Demir Krasniqi:BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E FOLKLORIT ME LORENC ANTONIN
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi:BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E FOLKLORIT ME LORENC ANTONIN
Në 100 vjetorin e lindjes :
BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E FOLKLORIT ME LORENC ANTONIN
Qysh në moshën më të re rinore, si nxënës i shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë , kam pasur fatin, nderin dhe privilegjin që të njihem drejtpërsëdrejti dhe të bashkëpunoj ngushtë me pedagogun, kompozitorin, melografin , redaktorin përgjegjës të muzikës popullore të Radio Prishtinës dhe pionierin e muzikës artistike kosovare – Lorenc Antonin .
Më kujtohet takimi dhe biseda e parë me te, kur isha nxënës i klasës së –III- të , të shkollës së mesme të muzikës “Stevan Mokranjac” në Prishtinë , kur ai erdhi për një vizitë të shkurtër në këtë shkollë . Qëllimi i kësaj vizite , si duket ishte që të informohet dhe të njoftohet me nxënësit e kësaj shkolle , për talentin e tyre dhe vendbanimet se prej nga kishin ardhur ata për t’ u shkolluar në Prishtinë ?!
Numri i nxënësve shqiptarë në shkollën e muzikës në atë kohë ishte shumë simbolik , por edhe ata që ishin, kryesisht dominonin fëmijët e disa qytetarëve që kishin pozita të larta në vendet udhëheqëse, kurse nga vendbanimet rurale kishte fare pak nxënës!
Që në pyetjen e parë, të cilën na e drejtoi neve nxënësve, Lorenc Antoni, nënkuptohej se ai më tepër interesohej për të mësuar se cilët nxënës ishin ardhur nga fshatrat rurale të vendbanimeve të Kosovës?!
Kujdestari i klasës sime, që ishte një profesor serbë , duke e ditur qëllimin e vizitës së Lorenc Antonit, ndërhyri me një cinizëm nënçmues duke e drejtuar gishtin kah unë, dhe i tha:
“Evo, ovaj Demir Krasniqi je jedan teshki selak iz jednog sella opshtine Kosovske Kamenice !” (Qe , ky Demir Krasniqi është një katundar i rëndë nga një fshat i komunës së Kamenicës së Kosovës!).
Kjo ishte një shenjë dhe dëshmi e kohës, se pedagogët serbë të asaj kohe nuk i donin fare nxënësit shqiptar dhe ata i urrenin dhe përbuznin në çdo hap dhe me çdo metodë, por urrejtja e tyre edhe më brutale ishte ndaj nxënësve shqiptarë që kishin ardhur nga fshatrat e largëta malore, për t’u shkolluar dhe arsimuar nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës !
Lorenc Antoni , i buzëqeshur tamam si një pedagog i vërtetë, mu drejtua mua, me këto fjalë:
“Eh, ti po më nevojitesh ! A din ti ndonjë këngë burimore popullore nga vendlindja dhe rrethina jote ?”
Unë, iu përgjigja:- Po, di bukur shumë!
Lorenc Antoni, më tha:
“Ti, do të vishë në Radio Prishtinë dhe do të më kërkosh mua, e kur të vishë në zyrën time, do të bisedojmë gjerë e gjatë për këngët popullore”!
Nuk kaluan shumë ditë dhe unë mezi e pritja momentin që të shkoj në zyrën e Lorenc Antonit, të njihem më për së afërmi me te dhe të njihem me objektet e Radio Prishtinës, për të cilat kisha ëndërruar që nga fëmijëria se si mund t’i shoh ato?!
Në kontaktin e parë, në zyrën e Lorenc Antonit , në Radio Prishtinë, ai më pyeste për këngët burimore nga Malësia e Gollakut .
Unë , ia këndova disa prej tyre , duke i thënë se unë di një numër të madh të këngëve të këtilla .
Lorenc Antoni u mahnit me talentin dhe memorien time, andaj më luti që të shkoj në banesën e tij familjare, nga se atje do t’i incizonte të gjitha këngët e mia në magnetofonin e tij dhe ato pastaj do t’ i botonte me nota në përmbledhjen muzikore “Folklori muzikor shqiptar”!
Unë, mbeta i habitur me fjalët dhe propozimet e tij, nga se më dukej si një ëndërr ideja se këngët e mia do të botoheshin në ndonjë libër?!
Prej asaj dite, kontaktet tona vazhduan dhe nuk u shkëputën për disa vite të tëra. Unë, sa herë që kisha kohë të lirë, shkoja në banesën e tij dhe ia këndoja këngët të cilat i kisha mësuar qysh si fëmijë , nëpër ndejat , dasmat dhe ahengjet e vendlindjes sime.
Lorenc Antoni, përveç tjerash, ishte edhe shumë mikpritës i madh dhe bujar me të gjithë anëtarët e familjes së vet, sidomos bashkëshortja e tij Filomena dhe vajza e tij Vilma. Asnjëherë, nuk më ka lëshuar pa bukë, pa kafe dhe pa ëmbëlsira të ndryshme.
Pas disa takimeve me karakter pune dhe bashkëpunimi në fushën e folklorit dhe mbledhjes së këngëve popullore, ku i kam kënduar me qindra këngë nga të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare, një ditë Lorenc Antoni më tha:
“Ti, ke talent të madh, ke zë të bukur melodik dhe mbi të gjitha, ke memorie shumë të zhvilluar melodike, andaj unë të propozoj që ti të vishë në audicion në Radio Prishtinë dhe ndoshta do të pranojmë si këngëtar të rregullt të Radio Prishtinës”!
Ky propozim i Lorenc Antonit , më gëzoi pa masë dhe më dha kurrajo të madhe për t’iu qasur edhe më me seriozitet këndimit, mbledhjes dhe kultivimit të këngës burimore popullore .
Audicioni për pranimin e këngëtarëve të Radio Prishtinës, atëherë mbahej në një studio të improvizuar në kodrën e Veternikut dhe kur shkova në audicion, komisioni i përberë prej 5 anëtarësh, njëzëri më kishte pranuar për këngëtar të rregullt të Radio Prishtinës. Kjo ishte në vitin 1968.
Prej atëherë e deri në vitin 1980, bashkëpunimi im me Lorenc Antonin nuk ka pushuar dot, qoftë në fushën e mbledhjes së folklorit, qoftë në incizimin e këngëve popullore dhe folklorike për nevojat e programit të Radio Prishtinës .
Lorenc Antoni ishte dashamirës i madh i këngëve burimore popullore dhe e donte me shpirt folklorin bashkë me veglat muzikore popullore . I nxitur nga kjo dëshirë dhe i etur që kënga burimore popullore të jehojë edhe në etër përmes valëve të Radio Prishtinës, ai një ditë më propozoi që në bashkëpunim, ta themelojmë Ansamblin Vokalo – Instrumental “Çiftelia”, i cili do të vepronte në kuadër të programit të Radio Prishtinës .
Pa u hamendur e themeluam këtë Ansambël, mbi të cilin udhëheqës dhe drejtues artistik ishte vet Lorenc Antoni . Ia filluam me provat e rregullta nga dy herë në javë dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, për rreth këtij Ansambli u bashkuan shumë instrumentist virtuoz burimor, si: çifteli, sharki, fyell, kavall dhe def. U bashkuan edhe shumë solistë vokal të këngës burimore folklorike, por edhe një grup vajzash, që për atë kohë ishte shumë e vështirë të gjenden vajza që mund të këndojnë në Radio Prishtinë, nga se kanunet dhe botëkuptimet e errëta patriarkale ende nuk ishin çrrënjosur .
Me këtë Ansambël, kemi incizuar me dhjetëra këngë e valle burimore për nevojat e programit të Radio Prishtinës, kemi shfaqë një varg koncertesh publike nëpër qendra të ndryshme të Kosovës dhe kemi realizuar një disk gramafoni, që për atë kohë nuk ishte aspak e lehtë që të incizohen disqe gramafoni, nga se ato incizoheshin dhe prodhoheshin ekskluzivisht në Beograd .
Duke i falënderuar punës dhe entuziazmit të palodhshëm të Lorenc Antonit, Ansambli Vokalo – Instrumental “Çiftelia” i Radio Prishtinës, katër herë e ka prezantuar folklorin muzikor burimor kosovar në disa festivale me renome ndërkombëtare, ndër të cilat duhet përmendur:”Revista e Folklorit Ndërkombëtar në Zagreb” më 1970, “Revista e Folklorit Ballkanik “ në Ohër , më 1970, Festivali Ndërkombëtar “Beogradski sabor”, në Beograd, më 1971 dhe Festivali Ndërkombëtar i Folklorit Evropian “Danubi i kaltër” në Novi Sad , më 26 tetor 1976.
Në Festivalin “Danubi i kaltër” në Novi Sad, pos interpretove tjerë të këtij Ansambli, kemi kënduar së bashku në duet me Nexhmije Pagarushën , këngën popullore me titull:”Oh, ku po shkon moj Rrushja e lalës”, të cilën për herë të parë e ka transmetuar drejtpërsëdrejti “Evrovizioni” , që ishte një e arritur e madhe transmetuese në atë kohë , e aq më tepër kur për herë të parë Evropa pati rast që të përcjell drejtpërsëdrejti folklorin, këngën dhe vallen shqiptare nga Kosova .
Është me rëndësi të veçantë të ceket se Lorenc Antoni, gëzonte një renome, autoritet dhe respekt shumë të madh nga të gjithë etnomuzikologët evropian , kudo që paraqiteshim nëpër festivale ndërkombëtare. Të gjithë e donin, e nderonin dhe e konsultonin me një respekt të veçantë, për çka ne anëtarët e Ansamblit, ndiheshim shumë të lumtur dhe krenar që kishim në krye të Ansamblit, një prijës dhe figurë me renome ndërkombëtare, e që i përkiste kombit shqiptar !
Puna, figura dhe kontributi i Lorenc Antonit , në fushën e etnologjisë, kultivimit të këngës popullore shqiptare dhe mbledhjes së folklorit burimor muzikor në mbarë trevat dhe krahinat shqiptare të administruara nga ish federata jugosllave, do të mbesin të pa shlyera në analet e historisë dhe etnologjisë shqiptare.
Unë, personalisht i falënderohem dhe i jam mirënjohës i përjetshëm të ndjerit Lorenc Antonit, nga se ai është njeriu më meritor që mua më orientoi në rrugën e drejtë të interpretimit të këngës popullore, më afirmoi si këngëtar popullor të Radio Prishtinës , më mësoi dhe më frymëzoi që ta dua folklorin, ta vjel atë, ta shënoj dhe ta kultivoj gjatë tërë jetës sime . Më këshilloi, më frymëzoi dhe më mësoi se si të bëhem krijues dhe kompozitor i këngës në frymën e melosit popullor shqiptar .
Uroj që trupi i Lorenc Antonit të prehet i qetë në dheun e Kosovës martire , kurse mbi varrin e Tij , të mbijnë e të rriten lulëkuqe të dashurisë dhe mbi varr të Tij, të këndojnë gjithmonë bilbilat e lirisë !
Gjilan, më 20 Shtator 2009. Demir KRASNIQI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi