Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ka filluar a jo fushata?

Shko poshtë

Ka filluar a jo fushata? Empty Ka filluar a jo fushata?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 24, 2009 6:47 pm

Ka filluar a jo fushata?



Nuk ka fort rëndësi “ka filluar a jo fushata” zgjedhore e nëntorit? E keqja e punës është koncepti tashmë i njohur i partive politike mbi “fushatën parazgjedhore”, që, sipas partive më të vogla, ajo ekziston vetëm pas ditës kur shpallet e hapur zyrtarisht, sepse partitë e vogla nuk kanë kushte t’ia nisin me të tjerët, kushton fushata. Po para se të “hapet” (zyrtarisht dita e fushatës) a kanë lëvizur “për të mirë” partitë konkurrente nga pozicionet e njohura tashmë, të cilat janë shndërruar në gramafona të prishur të reprizimit të çdojavshëm të të njëjtave qëndrime. Qëndrimet janë vetëm verbale. Më keq se kaq, janë të përsëritura deri në atë shkallë sa opinioni i gjerë ka krijuar bindjen se do të duhet të votojnë (nëse duhet) për partitë (opozitë-pozitë) që nuk i ndërrojnë fjalët, derisa ndryshon realiteti që shkon gjithnjë poshtë e më poshtë krizës. Pakënaqësia e opinionit është krijuar nga fakti se në optikën e tij tashmë është figuruar ai i ashtuquajturi “status quo”, pandryshueshmëria e realitet të vrazhdë, në të cilin nuk shihet gjë tjetër pos “ndërtimit të rrugëve” për vetura dhe për maune tregtarësh të paqes unmikistaneze që e kolonizojnë Kosovën, rrugëve që nuk u dedikohen traktorëve dhe kombajnave. Pozitë dhe opozitë dikur, do kohë më parë, ishin ulur këmbëkryq në akuzat e tyre të ndërsjella të shkeljes së Kushtetutës në vendosjen e datës së ditës së zgjedhjeve dhe në “ngrirjen e postit” të kryetarit të LDK-së, pra këto dy janë shkeljet e Kushtetutës për opozitën, e jo që shkelet Kushtetuta me rrumbullak zbatimin ilegal të 6 pikave të rikonfigurimit, ndarjes së Kosovës që gjithnjë e për çdo ditë merr formën zyrtare. Pra “konkurrentëve” për pushtet lokal nuk u bën aq që partive të tyre nuk i ndihet zëri kundër bosnjëzimit tashmë fare të qartë të Kosovës. Këta që konkurrojnë për pushtet, tashmë kanë dhënë provime për qeverisje pushteti, herë në dorë të opozitës së sotme dhe herë në dorë të pozitës së sotme. Kjo “provë” (përvojë qeverisëse nën tutelën ndërkombëtare) edhe nuk do të thoshte shumë zhurmë për asgjë, sikur jashtë kësaj prove të shiheshin programe të reja partiake për një “qeverisje të mirë”, “për ndryshime”, për një Kosovë “të re” në projeksionin e tyre të platformizuar politikisht, vetëm politikisht dhe vetëm verbalisht. Por as kaq! Duke pritur datën e fillimit zyrtar të fushatës, partitë pozitë-opozitë ia vjedhin ditët Zotit, thonë: “Ka kohë deri në gjysmë të tetorit, pastaj i japim zjarr reformimeve konceptuale partiake”. Çkafit i japim zjarr?! Po propagandës, zotëri!. Ka gjithmonë opinion propaganda, sepse njerëzit kanë shpresë “për ndryshime” dhe në ato çaste ekzaltuese të propagandimit të ndryshimeve, kujt i bie ndërmend se ndryshime të reja nuk mund të sjellin njerëzit e vjetër (jo me moshë) po me punë qeverisëse pushtetare, komunale apo kombëtare. Observatorëve vërtet u duket se ata ia vjedhin kohën Zotit, por në realitet ata nuk kanë çka flasin, nuk kanë çka ofrojnë, prandaj duket se “blejnë kohë”, ia vjedhin ditët Zotit. Nuk kanë çka ofrojnë për “ndryshime”, sepse “realiteti i ri” nuk do të durojë më fjalët e vjetra të propagandimeve paraelektorale stereotipe. Por kjo vjedhje e ditëve të Zotit është një vetëbesim i patundur i partive, të cilat nuk kanë as një afinitet të bindën se nga ato parti po largohet elektorati, po përkundrazi ato proklamojnë se si gjithnjë e më shumë elektorati po kthehet në “gjirin e tyre”. Thuajse ekektorati është i kënaqur me punët e tyre që e kanë shkaktuar këtë krizë katastrofale!? Partia janë njerëzit, dhe ku të gjejmë të tillë, kur UNMIK-u ka pasur kujdes t’i konsumojë të gjithë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi