Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
Faqja 1 e 1
Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
Nga Isak Ramadani, Shkup Zëri i Amerikës
20-09-2009
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka reaguar sot ndaj një botimi të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku përdoren referenca përçmuese dhe fyese për shqiptarët si dhe fakte të padëshmuara historike.
Akademia e Kosovës thotë se shpërdorimi i Enciklopedisë për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës shkruan se kishte besuar se qëndrimet antishqiptare të një pjese të Akademisë Maqedonase kishin marrë fund para disa vitesh me largimin e ish-Kryetarit të saj që kishte kërkuar ndarjen e vendit dhe shpërngulje të popullatave.
"Gafat elementare në paraqitjen e historisë,vlerësimet primitive shoviniste të popullit tjetër të kujtojnë kohë të kaluara e të errëta", thonë më tej akademikët e Kosovës, të cilët shtojnë se ky skandal i pashembullt për nivelet akademike shtyn të mendohet me tërë seriozitetin për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.
Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat "arbanasi", "arnautë", "shiptari" me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Përpjekje anakronike
Përpjekje anakronike
Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), reagon lidhur me të pa vërtetë mbi shqiptarët të paraqitura në botimin e “Enciklopedia e Maqedonisë”, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. “Përpjekjet për të shtrembëruar historinë mbi shqiptarët janë anakronike dhe siç është dëshmuar deri tani janë të pasuksesshme. Një vepër e tillë me synime për të denigruar shqiptarët, po ashtu cenon marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk i kontribuon qëllimeve për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe respekt midis kombeve të rajonit dhe në radhë të parë në vet shtetin e Maqedonisë. Në shekullin njëzetë e një, kur tashmë i lëmë pas historitë e hidhura, një hap i tillë gjason si riciklim i mentatlitetve shtypëse dhe diskriminuese, që do të duhej ti takonin të kaluarës”, thuhet në reagimin e ADK-së.
Alternativa Demokratike e Kosovës, fton qytetarët dhe të gjitha institucionet në Maqedoni që të distancohen nga qëndrimet dhe veprat pseudo-akademike të autorëve të kësaj enciklopedie. Po ashtu ftojmë institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin hapa konkret që të ndalohet ky botim dhe të bëhen përmirësimet adekuate.
ADK urgjentisht kërkon që akademikët shqiptar, që ishin bashkautor të këtij botimi të turpshëm të japin dorëheqje, ndërsa të gjithë akademikët shqiptarë të cilët janë pjesë e kësaj akademie që ka nxjerr këtë dokument, të distancohen publikisht nga kjo akademi deri në rastin kur ky institucion të mos kërkoj falje publike mbarë kombit shqiptar.
“I`a kujtojmë të gjithëve në Maqedoni dhe më gjerë, se historia shqiptare e Ballkanit është e vërtetuar nga pothuajse të gjithë shkencëtarët që janë marrë me Ballkanin, andaj tentimi që përmes farsave të tilla të pambështetura në të vërteta shkencore e historike e shohim si përpjekje të tyre të dështuara që mbi të pavërteta të krijojnë historinë e vetes”, thuhet në reagimin e ADK-së.
Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), reagon lidhur me të pa vërtetë mbi shqiptarët të paraqitura në botimin e “Enciklopedia e Maqedonisë”, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. “Përpjekjet për të shtrembëruar historinë mbi shqiptarët janë anakronike dhe siç është dëshmuar deri tani janë të pasuksesshme. Një vepër e tillë me synime për të denigruar shqiptarët, po ashtu cenon marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk i kontribuon qëllimeve për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe respekt midis kombeve të rajonit dhe në radhë të parë në vet shtetin e Maqedonisë. Në shekullin njëzetë e një, kur tashmë i lëmë pas historitë e hidhura, një hap i tillë gjason si riciklim i mentatlitetve shtypëse dhe diskriminuese, që do të duhej ti takonin të kaluarës”, thuhet në reagimin e ADK-së.
Alternativa Demokratike e Kosovës, fton qytetarët dhe të gjitha institucionet në Maqedoni që të distancohen nga qëndrimet dhe veprat pseudo-akademike të autorëve të kësaj enciklopedie. Po ashtu ftojmë institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin hapa konkret që të ndalohet ky botim dhe të bëhen përmirësimet adekuate.
ADK urgjentisht kërkon që akademikët shqiptar, që ishin bashkautor të këtij botimi të turpshëm të japin dorëheqje, ndërsa të gjithë akademikët shqiptarë të cilët janë pjesë e kësaj akademie që ka nxjerr këtë dokument, të distancohen publikisht nga kjo akademi deri në rastin kur ky institucion të mos kërkoj falje publike mbarë kombit shqiptar.
“I`a kujtojmë të gjithëve në Maqedoni dhe më gjerë, se historia shqiptare e Ballkanit është e vërtetuar nga pothuajse të gjithë shkencëtarët që janë marrë me Ballkanin, andaj tentimi që përmes farsave të tilla të pambështetura në të vërteta shkencore e historike e shohim si përpjekje të tyre të dështuara që mbi të pavërteta të krijojnë historinë e vetes”, thuhet në reagimin e ADK-së.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
BDSh: “Enciklopedia Maqedonase” - Çorbë Derrash e Kuzhinës Luftënxitëse të Shkupit!
“Enciklopedia Maqedonase” - Çorbë Derrash e Kuzhinës Luftënxitëse të Shkupit!
Nuk mund të pritet nga kalemxhinjtë e vetëquajtur akademikë të një populli që për pesë vjet tri herë e ndërruan identitetin e vet kombëtar që të trajtojnë me objektivitet historinë e lavdishme të shqiptarëve!
Bërja publike e asaj që zihej në kuzhinën e Institucionit që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM) mund të ketë çuditur vetëm ata që mendojnë se bartja e titujve shkencor mjafton për t’ju qasur objektivisht të kaluarës.
Që nga krijimi i Maqedonisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si surrogat i gatuar në kuzhinën komuniste të Beogradit, një numër individësh që bartnin tituj shkencor u orientuan në krijimin e identitetit maqedonas.
Ky surrogat politik e etnik u krijua mbi territore të uzurpuara shqiptare, bullgare e greke dhe duke uzurpuar komponentë të identiteti kulturor dhe historik të popullit shqiptar, popullit bullgar dhe popullit grek.
Të gjithë ata që njohin historinë e Ballkanit e dinë fare mirë se në këto hapësira vetëm një popull ndërroi tri herë identitetin e vet: deri në vitin 1940 identifikohej si serb, nga viti 1941 deri në vitin 1944 si bullgar e pas vitit 1945 si maqedonas.
Nga kalemxhinjtë e quajtur akademikë të këtij surrogati politik e etnik që për pesë vite tri herë ndërroi identitetin e vet nuk mund të pritet objektivitet shkencor por vetëm hajdutllëk të territoreve, të kulturës dhe të historisë së popujve tjerë.
Kontestimi i historisë dhe vlerave kombëtare të popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë fqinjë nga Kuzhina e luftënxitëse e Shkupit përmes Çorbës së Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Maqedonase” është neveritëse dhe e rrezikshme.
Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton të gjitha institucioneve të demokracive perëndimore, sidomos institucioneve të atyre vendeve që dhënë kontribut të madh për të ndërprerë luftën në Maqedoni, se Kuzhina luftënxitëse e Shkupit që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në mënyrë analogjike si Kuzhina luftënxitëse e Beogradit që e quante veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (ASHAS), falsifikimin e realitetit historik e bën në funksion të mobilizimeve politike kundër popujve tjerë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton të gjitha institucioneve të demokracive perëndimore, se pas Çorbës së Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Serbe”, Kuzhina luftënxitëse e Beogradit përgatiti Memorandumin famëkeq si recetë për Çorbën e Masakrave kundër popujve tjerë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron se Çorba e Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Maqedonase” paraqet fazën e parë të projekteve antishqiptare që Kuzhina luftënxitëse e Shkupit përgatit.
Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton kalemxhinjve të Shkupit që vetes i thonë akademikë dhe mentorëve të tyre politik se në mënyrë analogjike si kalemxhinjve të Beogradit që vetes i thonin akademikë dhe mentorëve të tyre politik se Çorbat e Masakrave kundër popujve tjerë do t’ju mbesin në fyt.
Populli shqiptar ka forcë dhe energji që përballë rreziqeve që i kanosen të dalë fitimtarë!
Bashkimi Demokratik Shqiptar
Shtator 21, 2009
Tetovë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
"Zgjohu" proteston ne Shkup: Te terhiqet enciklopedia
"Zgjohu" proteston ne Shkup: Te terhiqet enciklopedia
Levizja qytetare “Zgjohu”, e mbeshtetur nga thuajse te gjitha partite politike shqiptare dhe disa OJQ, permes nje proteste ka kerkuar terheqjen e enciklopedise se re te Maqedonise dhe largimin e redaktorit kryesor te saj, Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave.
Perfaqesuesi i levizjes “Zgjohu”, Adrian Limani theksoi se enciklopedia rrezikon karakterin multietnik dhe kushtetues te Maqedonise, nxit urrejtje nderetnike, falsifikon historine e popullit shqiptar dhe perveteson figurat me te rendesishme te ketij kombi, sic eshte Nene Tereza.
OJQ-te dhe partite politike shqiptare kerkuan gjithashtu qe edhe kryeministri i Maqedonise te terhiqet nga enciklopedia, pasi ne te kundert do te thote se ai dhe qeveria i mbeshtesin qendrimet e Akademise Maqedonase te Shkencave.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Ministrat shqiptare distancohen nga Enciklopedia maqedonase
Ministrat shqiptare distancohen nga Enciklopedia maqedonase
Zëvendëskryeministri Ademi kërkon tërheqjen e menjëhershme të enciklopedisë. Do të kërkohet jo vetëm përgjegjësi morale por edhe juridike nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë pasi në të shtrembërohet ...
... skajshmërisht historia shqiptare që rrezikon acarimin e marrëdhënieve ndëretnike por edhe fqinjësore me shtetin shqiptar dhe Kosovën.
“Në radhë të parë do të paditen për tekstet fyese ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe tekstet fyese dhe trillimet e botuara në këtë tekst për liderin tonë Zoti Ali Ahmetin për të cilin thuhet se kinse ai është i dënuar për krime lufte e cila nuk është e vërtetë.’ Konsiderojmë se çdo institucion në Maqedoni do të duhet të jetë i kujdesshëm gjatë publikimit të teksteve të tilla të cilat ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike në vend, ndikojnë në marrëdhëniet me fqinjët”, deklaroi Abdylaqim Ademi, zëvendëskryeministër.
Derisa ministrat shqiptarë në qeverinë Gruevski distancohen nga enciklopedia dhe kërkojnë përgjegjësi morale dhe juridike nga Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, kryeministri nuk komenton. Mbetet në qëndrimin e dhënë para dy ditëve se qeveria nuk ka marrë pjesë në përpilimin e enciklopedisë edhe pse e ka financuar.
“Nuk kam se çfarë të shtoj pas asaj që e thash para ca ditëve dhe qeveria e publikoi. Nuk do të komentoj asgjë, atë që kisha unë për ta thënë e thashë para dy ditëve, më vonë edhe zëdhënësi doli me deklaratë të caktuar, kjo është e tëra”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Zëdhënësi qeveritar Martin Martinovski dy ditë më parë deklaroi se qeveria e Maqedonisë nuk mban llogari për përmbajtjen e enciklopedisë ndërkohë që përgjegjësinë për këtë e mbajnë qarqet Brenda akademisë së shkencave dhe arteve. Në këtë enciklopedia të promovuar javën e kaluar në pjesën e historisë së shqiptarëve mes tjerash thuhet se në Maqedoni nuk kanë jetuar shqiptarë. Ata nga Shqipëria kanë kolonizuar këto vise pas shekullit 16, dhe emërtohen si Pllaninci apo ‘Të Ardhur nga mali’. Faktet janë shtrembëruese, edhe për krijimin e shtetit të parë shqiptar, gjoja i themeluar në vitin ‘44 nga gjermanët.
Në enciklopedi gjithashtu thuhet se UÇK ishte e trajnuar nga oficerë amerikanë dhe britanikë, që u cilësua si e pavërtetë nga përfaqësitë diplomatike të këtyre vendeve në Maqedoni. (alsat)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi