Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gadri: Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historike

Shko poshtë

Agim Gadri: Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historike Empty Agim Gadri: Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 2:12 pm

Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historike

Nga Agim Gadri

Gazeta “55” e datës 3 shtator 2009 në vargun e disa shkrimeve të saj mbi ndryshimet që kanë pësuar emërvendet në Shqipëri përgjatë historisë ka botuar edhe shkrimin interesant e shumë të vlefshëm “Kthimi i emërvendeve shqip është akt kombfreskues civilizues” të prof.dr. Muhamet Pirraku, këshilltar shkencor i degës së Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ajo që duhet theksuar qysh në fillim lidhur me këtë shkrim është shqetësimi qytetar dhe atdhetar i prof. dr. Muhamet Pirraku për një çështje madhore që ka të bëjë me historinë dhe të ardhmen e “shtetit amë”, në frenimin e orekseve të shovinistëve fqinjë ndaj territoreve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj, dhe në nëpërkëmbjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në territoret e zaptuara nga sllavët apo të tjerët. Sepse dihet se këto qarqe orekset e tyre nacionaliste shoviniste përpiqen t’i “arsyetojnë“ në ekzistencën e emërvendeve “sllave” në territoret shqiptare si dhe në futjen e gjuhës së folur sllave në një pjesë të këtyre territoreve, si psh. në krahinën shqiptare që shtrihet në perëndim të Drinit të Zi ndërmjet qyteteve Dibër e Strugë, të emërtuar Gollobordë nga pushtuesit sllavë. Qarqet shoviniste sllave nuk përfillin aspak historinë e vjetër të Ballkanit e të kombit shqiptar: sipas tyre historia e Ballkanit nis me dyndjen sllave të shekujve VI-VII të erës sonë. Ata nuk përfillin faktin se kur sllavët e parë vunë këmbët në Ballkan në territoret e banuara sot nga shqiptarët jetonin iliro-arbërorët, se ata nuk gjetën një vend të shkretë e të pabanuar siç pretendojnë, por gjetën qytete iliro-arbërore që ishin banuar nga vendasit ilirë të paktën 2000 vjet para dyndjeve sllave si Dyrrhakium, Apolonia, Aulona, Bylisi, Pulkepolis etj, si dhe qytetet Iscup (qytet i Dardanëve), Uskana ( Dibra) qytet i Penestëve lirë, Liknid (Ohri) qytet i Liknestëve, ilirë të rajoneve rreth liqejve Ohër e Prespë, që sot padrejtësisht ndodhen brenda kufijve të një shteti artificial me emrin “Maqedoni”, që nuk i përket aspak atij, sepse dihet që në luginën e Vardarit - i quajtur dikur Aksios - jetonte fisi ilir i Peonëve, aleatë të Thrakëve e Dardanëve në Luftën e Trojës kundër Akeo Danejve të quajtur më vonë Helenë ose Grekë.
Por sllavët e Ballkanit nuk duan t’ia dinë për këto. Siç e thamë, historia e Ballkanit dhe e Ilirisë për ta fillon në shekujt VI-VII të erës sonë, kur stërgjyshërit e tyre shkelën për herë të parë tokën e Ilirisë e të Ballkanit. Ata kanë shkruar një literaturë të tërë që synon t’i paraqesë sllavët si zotër të përhershëm të Ballkanit dhe të territoreve iliro-arbërore që kanë zaptuar. Madje shovinistët sllavë të“ Maqedonisë“ vazhdojnë me një intensitet të shtuar të shkruajnë histori që i shpallin sllavo-bullgarët e Republikës së “Maqedonisë“ si pasardhës të Maqedonisë së lashtë të kohës së Filipit II (të mposhtur disa herë në betejat me Ilirët, të prirë nga mbreti i tyre Bardhyl), ndonëse nuk ekziston asnjë lidhje gjaku, gjuhe dhe territori të këtyre maqedonasve sllavishtfolës me maqedonasit e kohës së Filipit II dhe të Aleksandrit të madh. Mirëpo nuhatja e qarqeve shoviniste të Sllavëve të Republikës së “Maqedonisë’, se po i dalin petët “Lakrorit” sllavo-maqedon bëri që me të ardhur në pushtet kryeministri N. Gryevski, ky të caktojë një pjesë të të buxhetit të shtetit për studime në fushën e historisë së “Maqedonisë”. Fryt i kësaj përpjekjeje ishte dalja kohët e fundit e tekstit të ri të historisë së “Maqedonisë”, që i shpall sllavët e këtij vendi jo më “sllavët e parë” që shkelën Ballkanin dhe krijuan aty një shtet me emrin Slavinia në shekullin e VI të erës sonë, por si përfaqësues të Maqedonëve të Filipit dhe të Aleksandrit të Madh! Të frymëzuar e të nxitur nga Gruevskët e Republikës së “Maqedonisë“? E kanë shtuar veprimtarinë e tyre edhe si “Maqedonë të Shqipërisë”, të grumbulluar në një të ashtuquajtur “Parti të Maqedonasve të Shqipërisë”, që është një fyerje e madhe për popullsinë me origjinë shqiptare shqipfolëse dhe bullgarishtfolëse të krahinës që pushtuesit sllavë e kanë emërtuar si Gollobordë krahinë që nga këta “Maqedonë” të Shqipërisë konsiderohet si sllavo-maqedone dhe përbën objektin e veprimtarisë së tyre antishqiptare. Këta “Maqedonë të Shqipërisë” në librat e tyre “studimore” nuk rreshtin të na kujtojnë sa herë që përmendin emrat Dibër, Strugë, Ohër, Manastir se këto janë qytete “maqedone”, duke u shtuar nga pas shprehjen e “Maqedonisë”, si Dibra e Maqedonisë, Struga e Maqedonisë etj. Ata madje përpiqen të falsifikojnë edhe Barletin, i cili ka shkruar “Historinë e Skënderbeut” në shekulli XV. Në asnjë vend të këtij libri Barleti nuk e zë në gojë emrin e Gollobordës, por kur flet për rajonin që më vonë u quajt Gollobordë, ai e fut atë në ndarjen “Dibra e Sipërme” malore, sepse emërtimi Gollobordë nuk njihej në atë kohë.
Ja kjo është në vija të përgjithshme veprimtaria e qarqeve shoviniste sllavo -maqedone” në drejtim të Shqipërisë. E s’ka si të mos ndodhë kështu, kur në hartat tona gjeografike, vendosim nën hundën e Republikës së “Maqedonisë“ emërtimin me shkronja kapitale emra që mbajnë të gjallë ditë e natë oreksin sllav.
Por shteti shqiptar çfarë po bën për ta ndalur shovinizmin sllavo-maqedon? Asgjë, asgjë asgjë. Atij i dhimbsen shumë paratë që duhen për të nxitur e përkrahur studimet hsitorike për këtë krahinë, për emërvendet e saj, për origjinën etnike të popullsisë së kësaj krahine, paçka se një pjesë e fshatrave, edhe pse thuhet se flasin “bullgarisht”, vishen si shqiptarë, hedhin valle si shqiptarë dhe i këndojnë “tokës arbërore”. Ata përdorin vetëm emra vetjakë shqip ose myslimanë, në dallim nga minoriteti sllav, prej rreth 3 perqind e zonës, që përdor emra dhe mbiemra sllavë e që i takon besimit ortodoks në dallim nga shumica myslimane. Po Akademia e Shkencave të Shqipërisë? Po Albanologjia, cfarë po bën? Hesht, hesht, hesht! Këtyre institucioneve u përshtatet mirë emërtimi i Institucioneve të heshtjes. Kur dikujt “i plas zemra” për shkak të poshtërimeve që i bëhen kësaj popullsie dhe historisë së kombit shqiptar dhe u drejtohet këtyre institucioneve për probleme të historisë së lashtë të shqiptarëve dhe të monumentit të tyre të madh, gjuhës shqipe, ato do t’ia mbyllin dyert ose do t’i dëgjojë ndonjë punonjës i tyre, i cili do të buzëqeshë gjatë gjithë kohës me shpoti (ndoshta duke menduar: ja, u bë ky vogëlushi të më mësojë mua”, apo “të lëkundë karrigen time të ngrohtë”. Zemërplasuri do të kërkojë pas kësaj ndonjë gazetë të përditshme, e cila mund ta ketë joshur me botimin e ndonjë shkrimi me përmbajtja atdhetare apo që i bën jehonë lashtësisë së gjuhës shqipe, por edhe ndonjë shtëpi botuese me besimin tek atdhetarizmi i presidentit të saj, por në çdo rast do të ndodhet si blerësi para shitësit që kërkon të rrisë fitimet e veta. Ai nuk do t’ia dijë se studiuesi ka sakrifikuar për vite me radhë shëndetin e tij dhe të ardhurat e pensionit të tij për të krijuar diçka në të mirë dhe nder të kombit shqiptar. Për botuesit i mjeri studiues është çirak që duhet të punojë për ta, që ata të sigurojnë të ardhurat që dëshirojnë kurse studiuesit t’i mbeten ca kothere. Po nuk pati mundësi t’i pagujë dhe të kënaqet me aq sa i jepet, studiuesi bën mirë t’i marrë studimet e veta në botën tjetër, bashkë me mundimet e tij. Bukur! Eshtë ekonomi e tregut mendon botuesi. Po shteti, Akademia e Shkencave (albanologjia), a duhet të pajtohet me këtë logjikë e të mos ndikohet sadopak nga Gruevski? Natyrisht bëhet fjalë për studimet që do t’i rezistojnë kritikës objektive. Nëse i thua një redaktori gazete se nuk mjafton të botojnë në faqet e gazetës së tyre ndonjë shkrim “patriotik” por duhet t’ia kujtojnë shtetit detyrën e tij si njerëz të medias që janë, ai të përgjigjet se këtë detyre duhet ta bëjnë vetë studiuesit amatorë e të paorganizuar, se ata që janë në marrëdhënie pune, u mjafton rroga dhe karrigia – afërmendsh, të shoqëruara me heshtjen.
Por le të kthehemi tek tema jonë, tek kthimi i emërvendëve të huaja në shqip. Duhet bërë pyetja: A mund të ndryshohen sot emërvendet me anë të një veprimi të thjeshtë administrativ, siç kanë vepruar pushtuesit e huaj të territoreve iliro-shqiptare? Nëse atëhere punët zgjidheshin me dhunë, sot për një ndërrim të emërtimeve nevojitet mirëkuptimi dhe miratimi i banorëve respektivë. Por duhen bindur edhe institucionet ose organizmat ndërkombëtare në rast reagimi nga popullsia.
Unë e kam pritur me kënaqësi të madhe këshillën që u dha nga kryeministri shqiptar për ndryshimin e emërtimeve të huaja. Kjo kënaqësi buronte nga fakti se unë kisha më shumë se dhjetë vjet që merresha me studimin e toponimisë së huaj në Shqipëri. Prita shumë kohë që të dëgjoja zërin e studiuesve shqiptarë për këtë çështje. Por nuk doli në dritë asgjë, me përjashtim të disa përpjekjeve modeste të disa studiuesve të krahinave kufitare, përfshi krahinën të quajtur Gollobordë nga pushtuesit sllavë. Kam arritur në përfundimin se emërtimet gjeografike në këtë krahinë si emrat e fshatrave e të maleve të saj që në pamje të parë duken si sllave në të vërtetë, ato janë emërtime iliro-latine të sllavizuara. Le të marrim disa shembuj për ta vërtetuar këtë ide. Ç’kuptim kanë emërtime të tilla si “Novobordë (sllavisht mali i ri) qytet në Kosovë, Stratobërdë (fshat në rrethin e Korçës) etimologjia e të cilit duket e pazbërthyeshme. Ç’kuptim kanë emrat e fshatrave të krahinës së quajtur Gollobordë të rrethit Dibër si Ostren i madh dhe Ostren i vogël (sllavisht Golemi Ostren dhe Mali Ostren). Nëse i vëzhgojmë në terren këto dy fshatra do të shohim se në kuptimin sllav të tyre ka një mungesë të logjikës gjeografike. Emri i fshatit Steblevë duket se është me origjinë të padiskutueshme sllave për filosllavët e krahinës. Ata e lidhin këtë emër me bullgarishten “steblo”-“trung” maqedonisht, “shtyllë, kollonë këmbë ure” (rusisht: Stollb-“shtylle, hu”. Dihet se rrethina e fshatit Steblevë është e veshur me pyje të dëndur e me kullota të pasura. Eshtë e natyrshme që emri i fshatit të lidhet me këtë veçori gjeografike të tij., por ajo që është e pakuptueshme në këtë mes është përse pylli të mos quhet me emrin e tij të vërtetë “les” në sllavisht, por me “trung, shtyllë, hu”. Edhe sikur të mendohet për një çast se në vendin ku u ndërtua fshati Steblevë pati një prerje masive të pyllit lind pyetja kush dhe përse e bëri këtë “kositje” të pyllit në ato kohëra. Një studim i hollësishëm do të na tregojë se Steblevë nuk ka origjinë sllave por origjinë latine që i është dhënë atij nga blegtorët valatë të rrethinave të malit Raduc Jablanicë. Dhe pavarësisht nga mbaresat “evë“ dhe “ice” (jabllanicë) vërtetohet se këto dy emërtime nuk janë me origjinë sllave, por të sllavizuara në formë, sikurse emri i fshatit Gjinevec (fshati i Gjinajve), i cili sërish nuk është me origjinë sllave, pasi emri Gjin është një emër shqiptar. Ndërkohë, një rajon i gjërë pyjor në pjesën juglindore të Republikës së “Maqedonisë“ mban emërtimin Malishevsi Pllanina që në sllavisht do të thotë “Pylli i vogël” ose “pyjet e vegjël”. Një rajon kaq i gjerë pyjor nuk mund të emërtohet me “i vogël”. Nga ana tjetër nën të gjitha gjuhet sllave jashtëballkanike pylli quhet “les” e jo “pllanina”, emërtim karakteristik vetëm për sllavët ballkanike. Dihet që në gjuhën e pellazgëve “peli” do të thotë “Pylli” (shih Iliada e Homerit) prej nga vjen fjala shqipe “pylli”. Sllavët e Ballkanit që u vendosën midis iliro-arbërorëve duke dëgjuar shpesh shprehjen pyll-anë ose vendi i pyllit që shqiptonin iliro-arbërorët, e shndërruan atë në “pllanina”, duke braktisur fjalën e tyre “les”. Atëhere kuptohet që emërtimi “malishevski Pllanina” ka dalë nga iliro-arbërishtja “malet e pyllëzuara”.
Morëm vetëm disa shembuj, por në këtë mënyrë mund të shpjegohet pjesa më e madhe e emërvendeve të krahinës së quajtur Gollobordë nga sllavët si dhe shumë emërvende të Republikës së “Maqedonisë”, sikurse shumë emërvende të Ballkanit apo më gjerë të hapësirës indo-evropiane mund të shpjegohen mirë e besueshëm me gjuhën shqipe,
Mua më gëzon shumë fakti për të cilin e mora njoftimin nga artikulli i prof.dr.Muhamet Pirraku mbi angazhimin e Kryeministrit Sali Berisha për ndryshimin e emërtimeve të huaja në Shqipëri: -Se Kryeministri aktual “ka paralajmëruar ndërmarrjen e një nisme për ta bërë të mundur rikthimin e emërtimeve të mëparshme shqiptare për të gjitha ato vende që sot mbajnë emra të imponuar nga të huajt që gjatë historisë kanë pushtuar vendin tonë. -Se Kryeministri i Shqipërisë aktuale saktësoi: “Unë inkurajoj njësitë e qeverisjes vendore që të shohin toponimet që kanë mbetur që nga koha e Dushanit (pse jo edhe nga koha romake, bizantine, bullgare, mesjetare) dhe kanë zëvendësur ato që ne kemi patur.
-Se Kryeministri aktual i Shqipërisë premton: “Do të rikthejmë toponimet që kanë qenë tonat në mijëravjeçarë dhe janë në memorien e banorëve” dhe se “toponimet janë për përzierje e trashëguar nga të gjitha kohërat prandaj në bashkëpunim me historianët nnë bashkëpunim me të gjithë komunitetet të hulumtojnë dhe të gjejmë emrat e bukur që kanë patur”.
Sigurisht këto nisma të Kryeministrit janë për t’u përshendetur se ato do të presin kthetrat e shovinistëve sllavë, që lakmojnë territoret iliro-arbërore u mohojnë shqiptarëve në hapësirat e ish-jugosllavisë të drejtat e tyre kombëtare. Por siç parashikon kryeministri ynë, duhet mirëkuptim me banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor. Prandaj së pari duhet një punë studimore për t’i bindur ata për ndryshimin e emërtimeve të huaja, se në të kundërt mund të ndeshemi me “guximtarë“ të tipit të atij që shkruan në faqen “letra të lexuesve” të gazetës “Shekulli”, i cili i drejtohet kryeministrit me këto fjalë: “Ai duhet të ndryshojë së pari emrin e tij Sali (me origjinë turke sipas tij) para se të ndryshojë emërtimet e huaja në Shqipëri. Madje ky ‘guximtar” shton se Edhe sikur kryeministri të ndryshojë emrin e Pogradecit në Liknid, unë do të vazhdoj ta quaj atë Pogradec”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi