Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qamil Foniqi: Evropë Jo!... (Cikël poetik)

Shko poshtë

Qamil Foniqi: Evropë Jo!... (Cikël poetik) Empty Qamil Foniqi: Evropë Jo!... (Cikël poetik)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 1:59 pm

Qamil Foniqi

EVROPË JO!...
_________________________
Cikël poetik nga libri në botim
''URREJTJE E SFIDË''

1.

Evropë Jo,
pa emër nuk jam i ardhur tek ti
si dua mashtrimet ahengjeve
derisa me projekton zbehje
e më ngushton n’frymëmarrje
dhe nuk di ç’kuptim me rrethon

e ardhmja me shfaq mosbesim tej kufish
kur të mbahet dorë e ftohtë
dhe m’del (Tym) vetvetës
duke ma shlyar hartën e vendlindjës
demokratisht

ç’përfundim nxirret nga kjo ëndërr e keqe
me shiqim kaq përbuzshëm
dhe ferkim duarsh (mashtrimesh)
që del jofillit rrokaqijve tu luksoz prej xhamash
e s’nxjerr vesh së nuk kam atdhé ti fal askujt

në një shtepi të pa kornizë, pa vegëzim
e ardhmja me shton ankth së kafshuari, me trishton
Evropë,
ndaj s’lyp më shumë veq të drejtës time
në sofrën e së cilës
nga t’parët bukën e shtrova në të
përshëndetje pra, së gjak i ri jam s’friksohem dueleve
vij dhe mbetëm po ai i autoktonisë Ilirike

ME NDIHMONI

Me ndihmoni më shumë seç mendoj
me ndihmoni ta vras iluzorën
e evropës së leshur
që më bënë ndërsymje nënshtrimi
për të gjallurit tim

me ndihmoni së zgjuari nga boshatisjët
të vjellurit torturë prej verdhsish
dalë avullimi hirarkisë evropë
o me ndihmoni t’mos zbardhëm mashtrues

me ndihmoni prap ta vdesë iluzorën
së dikush të bëka liri (t’dhuron)
e ti, t’mos ia luash passhpinën
dikush i bythve prej marrzish
dikush me fytyra dritash të kuqe

me ndihmoni ti braktisë, urrejtur-
oh...urrejtur prrallat - Evropjane
të dehura ahengjeve
mbi vithet e buta t’lavirëve
nëtëve të lodhura përç
me ndihmoni,
me ndihmoni,
me ndihmoni

BALLKANNIADË

(Ballkan lum miku e quajn këtu,
vijnë hilegjit me thika coptimi
dhe shkojnë t’vjedhur
e mi lanë sherr atdhéut tim )

në Ballkan lum miku
përvidhiu mohimit
vetës ti përseritësh biografi
dhe fatit mbi gjurmët e kohës

në Ballkan lum miku
sillen udhë që s’ecën
së këtu rrin ndezur zjarr
këtu të kafshon histeri

në Ballkan lum miku
mos e meso kurr gjumin
bëhu sall përgjim
që e nesërmja mos të gjej bardhë

në Ballkan lum miku
mësohesh më të munderën
edhe kur vertikalja
t’ luhat këmbësh

në Ballkan lum miku
mos u deshpro kur ta grisin portretin
as kur të genjejnë së s’je vetvetja
por tekeve prej lakmisë së ture
rri pritave i barikaduam
së ta rrudhin gjeografinë e atdhéut
edhe nëse të fryejnë erërat e tharta, të acarta

BËHET KOHË

uri qensh
e shtrejta kohë
trishtim lehjesh

nga uri
serish lehje qensh
të kët lëpirë eshtra

urbanizmit
veshur maskash
tinzisht apo,
kafshim njerëzish

mbi kohën e qartur
prej urish qensh
dhe serish
bëhet kohë

NË METROPOLE

Në metropole (s) flejnë netët
fjalët janë të rralla
udhët hapin kryqezime
ngjyrave gjithfarshe

në metropole pa asnjë qeshje
pa asnjë përshëndetje
je lodhur qamil foniqi
tër ditën të flasesh muzeale antike
veshshurdhërëve

edhe një ditë më afër fundit
mish zbrazur eshtrave
nën prehjën e sfidës
drejtë feniksit të panjohur

së t’ka ikur gjithçka
lexo në shuplakë dore
derisa loja të nxjerr kokë zvarritur
dhe ti numeron rrëshqitjët nga e para

tash shfaqesh teatrit tënd gjol në dhembje
mbetur udhëve shpresës së kthimit
duke përshpëritë ëndërrës dremitur
natës së vetmuar tek mbyllë sytë pa buzëqeshje

kalimtari vjen mërzitur nga anë
ngarkuar plot heshtje e pikëllim
pytur çastit mos vall ka rrugëtuar harruashëm
përgjatë planetit tënd

hajt qello të shkrepësh një herë në jetë
një zë sikur të thot
një këndim fort i përmallshëm
që të rri ndezur metropoleve
bashk me ecjakën e v e t m i s ë

TRISHTIMI IM

Të shurdher së nuk keni dëgjuar, bëhuni
a s’me keni parë në kohën herë, herë i kot
kur jetoja në orën time t’lodhur
thyrjeve nën qiellin tim të leckosur

kam bredhur me çmendinë time
shtigjeve mespërmes rreshqitjeve t’thepisura
ishte e kotë, nuk u pajtuam trishtimi im
dhe tash me bën lojë, në shpirtin e biruar
(ironike, dhembje e ligë)

sundimi yt kryeneq? Rrenim
jo, nuk paska përkulje, as ikje
përplasje mureve të gurta
disfatave të papritura ku çdo gjë kallej qiellit

jemi shurdhuar pritave të mërzitshme
nëse diçka mungon, unë jam virgjër
dhe heq dorë inatimeve të mos vjen ligësi
kështu më lejo, trimërisht dhe i buzëqeshur
ti afrohem botës sime të trishtë

DARDANË

Dardanë e ballit tim dhe zotimit
që kur të mbaj copë dielli nën sqetull
udhëkryqeve idhnake pritave pa besë

lendimit edhe sa herë duan të zvogëlojnë
të humbin gurit tënd të fjalës,
përtej fronit dhe ndërgjegjejës

e di si e mbaje vdekjën mbi kokë
ku ankthi të rrinte kafshimit
derisa vilej përbuzje pallateve Evropjane

fjalës dhënë besë
mbi gurin tënd
traditës së lashtë kush të lekund
kur shqiperon Shqip
Dardanë e ballit tim dhe zotimit

ARTA
(e bija e fisit)

Ajo vjen Artë Arbërisë
nga dhembja e trazuar -
Çamëria
vjen rrugës së vjetër
Via Egnatia
Ajo vjen, Artë-
kalasë Teutë
rrahur brigjeve Jon, kaltërsisë
tek vjen qytetrimit Butrinti
hartës së vjetër Ilirisë
Ajo vjen, Artë
e Artë alkimisë së vet
atdhéut i bie valë deti
shqipe Dardanës së lashtë
të vëllait çati
ngjitur shkelqimit Ilirik
vjen Artë e mallengjyar
ishullit të saj Ballkanik

TË QENUNIT NJERI

Të me braktisësh kurr s’është vonë
shpirti i rënduar çarjeve
dhembje pushtimit kryeneq
si nuk e morre ikën nga unë
edhe nëse mbetëm gozhduar
në ribërjën time
bashk me kuvendarët e rikthyer
ciklonëve të lodhjës
hovi vinte dhuratë nga erë dheu
të ringjallesh sërish
pas besës fjalë
si margaritar
duke u rritur në diell
shtepisë
së udhëtimi nuk me njeh venitje
në ktë mundim rrugëtimi
mbi qortimin e syve
i tretur shumëanshëm
rrethimeve me plotë vrazhësi
apo lekurë rjepur motivimit
të qenunit NJERI

ORA E QIELLIT

Zgjohu kendez
dhe me përshpërit
derisa merr udhë
këndimit përtej shkretirës
hypur qepallave të përlotura

duke hapur zemer gurimi
kryqëzom rreshkës së diellit
plagëve tua mbylli pikimin
tua këputi dhembjen

në shtratin e bardhësisë
dhe fatit
shfletohu jetëshkrimit tënd
ta duash orën e qiellit

kupës që digjet
ndoshta do vie i shumpritur shi
ta shuaj etjën e shkrumur
që përmallshëm loton ndër sy

QARJËS NËPËR VETMI

Po me ndjek
me dhëmbin e mprehur
në ngjitjën time të përhershme
zbërthimit prej ëndërrash

që kur i përballëm harresës
i varur ringjalljës në meshirë
duke rikujtuar orën
rremujë kohës së ikur

nga mesimet e lashta
konvertoj besimin
ardhjës njeri
rjepur kah amblema lirisë

trumbetimi del sheshit, brohoritë
rrotim fati në pikim sysh
së gjallimit i ra floku
qarjës nëpër vetmi

PËRPLASJE POETIKE

Kur dhembja rrugëton
shungullon domosdoshmerisht
poeti rri i zgjuar harlisur legjendave
nxerr fjalë ëndërrës çmendurisht

rizgjatjeve nëpër shtigje
gjithçka i ngjan mërzisë
katandisur në pahijeshi
shterrimeve

ajo që me gërreu fushëjetës
tash mbeti melodi telave të këputur
n’përpelitje
ti varët arkitekturës së vet

në udhët e pa sosura
shfaqet bregu i pushimit
midis të shkuarës dhe pritjës
i vjen flakë e tëra përplasje poetike

MBI SHUMËNGJYRSHIN

Mbaj kujtesë trimerie
të mos jesh i përbirë
edhe kur binë kambanat
për fatin tëndë ecur ëndërrave

kthehu kur ti japësh fund fundimeve
së shpresa mund të mbarsohet
premtimit që rri në pritje
të ditës së vet

deri tek filli i së mirës
bën rrugë e mundimshme
dalë nga gjuhë njerëzish
dhe mësohet për laryshinë
mbi shumëngjyrshin

ka çaste kur rrotohen gjërat
nëmes mundesisë së deshiruar
zberthimit për të dalur i herrur
dhe sherimit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi