Balli: Kush feston Pezën, të pranojë krimet e PPSH
Faqja 1 e 1
Balli: Kush feston Pezën, të pranojë krimet e PPSH
Balli: Kush feston Pezën, të pranojë krimet e PPSH |
» Dërguar më: 17/09/2009 - 12:33 |
|
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, deklaron në një intervistë se, Konferenca e Pezës është pjesë e trashëgimisë së Partisë Komuniste Shqiptare. Sipas tij, ata që e festojnë ende një konferencë ku morën pjesë dhe themeluesit e PKSH-së, Mugosha dhe Popoviçi, atëherë duhet ta pranojnë gjithë trashëgiminë kriminale të kësaj partie. Roshi kërkoi që historia e Shqipërisë të shkruhet pa ideologjizma, në mënyrë që shoqëria shqiptare të paktën t’i afrohet së vërtetës.
Zoti Roshi, sot festohet 67-vjetori i Konferencës së Pezës, çfarë ndjesie ju shkaktojnë këto festime?
Keqardhje, që edhe pas 20 vjetësh demokraci një pjesë e shoqërisë shqiptare refuzon të ndahet me diktaturën komuniste. Konferenca e Pezës është një referencë historike e komunizmit, e organizuar me udhëzime nga Kominterni për të përfshirë sa më shumë forca në front, që kështu të dëmtohej më shumë armiku dhe të fitonte Rusia. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe themeluesit e Partisë Komuniste shqiptare, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi. Tashmë dihet që komunizmi ishte një regjim shkatërrimtar për Shqipërinë dhe ai u organizua e u drejtua nga jugosllavët.
Ju si parti a keni vetëm qëndrim politik për këtë ngjarje, që edhe në librat e shkollës konsiderohet si e rëndësishme, apo keni dhe këndvështrimin tuaj historik?
Partia e Ballit Kombëtar Demokrat dëshiron që historia të shkruhet e zhveshur nga ideologjizmat e çdo forme. Ne duam që brezat e rinj në Shqipëri të mësojnë të vërtetën, ose t’i afrohen asaj sa më shumë të jetë e mundshme. Për ne, ajo që quhet Luftë Nacionalçlirimtare deri në gusht 1943, ishte luftë me qëllime internacionale, pra në ndihmë të Rusisë, dhe me ardhjen e gjermanëve nuk pati më luftë kundër pushtuesit (përjashto disa raste në fillim të vjeshtës ‘43), por luftë civile e cila u iniciua nga komunistët. Historiani Uran Butka ka bërë një punë cilësore për sqarimin e kësaj periudhe historike me librin e tij: “Lufta civile në Shqipëri”. Leximi i tij përmbys shumë mite të rreme të historiografisë komuniste.
A mendoni edhe ju se e majta, me pa të drejtë ka ‘përvetësuar’ një përvjetor që mund t’ju takonte pikësëpari juve si përfaqësues të Ballit Kombëtar dhe pse ndodh kjo?
Komunikimi i shoqërisë me historinë e tyre nuk është çështje “pronësie”. Nëse të majtët duan ta festojnë, le ta festojnë, vetëm mos ta trajtojnë si ngjarje të çmuar në historinë e Shqipërisë. Ata, gjithashtu duhet të deklarohen se janë trashëgimtarë të vlerave historike të Partisë Komuniste: luftës civile, gjyqeve politike, krijimit të kampeve të internimit, vrasjes së elitës kombëtare, ndalimit të literaturës me karakter kombëtar, luftës së klasave, e kështu me radhë.
Nëse biem dakord që diktatura ishte një regjim kriminal ose shkatërrues për interesat e kombit, atëherë atë nuk e ndërtuan fantazma, po njerëz konkretë që bënin pjesë në PKSH. Sipas logjikës së të majtës së sotme, i bie që edhe gjermanët duhet të festojnë ngjarjet e fillimit të pushtetit të Hitlerit, kur ai nuk ishte kthyer ende në një pushtues dhe vrasës në masë.
Çfarë ka nevojë të thuhet sërish për këtë luftë, në mënyrë që shoqëria shqiptare të sqarohet njëherë e mirë për këtë konferencë?
Partia e Ballit Kombëtar Demokrat është e mendimit se ka nevojë të thuhet e vërteta: që komunistët e shfrytëzuan luftën për pushtet sipas direktivave të jugosllavëve, të cilët gjithmonë kanë qenë të interesuar të kenë ndikim në qeveritë e Tiranës. Dihet, Marrëveshja e Mukjes është prishur për shkak të Kosovës. Jugosllavët pranë PKSH-së, të pranishëm edhe në Pezë, nuk pranuan që ajo t’i bashkohej Shqipërisë siç donin nacionalistët. Vetë Myslim Peza ka thënë: “Kosovën e ka bashkuar me Shqipërinë pushtuesi fashist, ndaj ne s’duhet ta kërkojmë Kosovën”. Shikoni tani pas kaq dekadash, Kosova është e pavarur. Kjo është një fazë e ndërmjetme derisa të realizohet bashkimi për të cilin luftuan nacionalistët. Shqiptarët duhet të pranojnë dhe të njohin luftën civile. Duhet të dinë që komunistët shqiptarë drejtoheshin nga jugosllavët, dhe këta kishin interesa antishqiptare. Duhen të dinë se çifutët në Shqipëri i mbrojtën qeveritë “kuinslinge”. Duhet të dinë se komunizmi nuk i kurseu as çifutët nga burgjet. Me pak fjalë, duhet të dinë se e ashtuquajtura Luftë Nacionalçlirimtare është një mit i gënjeshtër,t i ngritur nga ata që s’kishin asgjë për t’i ofruar historisë së Shqipërisë. Pas gjashtë dekadash, po, tani kanë: një vepër të turpshme, në mos kriminale.
A keni qenë ndonjëherë të ftuar në përvjetorët e kësaj konference dhe a keni marrë pjesë në të?
Asnjëherë.
Cili mendoni ju se do të kishte qenë qëndrimi i liderëve historikë të Ballit Kombëtar lidhur me festimet apo përkujtimet e kësaj date sot nga e majta?
Ata e refuzuan komunizmin kur ky ende nuk kishte ardhur në pushtet dhe nuk i kishte shkaktuar Shqipërisë kaq shumë vuajtje. Mendimi i tyre ka qenë konstant kundër komunizmit. Nëse ata do të kishin ardhur në pushtet pas luftës, Shqipëria do të kishte pasur një të ardhme kapitaliste, perëndimore dhe komunizmi do të ishte një koncept i turpshëm për t’u identifikuar me të, ashtu siç është në Amerikë e Angli. Diçka e përafërt me fjalën nazist në Gjermani.
MEDALIM- Numri i postimeve : 23
Registration date : 18/12/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi