Tezat maqedonase provokojnë konflikt të përgjakshëm!

Prof.dr. Zeqirja Neziri
Shteti maqedonas për 50-60 vjetët e fundit i ka mbushur qytetet (Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër e Strugë) me popullsi sllave të sjellë nga zonat e Lindjes (Strumicë, Dellçevë, Shtip) e nga zona të tjera.
Instituti Alb-Shkenca, strukturë akademike dhe shkencore që bashkon në gjirin e vet shkencëtarë e studiues shqiptarë nga e gjithë bota, mbështetur në reagimet e qindra anëtarëve të vet, me rastin e daljes nga shtypi të librit “Enciklopedia e Maqedonisë”, botim i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve (ASHAM) të FYROM-it, nëpërmjet një deklarate i kundërvihet fuqishëm abuzimeve sllavo maqedonase me faktet historike, arkeologjike dhe kulturore.
Pritej që “Enciklopedia e Maqedonisë” të ishte një vepër bashkëkohore, enciklopedi e shekullit XXI, me koncepte, metodologji e terminologji kritike shkencore të paqortueshme. Me keqardhje e indinjatë të thellë vërejmë në të, ndërkaq, të meta të rënda e të pafalshme, të cilat shfaqen (I) si orientim i përgjithshëm negativ, (II) si shtrembërim i fakteve të pakontestueshme historike dhe (III) si mospërfillje e plotë e një numri të madh syresh. Të lidhura të gjitha këto ekskluzivisht përbëjnë deformimin flagrant të trashëgimisë shumëshekullore dhe të realitetit historik, politik, shoqëror, kulturor e shpirtëror të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni.
I. Karakteri denigrues. - Pse shqiptarët, bashkështetasit e hartuesve të “Enciklopedisë” etiketohen e cilësohen në të si ‘zullumqarë‘, ‘kolonizues’, ‘shkaktarë çrregullirash’ kur ata janë popullsi autoktone dhe paqedashëse? A kanë harruar kaq shpejt akademikët maqedonas se rikthyerja e tezave të këtilla nacional-mitike në ish-Jugosllavi, ka qenë burim për konfliktet e përgjakshme?
Historiografia maqedonase thotë se në shtetin e sotëm politik të Maqedonisë jeton vetëm një e treta e popullit maqedonas, sepse dy të tretat e tjera ndodhen në Bullgari dhe tjetra në Greqi, ndërkohë kjo kur mijëra maqedonas kanë marrë me dëshirën e tyre shtetësinë bullgare dhe Greqia kundërshton me forcë përdorimin e emrit Maqedoni për arsye të pretendimeve të tilla.
Kjo ‘Enciklopedi’ provon se një pjesë e anëtarësisë së kësaj Akademie si dhe e elitës shkencore maqedonase në përgjithësi akoma nuk ka hequr dorë prej paragjykimit e gjykimit shovinist ndaj shqiptarëve dhe se nuk është në gjendje që faktografinë historike ta shohë me sy të kthjellët shkencor, përderisa shqiptarët, fqinjët kryesorë të tyre dhe popullin shtetformues bashkë me ta vazhdon t’i konsiderojë “qenë endacakë” (nomadski skoti) “që kanë ladruar nëpër stepat e Ballkanit”, siç thoshin ideologët e këtyre pikëpamjeve, historiani Mallkov ose gjuhëtari Selishçev e të tjerë, të cilët duket qartazi që kanë shërbyer si frymëzues të hartuesve të ‘Enciklopedisë’ në fjalë.
II. Shtrembërimi i fakteve. - Hartuesit dhe redaktuesit e materialit në fjalë në lidhje me shqiptarët në vend që ta thonë fjalën e tyre shkencërisht të argumentuar dhe bindëse merren me krijimin e gojëdhënave dhe të legjendave false, të cilat nuk përkojnë me të vërtetën historike dhe nxisin tensionet ndëretnike në një shtet që ndodhet në një udhëkryq historik.
Se shqiptarët, përkundër pikëpamjeve të shprehura në “Enciklopedinë e Maqedonisë”, historikisht kanë jetuar në këto troje ku jetojnë edhe sot, dëshmojnë fakte të panumërta.
Shkrime të shumta provojnë që ka pasur dyndje dhe lëvizje të popullsisë sllave, duke përfshirë atë maqedonase, në brendësi të tokave të banuara nga shqiptarët. Dëshmitë e vetë maqedonasve argumentojnë se ka pasur popullzim të tokave shqiptare me popullsi sllave. Të këtilla kanë ndodhur gjatë shekullit XIX dhe sidomos në shekullin XX, pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane.
Thuhet se shqiptarët janë vendosur në trojet e Maqedonisë së sotme Perëndimore pas shekullit XVI, gjatë shekullit XVIII dhe sidomos pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës (1822). Dokumentacioni historik, veçanërisht ai osman, i rrëzon kryekreje si të pavërteta këto pretendime të paraqitura në ‘Enciklopedinë’ në fjalë.
Përveç kësaj të gjitha dokumentacionet arkeologjike e historike, të dhënat etnologjike, gjuhësore, folklorike, etno-muzikologjike flasin se shqiptarët e Maqedonisë janë autoktonë në trojet e tyre. Ata nuk krijojnë ndonjë oazë të izoluar nga pjesa tjetër e kombit, nuk janë të shkëputur prej tij, por janë pjesë përbërëse dhe në vazhdimësi të popullit shqiptar që jeton në Shqipëri dhe në Kosovë.
Nga Saraji i Shkupit deri në Tetovë nuk ka ngulmime maqedonase, kurse nëpër fushën e Pollogut (midis Tetovës e Gostivarit), në fushat e Shkupit e të Kumanovës, deri edhe në ato të Strugës, të Kërçovës e të Dibrës ekzistojnë disa fshatra maqedonase. Dihet mirë se kur, nga kush dhe për çfarë qëllimi janë formuar këto fshatra, përkatësisht në fillimet e shekullit XX nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene si dhe Jugosllavia nën udhëheqjen e Titos me synim ndryshimin e balancave demografike në territoret e banuara kryesisht nga shqiptarët.
III. Përgjigje e shkurtër ndaj ‘Enciklopedisë’. - Ndër shumë të tjera: Akademikët maqedonas kanë harruar se 8 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, më 1830 valiu i Manastirit ekzekutoi në Manastir 500 krerë shqiptarë - udhëheqës të kryengritjeve kundërosmane, një pjesë e të cilave të zhvilluara pikërisht në hapësirat e sotme të Maqedonisë Perëndimore. Këtë masakër e ka shënuar edhe kënga maqedonase.
Akademikët maqedonas kanë harruar se 14 vjet pas kësaj masakre u zhvillua kryengritja tjetër, ajo e Dervish Carës në Derven të Shkupit e në Pollog të Tetovës dhe të Gostivarit, si dhe ajo e Maleve të Dibrës që përfunduan me ndëshkimin e Hajredin Pashës më 1844. Edhe këto beteja i ka kënduar kënga maqedonase. Çudi pse akademikët e ASHAM-it nuk i kanë përfillur këto fakte të historiografisë së tyre!
Akademikët e ASHAM-it kanë harruar të pyesin për popullsinë ortodokse shqiptare të Manastirit e të Ohrit: çfarë u bë me këtë popullsi? Nën trysninë e aparaturës shtetërore dhe fetare (të kishës maqedonase) u shkrinë në maqedonas apo u shpërngulën diku dhe, nëse janë shpërngulur, ku shkuan?
Akademikët maqedonas kanë harruar apo nuk dëshirojnë t’i përgjigjen pyetjes pse banorët e Rekës së Gostivarit i quajnë “rekanci” (të Rekës) dhe gjuhën e tyre “rekanski” (rekane) dhe jo respektivisht shqiptarë e shqipe? Sepse këtyre banorëve për 100 vjetët e fundit u janë dërguar priftërinj dhe mësues sllavë! E në qoftë se ndonjë mësues shqiptar i emëruar nga qeveria të punojë nëpër shkolla, ka qëlluar t’u flasë në shqip, ai është burgosur, pasi u ka folur fëmijëve në gjuhën e nënës!
Akademikët maqedonas kanë harruar apo nuk dëshirojnë t’i përgjigjen pyetjes pse shteti maqedonas për 50-60 vjetët e fundit i ka mbushur qytetet (Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër e Strugë) me popullsi sllave të sjellë nga zonat e Lindjes (Strumicë, Dellçevë, Shtip) e nga zona të tjera.
Akademikët maqedonas i kanë harruar apo më mirë i kanë shpërfillur ngjarjet tragjike e dramatike, me përgjegjës shtetin jugosllavo-maqedonas, i cili, përkundër dukurisë së lartpërmendur, shqiptarët dhe popullsinë josllave të Manastirit, Prilepit, Ohrit, Kërçovës, Strugës, Dibrës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kumanovës me të gjitha mënyrat e mundshme i ka shtrënguar të shpërngulen në Turqi, duke i detyruar të heqin dorë nga shtetësia dhe të lënë pas gjithçka kishin të tyren. Për këto shkelje flagrante të të drejtave më elementare akademikët e ASHAM-it asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin dhe as që kanë bërë përpjekjen më të vogël t’i trajtojnë ato qoftë dhe përciptazi, e aq më pak t’i vëzhgojnë me sy kritik. Përkundrazi, ‘Enciklopedia’ provon edhe një herë aprovimin e Akademisë së sotme për ato veprime të padrejta në kurriz të shqiptarëve.
Libri “Enciklopedia e Maqedonisë” është një botim në kundërshtim me rrjedhat e përgjithshme integruese evropiane dhe botërore dhe frymën e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë mes popujve.
Ndjenja e urrejtjes, përjashtimit, dhe mosvlerësimit të shqiptarëve që për vite me radhë është ushqyer nga akademikët maqedonas ka ndikuar drejtpërdrejt në shtrembërimin e plotë të historiografisë dhe të vërtetës shkencore.
Duke shtrembëruar të vërteta të patjetërsueshme ai fyen dijen shkencore, si dhe ngjall e nxit urrejtjen ndëretnike shqiptare-maqedonase.
Duke i shpallur shqiptarët si kolonizues (zaptues) trojesh nënçmon dhe ofendon rëndë jo vetëm ndjenjat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, por të të gjithë kombit shqiptar. Mbi këtë logjikë del se jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe ata të hapësirës tjetër kontinentale nuk janë autoktonë, kur e vërteta dhe faktet shkencore flasin krejt ndryshe.
Kjo mënyrë e shkrimit të historisë mund të emërtohet vetëm si antishkencore, promovuese e mashtrimit dhe një shprehje e qartë e racizmit të pastër etniko-kulturor.
“Librat kanë fatin e tyre” – thotë një shprehje latine. Fati i librit “Enciklopedia e Maqedonisë” – fat i keq ky - është shkruar tashmë!
Në përfundim, Instituti Alb-Shkenca i kërkon autoriteteve përkatëse të shtetit të Maqedonisë që të marrin masat e nevojshme që një libër i tillë që duke shtrembëruar të vërtetën dhe faktet historike cenon në mënyrë të qenësishme marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe rendin publik në Maqedoni, të mos lejohet të qarkullojë, ndërsa autorët e tij të vihen para përgjegjësisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi