Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Motoja e qeverisë, Shqipëria evropiane

Shko poshtë

Berisha: Motoja e qeverisë, Shqipëria evropiane Empty Berisha: Motoja e qeverisë, Shqipëria evropiane

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 17, 2009 3:39 pm

Berisha: Motoja e qeverisë, Shqipëria evropiane

Bota sot, Tiranë
Parlamenti shqiptar voton qeverinë. Nën moton ‘Shqipëria evropiane’, kryeministri tha se rruga drejt integrimit në BE nuk është një bulevard i shtruar, por projekti i kësaj qeverie është bazimi në performancën e demokracisë shqiptare dhe ekonomisë së tregut të vendit. Edhe në këtë seancë mungoi opozita socialiste.


Berisha: Motoja e qeverisë, Shqipëria evropiane ++berisha16
Qeveri efiçente
“Qeveri e vogël dhe efiçentë”, ky është premtimi që ka dhënë Berisha në programin e ri qeveritar, duke shpalosur kështu edhe prioritetet kryesore të kësaj qeverie. “Qeveri e vogël edhe eficentë në dietë, do jetë zvogëlim me 10 për qind për administratën publike dhe të instalojmë e-goverment brenda 2010. Statusi i nëpunësit civil do të konsolidohet dhe zgjerohet, do të krijohet Universiteti i Administratës Publike brenda këtij mandati”, tha Berisha.


Trianë, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë e re të Shqipërisë me kryeministër Sali Berishën. Ky është mandati i dytë i kryeministrit Sali Berisha dhe i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Pas fjalës së shkurtër hyrëse të cilën e mbajti Jozefina Topali, deputetëve ua paraqiti programin qeveritar kryeministri Sali Berisha. Në fillim të fjalës së tij kreu i qeverise Berisha ftoi sërish opozitën të rikthehet në Parlament, duke i siguruar asaj se do të ketë rol kryesor reformën zgjedhore dhe reformat e integrimit të vendit. “Le t’i trajtojmë së bashku këtu në Parlament të gjitha rekomandimet e OSBE për të përsosur me tej procesin tonë zgjedhor”, tha ai. Nën moton “Shqipëria evropiane”, kryeministri tha se rruga drejt integrimit në BE nuk është një bulevard i shtruar, por projekti i kësaj qeverie është bazimi në performancën e demokracisë shqiptare dhe ekonomisë së tregut të vendit.
Berisha: Motoja e qeverisë, Shqipëria evropiane 16ber1
Askush nuk ka imunitet ndaj kërkesave të gjykatës
“Qeveri e vogël dhe efiçentë”, ky është premtimi që ka dhënë Berisha në programin e ri qeveritar, duke shpalosur kështu edhe prioritetet kryesore të kësaj qeverie. “Qeveri e vogël edhe eficentë në dietë, do jetë zvogëlim me 10 për qind për administratën publike dhe të instalojmë e-goverment brenda 2010. Statusi i nëpunësit civil do të konsolidohet dhe zgjerohet, do të krijohet Universiteti i Administratës Publike brenda këtij mandati”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë tha se heqja e imunitetit të deputetëve për çdo motiv që i kërkon institucioni i akuzës apo gjykatat e vendit është një qëndrim i pandryshuar për mazhorancën, duke prekur edhe prioritet kryesore për sa i përket drejtësisë. “Heqja e imunitetit për ministra dhe deputetë në çdo rast dhe për çdo motiv që do të kërkojë institucioni i akuzës apo gjykatat e vendit do të jetë i qëndrimit të pandryshuar të mazhorancës sonë. Amendimi i ligjit të ILDKP, krijimi i të gjitha mundësive këtij institucioni, për pasuritë e zyrtarëve është një premtim tjetër i kësaj mazhorance për të rritur luftën kundër korrupsionit”, vijoi kryeministri.
Duke iu referuar reformës institucionale, Berisha foli për respektim dhe konsolidim të ndarjes së kontrollit të pushteteve, përmirësimin e kushteve në sistemin gjyqësor, si dhe përcaktimin e kompetencave mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD, organizimi i sistemit të akuzës si dhe më kryesorja, lufta kundër korrupsionit. Në kuadër të reformës në drejtësi Berisha tha se do të ketë shqyrtim të të gjitha kodeve dhe procedurave ligjore për të përshtatur ato me standardet evropianë, si dhe reformimi i sistemit të përmbarimit, shtetëror dhe privat, duke kërkuar realizimin e vendimeve të gjykatave duke arritur mesataren e vendeve anëtare të BE.
Liri e pakufizuar për media, nuk do të ketë padi penale për gazetarët!
Lidhur me reformat ekonomike, kryeministri Sali Berisha foli për tregun e lirë dhe rritjen e shpejtë ekonomike, si përcaktuese shumë e qartë e integrimit të Shqipërisë. Reduktimi i barrës fiskale, heqjen e TVSH në arsim dhe shëndetësi, stimulim fiskal për punësimin, modernizimin e tatimeve dhe taksave. Ai foli edhe për riaktivizimin e sistemit të minierave, uljen e borxhit publik deri në 50 për qind. Infrastruktura gjithashtu ishte në fokusin e veçantë të kryeministrit.
Ndërsa reformat sociale ishin fokusuar tek arsimi dhe shëndetësia, që për kryeministrin janë më prioritare. Lufta ndaj varfërisë, do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së re, tha Berisha. “Luftën e pamëshirshme kundër varfërisë, do përsosim më tej sistemin e mbrojtjes sociale, do realizojmë një shpërndarje me të ndershme të të ardhurave. I shpallim luftë varfërisë. Çdo qytetar të ketë ndihmë mbi 2 dollarë dhe pensionet e fshatit të barazohen me të qytetit brenda 3 vitesh”, tha ai. Reforma e shëndetësisë është reforma e të gjitha reformave, vijoi ai, duke u shprehur se do vendoset sistemi me modern shëndetësor në baza të sigurta. Berisha: Motoja e qeverisë, Shqipëria evropiane +Kuvend2

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha foli edhe për turizmin, minoritetin, rininë dhe median. Duke u ndalur tek minoriteti, kryeministri tha se liritë dhe të drejtat e tyre do të kenë respektin dhe zgjerimin më të madh, duke u ndalur tek integrimi i komunitetit rom dhe egjyptian. Ndërkaq, duke folur për lirinë e mediave në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria do të jetë vendi i standardeve unike ku nuk do të ekzistojnë padi penale apo civile për ata që shkruajnë çfarëdo për punonjësit dhe zyrtarët e kësaj administratë.
Meta: Me PD-në na bashkoi qëllimi i integrimit në BE
Pas prezantimit të programit nga kreu i qeverisë, fjalën e ka marrë zëvendësi i tij, Ilir Meta, njëherësh shefi i diplomacisë, i cili theksoi se qëllimi kryesor i qeverisë është integrimi i vendit në BE.
"Ashtu sikurse dihet LSI-në dhe PD-në i ka bashkuar qëllimi i integrimit në Bashkimin Europian, tha Meta në fjalën e tij, duke falënderuar kryeministrin Berisha për mirëkuptimin e treguar dhe për integrimin në programin e qeverisë të pikave kryesore që ka pasur LSI në prioritetet e saj.
Ai garantoi se LSI do përmbushë angazhimet që burojnë nga marrëveshja me PD njëherësh edhe programin që do votohet, pasi kështu kjo forcë jep kontributin e saj për integrimin e vendit.
Më tej ai theksoi si pjesë të rëndësishme të programit, reformimin e shërbimeve sociale, miratimin e ligjit të moshës së tretë. Ai i bëri ftesë socialistëve të jenë pjesë e parlamentit, duke pohuar se vendi i atyre që kërkojnë zgjedhje më të mira është në parlament. "Ftoj që opozita të marrë pjesë dhe të kontribuojë në reformën zgjedhore"- tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi