Gjon Neçaj: Kur mësohej fshehurazi gjuha e huaj...
Faqja 1 e 1

KUR MËSOHEJ FSHEHURAZI GJUHA E HUAJ…
Nga Gjon NEÇAJ
Zhan Pol, filolog e filozof, ka thënë se njerëzit fisnikë,me ligjëratën e tyre,fitojnë më shumë armiq,se sa njerëzit e liq me veprimet e tyre të liga.E kjo do të thotë se fjala ,që ishte e para sipas biblës,mban peshë të rëndë në zhargonin e përditshëm.E fjalët mësohen nga gjuha…
Në tranzicionin e stërgjatur shqiptar,mësimi i sa më shumë gjuhëve të huaja është domosdoshmëri,pasi pothuajse në çdo aspekt të jetës së përditshme kërkohet të dimë gjuhë të huaj: për të filluar një punë,madje të rëndomtë,duhet të dime gjuhë të huaj,për t’u regjistruar në një kurs të çfarèdoshëm,duhet të jetë kusht gjuha e huaj.Madje për të punuar kuzhinjer,banakier,kamarier në lokale ‘luksoze” në Tiranë, e jo vetëm,duhet të dimë të komunikojmë në një gjuhë të huaj të komunitetit europian,etj.,etj.
Në fakt,shkak për këtë shkrim,u bë një rubrikë në një faqe interneti me titull ;”Sa gjuhë të huaja dini,cilat janë ato”,ku diskutohej për këtë temë,çka të bënte përshtypje se të rinjët thonin se dinin disa gjuhë huaja,por shqipen e shkruanin me gabime.Gjuhët e huaja vertetë japin kulturë,por gjuha e nënës jep identitetin.Prandaj nuk duhet pranuar asesi që nga njëra anë t’na mbulojë anlgishtomania,frengjishtomania e të tjera,e fjalën e bukur shqipe “nënë” ta shkruajmë gabim…
Nejse,ne nuk do të gjykojmë në këtë shkrim metodikën e gjuhës shqipe,as frenimin e studimit të gjuhëve të huaja,por të krahasimojmë si mësohej gjuha e huaj në vitet 70-të të shekullit të kaluar,për të arritur në konkluzionin që cituam jo pa qëllim në fillim të këtij shkrimi.
Një thënie profetike që duhet ta kemi udhërrëfyes pothuajse çdo ditë ne shqiptarët,jep të kuptohet se jemi akoma në vijën e mbrame të zhvillimit tërësor në këtë periudhë të mbarsur me lloj-lloj “mani-ash”.”Në qoftë se i gjykoni njerëzit ,nuk do të keni kurrë kohë t’i duani ata”,e thënë shkurt e shqip që mund të jetë kredoja e përditshme…Po ç’hyn në këtë shkrim kjo fjali??? Se pikërisht këtu,te interpretimi i kësaj fraze,zë fill diskreditimi i një populli të tërë nën diktaturë .
Deri në fillimin e viteve 70-të në shkolla mësohej vetëm gjuha ruse,kurse privatishrt mësoheshin disa gjuhë që preferoheshin nga nxënësit apo studentët që studionin në Tiranë.Është për t’u theksuar se në 80 përqind të këtyre kurseve mësohej gjuha italiane,kryesisht nga intelektualë të dënuar nga regjimi dhe që punonin rëndom si roje konvikti,shitës kinkalerish,etj.Më kujtohet Mehmet Myftiu,shkrimtar i dënuar nga regjimi, shiste cigare dhe pasditeve në fundjavë u mësonte studentëve fshehurazi italishten.
Por më interesante është mësimi i gjuhës së huaj larg kryeqytetit,në qytete të largëta.E është interesante se në Tropojë në vitet 60-70-të,nga të rinjët dhe intelektualët mësoheshin disa gjuhë të huaja,kuptohet tëpër në fshehtësi.
Ja ç’kujton Elez Bashkurti,gjimnazist i asaj periudhe:
Mësimi i gjuhëve të huaja,përveç rusishtes që ishte në program,nuk lejohej.Bile përjashtohej nga shkolla po gjendej me literature të tillë,sepse quhej literaturë e ndaluar.Në ato vite,thotë Elezi ,vinin kryesisht nga Tirana intelektualë të dënuar për të punuar në Tropojë,të cilët jo vetëm që ishin të përgatitur,por kishin mësuar disa gjuhë të huaja.Një ndër ata ishte edhe doktor Spiro që zotëronte shumë mirë gjuhën spanjolle.Disa moshatarë të mi kanë mësuar këtë gjuhë prej tij.
Kurse gjuha serbokroate është mësuar nga nuset e ardhura nga Mali i Zi dhe të martuara në Tropojë.
Ndërsa Bajram Gjongecaj,thellon mendimin duke shtuar se në ato vite në Tropojë mësoheshin edhe shumë gjuhë të tjera eurpiane,si hungareze,bullgare.Mësuesit e këtyre gjuhëve ishin edhe disa punonjës të institucioneve shtetërore që shkonin për të të kryer kurse 2-3 vjeçare.
E një ndër ata ishte edhe Beqir Shpendi,nga fshati Markaj,shok pune për shumë vite me Shiqer Sadikun,i cili kujton :
Nga mesi i viteve 60-të Beqirin e dërgoi shteti në Hungari për të kryer një kurs specializimi 2 vjeçar për specialist bylmetrash.Ne kemi punuar disa vite bashkë në ndërmarrjen e gurmbullimit.Pasi mbaroi kursin,vazhdon Sheqeri,rifilloi punë në ndërmarrje dhe ditëve të shtuna e të diela zhvillonte kurse në gjuhën hungareze.Unë ruaj edhe sot e kësaj dite një bllok shenimesh ,përfundon kujtimet e tij për Beqirin,shoku dhe kolegu i tij i punës,Shiqer Sadiku.
Duke hulumtuar për këtë temë,dikur tabu,mësojmë se edhe në Kosovë,pikërisht deri në fillimin e viteve 70-të shekullit të kaluar në shkolla mësohej gjuha ruse,kurse gjuhët e tjera ishin të ndaluara.Çuditërisht si në Jugosllavi,si në Shqipëri!!!
Musë Kastrati,profesor gjimnazi,Malishevë,kujton se në gjimnaz kemi mësuar gjuhë ruse,kurse gjuhët e tjera mësoheshin fshehurazi në kurse private,si italisht,anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër më të preferuar.
Mirëpo tani,mbyll bisedën profesori,mësimi i gjuhëve të huaja,edhe në Kosovë,edhe në shtetin amë,është në dëm të gjuhës sonë amtare.
Unë do ta mbyll me një postulat këtë shkrim ,i dashur lexues i ,se “nëse më kuptove gabimisht,mësoje që s’kuptove asgjë”.Se po përseris edhe një herë thënien që cituam në fillim: “Gjuhët e huaja të japin kulturë,gjuha e nënës të jep identitet”.
Vertetë gjuhët e huaja mësoheshin fshehurazi edhe nën diktaturë,por fjalën shqipe e shkruanim bukurshkrim.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi