Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama, vjedhës votash, por edhe konferencash!

Shko poshtë

Rama, vjedhës votash, por edhe konferencash! Empty Rama, vjedhës votash, por edhe konferencash!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 17, 2009 3:52 pm

Rama, vjedhës votash, por edhe konferencash!

Kostaq Xoxa


Me rastin e 16 shtatorit, Konferencës së Pezës (1942)
Që Edvin Rama është vjedhës votash, këtë ai e ka pasur zanat den babaden. Dhe ia kanë vërtetuar edhe monitorues librash (Nezir D. Isufi), por edhe OSBE-ja, që denoncoi abuzimet e PS-së me vëzhguesit dhe me shoqërinë civile (Ditmir Bushati kishte përdorur shoqërinë e tij “Lëvizja Europiane”, në dobi të interesave zgjedhore të Partisë Socialiste).
Duket sikur paksá kemi dalë nga tema. Por huqi i tij i hershëm “vjedhje”, që ka lidhje edhe me titujt honrifikë Mister 15 %-shi që u bë 20 %-sh, e ka bërë këtë miliarder riósh, që të përflitet për fshatra turistike në pronësi të tij, në Spanjë. Veçse është nga ajo skotë kleptomanësh që, kur vjedh vetë, i duket se vjedhin të tjerët! Dhe, me këtë sindromë (se nuk është sëmundja e vetme që ka), na vete në Strasburg për lesh, paçka se na u kthye i rruar tullë! Kujtoi se në zyrën e komisionerit për zgjerimin në Bashkimin Europian, Olli Rhnit, do t’i hapeshin dyert dy kanatash. Por duket se kryekomisioneri i nderuar europian ia paskësh blerë trutë prej kohësh dhe e kishte kuptuar mirëfilli se Edvin Rama nuk ka asnjë molekulë përkushtimi që Shqipëria, pavarësisht sukseseve që ia kanë vënë në dukje ndërkombëtarët, nuk duhet të anëtarësohet në BE, meqenëse koalicioni i PD-së ia paskësh vjedhur votat PS-së dhe këtij ish-kryetari të saj. Madje ia kishin vjedhur votat edhe të ngarkuarit e tij, të zgjedhur kokër më kokër në komisionet zgjedhore , sepse nuk i kishin plotësuar formularët e dokumentacionet e zgjedhjes me rezultatet që dëshironte ai!
Sa s’i ra pika kur zoti Rehn refuzoi ta takonte dhe i doli përpara këshilltari i personalitetit evropian, që ia la dosjen me shkrimet kilometrike në dorë, duke i thënë me zë autoritar: Urdhëroni: “Zoti Rehn nuk ka kohë t’ju presë. Gjithçka e keni në raportin, që mund ta lexoni”. Dhe ia la në dorë raportin.
* * *
Dje ishte 67-vjetori i Konferencës së Pezës. Kjo Konferencë as ka qenë, as do të jetë kurrë një ngjarje festive për komunistët. Të ishte për M. Popoviçin dhe për D. Mugoshën, as që kishte për t’u bërë ndonëjëherë. Veçse në gusht të vitit 1942 Kominterni kishte urdhëruar partitë komuniste që të zëvendësonin frontet komuniste me fronte nacionalçlirimtare, për të krijuar këshillat nacionalçlirimtare dhe për të zgjeruar dhe forcuar luftën kundër boshtit. Stalini boll kishte përfituar nga lëshimet e Ruzveltit në Luftën II Botërore. Zonat e Influencës iu bënë peshqesh, ndonëse duhej të shtroheshin në konferencat e paqes, pas luftës. Veç asaj, po fillonte të dilte era e keqe për të ndërkallurit e spiunëve të Litvinovit, që kishin depërtuar gjer në sferat e larta të presidentit amerikan, madje edhe te Eleanori. Doemos, edhe te Çërçilli. Nuhatësi më i madh i Shtetetve të Bashkuara për këto lëshime joparimore në dëm të demokracisë, ishte sekretari për punët e Jashtme, Kordell Halli (Hull). Ky demokrat i madh po fillonte t’ua nxirrte bathët të infiltruarve si Sorge, Filbi, Blanti, Meklini, Burgess-i e shumë e shumë të tjerë. Por Halli u shmang nga hierarkia e lartë dhe spiuni Ellxhër His u bë konfidenti numër një i Ruzveltit të sëmurë në Jaltë, ngjitur me dhomën e Presidentit. Dhomën karshi e kishte Stalini, të cilit i vinin taze muhabetet e Ruzveltit me Ellxhër Hisin!
Megjithatë nuk ishin vetëm këto përparësi që i ofroheshin Stalinit, që Kominterni të merrte vendimet për bashkëpunimin e komunistëve me nacionalistët antipushtues. Në rastin konkret të Shqipërisë, komunistët ishin të paktë në krahasim me nacionalistët. Oficeri Simkoks, që e njihte mirë gjendjen në Shqipëri, është shprehur në një libër të tij, se komunistët nuk e kishin hallin te dobësimi i forcave pushtuese në Shqipëri, por si e si të vinin pushtetin në dorë, në mbarim të Luftës. E kjo mund të arrihej më së miri duke u vënë nën diktatin e emisarëve të Titos!
Në të vërtetë, me pak përjashtime, nacionalistët dhe ballistët (organizata e të cilëve u krijua në nëntor të vitit 1942), kishin bërë luftëra të shumta kundër pushtuesve.
Jo më kot në këtë konferencë, dr. Ymer Dishnica në listën emërore, përmbante emrat e Ndoc Çobës, Kamber Qafmollës, Abaz Kupit, Ramazan Jaranit, Ismail Petrelës, Skënder Muços, Aziz Çamit . . . Kryetar i Këhillit të Përgjithshëm që u zgjodh nga kjo konferencë, ishte Kamber Qafmolla (në mungesë) dhe Mustafa Gjinishi u zgjodh sekretar.
Rezolucioni i Konferencës së Pezës fillon me: “Delegatët e ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, përfaqësuesit e të gjitha tendencave të nacionalizmit shqiptar, të Partisë Komuniste Shqiptare, të Rinisë Nacionaliste, të Rinisë Komuniste dhe të rinisë Femërore Popullore shqiptare, të udhëhequr nga qëllimi i shenjtë për çlirimin e Shqipërisë nga thundra e Italisë fashiste ...”. Le të vihet re prioriteti i nacionalistëve me renditjen e Partisë Komuniste dhe të Rinisë Komuniste në vendin e dytë. Ishte një hipokrizi. Një përçapje e tillë u bë edhe në Konferencën e Mukjes (1-2 gusht 1943), me vlerësim të nacionalizmit shqiptar. Por me prishjen e vendimeve, sa pa u tharë mirë boja!.
Për 7 prillin, në Rezolutën e Konferencës së Pezës flitet me superlativa për Abaz Kupin: “Djemtë e Shqipërisë, më 7 prill 1939, me Bazin e Canes në krye, i treguan fshizmit italian se populli shqiptar di të vdesë për tokën e vet. Në Shëngjin, në Durrës, në Vlorë, në Sarandë, gjaku i djemve tanë skuqi buzëdetin e Adriatikut. . . Qindra patriotë morën rrugën e hidhur të mërgimit”. (Komunistët nuk kishin luftuar në 7 Prill. Ishim në kohën e marrëveshjes Molotov Ribentrop...).
Lavdet nuk janë vetëm për Abaz Kupin, por edhe për Mestan Ujanikun, për Muharrem Bajraktarin e të tjerë: “Në lumë, çeta trime e Muharrem Bajraktarit, me popullin bujar dhe me luftëtarët e Lumës, i dha grushte të forta milicisë”. U fol edhe për “pa dallim feje, krahine, klase dhe rryme politike” ( Prof. Ndreçi Plasari, Dr, Luan Maltezi: “Enver Hoxha dhe katër ditët e Beratit” Bot “55”, f. 198, AQSH, F.40, dos.2).
Por, kur Nuharrem Bajraktari po luftonte me okupatorin e ri, Gjermaninë naziste, Enver Hoxha ngarkoi Brigadën V të Divizionit I që ta vriste Muharremin. Paçka se ky i shpëtoi kurthit dhe, pas Luftës, mërgoi jashtë atdheut.
Në librin e cituar jepet me dokumentin 47, urdhri i E, Hoxhës për të likuiduar Muharrem Bajraktarin: Ishte përgatitur edhe trakti, në të cilin thuhej se “u ftua të bashkëpunojë me ne, por ai refuzoi (!)”. Ka edhe këtë frazë, që ia vlen të riprodhohet: “Kushdo që do të na pengojë në veprën tonë çlirimtare, ne e konsiderojmë armik” . Trakti përmban firmën e Enverit, (F. 347, në librin e cituar).
Në librin e dokumentuar që po përmendim, ka shumë pabesira të tilla, si vrasje pa bujë, me shprehjen “sans bruit et sans trompettes”, që autorët e kanë përkthyer mot à mot, pa zhurmë e pa trumopeta. Kjo do të thotë “hidhni gurin e fshihni dorën!” (279).
E. Hoxha e paraqet veten si vrasës të pabesë, veçanërisht kur jep urdhrin për të vrarë Mustafa Gjinishin dhe pastaj nxjerr urdhrin tjetër të ditës, drejtuar Ushtrisë Nacionalçlirimtare, në të cilin shkruhet, mes të tjerash se “...ra dëshmor në fushën e nderit, anëtari i kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar dhe anëtari i përgjithshëm kolonel Mustafa Gjinishi, luftëtar i palodhur dhe i patrembur që, pa kursyer asgjë, dha jetën në vijat e para të luftës për çlirim ,,,”. (AQSH, F. 41, dos. 158). Autorët e librit për “Katër ditët e Beratit”, që s’kanë bërë referenca vetjake në këtë libër shkencor, këtu (në f. 348) kanë bërë një përjashtim, në fund të faqes, si poshtëshënim: “ Ky dokument përbën kulmin e hipokrizisë dhe të poshtërsisë. Enver Hoxha që jep urdhrin për ta zhdukur M Gjinishin me metoda fashiste, paraqet djallëzisht vlerësimin e vrasjes së tij nga pushtuesi nazist dhe shpall për vdekjen e tij tri ditë zie kombëtare!”.
* * *
Këto krime vetjake të Enverit s’kanë të mbaruar. Për Llazar Fundon ka shkruar: “Të torturohet, pastaj të ekzekutohet!”. Fan Noli u tërbua nga zemërimi, në Amerikën e largët...
Ne do të shtonim se kjo Konferencë e Pezës nuk është e Enver Hoxhës, siç e paraqit Edvin Rama. Mos kërkon ta paraqesë edhe Mukjen ky grabitqar festash, si meritë të Enverit,që e sabotoi, pas vendimit, për ta shtuar edhe më tej vasalitetin ndaj Miladin Popoviöit?
Do të vijë koha që Edvini do të japë llogari edhe për këto lloj grabitjesh.
Se grabitjet e tij janë të shumëllojshme!
Autorit e atij teksti shkencor që përmendëm, përdorën fjalën poshtërsi.
Është poshtërsi të bëhen ovacione për Enverin në atë konferencë, kur Enveri e ka bërë vetë autoportretin e tij, siç e pamë! Faktori ndërkombëtar i BE-së ka llogari të tjera me Edvin Ramën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi