Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Falimenton pronarja e Interalbania

Shko poshtë

Falimenton pronarja e Interalbania Empty Falimenton pronarja e Interalbania

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 9:47 pm

Falimenton pronarja e Interalbania



Në Greqi pesë kompanive të sigurimeve, mes të cilave edhe pronarja e kompanisë InterAlbania, u është hequr licenca dhe do të fillojë procedura e likuidimit, për shkak se nuk ishin në gjendje të plotësonin detyrimet e tyre financiare.
Për njerën prej tyre është njoftuar edhe prokuroria, pasi paraqiti një letër garancie bankare, e cila rezultoi e falcifikuar. Sipas analistëve, falimentimi i kompanive në fjalë do të lerë zbuluar të paktën 800 mijë persona që kishin kontrata për sigurimin e automjeteve, por edhe për efekt pensioni.
Një nga kompanitë më të mëdha greke të sigurimeve, Aspis Pronia, është detyruar sot të dorëzojë licencën e vet, pas vendimit të komisionit të mbikqyrjes së siguracioneve private.
Në një njoftim të komisionit bëhet e ditur se është vendosur heqja përfundimtare e licencës, për pesë kompani sigurimesh, për shkak se nuk iu përgjigjën detyrimit të tyre për të paraqitur garancitë e nevojshme të kredibilitetit financiar.
Ndërsa ka filluar ndërkaq procedura e likuidimit të këtyre kompanive, me Aspis Pronia do të merret edhe prokuroria. Sipas komisionit, presidenti i kësaj kompanie, paraqiti një letër garancie bankare me vlerë 550 milionë euro, dhënë nga një bankë e huaj.
Por pas verifikimit nga banka e Greqisë, letra e garancisë rezultoi e falsifikuar. Aspis Pronia është themeluar në vitin 1945 dhe tre vjet më parë, më 2007, bleu kompaninë shqiptare të sigurimeve, Interalbania.
Ajo është gjithashtu pronare e bankës greke, Aspis Bank, e cila ndërkaq, siç u bë e ditur, nuk ka probleme me gjendjen e kapitaleve. Gjithsesi, Aspis Grup deklaroi se do të apelojë ndaj vendimit dhe do t’i drejtohet drejtësisë.
Sipas komisionit, vendimi u muar për të garantuar interesat e mijëra të siguruave, por edhe të besueshmërinë e siguracionit privat”.
Komisioni në fjalë thotë se u kishte dhënë në mënyrë të përsëritur shansin kompanive, por thekson se megjithatë, ato paraqitën dobësi në përmbushjen e detyrimeve kundrejt të siguruarve, por edhe punonjësve të tyre.
Sipas analistëve, numri i të siguruave në të pesë kompanitë varion nga 800 mijë në një milion vetë. Ata kishin kontrata për sigurim jete, automjetesh apo banesash, por edhe për efekt pensioni.
Për 30 ditë, poseduesit e kontratave për sigurim automjeti, do të mbulohen nga fondi ndihmës, por pas këtij afati ata duhet t’u drejtohen kompanive të tjera, pa pasur ndonjë shpresë se do të marrin paratë e derdhura nëpër vite në kompanitë e falimentuara.
Mjaftueshmëria e kapitaleve përbën thembrën e Akilit të kompanive siguruese në Greqi. Në këto vitet e fundit kanë falimentuar më shumë se 50 prej tyre, kryesisht në fushën e sigurimit të automjeteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi