Kush do ta ndalë..
Faqja 1 e 1
Kush do ta ndalë..
Kush do ta ndalë.. ..filozofinë “Rama”?... Një përgjigje që pritet nga vetë socialistët, që sot më shumë se kurrë, socialistët e kanë të detyrueshme të bëjnë atë që nuk bënë dje, duke u shkëputur me të djeshmen për të dalë nga errësira e sotme e getos. Së bashku të kenë një strategji bashkëpunimi për të ardhmen, të kenë një unitet brenda partisë së tyre, por mbi të gjitha edhe një bashkim të spektrit të majtë. Siç dihet, përçarja e së majtës për së dyti herë ardhësi i dha fitoren të djathtës, në një kohë edhe pse këtë radhë u morën më shumë mandate në krahasim me atë të 2005-ës. Largimi i Nanos si një lider udhëheqës prej 15 vjetësh në PS, tregoi se nuk ka asgjë të përbashkët me liderin e sotëm të kësaj partie, duke u larguar me butësi dhe respektuar rotacionin. Filozofinë Rama është tepër e vështirë ta kuptosh, duke marrë parasysh vitet e 2003-it me ato të 2009-ës, |
ku këto qëndrimet e tij si një lider politik, tregojnë për një paqëndrueshmëri dhe me pikëpamje të kundërta.Ai sot përbën një çudi në politikën shqiptare dhe një kokëfortësi për opinionin ndërkombëtar. Fenomeni Rama në vitin 2005, kërkonte largimin e Nanos në mënyrë të kulturuar, ndërsa sot duket se i ka harruar tentativat e tij agresive kundër ish-udhëheqësit dhe krijuesit të PS-së. Po të kthehemi pas do të shohim se PS-ja i ka humbur zgjedhjet në 2005-ën duke qenë në pushtet, ndërsa sot i humbi zgjedhjet thjesht vetëm për kokëfortësi personale duke mohuar mendimin ndryshe brenda partisë. Rama nuk do që brenda në parti të ketë debat dhe konkurrim ndërmjet njerëzve më të “mire” përballë njerëzve më të “këqij”, për të përballuar ndershmërisht luftën politike brenda gjirit të partisë. Mosdhënia e dorëheqjes në kohën dhe vendin e duhur dëshmon për të ardhmen se politika brenda partisë do të vuajë akoma për një kohë të gjatë, pasi plogështia nga shumica e të paaftëve, që fshihen prapa pantallonave dhe figurës Rama, janë një barrikadë me rrënjë të thella nga e kaluara, për të ecur përpara. Në themelet e demokracisë së brishtë shqiptare të sapo ndërtuar, ky subjekt politik po jep shembullin më të keq përballë elektoratit të tij, duke mos u shkëputur një herë e përgjithmonë nga nostalgjia e të kaluarës. Një shqetësim është dhe mbetet se me çfarë fytyre të re opozitare do të paraqitet në parlamentin e ri ky subjekt, që sot me po bën një shqetësim për mbarë politikën shqiptare. Një opozitë e dëshpëruar përballë një mazhorance që qeveris me vota të « vjedhura » Largimi i Nanos në një frymë mirëkuptimi, i siguroi Ramës së 2005-ës që të ngrihej me shpejtësi në karrierë, duke synuar marrjen në dorë të partisë, edhe pse ishte i vetmi që kishte kontribuar më pak se kushdo. Ngritja e tij me shumë shpejtësi në majën e politikës erdhi si rezultat i veprimit të kohës së moderuar nga Nano, që sot ndoshta mund ta ketë kritikuar disa herë veten mbi atë çka bëri. Nga ana tjetër, Rama jo vetëm që nuk po zbaton etikën politike, po duket se nuk njeh edhe atë më elementaren se partia nuk mund të mbahet më me çensurë. Mbajtja e partisë në mungesë të një demokracie në një censurë të plotë, duke mos respektuar rotacionin si dhe mendimin ndryshe brenda partisë, po jep edhe rezultatet e para. Që të humbasësh në zgjedhje elektorale, do të thotë që ke bërë një sërë gabimesh, po kjo humbje në asnjë mënyrë nuk të jep të drejtën të mbash peng një parti të tërë. Asnjë ligji apo statut partie nuk e lejon një gjë të tillë, të veprohet sipas qejfit e të mos jepet dorëheqje në rast humbje. As një parti kudo ndodhur, nuk konsiderohet si një pronë personale dhe trajtohet si një çiflig familjar, por ja që kjo gjë ndodh në vendin tonë, pasi politika shqiptare në përgjithësi është e lidhur me korrupsionin. Entuziazmi dhe dëshira i popullit tonë, “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, sot duket si një diçka e pabesueshme, pasi politika i ka rrënjët tek e djeshmja. Në Asamblenë e PS-së, Rama tregoi se nuk është një politikan me vizion të gjerë, por një njeri që di të vendosë diktate dhe të shpërfillë mbarë një parti. Humbja në zgjedhje po ndikon tek vete kreu i PS-së, si edhe një humbje të logjikës me ideologjinë se fajtorë janë edhe komisionerët, duke i kërcënuar deri në penalizimin e tyre para drejtësisë. Abuzime të tilla në kurriz të elektoratit tregojnë se “filozofia Rama” ka një ngritje profesionale për të mos njohur humbjen dhe nxjerrë përgjegjësinë. Të ndarë në dy klane; “të mirët dhe të “këqijtë”, socialistët treguan se të “mirët” nuk mundën të ecin përpara, pasi nga prapa nuk i lënë të “këqijtë”, ndërsa këta të fundit nuk mund të bëjnë më shumë se më parë, sepse nuk i lënë të “mirët”. Por a mjafton kjo për partinë më të madhe opozitare? Zgjedhjet treguan karakterin moralo-politik të çdo partie, njëkohësisht treguan edhe vetë karakterin e drejtuesve të tyre. Treguan banalitetin e gjuhës së politikanëve, treguan kulturën individuale të tyre përballë elektoratit shqiptar, i cili në përgjithësi tregoi një nivel më të lartë se sa këta politikanë. Miqtë e Ramës si, Ruçi, Dade apo Dokle dhe kohët e fundit Majko e kanë futur partinë në një qorrsokak, ku lë të kuptosh se ato çka i kërkuan Nanos pas humbjes, sot nuk përbëjnë më një kërkesë të tillë. Që Rama të mos njohë humbjen është e drejta e tij, po që të ngresh popullin në protesta, mendoj se përbën një krim. Parlamenti është altari më i lartë i vendit ku atje opozita me argumente të plota, i ka të gjitha mundësitë që t’i tregojë simpatizantëve të saj se në ç’mënyrë ju vodhën votat, pasi vetëm në Shqipëri i fituari nuk gjykohet. Njëkohësisht, Rama futet në rangun e gjeneralëve, që kur fitojnë betejën në luftë, zor se mund të bëjnë paqe. Me shpresën e numërimit të disa kutive kreu socialist shtyn nga dita në ditë dorëheqjen e tij sipas statutit të kësaj partie, duke mbajtur peng moralin e partisë më të madhe të vendit. Sipas parimit: “Sa më shumë të jesh i heshtur, aq shumë dëgjon”, rreth tij janë mbledhur ata njerëz të cilët rrallë kanë folur në parlament, ose rrallë dolën për të bërë fushatë elektorale, që fatkeqësisht nuk dalin në skenë në rast humbje, por në hije brenda mureve të selisë rozë i bëjnë këshilla për të mos dhënë dorëheqje. Me një strategji se marketingu është një profesion ku mund të bindësh njerëzit që të blejnë gjera që nuk duhen me para që nuk kanë, Rama u mundua shumë në fushatën elektorale, duke mos paraqitur në programin e partisë së tij asnjë gjë të re, duke ju larguar përfundimisht parimit se: Mos pyesni çfarë bën vendi juaj për ju, por pyesni çfarë mund të bënit ju për vendin tuaj”. Vendimi i Ramës për të mos shkuar në Parlament tregon se akoma mendon për konflikte të tjera, ashtu siç mendon mazhoranca për të mos hapur një pjesë të kutive të pretenduar nga opozita. Vendi ynë po përballet sot me një politikë të ndershme dhe të pa ndershme, po përballet me realitetin e politikës shqiptare, po përballet me nderin dhe dinjitetin. Po qeveriset nga një kryeministër jo transparent, po udhëhiqet nga një politikan i vjetër që di të menaxhojë më mirë se kushdo tjetër votat e vjedhura të popullit të tij. Kryeministri aktual po prek më shumë se kushdo nderin dhe dinjitetin e popullit po prek atë që nuk duhej prekur, duke venë në dilemë qeverisjen e tij në këto katër vitet e ardhshme. Dhe kjo gjë ndodh përballë nivelit të ulët të opozitës, që në vend të ngjitej në tribunën e Parlamentit, po i largohet më shumë asaj. Me këto veprime të dështuar filozofia “Rama” bën akoma më të pabesueshme arritjet e një suksesi në të ardhmen, që me siguri do ta çoj përsëri këtë parti në një dështim tjetër. Filozofia “Rama” nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë e sotme, ai nuk mund të jetë dakord me mendime reformiste, nuk mund të jetë dakord me mendime të ndryshme, pasi atë nuk e lejon karakteri i tij fiziologjik. Rama nuk e ka të lehtë që të shkëputet nga sistemi i idealeve komuniste, sepse pranë ka njerëz të tillë me një të kaluar që e këshillojnë që të largojë nga partia çdo njeri që bie ndesh me idealet e tij. Edhe pse e ka të qartë se me këto goditje ai mund të sjellë pasoja të rënda dhe tragjike për partinë, ai vazhdon pasi çdo gjë e gjeti gati dhe nuk i dhimbset më shumë se të tjerët. Për një pjesë të anëtarëve të kryesisë brenda partisë, z. Rama si më i gjati dhe trup më i lartë se kushdo po qëndron si shpatë e Domokleut mbi « pesë rebet » e tij. Nuk është e largët dita që Rama mund t’i përjashtojë nga partia këta «rebelë», pasi nuk ishin dakord me filozofinë “Rama”. Rama e ka të qartë, që të shpëtojë PS-ja, ka nevojë për një reformim dhe ndryshim rrënjësor që nga themeli, ku në qoftë se bëhet kjo, ai mund të jetë i pari që mund të largohet së bashku me miqtë e tij radikalë. Rama si një lider politik i opozitës më të madhe të vendit, i mungon emancipimi dhe kultura politike duke abuzuar në demokracinë e brishtë shqiptare. Ai sot nuk pranon atë që kishte dhe kërkonte më parë. Egoizmi e ka ndryshuar atë plotësisht, duke treguar në veçanti edhe karakterin e tij politik, ku fati i PS-së varet plotësisht në duart dhe mendjen e tij cinike, duke treguar këtë njeri me dy fytyra, se sa e lehtë është kur vendos për të tjerët dhe sa e pa mundur është për të vendosur për vete, duke treguar se sa i mbyllur është me dinjitetin e një lideri historik në raport me ish-paraardhësit e tij. Rama i djeshëm apo i sotëm, ndryshe nga Lëvizja Mendimi Ndryshe, me çdo lloj mënyrë mundohet të mbajë në krizë politike mbarë Shqipërinë, duke mbajtur peng rezultatin përfundimtar për mosnjohje të humbjes. Veprimi i tij njëanshëm cinik, po ul nga dita në ditë imazhin e partisë së tij. Rama sot mundohet që të luftojë errësirën me të njëjtën monedhë dhe jo me dritë. Kjo tregon se gjatë gjithë karrierës së tij politike nuk pati kohë që të mësojë se “urrejtja nuk luftohet me urrejtje, por me dashuri”. Për kreun e PS këto parime ishin krejt të huaja, pasi harroi nga vinte dhe nuk dinte se ku të shkonte, duke mos pranuar se në Demokraci njerëzit të zgjedhin të heqin për gabimet që bën. Por mendimet e reja që shprehen me dashamirësi brenda partisë në mënyrë për të ecur përpara, duhen pranuar dhe jo shkatërruar dhe duke vrarë moralisht njerëzit për të cilën besojnë se kanë aftësi më të mira se Rama. Por mendimi ndryshe nuk duhet vrarë me logjikën se: “Jam akoma unë”. Kjo gjë i ngjan më shumë Kolombit i cili kur u nis, nuk dinte se ku shkonte dhe kur arriti, nuk dinte se ku ndodhej. Tashmë të ndarë në grupe; të aftë e të pa aftë, brenda PS-së, në emër të një reforme “E majta e re”, duket se diçka po lëviz. Të tjerët fshihen pas hijes së kryetarit, duke mos marrë guximin për të kërkuar arsyet e humbjes. Dhe kjo është kolona e xhaketave të vjetra, është kolona e djeshme që nuk ka asnjë të përbashkët me pjesën më të madhe të PS-së. Është kjo kolonë që mban në censurë të plotë dhe peng PS-në. Është kjo kolonë që rrallë kanë folur ndonjëherë në altarin e Parlamentit kur duhej folur, ndërsa sot heshtin përsëri në një kohë kur nuk duhej heshtur. Vallë kjo është PS-ja e sotme? Si kryetar bashkie, Rama u bë njeriu më i dashur i shumicës, ndërsa në jetën politike si kryetar i saj, po humbet nga dita në ditë atë dashuri që kishte fituar në beteja për vite të tëra. Që të ngjitesh sipër, në majën e suksesit politik, duhet që të mos i shkelësh njerëzit që ke poshtë, pasi kur të zbresësh ata që i kishe poshtë do t’i kesh përballë. Rama erdhi në Shqipëri dhe u ngjit brenda një kohe të shkurtër me katapultë, ku brenda partisë nuk njohu termin e fjalës “UNITET”. Rama sot mundohet që të luftojë errësirën me të njëjtën monedhë dhe jo me dritë. Duke mos bërë një analizë konkrete, të ndarë në grupe me opsionet e tyre për mbështetjen e njërit apo tjetrit grup, tregojnë se në përgjithësi vuajnë nga plogështia, në një kohë kur me kohë duhej të kishin mbajtur qëndrim konkret. Qëndrimi dhe mbështetja e Ramës nga grupi “xhaketat e vjetra” dëshmon përsëri se edhe në të ardhmen nuk pritet që brenda kësaj partie të mbahet një qëndrim serioz , pasi nuk pritet të bëhet ndonjë një analizë serioze, sepse ka përballë vullnetin dhe këmbënguljen Rama, duke lënë mënjanë ndonjë konkluzion të mundshëm realist. Deklaratat e fundit të kreut të PS-së, apo bashkiakut të Tiranës, treguan se Rama nuk ka asgjë të përbashkët me tezën e partisë së tij “POLITIKË E RE”, po tregon se akoma ky njeri po vuan nga sëmundja e kokëfortësisë apo thjesht nga çaste emocionale, duke përfaqësuar njëherësh politikën e vjetër të kësaj partie. Gabimisht Rama nga Nano u fut në jetën politike, duke braktisur emigracionin në Francë një herë e përgjithmonë, pasi politika për këtë njeri të gjatë ishte njëlloj si mbas thënieve të piktorit të madh me famë botërore Pikaso që, “Një pikturist bën atë çfarë shet, ndërsa një artist shet atë që pikturon”. Atij ju dhanë shumë shanse për të mësuar nga të tjerët, por më e mira për të, ishte largimi i tyre dhe vendosja e vetos nga ana e tij. Sot kreu socialist nuk di se ku ndodhet. Ai harron parimet më elementare të Demokracisë. Me idetë e tij mundohet të shmangë realitetin, pasi për të çdo gjë për të mbetet ashtu siç ishte më parë, pasi ai nuk u djersit ndonjëherë se partinë ja dhanë gati. Sikur të mos mjaftojë përçarja brenda PS-së, një tjetër përçarje ka ndodhur me socialistët në Greqi, që bëjnë përgjegjës kryesor vetë kreun e saj. Në takimin e fundit të kryesisë së Degës së PS-së në Greqi, u theksua se Rama mban një përgjegjësi të plotë për gjendjen aktuale. Ai nuk lejoi që në Kongresin e Jashtëzakonshëm të flisnin delegatët e kongresit me të drejtë vote të ardhur nga Greqia. TO |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi