Raporti: Shqipëria, vendi i vetëm në rajon që nuk është prekur nga kriza
2 posters
Faqja 1 e 1

Shqipëria vazhdon të sfidojë krizën globale, duke qenë i vetmi vend nga 11 shtetet e Europës Juglindore që nuk është prekur nga recesioni. Me reformat e thella ekonomike të ndërmara nga qeveria, Shqipëria, sipas raportit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal me qendër në Sarajevë, është i vetmi vend në rajon që ka arritur t'i mbijetojë recesionit ekonomik. Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal në raportin e radhës me të gjithë treguesit ekonomikë për 11 vendet e Evropës Juglindore i është referuar të gjitha shifrave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas këtij raporti, treguesit flasin se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka zbritje ekonomike. Pavarësisht parashikimeve të ndryshme mbi shifrën e rritjes ekonomike, Shqipëria mban vendin e parë në rajon për rritje ekonomike referuar këtij parashikimi. Të dhënat e FMN-së të analizuara nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, flasin se vendi ynë ka rritje të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në masën 0.4 përqind këtë vit, ndërsa në vitin pasardhës në masën 2 përqind. Kjo përqindje shënon nivelin më të lartë në të gjitha vendet e rajonit. Raporti merr në shqyrtim të dhënat e gjashtëmujorit të parë të viti 2009 dhe parashikimet e ekspertëve. "Aktualisht, të gjitha ekonomitë e rajonit janë duke u prekur thellësisht nga kriza ekonomike botërore", thotë informacioni i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Sipas tij, "prodhimi industrial është kontraktuar thelbësisht, është rritur papunësia dhe ka rënë tregtia ndërkombëtare". Por, ekspertët pohojnë se "në shumicën e vendeve, inflacioni dhe defiçiti fiskal pritet që të mbahen nën kontroll". Pavarësisht krizës botërore, Shqipëria vazhdon të njohë rritje ekonomike. Roporti thekson se kriza ekonomike i ka vënë fre rritjes së zhvillimit ekonomik në vendet e rajonit pas disa vitesh progresi të konsiderueshëm. Thuajse të gjitha vendet kanë kaluar në recesion të thellë, por vetëm viti 2010 pritet të shënojë përmirësim të disa treguesve. Duke iu referuar statistikave, Shqipëria gjatë vitit 2009 pritet të ketë rritje, referuar parashikimit të FMN-së. Për sa u përket vendeve të rajonit, uljen më të madhe e kanë shënuar Turqia, Moldavia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia. Në zonën e recesionit të gjatë janë edhe Greqia, Serbia dhe Maqedonia. Viti 2010 pritet të lërë në rritje negative me minus tri prej shteteve të rajonit, ndërsa rritjen më të madhe ekonomike parashikohet ta ketë Shqipëria, në masën 2 përqind. Nga ana tjetër, autoritetet shqiptare shprehen se viti 2010 do të ketë një rritje më të lartë se ç'e parashikon FMN-ja dhe kjo, bazuar në disa tregues, si mbajtja e investimeve në një ritëm të lartë, një impakt më të lartë të reformave etj.
Krahasimi me ekonomitë e rajonit
Studimi krahasues mes vendeve të rajonit, i përgatitur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, sjell treguesit edhe për inflacionin, defiçitin tregtar, defiçitin fiskal, të dhënat për importet dhe eksportet. Thuajse të gjitha vendet e rajonit do të arrijnë të mbajnë nën kontroll inflacionin. Më të lartin e ka Turqia me 6.9 përqind, ndërsa më të ulëtin, Maqedonia me 1%. Shqipëria ka tregues të inflacionit në masën 1.5 përqind, ndërsa në vitin 2010, ai pritet të arrijë në 2.2 përqind. Defiçiti buxhetor në Shqipëri pritet të arrijë në -11.3%, ndërsa në vitin 2010 do të ulet deri në masën -7.4. Krahasuar me shtetet e tjera të rajonit, treguesit janë më të ekuilibruar. Ndërsa defiçiti fiskal përllogaritet ndër më të lartit mes shteteve të përfshira në studim. Gjatë 2009, do të jetë -3.9, ndërsa në vitin pasardhës, përllogaritet -3.3%. Pikat më të dobëta të ekonomisë së Shqipërisë kanë të bëjnë me performancën e importeve dhe të eksporteve. Të dhënat flasin për rritje të defiçit tregtar dhe për ulje të ndjeshme të eksporteve. Kjo ka ndodhur për shkak të uljes së fuqisë blerëse nga tregjet perëndimore, dobësim të konkurrueshmërisë dhe mungesë likuiditetesh nga kompanitë vendase. Këshilli për Bashkëpunim Rajonal jep disa sugjerime për vendet e rajonit që të kalojnë sa më shpejt situatën në të cilën ndodhen. Sipas sugjerimeve, "është e nevojshme për qeveritë e rajonit që të përpiqen për të lehtësuar sa më shumë të jetë e mundur ndikimin e lartë të saj mbi ekonominë reale". Njëkohësisht, propozohet mbajtja nën kontroll e inflacionit dhe garantimi i stabilitetit në sistemin makroekonomik dhe financiar.
Industria
Sipas raportit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, industria është prekur nga recesioni, por ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka rritje pozitive. Edhe pse në kushtet e rënies në tërësi të eksporteve, rritja e industrisë në Shqipëri është mbi 100 përqind, konkretisht në masën 100.9 përqind për vitin 2009, gjithnjë sipas të dhënave të FMN-së.
Inflacioni
Mbajtja në kontroll e inflacionit apo rritjes së çmimeve në tërësi, ka qenë një sfidë e cila pothuaj është arritur të realizohet nga të gjitha vendet e rajonit. Gjithsesi, Shqipëria përsëri ka shifra më optimiste. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2009 do të ketë një inflacion që nuk do t'i kalojë 1.5 përqind, ndërsa vitin e ardhshëm ai nuk do të jetë më i lartë së 2.2 përqind. Këto shifra janë brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë.
Defiçiti buxhetor
Kriza ekonomike ndërkombëtare ka krijuar defiçit buxhetor ose borxh në të gjitha vendet e rajonit. Raporti vlerëson se Shqipëria ka pasur një defiçit në masën 5.2 përqind gjatë vitit 2009, por ai do të vijojë në ulje. Të dhënat flasin se gjatë vitit 2009, defiçiti nuk do të jetë më i lartë se 3.9 përqind, ndërsa vitin tjetër jo më i lartë se 3.3 përqind. Këto shifra janë shumë pozitive në një kohë që vendi ynë ka si objektiv që borxhin të mos e ketë më të madh se 4 përqind. Në krahasim me vendet e rajonit, kjo cilësohet si progres për Shqipërinë, pasi vende të tilla, si Greqia, do të kenë rritje të borxhit në vitet në vijim, duke shkuar deri në 8 përqind vitin tjetër.
Të dhënat ekonomike
Rritja ekonomike
Viti 2007 2008 2009 2010
Shqipëria 6.3 6.8 0.4 2
Bosnje dhe Herc. 6.8 5.5 -3 0 0
Bullgaria 6.2 6 -2 -1
Kroacia 5.5 2.4 -3.5 0.3
Maqedonia 5.9 5 -2 1
Greqia 4 2.9 -1.7 -0.4
Moldavia 4 7.2 -3 4 0
Mali i Zi 10.7 5 -2.7 -2
Rumania 6.2 7.1 -4.1 0
Serbia 6.9 5.4 -2 0
Turqia 4.7 1.1 -5.1 1.5
Burimi: Parashikimi Ekonomik Botëror (FMN), prill 2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Raporti: Shqipëria, vendi i vetëm në rajon që nuk është prekur nga kriza
Jo shume, sepse Shqiperia nuk eshte nje vend aktiv ne ekonomine globale dhe ne rrjetet financiare nderkombetare, dhe tregu i saj akoma nuk ndjek rregullat e strukturave te mirefillta tregtare nderkombetare. Dhe kjo eshte nje nga pikat me kryesore per ritjen e ekonomis qe ne Shqiperi nuk eshte zbatuar akoma, duke filluar nga:
1--struktur ekonomi
Eshte nje nga bazat me kryesore te ekonomis, e cila mdihmon per te ndjekur rregullat tregtare nderkombetare!
2--tregu i zi
Dhe kjo eshte nje nga pikat me te rendesishme, gje qe ndikon shume mbi mos barazimin e cmimeve te te produkteve brenda per brenda shtetit, dhe nje humbje te madhe per mos pagimin e taksave.
3-ligji mbizbatimin e taksave
Ketu behet fjale per buxhetin dhe kapitalin e shtetit, nga keto te ardhura sigurohet:
a) pension per personat e papunesuar (baza kryesore per te ulur shifrat e varferis)
b) mirmbajtja rrugore, ambjentit. ( gje qe politikanet Shqipetar zgjedhin gjithmon rrugen per te marr borxhe nga shtetet e tjera)
c) sigurim per ata qe kan paguar taksat per punen qe kan kryer, dhe ne nje falimentim qe mund te ndodhi ne biznesin e tyre, keta persona kalojn direkt ne ndihme nga ky buxhet.
d) etj...etj...
Keto jan nje nga tre pikat me kryesore qe duhen zbatuar ne Shqiperi ( sigurisht duke filluar nga politikanet )

Adriana- Numri i postimeve : 139
Registration date : 16/10/2009
Re: Raporti: Shqipëria, vendi i vetëm në rajon që nuk është prekur nga kriza
Nje arsyje tjeter qe ne Shqiperi nuk eshte ndjer shume kriza ekonomike eshte edhe nga vet fakti qe shumica e popullit tone mbi jeton nga te ardhurat e emigranteve.
Pjesa më e madhe e të ardhurave të emigrantëve shkojnë për blerjen e mallrave ushqimorë. Nga analiza e përdorimit kryesor të remitancave vjetore, rezulton se 41.8 për qind e tyre janë të orientuara drejt shpenzimeve për konsum, që përfshin plotësimin e nevojave të përditshme të familjes me ushqim, veshmbathje dhe tipa të tjerë të shpenzimeve për konsum, si orendi shtëpie etj. Nga ana tjetër, 16.4 për qind e remitancave janë përdorur për edukim dhe trajtim mjekësor, që konsiderohen të dobishme për vendin si investime sociale. Kurse 33.9 për qind e remitancave janë me destinacion investimet, rezultat i cili flet për ndikimin ekonomik të remitancave në vend. Me fjalë të tjera, ai nënkupton se një e treta e remitancave shkon direkt për të financuar aktivitetin e biznesit, ose në masën 6 për qind; blerjen e pasurive të patundshme 5.8 për qind dhe ndërtimin e shtëpive 12.3 për qind. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të emigrantëve shkojnë për kursime në bankë, pra bëhet fjalë për 9.9 për qind. Kurse 6.6 për qind e remitancave ka për destinacion shpenzimet për shlyerjen e borxheve.
Po vetem qe shteti yne nuk duhet te bazohet vetem tek te ardhurat e emigranteve, se shtepia nuk mbahet me lek te huaj!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi