Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama: Më impresionon shpirti i çiltër i shqiptarëve

Shko poshtë

Obama: Më impresionon shpirti i çiltër i shqiptarëve Empty Obama: Më impresionon shpirti i çiltër i shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 24, 2009 6:45 pm

Obama: Më impresionon shpirti i çiltër i shqiptarëve

Bota sot, Nju-Jork
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha takohet me Presidentin amerikan, Barak Obama. Berisha i ka shprehur shefit të Shtëpisë së Bardhë ndjenjat më të larta miqësore që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, si dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim.


Obama: Më impresionon shpirti i çiltër i shqiptarëve Obam-ber
Nga takimi Berisha-Obama.
Berisha kërkon njohjen e Kosovës edhe nga Kuvajti dhe Katari.
Obama ka shprehur vlerësime pozitive për shqiptarët. "Kur punoja në Çikago kam pasur mundësi të takoj dhe të punoj me disa shqiptarë, të cilët më kanë lënë mbresat më të mira", mësohet të ketë thënë Obama, duke shprehur vlerësimin e tij për bashkëkombasit tanë në SHBA.
Kryeministri Sali Berisha është takuar me presidentin e SHBA-së, Barak Obama gjatë pritjes që ky i fundit kishte organizuar për gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


Kryeministri Sali Berisha është takuar me presidentin e SHBA-së, Barak Obama gjatë pritjes që ky i fundit kishte organizuar për gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Berisha i ka shprehur shefit të Shtëpisë së Bardhë ndjenjat më të larta miqësore që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, si dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim. "Ju zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim", ka deklaruar Berisha, duke e iu drejtuar atij me një ftesë për të vizituar Shqipërinë.
Ndërkohë që Obama ka shprehur vlerësime pozitive për shqiptarët. "Kur punoja në Çikago kam pasur mundësi të takoj dhe të punoj me disa shqiptarë, të cilët më kanë lënë mbresat më të mira", mësohet të ketë thënë Obama, duke shprehur vlerësimin e tij për bashkëkombasit tanë në SHBA.
Forcimi i miqësisë me Izraelin
Në kuadër të punimeve të sesionit të 64-t, të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një seri takimesh me personalitet më të larta botërore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Takimet u përqendruan në angazhimin e qeverisë për reforma të gjithanshme. Në prani të krerëve më të lartë të shteteve të ndryshme, kryeministri Berisha ishte i pranishëm në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 64-t të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ky panel u fokusua në Raportin Vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm mbi punën dhe nismat e Organizatës dhe u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.
Në këtë panel morën fjalën e tyre për të diskutuar Presidenti i SHBA-ve Barak Obama, Presidenti i Brazilit Lula, Kryeministri i Suedisë Reinfilt, Presidenti i Kinës Hu Jintao, Kryeministri i Anglisë Gordon Brown, Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni, Presidenti i Francës Nikola Sarkozy etj.
Obama: Më impresionon shpirti i çiltër i shqiptarëve SAR
Nga takimi Berisha-Sarkozy
Seanca u përshëndet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Një diskutim që vijoi më tej dhe në drekën zyrtare si dhe Tryezën e Rrumbullakët të Kryetarëve të Shteteve dhe të qeverive, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri i Shqipërisë Berisha.
Në diskutimet e tyre liderët botërorë u ndalën në sfidat që humaniteti ka përpara dhe bashkëpunimin mes vendeve për përballimin e tyre.
Kryeministri Berisha do të mbajë diskutimin e tij më 26 shtator dhe në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare do të fokusohet në mbështetjen e Shqipërisë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kontributin e Shqipërisë në paqen dhe sigurinë globale në kuadër të NATO-s e më gjerë, njohja e pavarësisë së Kosovës, objektivat e mijëvjeçarit për një zhvillim të qëndrueshëm.
Gjithashtu, gjatë në vijim të vizitës në SHBA, Berisha ishte i ftuar në Konferencën “Zhvillimi dhe Bashkëpunimi mes vendeve në luftën kundër varfërisë”, organizuar nga Millenium Challenge Corporation dhe Organizata “Interaction”.
Millenium Challenge Corporation, agjencia e qeverisë amerikane, e cila ndihmon vendet në zhvillimin e tyre, bazohet në parimin se ndihma më eficente ndaj këtyre vendeve është forcimi i një qeverisjeje të mirë dhe investimi tek njerëzit që promovojnë rritjen ekonomike.
Fjala përshëndetëse e Kryeministrit Berisha në këtë eveniment u fokusua mbi rëndësinë e reformave në luftën kundër korrupsionit, pjesë thelbësore e së cilës janë edhe hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare me mbështetjen jetike të Millenium Challenge Corporation. Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për qeverinë e SHBA për ndihmën bujare që i kanë dhënë vendit përmes Millenium Challenge, duke nënvizuar se këto fonde ishin të një eficence dhe ndihme të madhe për zhvillimin e vendit.
Kryeministri i njohu të pranishmit me faktin se këto para u përdorën në disa projekte të rëndësishme e të suksesshme, të cilat ndryshuan shumë vendin dhe luftuan burokracinë dhe si rrjedhojë korrupsionin si Regjistrimi i Biznesit (ONE STOP SHOP), i cili ndihmoi shumë njerëzit e biznesit dhe komunitetin e biznesit në përgjithësi.
Më pas, Kryeministri u ndal në rëndësinë e Prokurimeve Elektronike në luftën me tolerancë zero kundër korrupsionit. Shqipëria, tha Kryeministri, është i vetmi vend që zbaton vetëm Prokurime elektronike.
Këto para, shtoi Kryeministri, kanë rëndësi, sepse reformat janë jetike për të luftuar korrupsionin. Kështu u krijua ONE STOP SHOP për lejet dhe licencat, menjëherë pasi qeveria hoqi 2 të tretat e tyre.
“Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë dhe eficente për të luftuar varfërinë dhe mizerjen, sesa lufta kundër korrupsionit, ndaj jam shumë i lumtur se kjo iniciativë e nisur nga Presidenti Bush u mbështet plotësisht edhe nga Presidenti Obama. Kjo në bindjen time është një nga ndihmesat më të mëdha që SHBA i ka dhënë vendeve të tyre mike si Shqipëria”, tha Kryeministri Berisha.
Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Kryeministrin e Australisë, Kevin Rudd. Gjatë bisedës, u diskutua për fuqizimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike.
Kryeministri Berisha i kërkoi Kryeministrit të Australisë që, përmes lidhjeve dhe kontakteve me vendet e tjera, të ndihmojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe gjeti gatishmërinë e plotë të homologut të tij në këtë drejtim.
Gjithashtu, Berisha u takua edhe me Presidentin e Libanit, Michael Sulayman.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimin e marrëdhënieve tradicionale midis dy vendeve dhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike.
Presidenti i Libanit vlerësoi si mjaft pozitive zhvillimin e Shqipërisë, si dhe tolerancën fetare të admirueshme që ka Shqipëria.
Kryeministri Berisha u shpreh se do të mbështeste forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe u ndal në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Libani Presidenti i Libanit, Sulayman, u shpreh se kjo çështje është në vëmendjen e qeverisë dhe shtetit të Libanit.
Kryeministri Berisha u takua edhe me drejtues të Bangladeshit dhe të Tanzanisë, me të cilët u fol për njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës, shtetit më të ri ballkanik, vendim që do t’i kontribuonte rritjes së sigurisë dhe stabilitetit në botë.
Obama: Më impresionon shpirti i çiltër i shqiptarëve ERDO
Takimi Berisha-Erdogan
Berisha kërkon njohjen e Kosovës nga Kuvajti dhe Katari
Në margjina të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, kryeministri shqiptar Sali Berisha ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të ndryshëm botëror, me të cilët ndër të tjera ka trajtuar zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti në çështjen e njohjes se pavarësisë se shtetit më të ri evropian, Republikës se Kosovës.
Gjatë takimeve të ndara me emirin e Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, dhe kryeministrin kuvajtian, sheikun Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah, kryeministri Berisha theksoi se njohja e shpejtë e Kosovës është dhe mbetet faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se çdo hapi ri në këtë drejtim do të shërbente si një kontributi ri në forcimin këtij stabiliteti e sigurie në rajon.
Po ashtu Berisha për Kosovën ka diskutuar edhe në takimin me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan, në veçanti rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Erdogan dhe Berisha ndanë të njëjtin mendim se njohja e shpejtë e Kosovës - është dhe mbetet faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor - thuhet në një njoftim nga ky takim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi