Shtypet me makinë lojtari i kombëtares
Faqja 1 e 1
Shtypet me makinë lojtari i kombëtares
Nga Altin Latifi
Ishte 20 vjeç dhe ëndërronte fanelën e ko mbëtares së Shqipërisë. Por, të premten në mbrëmje ëndrra e Brian Filipit, sulmuesit nga Lezha që aktivizohej në radhët e Ravenës në Serinë C italiane, është prerë në mes. Futbollisti i përfaqësueses Shpresa është shtypur nga një makinë në Çervia, pak pas orës 23 të dy ditëve më parë. Ai ishte bashkë me shokun e skuadrës Stefano Skapini dhe një makinë që po kalonte me shpejtësi tejet çdo limiti, e ka përplasur disa metra tutje. Vetura më pas u karambolua me një rresht makinash të parkuara, të cilat i ka dëmtuar rëndë. Sulmuesi i ri shqiptar është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit, por çdo gjë ka qenë e kotë. Mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën, pasi goditja ishte vërtetë e fuqishme. Lajmi i vdekjes së tij u bë publik në të gjitha mediat italiane pak orë më vonë, duke tronditur skuadrën dhe ambientin futbollistik. Thuajse të gjitha klubet e mëdha kanë shprehur hidhërimin për humbjen e 20 vjeçarit, ndërsa skuadra e Ravenës ka kërkuar nga Federata shtyrjen e ndeshjes së sotme ndaj Foxhias, e cila tashmë do të luhet më 30 shtator. Brian Filipi ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte luajtur 23 ndeshje sezonin e kaluar në Serinë C të Italisë, duke shënuar edhe 5 gola. Konsiderohej një talent dhe jo më kot, ishte në fokusin e disa skuadrave të Serisë A. Pasi nuk mundi të përfshihej në operacionin Suçi për të kaluar te Palermo, Filipi u kërkua nga Kievo e Torino. “Brian është gati për një skuadër të nivelit të lartë”, pati thënë drejtori sportiv i Ravenës Xhorxhio Bufone. Filipi ishte futbollist bazë edhe në formacionin e kombëtares Shpresa, ku mungoi vetëm në sfidat e fundit për shkak të një dëmtimi.
Dëshmia
Në krah të Brian Filipit, në momentin e aksidentit, ishte shoku i tij i skuadrës Stefano Skapini, i cili është i huazuar te Ravena. Duke folur për “Gazzetta Dello Sport”, ai ka treguar momentin e aksidentit. Skapini ka treguar se makina ishte me një shpejtësi shumë të lartë. “Edhe mua më preku pak pjesa e prapme dhe më pas, pashë Brianin që fluturoi në ajër”, ishin fjalët e tij. Sa i përket autorit, ajo ishte një grua 52 vjeçare, e cila zotëronte një aktivitet tregtar në zonën e Çervias. Në fakt, ajo ka rezultuar negative në testet e alkoolit, por tashmë priten edhe analizat toksikologjike, që do të tregojnë nëse ka përdorur drogë apo jo. Gruaja është shtruar gjithashtu në spitalin e Çervias për shkak të plagëve të lehta, ndërkohë që aty është krijuar jo pak tension nga familjarët dhe të afërmit e viktimës. Në spital nuk ka munguar as presidenti i Ravenës Xhani Fabri. Ndërkohë, i gjithë opinioni në Ravena ka qenë i tronditur nga vdekja e tmerrshme e Brian Filipit, e ndodhur në orët e para të ditës së shtunë. Fytyrat e futbollistëve të kësaj skuadre ishin të shokuara në seancën stërvitore të paradites në fushën e Ordonas. Më pas, të gjithë kanë shkuar në shtëpinë e lojtarit shqiptar, i ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Kapiteni Toni D’Amiko ishte i vetmi që foli në emër të skuadrës, duke thënë se “jeta është e tillë dhe është e vështirë të kthehesh mbrapa”.

G. Shqiptare
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Itali, vdekja e futbollistit, të hënën varrimi

Brian Filipi u shtyp nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe në Çervia, të premten pas orës 23 të mbrëmjes. Pas ceremonisë arkivoli do të niset drejt Italisë ku dhe do të bëhet varrimi i tij.
Do të zhvillohen të hënën në orën 15.30 minuta në Cervia ceremonia mortore e Brian Filipit, sulmuesit shqiptar i cili vdiq të premten në mbrëmje në një aksident rrugor. Futbollisti i përfaqësueses Shpresa është shtypur nga një makinë në Çervia, pak pas orës 23 të dy ditëve më parë. Ai ishte bashkë me shokun e skuadrës Stefano Skapini dhe një makinë që po kalonte me shpejtësi tejet çdo limiti, e ka përplasur disa metra tutje. Vetura më pas u karambolua me një rresht makinash të parkuara, të cilat i ka dëmtuar rëndë. Sulmuesi i ri shqiptar është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit, por çdo gjë ka qenë e kotë. Mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën, pasi goditja ishte vërtetë e fuqishme. Pas ceremonisë arkivoli do të niset drejt Italisë ku dhe do të bëhet varrimi i tij.
Thuajse të gjitha klubet e mëdha kanë shprehur hidhërimin për humbjen e 20 vjeçarit, ndërsa skuadra e Ravenës ka kërkuar nga Federata shtyrjen e ndeshjes së sotme ndaj Foxhias, e cila tashmë do të luhet më 30 shtator. Brian Filipi ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte luajtur 23 ndeshje sezonin e kaluar në Serinë C të Italisë, duke shënuar edhe 5 gola. Konsiderohej një talent dhe jo më kot, ishte në fokusin e disa skuadrave të Serisë A.

Similar topics
» Kombëtares „Bota sot“ në pesëmbëdhjetvjetorin e daljes
» Sot numri 5500 i kombëtares “Bota sot”
» Besnik Dizdari: Revolta “popullore” kundër Kombëtares...
» A është kjo tifozja më e bukur e Kombëtares (FOTO)
» Top kleriku turk me makinë 435,000 dollarë (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi