranë qytetarëve europianë, që do të jetë burim frymëzimi për të gjitha vendet tona, që dëshirojnë anëtarësim sa më të shpejtë", nënvizon mes të tjerash Berisha në mesazhin e urimit drejtuar Barrosos. Ai shpreh bindjen se përkushtimi dhe vizioni i z. Barroso do të shërbejnë si shtysa të fuqishme për kapërcimin e sfidave të mëdha, që qendrojnë përpara Bashkimit Evropian, për çuarjen përpara të axhendës së tij reformuese, si edhe për vazhdimin e procesit jetik të zgjerimit. Në vijim, kryeministri i shpreh Presidentit të Komisionit Europian bindjen se edhe gjatë këtij mandati do ketë një bashkëpunim të frytshëm në interes të së mirës së qytetarëve shqiptarë, por edhe atyre të vendeve të BE. "Dëshiroj, me këtë rast, t'ju ripohoj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht kemi gjetur te personi juaj një mik të madh e të shquar të Shqipërisë e të popullit shqiptar dhe një mbështetës të çmuar për realizimin e ëndrrës shekullore, për rikthim e ribashkim në familjen e vlerave të përbashkëta evropiane. Vizita juaj, në shkurtin e vitit 2006, qe një shprehje e qartë e kësaj mbështetjeje dhe e ndjenjave të fuqishme të miqësisë. Mbetem me bindjen e thellë se edhe gjatë këtij mandati të ri do ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë e të shkëlqyer, që kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve, në interes të së mirës së ndërsjellë të qytetarëve shqiptarë dhe atyre të BE-së", vijon më tej kryeministri në mesazhin e urimit. Ai thekson se qeveria e sapokrijuar shqiptare është shpallur si qeveri e integrimit evropian, pasi në themel të vizionit, programit dhe punës së vet, gjatë katër viteve të ardhshme, qëndron projekti madhor kombëtar i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Tashmë, nënvizon më tej mesazhi, Shqipëria ka paraqitur kërkesën zyrtare për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe po pret shqyrtimin e saj, me synim marrjen e statusit të kandidatit. "Ajo po punon për përmbushjen jo vetëm të kërkesave të udhërrëfyesit, por edhe për ndërmarrjen e hapave të mëtejshme për liberalizimin e vizave. Unë ruaj besim të thellë se ju, si President, dhe Komisioni i ri, që do të drejtoni, do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet tona për realizimin sa më të shpejtë të të dyja këtyre objektivave jashtëzakonisht të rëndësishme", është shprehur kryeministri. Ndër të tjera, ai ka shprehur garancinë se qeveria shqiptare mbetet e përkushtuar për të plotësuar çdo detyrim të Bashkimit Europian, në mënyrë që Shqipëria të jetë sa më shpejt anëtare e familjes së madhe europiane. "Nga ana tjetër, iu garantoj përkushtimin dhe angazhimin tim të plotë e të qeverisë shqiptare për të realizuar, me hapa të shpejta, çdo reformë, e për të përmbushur çdo kriter e standard, për t'ua plotësuar shqiptarëve ëndrrën për lëvizje të lirë në hapësirat evropiane dhe për ta parë vendin e tyre sa më shpejt anëtar të Evropës së lirë e të bashkuar", nënvizon Berisha, duke shprehur kënaqësinë për të pritur sërish në Tiranë në një kohë sa më të përshtatshme. Shfrytëzoj rastin t'ju ripohoj, i dashur mik, sigurimet e konsideratës më të lartë!", përfundon kryeministri Berisha në mesazhin drejtuar Presidentit të rizgjedhur të KE, Barroso.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi