Edhe Bashkësia Islame lobon për Pavarësinë e Kosovës
Faqja 1 e 1

Është e vërtetë e pamohueshme se ne Bashkësia e Islame kemi kontribuar shumë në këtë drejtim, çka siç e dini deri tash, deri në festën e Bajramit kemi 14 njohje të shtetësisë sonë nga vendet arabe, anëtare të Konferencës Islamike, thotë në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” myftiu i Kosovës Naim Tërnava.
Urimi
Unë shfrytëzoj rastin përmes mediumit të juaj që në emrin tim personal dh të Bashkësisë Islame të Kosovës t'ju uroj nga zemra festën e Bajramit gjithë qytetarëve të Kosovës të përkatësisë islame, si dhe juve në mërgim. Lus Zotin që të na këtë pranuar këtë agjërim gjatë tridhjetë ditëve të këtij muaji të madh të Ramazanit. Të mbetet festa e Bajramit si sinonim e respekt i bashkëpunimit dhe shtrirja e dorës e të gjithëve atyre që e duan familjen, atdheun dhe fenë tonë.
Legjitimë
Shqiptarët e Kosovës Lindore nuk kanë nevojë të bëhen shërbëtorë të "askujt, por ata do të organizohen në një bashkësi e ajo bashkësi do të jetë në mbikëqyrjen e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ndërkaq nëse një bashkësi na qenka në Beograd, apo tjetra në Sanxhak, pse të mos jetë edhe një tjetër në Preshevë e drejt kjo legjitime e qytetarëve të Kosovës Lindore.
Bota Sot: Z.Myfti Tërneva pas shpalljes së shtetit të Kosovës asnjë personalitet nga Prishtina zyrtare nuk ka mundur ta vizitojë Preshevën, për shkaqe tashmë të njohura. Ju jeni i pari që e keni "thyer" këtë akull. Si arritët z.Ternava të dilni në Preshevë e të ktheheni shëndosh e mirë në Prishtinë?
N.TËRNAVA: Unë besoj se kur nuk mungon vullneti dhe dëshira për ta bërë një mision edhe pengesat janë më të vogla. Në fakt kjo vizitë në Preshevë ka qenë në plan të realizohej shumë më herët, por ato kishte dështuar për shkaqe tashmë të njohura. Por, vizita e së mërkurës së kaluar në Preshevë, në prag të përfundimit të muajit të shenjt Ramazanit kishte simbolikën dhe domethënien e vetë. E them kështu sepse netët e mëdha me peshë për fenë tonë, siç ishte Nata e Kadrit, e ndamë bashkërisht me vëllezërit tonë në Kosovën Lindore, që do të thotë se këto treva tona shqiptare jo vetëm që nuk i kem harruar në vazhdimisht për çdo të mirë e të keqe do të jemi me popullin shqiptar të Kosovës Lindore.
Janë 14 njohje të shtetësisë sonë nga vendet arabe
Bota Sot: Z.Tërnava ka një shqetësim të opinionit për një proces të ngadalësuar të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e Ligës Arabe. Nëse nuk gaboj, ditë më parë keni deklaruar publikisht se "muaji shtator do të jetë muaj i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet arabe..."
N.TËRNAVA: Duke parasysh se Bashkësia Islame e Kosovës nuk merret me politikë, megjithatë i ka dhënë vetes të drejtë të inkuadrohet në ketë lëmi të njohjeve, apo siç po thuhet të lobimit në favor të përforcimit të pavarësisë së Kosovës. Është e vërtetë e pamohueshme se ne Bashkësia e Islame kemi kontribuar shumë në këtë drejtim, çka siç e dini deri tash, deri në festën e Bajramit kemi 14 njohje të shtetësisë sonë nga vendet arabe, anëtare të Konferencës Islamike. Jemi të bindur se procesi i njohjeve nga vendet islamike do të vazhdojë dhe me tutje. Duhet të pranojmë një realitet se Prishtina zyrtare nuk është duke punuar mjaft në këtë drejtim. Përkundër asaj se Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës vazhdimisht dalin me deklarata të shpeshta për njohje të reja, këto institucione mund të bëjnë edhe më shumë në përshpejtimin e procesit të njohjes së shtetit të Kosovës nga ende tjera të botës të cilat hezitojnë ta njohin pavarësinë e vendit tonë.
Bota Sot: Shqiptarët e Kosovës Lindore janë në udhëkryq, madje nuk dinë si dhe sipas urdhrave të kujt të veprojnë, atë të Bashkësisë Islame të Kosovës apo të Serbisë?
N.TËRNAVA: Po, pajtohem me ju, se në mungesë të prezencës sonë si Institucion i lartë fetar nga BIK në Preshevë, fatkeqësisht ka pasur keqkuptime dhe mosmarrëvshje rreth organizimit dhe orientimi të popullatës së kësaj ane. Por besoj se deri në Bajramin e ardhshëm , deri në kurban Bajramin gjithçka edhe në Kosovën Lindore do të rregullohen dhe mosmarrëveshje më nuk do të ketë. Unë me gjithë bashkëbiseduesit e mi në Kosovën Lindore, si ma ata konfeksionalë ashtu edhe me ata politikë u kam than qartë se Bashkësia Islame e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë nga e drejta e saj legjitime të ketë një kontroll apo thënë më mirë të përkujdesje për vëllezërit tanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dhe tash po e përsëris se ne nuk lejojmë që imamë tanë të përqahen apo të ndahen në grupacine e të veprojnë për “iks” interesa qofshin ato parciale apo klanore duke i bërë keq kauzës sonë kombëtare dhe fetare. Prandaj, nisur nga ky parim, ne atje do të zgjedhim këto probleme që organizmi dhe lidhjet shpirtërore të Kosovës vazhdojnë me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke pasur parasysh organizmin e e tyre në pushtetin administrativ që kushtetuta e shtetit në të cilin jetojnë zgjedh kuadrot për lëndën e fese islame në shkollat shqipe në Kosovën Lindore. Madje edhe vet Kushtetuta dhe ligjet e Serbisë garantojnë që qytetarët e fesë islame te organizohen në një Bashkësi edhe jashtë territorit të kufijve shtetëror të Serbisë. Prandaj, shqiptarët e Kosovës Lindore nuk kanë nevojë të bëhen shërbëtorë të "askujt, por ata do të organizohen në një bashkësi e ajo bashkësi do të jetë në mbikëqyrjen e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ndërkaq nëse një bashkësi na qenka në Beograd, apo tjetra në Sanxhak, pse të mos jetë edhe një tjetër në Preshevë e drejt kjo legjitime e qytetarëve të Kosovës Lindore. Ne si BIK dhe as qytetarët e Kosova Lindore nuk guxojnë të lejojë veten të jenë në shërbim të Beogradit e as të Sanxhakut, por të jenë të zot të vetvetes, të jenë në shërbim të vetvetes.
Bota Sot: Kur është fjala për këto dilema qytetarët të Kosovës Lindore sytë duhet t'i kenë drejtuar kah myftiu Naim Tërnava në Prishtinë e jo kah njëfarë Jusuf Spahiq i njohur si proserb, i cili asnjëherë para dhe gjatë luftës në Kosovë, nuk kishte reaguar apo kërkuar të ndalen masakrat serbe dhe spastrimet e popullatës shqiptare nga regjimi i Beogradit ?
Shqiptarët e Kosovës Lindore i kanë sytë kah Prishtina e Tirana
N.TËRNAVA: Sigurisht ashtu është në çdo aspekt si fetarë ashtu edhe politik shqiptarët e Kosovës Lindore duhet të drejtojnë shikimin e tyre kah Prishtina dhe Tirana e asesi kah Beogradi. Perspektiva e vetme dhe më e sigurt dhe rruga më e afërt drejt Evropës për shqiptarët e Kosovës Lindore është ajo përmes Prishtinës dhe Tiranës, e asesi ajo e Beogradit. Ne e kemi shprehur edhe gatishmëri të ndihmojmë dhe kontribuojmë zhvillimeve dhe organizimeve në Kosovën Lindore. Siç e dini ne kemi dërguar dhe ne financojmë imamin e Medvegjës, komunë kjo e cila është bërë viktimë e spastrimeve etnike të regjimit serbë.
Bota Sot: Sigurisht jeni të njoftuar se edhe në shkollat e Kosova Lindore jepet lënda e edukimit islam, mësimi i fesë islame. Në çfarë kriteresh dhe kush i përcakton kuadrot në këto shkolla për lëndën e edukatës islame?
N.TËRNAVA: Fillimisht po e potencoj se Kosova Lindore, pra Presheva Bujanoci dhe Medvegja janë nën patronatin e Bashkësinë Islame të Kosovës dhe ne si Institucion vazhdimisht do të jemi të ndërlidhur me këtë trung të Kosovës. Më vjen mirë që sikur në Kosovë edhe në Kosovën Lindore po zbatohet me sukses aplikimi i organizimit të lëndës së edukatës islame në shkolla për nxënësit shqiptarë të cilës fe ata i takojnë. Përderisa në Kosovën Lindore mësimdhënësit, apo hoxhallarët të ciët japin lëndën e edukatës islame ata i zgjedh kryetarii Bashkësisë Islame për Preshevë, në këtë rast Adnan Ahmeti ndërsa për Bujanoc Qani Arif Musliu. Pra për këta dy mbetet detyrë të përgatisin listën e seleksionimit të kuadrove dhe këtë listë ata duhet dërguar në Beograd dhe Beogradi duhet ta jap pëlqimin e këtyre mësimdhënësve fetar.
Bota Sot: Dhe në fund i nderuar myfti, meqë nesër është Dita e Bajramit, cili do të ishte mesazhi i juaj drejtuar qytetarëve të Kosovës ?
N.TËRNAVA: Unë shfrytëzoj rastin përmes mediumit të juaj që në emrin tim personal dh të Bashkësisë Islame të Kosovë t'ju uroj nga zemra festën e Bajramit gjithë qytetarëve të Kosovës të përkatësisë islame, si dhe juve në mërgim. Lus Zotin që të na këtë pranuar këtë agjërim gjatë tridhjetë ditëve të këtij muaji të madh të Ramazanit. Të mbetet festa e Bajramit si sinonim e respekt i bashkëpunimit dhe shtrirja e dorës e të gjithëve atyre që e duan familjen, atdheun dhe fenë tonë. Nëse i themi lamtumirë këtïj Ramazani, kjo nuk do të thotë që t'i themi lamtumirë edhe xhamisë, sepse ne kemi më shumë nevojë për ato se xhamitë për ne. Dëshirojë që në familje tona, në Kosovë e mbarë tokat tona shqiptare te mbretërojë paqja edhe lumturia, harmonia dhe dashuria ndaj njeri tjetrit. Pra, me fat dhe urime Dita e Bajramit të gjithëve !
Nefail MALIQI

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi