Këze (Kozeta) Zylo: Ta ruajmë si një gur të çmuar gazetën “Dielli” thesarin e Kombit
Faqja 1 e 1

Ta ruajmë si një gur të çmuar gazetën “Dielli” thesarin e Kombit*
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Gazeta “Dielli” është ylli vetmitar ndriçues, që i jep shkëlqim gjithë gazetarisë, mediave shqiptare dhe Mëmëdheut tonë të shumëvuajtur.
Ashtu siç shkruan Artur Miller se: “Një gazetë e mirë është kombi që pasqyron veten e tij”, ashtu dhe gazeta “Dielli” e Nolit dhe Konicës, e ka kryer më së miri këtë detyrë të shenjtë, ndaj le ta ruajmë si një gur të çmuar në thesarin e Kombit shqiptar.
Unë sot dua t’i shpreh Vatres, mirënjohjen time të pakufishme dhe të familjes sime, që pas një Odiseje të gjatë kërkimesh, gjeta gjyshin tim vetëm nëpërmjet kësaj gazete së saj te ndritur.
Gjyshi im Hamit Veis Mexh(zh)gorani, kishte ardhur në Amerikë në vitin 1913 te, shekullin e kaluar, por ishte e pamundur ta gjenim, ngase nuk dispononim asnjë dokument te shkruar.
Atë ditë që unë gjeta emrin e tij, e kishja një nga ditet më të gëzueshme të jetës sime, të mbushur me emocion, me lot dhe dashuri. E para sepse gjeta rrënjët e trungut tim, gjeta gjyshin tim aq të dashur dhe fisnik, gjeta gjurmët e tij këtu në Amerikë.
Ai u kthye në Shqipëri me libra të Fan Nolit, ku disa prej tyre ja sekuestruan në doganë, në Shqipëri.
Edhe pse babai im shpesh më tregonte që kanë qenë shumë të lidhur me Vatrën, me Fan Nolin, unë pata shumë vështirësi për t'i zbuluar këto rrënjë.
Këto rrënjë i gjeta pikërisht në gazetën “Dielli”, duke kërkuar në një prej diteve të shumta, pikërisht, më 27 Janar, 2008 në NY.
Që ditën që kam shkelur në Amerikë, gjyshi im më dilte më shumë se kushdo tjetër përpara sysh, në ëndërr e kudo! Unë që javën e parë, pra në vitin e mbrapshtë të 97-s që u larguam nga Atdheu, dhe pse ishja akoma e pa ambientuar me Amerikën, doja të shkoja tek statuja e Lirise për të gjetur në mur emrin e gjyshit tim.
Shumë përpjekje, shumë kërkime, edhe me vajzat e mia dhe babain tim shkuam disa herë së bashku, por mundimi ishte i kotë.
Një ndjenjë ngazëllimi më përshkoi të tërën, kur para syve në gazetën “Dielli” publikuar në webin e Vatrës, lexova një grup të madh nga Mezhgorani i Tepelenës, që kishin paguar për Vatrën.
Emocionet e mia ishin të papërshkrueshme, më rrëmbyen të tërën dhe gjyshi im tashmë më shfaqet një ëngjëll i vërtetë, një ëngjëll që do ta kem pranë gjatë gjithë jetës sime.
Kur unë telefonova ne Shqiperi babain tim së pari, për t'i dhënë këtë lajm nga më të gëzueshmit, ai nuk mund të fliste dot, sepse u mbyt nga lotët, por unë ja fshija në pëshpërimat e fjalëve të mia duke kafshuar dhe unë buzën: E GJETA GJYSHIN, E GJETA, sepse largësia Amerikë-Shqipëri dhe ndarja me prinderit ka bërë të vetën...!
Gjej rastin të falënderoj prof.Peter R Priftin, At Arthur Liolinin dhe z.Naum Priftin të cilëve iu shkruajta për gjetjen e gjyshit dhe për të gjithë emigrantët Mezhgoranas që mbështeten kauzën e Nolit.
Ja c’me shkruajti prof.Peter R.Prifti, në përgjigjen e letrës së tij, një personalitet i shquar i Kombit:
…“Sikunder popujt kanë nevojë të dinë për historinë e kombit të tyre, ashtu dhe njerëzit kanë nevojë të dinë për pjesëtarët e familjeve të tyre që kanë "humbur", qofshin ata prindër, gjyshër, vëllezër, motra, etj.
Kanë nevojë të zbulojnë rrënjët e tyre familjare. Ti je një nga këta fatmirë, që ia arrijnë qëllimit”.
Para syve m'u shfaqen figurat madhështore të Kombit, si Fan Noli, Faik Konica, e shumë të tjerë, që me aq zjarr e dashuri luftuan për çështjen Kombëtare, luftuan që të njihej Mëmëdheu ynë, ndryshe të mos ishte merita e tyre, vendi ynë do të ishte i copëtuar nga fuqitë e mëdha, ashtu siç jane disa pjesë të Shqipërisë jashtë trungut të saj, edhe sot e kësaj dite.
Nuk mund të mos përmenden midis kësaj pune titanike të udhëheqësve të Vatrës, dhe emigrantët vatranë të asaj kohe, të cilët te bashkuar bënë fuqinë, se vetëm të gjithë së bashku si atëhere dhe në këto kohëra, Shqipëria do të jetë Zonjë, Zonjë siç e ëndërronin Rilindasit dhe Vatranët e Fan Nolit.
Ju faleminderit dhe le të jetë gazeta “Dielli”, përgjithmonë diell ndriçues për shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat e saj.
*Mbajtur ne 100-vjetorin e gazetës “Dielli”

Gazeta “Dielli” - New York, 13 Qershor, 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi